E Hënë, 05.06.2024, 09:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MASAKRA - SI U PUSHKATUAN 90 OFICERË ITALIANË NË KUÇ
Ishkomandanti i Gardës dhe oficeri madhor Xhafer Peçi rrëfen si divizioni 'Peruxhia' terrorizoi fshatrat e Vlorës, por pas kapitullimit italianët u morën nën mbrojtjen e fshatarëve

E Djelë, 09.29.2013, 02:53pm (GMT+1)


Ish-komandanti i Gardës dhe oficeri madhor i ushtrisë shqiptare, Xhafer Peçi, rrëfen sesi divizioni "Peruxhia" terrorizoi fshatrat e Vlorës, por pas kapitullimit italianët u morën në mbrojtje nga fshatarët e zonës


- Edhe pse kanë kaluar 70 vite, edhe pse masakra edhe masakruesi është falur dhe është marrë në mbrojtje kur ka pasur ditë të vështira, gjaku nuk bëhet ujë. Kështu ka ndodhur me ushtrinë e Musolinit në Shqipëri, sapo u dha lajmi për kapitullimin e fashizmit dhe ushtarët italianë u përballën me dhunën e trupave së Rajhut të Tretë, të cilët i ekzekutonin pa paralajmërim, me motivin e një ushtrie dezertore që i tradhtoi gjatë udhëtimit të tyre të përbashkët për vendosjen e një rendi të ri botëror. Xhafer Peçi, nga Kuçi i Vlorës, partizan i orëve të para e më pas komandant Batalioni në Brigadën e Parë Sulmuese, rrëfen se si ushtarët italianë të kapitulluar u masakruan në Kuç e Porto-Palermo nga ish-aleatët e tyre gjermanë.

Cili është fati i ushtarakëve të "Peruxhias"pas pushtimit nazist të Shqipërisë?

Dihet që më 8 shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi. Në këtë kohë, komanda e Zonës së Parë Operative i këshilloi drejtuesit e Divizionit "Peruxhia" që ishte i dislokuar në Gjirokastër, që të dorëzonin armët dhe të shoqëruar nga forcat shqiptare të shkonin për në Sarandë dhe prej andej me anë të anijeve të tyre të ktheheshin në Itali. Komandanti i Divizionit, kishte marrë urdhër që të dorëzonte forcat pranë aleatëve. Ndërkohë që edhe forcat partizane shqiptare ishin njohur si pjesë e aleancës antifashiste.

A u dorëzuan pranë Komandës së Zonës së Parë Operative?

Në fakt, gjenerali Kiminello, që ishte dhe komandanti i divizionit, refuzoi të dorëzohej te shqiptarët. Dhe kështu morën rrugën nga Gjirokastra për në Sarandë. Por Italia nuk dërgoi më anije për transportimin e trupave. Ndërkohë që gjermanët i mashtruan me anë të një urdhri shifër që e dërguan në emër të qeverisë së Badolios, duke u thënë se anijet e flotës italiane kishin marrë drejtimin për në Porto Palermo. Kështu që trupat e divizionit "Peruxhia" shkuan në Porto Palermo. Atje një pjesë e mirë u vranë nga forcat gjermane. Ata që shpëtuan shkuan në Kuç. Shtabi i Zonës së Parë Operative u bëri sërish thirrje që të bashkoheshin me partizanët, sepse jeta e tyre rrezikohej seriozisht.

Si reaguan ushtarakët italianë pas kësaj thirrjeje?

Shumë italianë u bashkuan me forcat partizane shqiptare. Një pjesë u morën nga familjet kuçiote dhe u trajtuan si anëtarë të këtyre familjeve, edhe pse ne kushte shumë të vështira. Pati dhe shumë ushtarakë që qëndruar në familjet e fshatrave të zonave malore. Më vonë këta ish-ushtarë, me dëshirën e tyre formuan batalionin partizan "Mateoti" i cili u bë pjesë e ushtrisë NAÇL. Ata që nuk pranuar të bashkoheshin u zunë nga forcat gjermane dhe u ekzekutuan në Baronja të Kuçit.

Në këtë mënyrë kuçiotët morën në mbrojtje ish-ekzekutorët e tyre?

