E Djelë, 05.19.2024, 01:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ANGELINA - ZEMËR E PLASUR

E Premte, 09.27.2013, 10:18am (GMT+1)



Voal-online - Ishte një vajzë harrakate, tani është një divë planetare, një ikonë sexy e një simbol i përkushtimit human. Duket një metamorfozë ekstreme, por brenda, thotë ajo "kam mbetur ajo vajza rebele punk".

Nga çasti kur ka lindur, më 4 gusht 1975, ka dëgjuar t'ia përsërisin dy gjëra: «you are gorgeous», pra je e bukur, madje shumë e bukur, dhe «you are trouble», je një vajzë që pjell telashe. E vështirë t'i përgënjetrosh të dyja përcaktimet, por për ta përshkruar një personalitet kaq joshës dhe kaq kundërthënës si ai i Angelina Jolie do nisur pikërisht nga ditët e para të jetës, kur prindërit e saj John Voight e Marcheline Bertrand gjetën në lindjen e saj një çast paqësimi e dashurie, në kuadërin e një raporti të shënuar nga grindjet dhe nga tradhtitë e njëpasnjëshme të babait. Jolie në realitet është emri i saj i dytë, por Angelina ka vendosur ta përshtatë si mbiemër, duke e braktisur mbiemrin atëror dhe duke deklaruar se ndihet shumë më pranë tribuve të amerikanëve vendas Uroni, prej nga rrjedh mamaja e saj.  Kujtimet e fëmijërisë janë shënuar nga nje tension i përhershëm dhe «një ndjesi lënduese e braktisjes», prej së cilës ajo thotë se nuk e ka marrë veten kurrë. Sot duket larg mendjes që një grua e vlerësuar si më sexy e botës mund të jetë tallur nga shokët e shkollës për mënyrën si ajo ndihej keq prej buikurisë së saj, por adoleshenca e Angelina Jolie është karakterizuar nga një ankth mbytës, që e ka çuar madje në akte dhune ndaj trupit të saj.

Në ato vite nuk ishte femra e kolme dhe e sigurtë në hijeshinë e saj që ka tunduar mbarë planetin, por një punk (eshkë) tejet thatime dhe plot me byzylykë, ku sundonte fytyra me syze pa masë të mëdhenj e të zeza. Edhe ata pak miq që kish e konsideronin të çuditshme e të mërzitshme, sidomos kur shkonte të zdërhallej në diskotekë duke kërcyer moshingun (një kërcim i shoqëruar me muzikë rok, me kërcime lart dhe me spërdredhje e kapërthurje me trupat e kërcimtarëve të tjerë) deri në agim.

Atyre që i kërkojnë ta kujtojë atë kohë, ajo iu përgjigjet: «Koleksionoja thika dhe mjete të tjera prerëse. Për ndonjë arsye të çuditshme rituali i prerjeve që ia bëj vetes dhe dëshira për të ndier dhimbje, ndoshta edhe për t'i ndier gjallë duke m'u dukur vetja paksa e lehtësuar, ishte shëruese për mua."

Angelina ishte joshur ligësisht nga vdekja në ato vite. Dhe iu tregonte të gjithëve se do të bëhej drejtore e një agjencie të ceremonive mortore. Filloi të bashkëjetojë me një djalosh kur ajo ishte katërmbëdhjetë vjeçe. Dhe e ëma, pas një kërkese ngulmuese, ia lejoi edhe një rezidencë të vetën: «Alternativa ishte mes të jetuarit e hazdisur me të dashurin tim në mes të rrugës ose të flija me të një dhomë gjumi pranë nënës sime. Është detyruar nëna ime të zgjedhë dhe kështu kam vazhduar të shkoj në shkollë çdo mëngjes dhe ta shpalos marrëdhënien time të parë në mënyrë të qetë." Por në raelitet ajo periudhë pati shumë pak qetësi: depresioni e shtyu në zgrip të vetëvrasjes, e zhyti në abuzime të çdo lloji edhe në marrëdhëniet intime, karakaterizuar nga praktika të dhunshme, në kufi të sadomazohizmit.

