E Hënë, 05.06.2024, 05:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Si po shkatërrohet Shqipëria (III)
ÇFARË DUHET BËRË PËR GJEOMOMUNENTET DHE GJEOPARQET SHQIPTARE
Nga ing AFAT SERJANI

E Shtunë, 09.28.2013, 09:40am (GMT+1)



 Në foto: LENGARICA

III. Por ç'perben ne te vertete Lengarica?

1.       Ne VKM NR. 676, DT. 20.12.2002, inkludohen ne listen e rrethit Permet, si monumente ne mbrojtej te natyres Shqiptare, pergjate lumit te Lengarices: Shpella e Pellumbave, Kanioni i Lengarices, Guri i Petranit, Ujrat Termale te Benjes, Bredhi i Petranit.

2. Ne Konferencen shkencore kushtuar 90-vjetorit te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, Nentorin e vitit te kaluar, gjeografia Matilda Delilaj, paraqiti nje kumtese te shkelqyer per gjeomonumentet e rrethit te Permetit, duke bere edhe propozime per gjeomonumente te reja. Ketu, per te terhequr vemendjen lidhur me shqetesimin ne fjale, po jap vetem gjeomonumentet e Lengarices, te prezantuara nga Matilda ne sesionin e gjeotrashegimise dhe gjeoturizmit, te shoqeruara edhe me ilustrime me foto:

Ndër gjeomonumentet më të veçanta të rrethit do të theksonim:

Shpella e Pëllumbave e cila ndodhet në kanionin e Langaricës në afërsi të fshatit Petran. Kjo shpellë përfaqëson një muze natyror karstik me forma të veçanta dhe njëkohësisht një muze historik. Në të janë gjetur gjurmë të njëriut të periudhës neolitike. Gjendet shumë pranë banjave termale dhe përfaqëson një nga objektet kryesore të cilën turistën dëshirojnë të vizitojnë.

Kanioni i Lengaricës, një peizazh natyror piktoresk, skulpturor. Përfaqëson një kanion të formuar nga veprimtaria karstike dhe erozive e lumit të Langaricës. Është i gjatë rreth 3-4 km, i thellë rreth 100m dhe i gjërë rreth 20-30m. Ka shpate vertikale. Në pothuajse gjithë gjatësinë e

tij gjendet një numër i madh shpellash karstike, te cilat jane ende të pastudiuara.

Kanioni përbën një gjeoekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore dhe turistike. Përfaqëson një nga pikat kryesore turistike në rajon. Kohët e fundit është kthyer në një nga zonat më të vizitueshme nga turistët e huajt, të cilët parapëlqejnë ta përshkojnë në këmbë kanionin deri te Ura e Dashit. Kjo mundësohet kryesisht në periudhën e verës, kur niveli i ujit bie dhe kanioni mund të përshkohet lehtësisht.

 

IV. Propozime për gjeomonumente të reja

4. Shpellat në kanionin e Langaricës. Veprimtaria karstike krahas asaj erozionale të lumit të Langaricës ka kushtëzuar krijimin e një sërë shpellash karstike në këtë kanion, në të dy krahët e tij, pothuajse në të gjithë gjatësinë dhe nivet të ndryshme të lartësisë nga shtrati aktuali i lumit. Në këtë kanion gjenden mbi 15 shpella me përmasa të mëdha me forma nga më të veçantat. Në secilën prej tyre gjenden forma të veçanta të stalaktiteve dhe stalakmiteve, të cilat diku bashkohen e formojnë edhe kolona. Krahas vlerave natyrore disa prej këtyre shpellave mbartin vlera historike e kulturore pasi në to gjendet gjurmë humane. Qeramika e gjetur në 4 prej shpellave e dëshmon këtë fakt. Secila prej shpellave ka veçoritë e saj dhe përfaqëson një muze natyror më vete.

 

3. VLERESIMI IM PER LENGARICEN.

Ne te vertete mendoj se kompleksi gjeomonumental i Lengarices perben nje gjeopark me vlera natyrore te rralla. Prandaj dhe e kam pershkruar me hollesi dhe po e paraqes si me poshte:

GJEOPARKU: KOMPLEKSI GJEOMONUMENTAL I UJRAVE TERMALE, SULFURORE TE BENJES, KANIONI I LENGARICES ME UJVAREN E LARTE DHE ME SHPELLAT ME ORNAMENTED HE ME VLERA ARKEOLOGJIKE TE VEÇANTA.