Shqiptarët bënë një vepër të madhe humanitare. Ata i mbajtën, i strehuan dhe i ushqyen ushtarët e divizionit "Peruxhia" i cili vetëm pak muaj më parë kishte ndërmarrë operacionin e spastrimit ndaj fshatit të tyre. Ishin djegur, shkrumbuar e vrarë nga të njëjtët ushtarët të cilëve iu shpëtua jeta, jo vetëm nga kushtet e vështira të mbijetesës, për strehim, veshmbathje e ushqim, por dhe nga terrori i ushtarëve gjermanë të cilët ekzekutonin pa urdhër të gjithë italianët me uniforma ushtarake. Dhe të mos harrojmë se ishin kohë shumë të vështira. Ndërsa në vitin "˜45, pas përfundimit të Luftës II Botërore, kuçiotët i përcollën deri në Durrës me një ceremoni festive ushtarët italianë të mbetur në Shqipëri.

Po me eshtrat e ushtarëve italianë të vrarë çfarë u bë?

Kanë qenë vetë kuçiotët që u treguan të dërguarve me mision për mbledhjen e eshtrave, vendin ku gjermanët ekzekutuan italianët e kapitulluar dhe i varrosën të gjithë në të njëjtën gropë. Madje dhe i ndihmuan ata për të hapur varrin masiv.

 

Gjenerali italian ngre duart te gjermanët

Në shtabin e dislokuar në Gjirokastër dhe me regjimentet e këmbësorisë 129 dhe 130, të dislokuar në Delvinë e rrethina dhe në Tepelenë e Përmet, u vendos që divizioni "Peruxhia" të udhëtonte drejt Sarandës për të hipur në anijet e kthimit. Më 15 shtator 1943, nisen fillimisht ushtarakët e regjimentit 129. Mbrëmjen e 21 shtatorit arrijnë në Sarandë dhe pas kontaktit me Komandën e Lartë të Brindizit, organizohen për të filluar operacionin e kthimit. Me ngarkesën e parë përzgjidhen të plagosurit dhe të sëmurët. Komanda e "Peruxhias" vendosi që oficerët të udhëtonin të fundit. Po linja e kthimit do të mbyllej shumë shpejt. Më 25 shtator, forcat gjermane, pasi hynë në Korfuz u nisën drejt Sarandës. Zbarkimi i nazistëve në Shqipëri krijoi një situatë edhe më të rëndë për ushtarakët italianë. Pas luftimeve të ashpra me forcat partizane, forcat e divizionit 104 gjerman u futën në Sarandë. Në datat 3-4 tetor ata kapën shumicën e efektivit të divizionit "Peruxhia" dhe vetë komandantin, gjeneralin Kiminellon që u vetëdorëzuan. Të gjithë u pushkatuan në portin e Limionit, në veri të Sarandës. Pasditen e 7 tetorit do të përballeshin me trupat gjermane në Kuç. Gjermanët i bindeshin një urdhri të Hitlerit, në bazë të të cilit të gjithë ushtarakët italianë që kapeshin, duhej të pushkatoheshin menjëherë. Nga ky rregull përjashtoheshin mjekët dhe personeli ushtarak me origjinë gjermane. Në Kuç, u pushkatuan nga gjermanët edhe 90 oficerë të këtij divizioni. Ata u detyruan ta hapnin vetë gropën e përbashkët, ku do të binin trupat e tyre. Gjermanët nuk e falën as mjekun e regjimentit 129, që nuk pranoi të dilte nga rreshti i oficerëve që do të pushkatoheshin, por qëndroi në krah të komandantit të regjimenti, kolonel Gustavo Lanca.

 

Gjykata e Nurembergut

 

Masakra me oficerët e "Peruxhias" pasditen e 7 tetorit, u arkivua dhe në pretencën e Gjykatës së Nurembergut, mbi bazën e dëshmive të dy mjekëve të mbijetuar, Mario Alpi nga Parma dhe Mario Respa nga Todi, si dhe nga rrëfimet e një shqiptari të quajtur Sali Dema, që e ndoqi masakrën i fshehur. Në fillim, komandanti gjerman i detyroi italianët të hapnin një gropë të madhe, pastaj urdhëroi skuadrën e pushkatimit të hapte zjarr. Trupat e ushtarakëve ranë në tokë me thirrjen "Rroftë Italia". Dokumentet italiane kanë fiksuar vlerësimin e gjyqtarëve të Nurembergut dhe sentencën e Gjykatës V amerikane mbi krimet e luftës, që e cilëson pushkatimin e oficerëve të "Peruxhias" në Kuç një akt të pastër hakmarrjeje. 
 

