E Shtunë, 05.18.2024, 06:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SOKOL OLLDASHI - 'ZËRIN E POPULLIT' NUK E LEXOJ PREJ KUR KA IKUR FAHRI BALLIU

E Shtunë, 07.13.2013, 08:01am (GMT+1)



Sokol Olldashi thotë se ato që thotë tani publikisht kundër LSI-së, i ka thënë vazhdimisht në takimet e tij me demokratët. Ai tha se nuk ka dijeni për miqësinë e Bashës me Metën. Fajin për humbjen Olldashi ia vendos sërish LSI-së, ndërsa thotë se korrupsioni në qeverisje nisi kur në pushtet me ta erdhi edhe LSI. "Në PD nuk ka korrupsion," thotë Olldashi.

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, duke folur për Ilva Taren, tha se ai dhe PD kanë pasur informacione për blerjen e votave sidomos nga koalicioni i majtë, por këtë përmasë ai nuk e kishte parashikuar deri në momentin kur mbaruan votimet.

"Nuk ka pasur përpjekje nga PD për të blerë vota," tha Olldashi.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se fituesi i garës për kreun e PD është i paravendosur.

"Nuk ka perceptim të përgjithshëm, ka një spekulim të bërë nga shtypi, kryesisht nga media e majtë dhe analistë të egër të kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisjes,"
tha Olldashi.

I pyetur nëse e dëmton në këtë garë humbja e tij përballë Edi Ramës në vitin 2007, Olldashi tha: "Nuk më dëmton humbja me Edi Ramën në vitin 2007. Nuk ka asnjë politikan në planet që ka fituar çdo betejë. Uinston Çërçill, politikani që dua më shumë, fitoi luftën dhe humbi zgjedhjet. Një pjesë të rëndësishme në fitoren e Bashës e luajti edhe eksperienca me humbjen e vitit 2007".

I pyetur se përse ka munguar në inaugurimin e tunelit të Krrabës, Olldashi tha: "Në inaugurimin e tunelit të Elbasanit kam munguar me dëshirën time, pasi çdo ditë e fushatës ka qenë shumë e çmuar. Unë dhe zoti Basha kemi pasur shpeshherë një ndërthurje në punë".

Olldashi përsëriti se një nga premtimet e tij është kryesimi më kolegjial i PD-së.

"PD duhet të ketë një kryesim më kolegjial. Kryesia duhet të ketë një zgjerim. Po ashtu duhet të ketë një korpus të vogël këshillimor, ku të bëjnë pjesë njerëzit me eksperiencën më të mirë në PD," tha Olldashi.

Sipas tij, kjo garë nuk është për të ndrequr gabimet e Berishës.

"Berisha është mishërimi i PD-së në 23 vjet. As unë dhe as zoti Basha nuk do jetë Berisha. Secili nga ne duke marrë eksperiencën e Berishës, duhet të përdorë këtë trashëgimi fantastike të PD në mënyrën më të mirë të mundshme.

Berisha është një njeri hiperaktiv, hiperenergjik, me një vullnet të tmerrshëm.

Unë jam i bindur se ekzistenca e Berishës në PD nuk është aspak një problem,"
tha Olldashi.

Duke komentuar zërat se Berisha ka preferenca në këtë garë, Olldashi tha se është e kundërta.

"Vërej një monitorim të kujdesshëm të Berishës për të mos lejuar asnjë ndërhyrje në këtë proces".

Olldashi i është përgjigjur edhe komenteve të gazetës "˜55' të Fahri Balliut, që e sulmon atë rregullisht.

"Kam kaq vite që e njoh Fahriun dhe nuk e kam kuptuar nëse është i majtë, i djathtë, i kuq, blu apo çfarë përfaqëson," tha Olldashi.

Duke iu përgjigjur një titulli të gazetës '55' se përse nuk e sulmon Olldashin gazeta "˜Zëri i popullit', Olldashi tha: "Nuk e lexoj Zërin e Popullit që kur nga kjo gazetë ka ikur Fahri Balliu. Ka qenë më interesante. Që kur ka ikur ai, nuk e lexoj".

"Unë nuk kam burim informacioni nga PS, nëse Fahriut i kanë mbetur burime aty...", tha Olldashi.

Olldashi u tregua shumë i ashpër sa i përket 21 janarit. Ai tha se ajo ngjarje ishte një grusht i mirëfilltë shteti.

"Ajo ngjarje ka qenë një grusht i mirëfilltë shteti.

Nëse do kisha qenë ministër i Brendshëm atë ditë, reagimi im do kishte qenë më i ashpër. Nuk do kisha lejuar askënd që të kalonte gardhin," tha Olldashi, duke shtuar se "qeveria e Berishës nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë".


Olldashi tha se u qëndron deklaratave të tij për makinë me eksploziv.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kujtim, SYRJA VLORA - LARGIMI I PRINC VIDIT DHE GRABITJA E PALLATIT NGA ESAT PASHA (07.13.2013)
'MA MIRË VONË SE KURRË!', THOTË POPULLI!Shumë herë kam pyetë veten se: “Kur do të vijë kjo ditë per Ju, Sali Berisha!”?Nga FRITZ RADOVANI (07.13.2013)
SERBËVE IU DUKEN SHUMË SHQIPTARËT NË LUGINË - KËRKOJNË REGJISTRIM URGJENT TË POPULLSISË NË KOMUNAT E PRESHEVËS, MEDVEGJËS E BUJANOCIT (07.12.2013)
RUSMALI FLET PËR DUSHKUN 2013 TË BERISHËS - PD UA DHUROI 6 MANDATE ALEATËVE , ATA NA NDIHMUAN ME 1 MANDAT NË KUKËS (07.12.2013)
KUJT I SHËRBEN LIGJI PËR AMNISTI?!Opinion nga XHAFER LECI (07.12.2013)
Deutsche Welle - KORRUPSIONI I LARTË DHE PASTRIMI I PARAVE MBAJNË PENG ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Evropës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal (07.12.2013)
SOT MBUSHEN 18 VJET NGA GJENOCIDI NË SREBRENICË (07.11.2013)
HISTORIA E FAMILJES ÇOKU- DASHURI NE VEND TE URREJTJES!Nga DALIP GRECA (07.11.2013)
Fjalimi i Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu për Pritjen e Përvjetorit të 237-të të Katër KorrikutARVIZU - DO TË JETË NDER PËR MUA TË NDJEK PERSONALISHT MBLEDHJEN E KUVENDIT TË RI KUR TË THIRRET NË FILLIM TË SHTATORIT (07.11.2013)
PRISHTINË - SOT NË ORËN  11 PROTESTË E QYTETARËVE KUNDËR LIGJIT PËR AMNISTI (07.11.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]