Eshte nje gjeopark kompleks ne lumen e Lengarices, me disa gjeomonumente madheshtore, disa prej te cilave jane edhe specifike. Vete Lumi i Lengarices dallohet per kanionin e ngushte e te thelle dhe ujvaren e larte. Kanioni eshte formuar pikerisht ne formacionion karbonatik te Eocenit, i cili del ne siperfaqe ne formen e nje dritareje me forme antiklinale. Ne kontaktin lindor te gelqeroreve eshte formuar edhe ujvara e larte. Eshte i vetmi lum ne Shqiperi, ne shtratin e te cilit nga Benja ne Vjose takohen perveç kokerrizave te arit edhe kristale platini, por pa rendesi industriale. Turi per te hyre ne kete gjeopark fillon me kthesen tek Guri i Petranit, nje gjeomonument qe terheq vemendjen me pozicionin e tij. Pergjate shtratit te lumit te Lengarices ka shume bimesi e drure frutore deri ne gryken e Kanionit Lengarices ku gjenden burimet termale, sulfurore te njohura me emrin Buriemet Termale te Benjes. Ketu, te terheq vemendjen Ura me Hark, nje monument arqitekturor i Mesjetes, me vlera te veçanta. Kjo ure e lashte ka sherbyer shekujt e kaluar per te kaluar nga lugina e Vjoses ne Krahinen e Dangellise dhe ne ate te Ersekes. Prane kembeve te kesaj ure, ne krahun e majte te lumit rrjedh nje nder burimet termale, sulfurore te Benjes.

Burimet termale, sulfurore te Benjes dalin ne kontaktin e formacionit karbonatik te Antiklinalit te Lengarices me flishin e Oligocenit. Burimet dalin pergjate shtratit te lumit, me shume ne krahun e djathte te tij. Takohen ne forme burimesh neper thyerjet tektonike ne gelqerore, ne gryken e kanionit. Burimi me i madh del pikerisht ne kontaktin e flishit me gelqerore ne shtratin e lumit rreth 100m poshte kanionit. Pikerisht te ky burim jane ngritur edhe objektet kurative. Burimet termale, sulfurore te Benjes kane veti kuruese, per semundjet e lekures dhe per organet e tretjes. Burimet kane debit te ndryshem njeri nga tjetri, por debiti i tyre eshte konstant gjate gjithe vitit. Vitet e fundit eshte zgjeruar perdorimi i tyre, sidomos gjate muajve te veres. Per kete qellim jane ngritur edhe objekte te reja per kurim te pacienteve.

Kanioni dhe Ujevara e Lengarices. Ne formacionin karbonatik te Paleocen-Eocenit eshte formuar nje kanion i thelle dhe shume i ngushte si ne shtratin e lumit edhe ne krye te mureve shkembore. Kanioni ka thellesi rreth 100m, eshte rreth 3-4km i gjate dhe ka gjeresi mesatare rreth 20-30m. Ka orientim nga lindja ne perendim. Ne faqet dhe shkallet e kanionit jane formuar shpella e forma te shumta karstike. Faqet e Kanionit vende vende afrohen shume dhe bashkohen duke formuar tunele. Ne mesin e gjatesise se kanionit eshte formuar edhe nje ujvare e larte, me bukuri te veçante. Kanioni i Lengaricës,perben një peizazh natyror piktoresk, skulpturor. Përfaqëson një kanion të formuar nga veprimtaria karstike dhe erozive e lumit të Langaricës. Në pothuajse gjithë gjatësinë e tij gjendet një numër i madh shpellash karstike, te cilat jane ende të pastudiuara. Kanioni përbën një gjeoekosistem interesant karstik.

Ka vlera shkencore dhe turistike dhe perben një nga pikat kryesore gjeoturistike në rajon. Kohët e fundit është kthyer në një nga zonat më të vizitueshme nga turistët, të cilët parapëlqejnë ta përshkojnë në këmbë ate deri te Ura e Dashit. Kjo mundësohet kryesisht në periudhën e verës, kur niveli i ujit bie. Ne kanion jetojne me shumice pellumba te eger.