Divizioni "Peruxhia" dogji 500 shtëpi

 

Më 16 prill 1943, Divizioni "Peruxhia" me qendër në Grehot të Gjirokastrës, organizoi një operacion të gjerë ushtarak, ku u vunë në përdorim artileria e rëndë, tanket dhe aviacioni. Synimi ishte shpartallimi i bazave të Luftës NAÇL, e cila në këtë kohë ishte përqendruar në Kuç. Madje në Kuç ndodheshin dhe Komanda e Qarkut si dhe Komanda e Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër. Ndërkohë që në këtë zonë vepronin dy çeta partizane me një efektiv të përgjithshëm prej 600 personash. Kjo ndodhi sepse në Kuç, në 10 nëntor 1942, u eliminua Komuna me karabinierë italianë dhe një repart i milicisë shqiptare që ishte në ndihmë të tyre me një efektiv prej 100 vetash. Këto dy reparte ishin të mobilizuara vetëm për të goditur Lëvizjen. Ndërsa më 28 nëntor 1942 u përzu nënprefektura e Gusmarit dhe që nga ajo periudhë zona e Kuç-Kurveleshit ishte një zonë të lirë dhe udhëhiqej nga Këshillat NAÇL. Forcat partizane godisnin autokolonat që kalonin në akset Vlorë-Sarandë dhe Vlorë-Tepelenë-Gjirokastër. Prandaj dhe operacioni i vitit 1943 u bë për të shpartalluar bazat, që ishin shumë shqetësuese jo vetëm për ushtrinë italiane, por dhe për bashkëpunëtorët e tyre. Nga ky operacion u dogj krejtësisht fshati Kuç me 500 shtëpi dhe u kapën tre partizanë Xhelo Nanogjika, Istref Gjoliku dhe Sefer Dashi. Këta të tre, italianët i vendosën para grave dhe fëmijëve dhe i pushkatuan. Gjithashtu u kapën 20 burra të Kuçit dhe u internuan në kampin e Porto-Palermos. Ky ishte dhe operacioni më i rëndë në Kuç e Kurvelesh nga Divizioni "Peruxhia".
LEONARD VEIZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
“HYLLI I DRITËS” – “SHPATA” E GJERGJIT!1 Tetor 1913 – 2013, 100 vjet “Hylli i Dritës”Nga FRITZ RADOVANI (09.29.2013)
ÇUN LAJÇI - NUK TA FAL KURRË O ISA MUSTAFA QË NUK MA DHE MUNDËSINË PËR TA RECITUAR POEZINË PËR PAVDEKËSINË E RUGOVËS! ISHTE RAST JETIK! (09.29.2013)
NJU JORK - PRESIDENTI NISHANI I DORËZOI KONGRESMENIT ELIOT ENGEL DEKORATËN E LARTË 'GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU'Me motivacion “Në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit të thellë për mbështetjen e vendosur për Shqipërinë,shqiptarë (09.29.2013)
Panorama, AT ZEF PLLUMI - PSE GJERGJ FISHTA E PRANOI TITULLIN AKADEMIK NGA ITALIANËT (09.28.2013)
Si po shkatërrohet Shqipëria (III)ÇFARË DUHET BËRË PËR GJEOMOMUNENTET DHE GJEOPARQET SHQIPTARENga ing AFAT SERJANI (09.28.2013)
Shqip, VASIL GJIKA, ISH DEPUTET - KRYEPESHKOPI IU KA IKUR AUTOQEFALISË, TRANSPARENCËS DHE ARKITEKTURËS SË KISHËS SHQIPTARE (Intervistë) (09.28.2013)
VALBONA, KJO NGASËSE 'MËKATARE' E ALPEVEFotoreportazh nga ALBERT VATAJ (09.27.2013)
E PARA VJEN POEZIANga LASGUSH PORADECI (09.27.2013)
LARG PREJ 'BASHKIMIT' ME ARMIQTË KOMBËTARË!"Bashkimi Ballkanikoperëndimor" është bashkim me SerbinëNga BRAHIM AVDYLI (09.27.2013)
ANGELINA - ZEMËR E PLASUR (09.27.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]