Ishte loja në skenë, pra fillimi i ëndrrës së aktores, që e shpëtoi: debutoi pranë të atit në vitin 1982 në filmin Lookin' To Get Out (Duke kërkuar të dalësh andej, regjia e Hal Ashby) e pastaj ndonjë pjesëmarrje në disa video të këngëtarëve), mori pjesë në Hackers, thriller cyberpunk ku ra në sy për aktrimin istinktiv dhe aftësinë për të tërhequr vëmendejn tek vetja sa herë që dilte në skenë: talent i lindur që është përcaktuar të jetë një yll. Fillimi i karrierës përkon me një nga periudhat e pajtimit me babain (një aktor i mirë që fitoi një Oskar pa u bërë kurrë një yll) e me nënën (e cila pas divorcit nuk pranoi të aktrojë, për shkak se duhej të kujdesej për fëmijët dhe duke u marrë me çështjen e indianëve të Amerikës - me çka kohët e fundit por merret edhe vetë Jolie).

Bëhet fjalë për një element domethënës: një qasje rebele deri në dhunë që shoqëron gjithmonë një instinkt mbrojtjeje nga ana e të braktisurve prej prindërve, e ka çuar atë të bëhet më vonë Ambasadore e Vullnetit të Mirë ( Goodwill Ambassador) të OKB. Në nëntor edhe vetë Hollywoodi do t'i japë çmim për këtë. Një nga karakteristikat e personalitetit të saj është përkushtimi i madh, siç e dëshmon pasioni madh me të cilin ka studiuar aktrim në Lee Strasberg Institute. Por ky përkushtim, i admirueshëm në momente kur pajtohet me çështje fisnike, e ka çuar në vendime ekstreme: diçka di për këtë burri i parë, aktori Johnny Lee Miller, të cilit ajo i humbi pa gjurmë ndërkohë që xhironte filmin televiziv për Gia Carangi, modelen e vdekur nga SIDA në vitet Tetëdhjetë. Ishte një rol të cilin Angelina do të kishte dashur ta interpretonte me çdo kusht, duke u identifikuar me atë grua të hatashme të palumtur e toksikodipendente. Kur më në fund, arrit ta gjejë, Miller dëgjoi të shoqen të thotë «çfarë don? Jam e vetme, jam duke vdekur, jam gay e nuk do të të shoh për javë të tëra.» Tani Angelina flet me dashuri të madhe për burrin e parë («Ishte i hatashëm dhe e dua shumë, mjerisht qemë martuar tepër të rinj»), por martesa përfundoi më së keqi, pas kishte filluar me një ceremoni ku ajo u paraqit në pantollona lëkure dhe T-shirt të bardhë: sipër kishte shkruar me gjak emrin e burrit.  Diçka të ngjashme bëri vite më vonë, në kohën e martesës së dytë me Billy Bob Thornton, por në atë rast gjesti ekstrem e simbolik u shoqërua edhe nga bashkëshorti: gjatë gjithë periudhës së martesës së tyre të dy mbajtën në qafë një varëse me gjakun e tjetrit. Angelina bëri tatuazh (tatuoi) edhe emrin e Billy Bob, veçse iu desh ta hiqte me lazer kur dashuria mbaroi. Është koha kur ajo pati një dashuri të zjarrtë, në sheshin e xhirimit të filmit Foxfire me aktoren e modelen Jenny Shimizu.

Pavarësisht suksesit dhe çmimeve që mori për Gia Carangi, Angelina ra në depresionin e radhës, prej të cilit doli falë një roli dytësor në Girl, interrupted: filmi që do të duhej të ishte kurorëzim i kthimit të Winona Ryder në ekran, po Angelina ia vodhi skenën dhe arriti të fitojë një Oskar për rol joprotagonisteje.