Shpellat në kanionin e Langaricës. Veprimtaria karstike krahas asaj erozionale të lumit të Langaricës ka kushtëzuar krijimin e një sërë shpellash karstike, në të dy muret shkembore, pothuajse në të gjithë gjatësinë dhe nivet të ndryshme të lartësisë nga shtrati aktual i lumit. Në këtë kanion gjenden rreth 15 shpella.. Në secilën prej tyre gjenden forma të veçanta të stalaktiteve dhe stalakmiteve, të cilat diku bashkohen e formojnë edhe kolona. Krahas vlerave natyrore disa prej këtyre shpellave mbartin vlera historike e kulturore pasi në to gjendet gjurmë humane. Qeramika e gjetur në 4 prej shpellave e dëshmon këtë fakt. Secila prej shpellave ka veçoritë e saj dhe përfaqëson një muze natyror më vete.

Shpellat e Benjes, sebashku me Kanionin madheshtor te Lengarices dhe ujvaren e larte, me burimet termale sulfurore, kurative, rrudhosjet e bukura te flishit oligocenik, dhe gelqeroret copezor-mozaikor te Eocenit, perbejne nje komploeks gjeomonumental me vlera te medha. Ky kompleks pembush kushtet per tu shpallur gjeopark kombetar me vlera komplekse, regjionale.

 

 

Duke perfunduar:

Jam i bindur se gjithesecili nga ne e kupton se çdo shtet e qeveri, nuk mund te parashikoje financime e investime per te mbrojtur biomonumentet e gjeomonumentet para se te kete zgjidhur problemet financiare e shoqerore te njerzve me aftesi te kufizuar, te shtreses ne nevoje, te romeve etj., por duhet te mos beje shpenzime e investime per te shkaterruar trashegimine e bukur natyrore, por ti mbroje ne perputhje me ligjet egzistuese te vendit. Ministrite perkatese dhe Pushteti qendror e lokal, ne territorin e vet duhet te disiplinojne zbatimin e strategjise ekonomike dhe te zbatojne rigorozisht zbatimin e ligjeve kunder shfrytezimeve ilegale-pirateske edhe per mbrojtjen e ambjentit, te trashegimise kulturore e natyrore, ne rastin konkret te gjeomonumenteve dhe gjeoparqeve te vendit.

(FUND)
Ing. AFAT SERJANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shqip, VASIL GJIKA, ISH DEPUTET - KRYEPESHKOPI IU KA IKUR AUTOQEFALISË, TRANSPARENCËS DHE ARKITEKTURËS SË KISHËS SHQIPTARE (Intervistë) (09.28.2013)
VALBONA, KJO NGASËSE 'MËKATARE' E ALPEVEFotoreportazh nga ALBERT VATAJ (09.27.2013)
E PARA VJEN POEZIANga LASGUSH PORADECI (09.27.2013)
LARG PREJ 'BASHKIMIT' ME ARMIQTË KOMBËTARË!"Bashkimi Ballkanikoperëndimor" është bashkim me SerbinëNga BRAHIM AVDYLI (09.27.2013)
ANGELINA - ZEMËR E PLASUR (09.27.2013)
CHATIN SARAÇI, 1944 - ZOGU KEQ NGA TRUTË, NUK KA GJUMË (09.27.2013)
Top Story, ALEXANDER ARVIZU - MË 23 QERSHOR POPULLI U ZGJUA, SHQIPTARËT VENDOSËN TË MARRIN TASHMË NË DORË FATIN E TYRE (Intervista) (09.27.2013)
FOTOREPORTAZH - PRESIDENTI BUJAR NISHANI VIZITOI SHTËPINË E VATRËS (09.26.2013)
EDGAR ALLAN POE DHE SHTËPIA E TIJ HISTORIKE NË BRONX - NEW YORKNga GJEKË GJONLEKAJ (09.26.2013)
Si po shkatërrohet ShqipëriaCILAT JANË MONUMENTET E NATYRËS TË RREZIKUARA NË SHQIPËR (II)Nga ing. AFAT SERJANI (09.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]