E Premte, 05.03.2024, 02:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'ELEGJI' PËR KOMUNIZMIN
Nga LUAN MYFTIU

E Mërkurë, 06.05.2013, 05:25pm (GMT+1)




Paske pasur shtatë shpirtra, mor komunizëm! Edhe pse ku do u vetëshkretove, prapë shpreson të lulëzosh? Dhe kur gjithkush ty të mallkon, mendon se je i adhuruar? Kur hëngre bijtë e tu, prapë mbahesh humanist? Ç'kërkon të bësh më tej? Vallë, ç'peng i zi të mban mbi dhé? Ç'mynxyrë ke lënë në mes? Mos vallë, një ligësi që vetes ia fshehe? Me kë të të krahasosh? S'ke shok në histori! Je etalon i dyfytyrësisë. Vallë, vetë ti veten nuk e njeh? Mos je verbuar nga florinjtë që vodhe?
Apo shurdhuar je nga duartrokitjet e servilëve? Mos prapë mendon që të zbulosh "armiq"? Apo i mpirë je krejt nga vetë deliri i madhështisë? S'je nginjur me urrejtje? Me krisma pushkatimesh ende s'je kënaqur? Rënkime nënash, vallë, nuk ndien në gjumë? Fantazma kundërshtarësh të pafajshëm s'të ndjekin pas? S'të ndjek jehona e tmerrit tënd, që vrau energjitë e kombit? S'të mbyt, vallë, lumi i lotëve të shamizezave që le kërcure? Vërtet s't'i vrau sytë fytyra verdhacuke e Shqipërisë, që mbajte të uritur? S'të bren ty sot në shpirt përçarja që i bëre gjindjes? Lugat!... Mos dil nga gropa ku të flaku Historia! Mos vër më maskë të re, të mbijetosh! Mos shko në Parlament të majtën të ndërsesh! Mos dil "kukudh" në Pezë që të mashtrosh rininë! Urrejtjen mos e shto midis shqiptarëve. Hiq dorë! Mëkatet s'i lan dot me korrupsion. Me Drejtësi të "kapur" dhëmbët s'i fsheh dot. Asnjë mëkat nuk fsheh dot në bunkerët. A s'e kupton ç'mjerim që të ka zënë?!...

O pjellë e ambicies më të verbër që për pushtet mohove bijtë e tu! Mos e rëndo më veten me zullume! Mos i mëso dishepujt si të vjedhin. Me korrupsion nuk zbutet krimi yt. Mallkoje veten, se ndoshta lehtëson xhelatët! Pendesa është për ta ilaçi më i mirë. Nuk lahet krimi si paraja e pistë!... Prapë do një popull në konflikt? O ti, Kain i kohërave moderne! Sot dhe Europa po kërkon ndëshkim për ty. Ul kokën dhe prano ndëshkimin si balsam për gjithë viktimat që shkaktove. Mësoji, ç'ke dishepuj, prej teje të largohen. Prano mallkimin e tyre si një shpërblim për djallëzitë që u mësove. Ti "ferrit" s'i shpëton, as duke hequr zvarrë ithtarë që zhyte keq në krime. Asnjë imazh të ri nuk fiton dot duke u mburrur për ç'ke bërë me dashje. Janë qindra mijë akuzatorët kundër teje.

Nuk bindesh? Vërtet? Kujton se njerëzit kanë harruar ç'u ke bërë? Kujton se mbeten mëkatarë ata që detyrove të pranojnë fajësira të paqena? Ata që zhduke pa një gjurmë? Ata që s'u le varr, që njerëzit t'i kujtonin me një lule? Kush t'i harron ty, komunizëm, gjëmat? Fëmijët që ke lënë jetimë, në rrugë, pa prindër? Ata që fute në bodrume, që vetë të ngjiteshe në vila? Ata që le pa shkollë dhe i përbuze me dekada?!... Ata që torturove për t'i bërë spiunë? Ata që kalbe nëpër burgje; që mbyte në këneta; që plake para kohe internimesh. Kush ta harron, o Judë, që pushkatove dhe poetë! Që s'le një prift e hoxhë pa bërë fajtor, pa plumb në ballë e pa litar në fyt!?... Kush ta harron që detyrove Shqipërinë të urrejë veten?! Që mijëra gra i le të veja dhe vajzat pa martuar? Që djemtë i plake burgjesh dhe pleqtë i le kërcunj pa degë. Që bëre gjyqe farsë, me dru i nxore dëshmitare djalit nënën?!...

Kush t'i harron krushqitë që prishe dhe virgjëreshat vajza mplakur në të zeza? Ato legjione motrash që fjetën nëpër pemë t'u shpinin bukë vëllezërve, që jepnin shpirt në galeritë e tua vdekjeprurëse? Kush t'i harron kufomat, mbytur në këneta, që kurrë s'i ktheve në familje? O ti, katil, që s'le një nënë shqiptare me zë të qante birin, që kot ia vrave? Që s'le një fis të ngushëllonte veten për birin që ia shave, poshtërove!... Tani mos prit mëshirë, kur një pendesë nuk shfaqe! Një gjyq i madh të pret, tregohu një herë burrë! Mallkoje veten troç, që të mos ngjallesh kurrë!... Mos prit të bëhesh rishtas nuse!... U shoftë fryma jote shkatërruese!...


LUAN MYFTIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MJAFT MË ME JU - GAZETARË LLOGORESHNga FATOS LUBONJA, Panorama (06.05.2013)
MOS JA VRANI ZOTIN KOSOVËSPersiatje nga AGIM GASHI (06.05.2013)
PROFESOR SELMAN RIZA DHE PROJEKTET E INSTITUTIT ALBANOLOGJIK TË PRISHTINËS 1953-1955Nga BEGZAD BALLIU (06.05.2013)
PERIPECI TË GJITHNJË E MË SHUMË VITIASVE NË UDHËN ILEGALE PËR NË HUNGARINdërkohë më shumë se 1 000 emigrantë kosovarë janë bllokuar në burgjet dhe qendrat hungareze të mbajtjes (06.05.2013)
ENVER HOXHA MBAN PËRGJEGJËSI PENALE PËR GENOCIDIN E TIVARIT (IV)Nga ROMEO GURAKUQI (06.04.2013)
AKTIVITETET E DELEGACIONIT TË LËVIZJES VETËVENDOSJE! NË BOSTON (06.04.2013)
ALEKSANDËR ARVIZU - POLITIKA KA NEVOJË PËR KOMPROMISEARVIZU, TË RINJVE - NJIHNI SA MË MIRË PARTITË, PARA SE T'I VOTONI ATO (06.04.2013)
FESTIVALI I 15të SHQIPTAR I USTERIT NË MASAÇUSETSMes dy festave 100 vjeçare, 1912-ës Pavarësisë së Shqipërisë dhe 1915-ës së kësaj bashkëse një shekulloreFotoreportazh ng ARDIAN MURRAJ (06.03.2013)
DOKUMENT I 8 PRILLIT 1945 PËR MASAKRËN E TIVARIT (III)Nga ROMEO GURAKUQI (06.03.2013)
YLLI POLOVINA - VETË STALINI URDHËROI ELEMINIMIN E MBRETIT ZOG (06.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]