Fillimi i karrierës së saj si yll u shënua nga një gjest i ri ekstrem: mbrëmjen e marrjes së çmimit puthi vëllain James Haven në gojë, e pastaj dekaloi publikisht se e dashuronte çmendurisht, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre mund të ishte incestuoz. Hollywoodi mund të jetë shumë puritan, por triumfi komercial fshin çdo maturi, dhe në vitet e antikonformizmit është bërë një amplifikator i suksesit superior ndaj konformizmit. Në momentin kur filloi të koleksionojë një varg të gjatë fitimesh të jashtëzakonshme, Angelina u takua me Brad Pitt në sheshin e xhirimit të Mr. e Mrs. Smith: pasioni shpërtheu menjëherë, por ajo vazhdoi t'ia mohojë vetvetes. Pitt në atë kohë ishte e martuar me Jennifer Aniston, e Angelina hyri në krizë: «Nuk ia kam falur kurrë babait tim që tradhtoi mamanë time dhe tani jam duke përjetuar një histori dashurie me një burrë të martuar." Gjithsesi pasioni kapërceu çdo pendesë dhe ata të dy u bënë çift, për hatër të mediave dhe filluan të thirren kudo "Brangelina".

E ndarë mes qilimit të kuq dhe përkushtimeve humanitare, mama klloçka e gjashtë fëmijëve, por edhe ikonë provokante, Jolie është divë ndryshe nga të tjerat. E vështirë ta katalogosh në klishetë hollywoodiane.

Në këto vitet kanë arritur tre fëmijë biologjikë dhe tre të adoptuar, paralelisht me një përkushtim gjithnjë e më të madh ndaj çështjeve humanitare: imazhi i vajzës rebele, gjithnjë në zgrip të vetëshkatërrimit, është zëvendësuar nga ai i një gruaje të përkushtuar që vë popullaritetin e saj në shërbim të çështjeve të rëndësishme.
Tani Angelina është aktorja më e paguar e Hollywoodit, por nëse e bën listën e filmave ku ajo ka luajtur, janë pak ata që do të mbeten në historinë e kinemasë, dhe të vetmi autorë të mëdhenj me të cilët ka punuar janë Oliver Stone (në kolosalin Alexander) e Clint Eastwood (në Changeling). Talenti nuk i mungon, por është interesante të vëresh se roli më i rëndësishëm i kësaj gruaje kaq tunduese të jetë një personanzh i videolojërave si Lara Croft.

Nuk ka kurrë ndonjë gjë të rastësishme në zgjedhjet e saj artistike, të cilat shpalosin një përzierje të vetëdijës komerciale dhe të kërkesës së lartë për të pasqyruar personalitetin e saj: ka pranuar me gëzim rolin e shtrigës në Maleficent, film i studios Disney në të cilën tema e së Bukurës së Fjetur tregohet nga këndshikimit i personazhit negativ, pra shtrigës. 

Përveç misioneve humanitare, kohët e fundit është vënë re të ketë bërë disa deklarata të papritura (është një adhuruese e një ikone të kulturës libertine e konservatore si Ayn Rand),  pasionin e saj për avionin, që e nget me  mjeshtëri, dhe për faktin se i është nënshtruar një operacioni parandalues mastektomie, kur ka zbuluar se kodi i saj gjenetik parashikonte një rrezik nga kanceri i gjirit në mesataren statistikore 87 %.

Statusi i saj i yllit të padiskutueshëm është certifikuar nga vëmendja e makthshme qoftë edhe për tatuazhet në trupin e saj. Mes katërmbëdhjetë të dukshmëve, kemi marrë vesh se ka edhe vende ku janë edhe gradët e gjatësive gjeografike të vendeve ku kanë lindër fëmijët e saj dhe të Brad Pitt e, pranë tyre, motoja latine: «Quod me nutrit me destruit», ajo që më ushqen, më shkatërron. Atyre që i kërkojnë të komentojë thotë se nuk ia vlen ta shpjegosh. Por kur flet për qenien e saj prej dive, ajo, me një përgjigje melankolike, përgjigjet: «Në thellësinë e zemrës jam dhe do të jem gjithmonë një çupëlinë punk (rebel) me tatuazhe».

