E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI
Nga AGIM GASHI

E Martë, 06.25.2013, 09:49am (GMT+1)




Isha i bindur se edhe kësaj radhe do të fitojë PD. Bindjen ma mbushte edhe dëshira ime që kisha për fitoren e Sali Berishës. E dija që me fitoren e PD-së në Shqipëri, ndoshta edhe LDK-ja e Kosovës do ta korrte një fitore e do të kthehej në pushtetin e merituar dhe të gatuar nga Dr.Rugova e jo nga këta që e udhëheqin sot. Tani me humbjen e PD-së e me fitorën e e PS-së, shanset e LDK-së u rrënuan. U rrënuan sepse në mesin e LDK-së ke të tillë që haptas e msheftas e ndihmojnë të majten. Paraja sot e ka fatin e popullit e atdheut. Kjo para dikujt i ofron lumturinë e dikujt mjerimin. Edhe në Kosovë prap do të fitojë e majta edhe pse po u ndahet Jakup Krasniqi. Në fund këta edhe do të bashkohen si Ilir Meta me Edi Ramën. Skenaret e planifikuara nga PS e Shqipërisë dhe PDK e Kosovës e pastaj edhe Ali Ahmetit në Maqedoni, luhen mrekullisht dhe askush s'i ka faj të djathtes që e luan lojen për kundërshtarët politikë. Në mesin e PD-së dhe LDK-së ka eksponentë të majtë, bile edhe në kupolat e udhëheqjes që ndihmojnë të majten në dëm të së djathtës apo si po i thonë të qendres së djathtë. Faji i këtyre lojrave nuk është aftësia e së majtës por thjesht tregohet dobësia e së djathtës. Fundja shqiptarët deri sot asnjëherë nuk ditën të bashkohen për një qëllim të caktuar për të mirën e atdheut. Udhëheqësit politikë shqiptarë nuk zgjodhen kurrë gjuhën e dashurisë dhe bashkimit për popullin, por gjuhën e urrejtjes, sharjeve dhe ndasive.

I vetmi njeri i kësaj historie kombëtare që diti të bëjë mardhënie të shkëlqyera me popullin, ishte Dr.Ibrahim Rugova.Andaj edhe kishte kundershtarë ndër më egrit e më barbarër. Të tillë si Ai më kombi nuk ka. Edhe po të jetë ndonjë i përafërt, sdo të arrin kurr të ngjitet diku në udhëheqje shteti. Këtë sdo ta lejonin jo vetëm kundershatrët politik, por edhe injorantët e të njejtes ideologji e parti. Shqiptarët janë të tillë.Të gjithë din ta udhëheqin shtetin, të gjithë dinë ta vjedhin popullin e atdheun, ta vrasin e torturojnë atë në emrin e një lirie që quhet vetërobrim.
Më shumë gjeneralë se sa ushtarë.Popull se jo mahi!

Edhe udhëheqja e shtetit nga Sali Berisha nuk ishte ajo idealja që i duhej popullit.Përndryshe populli do ta ndalte akoma në pushtet. Kishte varfëri, korrupcion, hajni, vrasje, kidnapime...dhe asesi të ndalen. Këto i shfrytzoi e majta dhe do ti shfrytzonte çdo parti pasiqë kemi të bëjmë me një popull tepër të papjekur politikisht dhe tepër lakmiqar mu si udhëheqësit që i zgjedh. Këtu humbin vetëm të ndershmit. Dardha pik ndër dardhë.

Por Sali Berisha kishte edhe suksese kolosale të cilat historia smundet me ia harrue. Po ta kishte edhe rrethin pak më të besueshëm dhe po mos ti kishte eksponentë të PS-së në udhëheqjen e PD-së, Sali Berisha do ta udhëhiqte shtetin sëpaku edhe këtë mandat. Fatkeqësisht tradhëtitë në mes partish nuk janë risi vetëm te ne por në botën mbarë.Çdo parti ka spiunët e saj në oartitë tjera.

Por gabimi kryesor i Dr.Sali Berishës që s'do t'i falet asnjëherë, është ai që lejoi të fitojë e majta në Shqipëri.

