E Premte, 05.03.2024, 11:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ERMONELA JAHO RIKTHEHET NË SKENËN SHQIPTARE ME MADAM BUTTERFLY
Sopranoja me famë botërore, flet për planet e saj në një intervistë për Zërin e Amerikës, në prag të interpretimit në Shqipëri

E Shtunë, 03.22.2014, 09:47pm (GMT+1)



Sopranoja Ermonela Jaho është tashmë një emër i njohur i operas në skenat botërore. Ky vit për të filloi me një interpretim të personazhit kryesor në operan Manot të kompozitorit Massenet në Londër. Angazhime të tjera këtë vit kanë përfshirë Parisin dhe Brukselin. Pas shtatë vjetësh, në fillim të prillit ajo rikthehet në skenën shqiptare me Madam Butterfly në Teatrin e Operas dhe Baletit. Madam Butterfly dhe personazhi i saj kryesor Cio Cio San, janë shumë të dashura për Ermonelën. Ajo thotë se kjo opera ka një vlerës shumë sentimentale për të, sepse ishte një ndër më të dashurat për nënën e saj."‹"‹
"‹
"Gjithmonë e kam konsideruar rolin e Madam Butterfly, të lidhur me femrat shqiptare në përgjithësi, sepse roli i Cio Cio Sanit për mua është mishërimi i shpirtit të një femre, sepse dashuron si një adoleshente, shpreson si një fëmijë dhe sakrifikohet si një profete. Dhe mund të them që këto janë virtyte kaq të jashtëzakonshme dhe kaq të forta që unë i ndjej, ose secili prej nesh i ndjen tek gratë shqiptare, tek nënat tona për ato sakrifica që kanë bërë."

Ermonela thotë se e pret me padurim këtë interpretim në Shqipëri, jo vetëm sepse rikthehet në vendin e saj, por edhe për botën e pasur emocionale që bart kjo opera. Ajo shton se ia kushton interpretimin e saj të gjitha grave shqiptare.

Përveç Cio-Cio Sanit dhe Manon Lescaut, Ermonela Jaho ka interpretuar Violetën e Traviatës së Verdit, Suor Angelikën po të Puccinit, Anna Bolenën e Donizzetit dhe të tjera. Shumica e këtyre heroinave kanë fund tragjik por Ermonela thotë se ato shprehin vlerat humane dhe tregojnë forcën e shpirtit femëror.

"Ndoshta kjo është edhe ajo e përbashkëta që gjej unë si Ermonelë, një femër e ardhur nga Mesdheu, nga Ballkani. E kemi këtë lloj mënyre, këtë mënyrë të shprehuri. Çdo gjë e kemi me shumë pasion, me shumë zjarr. Ndoshta kjo është edhe ajo karakteristika, nga ana teatrale, e të shprehurit tim si artiste nëpërmjet zërit, me të cilën ndihem më shumë komode kur këndoj këto role."

Sopranoja Ermonela Jaho do të interpretojë Madam Butterfly në Teatrin e Operas dhe Baletit të Tiranës, më 3-5 prill.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI I KINËS XI DHE ZONJA E TIJ TAKIM ME ZONJËN E PARË TË SHBA MISHELË OBAMËN (03.22.2014)
AH KURBET QOFSH I MALLKUEM(Përpunuar sipas frymës popullore)Nga AGIM GASHI (03.22.2014)
DREJTËSIA JONË - KREJT E DORËZUARNga BEN ANDONI (03.22.2014)
FOTO E DITËS - ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA LUAN PING PONG NË PEKIN NË PRANINË E MIKPRITËSES SË SAJ KINEZE (03.22.2014)
TRIDHJETË E SHTATË MARSE PA DJEMTË E MARSITNga BEDRI BOLLSHMI (03.21.2014)
FUSHËVEPRIM I TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR PËR KOSOVËN DO TË JENË KRIMET E LUFTËS DHE KRIMET POLITIKE TË PASLUFTËS (03.21.2014)
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...NJË â€œKUSHT” PËR TITULL AKADEMIK...Nga FRITZ RADOVANI (03.21.2014)
ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA PRITET ME NDERIME TË LARTA NË PEKIN (03.21.2014)
Teksti i plotë i debatit të djeshëm në Kuvendin e ShqipërisëRAMA - TOPALLI, VIAGRA JOTEBERISHA - JE MONA LIZA, S'TË PUNON (03.21.2014)
KUR FLET HASHIMI(Pak përnjime e pak për mahi)Nga AGIM GASHI (03.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]