Ka qenë në Kamboxhia gjatë xhirimeve të Lara Croft: Tomb Raider, rol të cilin Jolie e ka pranuar për arsye humanitare. Prej atëherë aktorja ia ka mbajtur për në vende si Sierra Leone, Pakistan, Tanzania. Në vitin 2001, në Gjenevë, ka marrë nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët titullin Ambasadore e Vullnetit të Mirë. Në nënto ajo do të marrë ngaThe Academy of Motion Picture Arts and Sciences (Akademia e Arteve dhe Shkancave të Filmit Artistik) e Hollywoodi çmimin Jean Hersholt për punën e saj humanitare në të mirë të refugjatëve./ELIDA BUÇPAPAJ 


1995 Me burrin e parë, Johnny Lee Miller, në xhirimin e filmit  'Hackers'

2000 Angelina me burrin e dytë Billy-Bob Thornton. Të dy e tregojnë në qafë flakonin e vogël prej qelqi me gjakun e tyre

2000 Me babain Jon Voight me të cilin kohë më vonë i ndërpret raportet

2003 Angelina si ambasadore e UNHCR  takon gratë çeçene

2003 Gjithnje në Çeçeni


2004  Brad Pitt e Angelina në xhirimin e filmit "Mr. and Mrs. Smith", film që i bëri të dashurohen. Ai ishte i martuar me Jennifer Aniston

2004 Angelina Jolie


2005 Angelina me vëllain Jamie Haven. Janë shumë të lidhur dhe qëkur ishin të vegjël kishin sjellje të dyshimta mes tyre


2010




2011 Brad e Angelina në Sarajevo Film Festival, ku mori çmimin Heart of Sarajevo Award për përkushiumin e saj humanitar

2011  Brad e  Angelina në Japoni me 6 fëmijët: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox, Vivienne

2012 Angelina në qilimin e kuq të natës së Oskarëve ka bërë histori, duke u shumëfishuar në media dhe duke u kopjuar nga kushedi sa yje të Hollywoodit


2012 Angelina shëtit me fëmijët Pax, Zahara e Vivenne në New Orleans, ku familja jeton në pjesë të vitit
(Repubblica)
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CHATIN SARAÇI, 1944 - ZOGU KEQ NGA TRUTË, NUK KA GJUMË (09.27.2013)
Top Story, ALEXANDER ARVIZU - MË 23 QERSHOR POPULLI U ZGJUA, SHQIPTARËT VENDOSËN TË MARRIN TASHMË NË DORË FATIN E TYRE (Intervista) (09.27.2013)
FOTOREPORTAZH - PRESIDENTI BUJAR NISHANI VIZITOI SHTËPINË E VATRËS (09.26.2013)
EDGAR ALLAN POE DHE SHTËPIA E TIJ HISTORIKE NË BRONX - NEW YORKNga GJEKË GJONLEKAJ (09.26.2013)
Si po shkatërrohet ShqipëriaCILAT JANË MONUMENTET E NATYRËS TË RREZIKUARA NË SHQIPËR (II)Nga ing. AFAT SERJANI (09.26.2013)
Zëri i Amerikës - FOTOGALERI (09.26.2013)
SOLIDARIZIM ME GAZETËN “ZHURNAL PLUS”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ, studiues e publicist i njohur, sekretar i Pergjithshem i Shoqates së Arsimtareve të Shqipërisë (09.26.2013)
PIANODROM, LINDJA E NJË FESTIVALINga ERIONA RUSHITI, kompozitore, pedagoge në Universitetin e Arteve (09.25.2013)
AVNI DELVINA 2013 - GRAFIKË NGA CIKLI 'KOT U NGATËRRUAM...' (09.25.2013)
Portret për veprën e Dibran Fyllit; regjisor, artist filmi, shkrimtar, aktor teatri, skenarist, dhe fotografGJAKU I LIRISËNga RRUSTEM GECI (09.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]