Gjithsesi fituesve ua Uroj fitoren me shpresat se do të jeni në sherbimin e atdheut e jo të dreqit.

Le të rroj Shqipëria dhe shqiptarët.Shpresojmë në ndryshime të radhës që aq shumë i duhen tokës së Arbërit dhe popullit të saj. Lusim Zotin që këtyre tokave dhe këtij populli të ia dhuroj edhe një Ibrahim Rugovë.

Rroftë shqipëria dhe poulli shqiptar!
25.06.13
Düren

-

AGIM GASHI

O SA PASKAM KEN BUDALL

Oooooooooooo u ndala dhe mendova
Vetë me vehten bisedova,
Po pse jam kaq budalla
E si unë them tjerë nuk ka!!!

Jo, jo ska si unë të mjerë
Që humbë veten për të tjerë,
Pulla të kputuna në jakë të kmishës
Për poste të Ramës e të Berishës.

Sa mendova e u kujtova
Në këtë botë vuajtje durova,
Asnjë ndihmë prej Ramës e Berishës
Gjithmonë me pulla t´kputuna të kmishës.

Eh sa libra e këngë kam këndu
Po shumë mbetën pa u publiku,
O vllazni po ju baj be
Çdo gjë dhash po për këtë atdhe.

E disa njerz të atdheut
Si n´Prishtinë e në Tiranë,
Jo që kurr smë nderuen mue
Por më shan me babë e nanë!

Derdha gjakun edhe djersën,
Mbajta burgje e kazamate,
Përsëri mbeta askundi
Hajdutet pallate të larta n´kate.

Rri e trus o Agim Gashi
Shiqoj hallet e shëndetin,
Ti s'ke buk me e ngi barkun
Ata uzurpuen edhe detin.

A s'po e shef çfarë kohe erdhi?
Për atdhe e për shqiptarë,
Nderohen hajdutet e kriminelët
Atdhetarët mbeten gomarë.

Eh! Moj e mjera Shqipëri
Të ka mbulue varfëria,
Katandiset atdheu i shkretë
Ku udhëheq e sundon mafia.

Duro tash e mos bëzaj
Të kan rrokë hallet e trishtimi,
Vrimë e fundit në kavall jeni
O ju njerzit e mërgimit.

Atje në atdhe me ska aromë
Të shqiptarit e Shqipërisë,
Kudo hajna e krime tjera
Sundon dora e mafisë.

Në t´gjitha anët lypësarë
Sa mjerisht populli jeton,
E ka denim nga Zoti i Madh
Se vazhdimisht vetë i voton!

Unë i mjeri nga mërgimi
Mendja më rri në atë Shqipni,
Me gjithë zemër e zjarr i djegun
Uroj të ktheheni në mbarësi!

25.06.2013
Düren 00.21 minuta.


AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË-SHQIPËRI-MAL I ZI PROMOVOJNË BASHKËRISHT TURIZMIN NË BJESHKËT E TREKËNDËSHIT KUFITAR (06.25.2013)
KADARE KËRKON FALJE - RUGOVA KISHTE TË DREJTË (06.24.2013)
VLORA ÇITAKU - ME SERBINË VETËM FQINJËSI TË MIRË (06.24.2013)
Financial Times - KOALICIONI I DREJTUAR NGA RAMA PRITET TË MARRË PUSHTETIN NË SHQIPËRI (06.24.2013)
PËRKEQËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E NELSON MANDELËS (06.24.2013)
Corriere della Sera - LIGJIN ME VOTËN E SHKEL MINISTRI, KJO NDODHI NË SHQIPËRI! (06.24.2013)
ARD - PARADOKSET SHQIPTARE, VOTAT BLIHEN ME FRIGORIFERË DHE LOPË (06.24.2013)
LONDËR - PRESIDENTJA JAHJAGA TAKON WILLIAM HAGUE (06.23.2013)
EDUART KUKAN - DHUNA NË ZGJEDHJE ËSHTË E PAPRANUESHME, KËRKON PËRGJIGJE TË SIGURTË E TË VENDOSUR (06.23.2013)
U SHFAQ MONODRAMA 'UNË JAM ADEM JASHARI' NË NEW YORKNga KEZE KOZETA ZYLO (06.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]