E Djelë, 04.28.2024, 07:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOHIMI I FARK-ut NËNKUPTON MOHIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PARA LUFTËS
Nga ADIL PIREVA*

E Shtunë, 04.12.2014, 08:06am (GMT+1)




"Kurrgja nuk ashtë e re nën kët diell"
At Zef Pllumi


Të mohosh sot se nuk ka pasur Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) gjatë luftës ka domethënien të mohosh se nuk ka pasur Ministri të Mbrojtjes, që ekzistonte bashkë me ministritë e tjera të domosdoshme të çdo shteti, të mohosh se nuk ka pasur Deklaratë të Pavarësisë (1990), të mohosh se nuk ka pasur Kushtetutë, të mohosh se nuk ka pasur Referendum për Pavarësi (1991), të mohosh se nuk ka pasur Qeveri dhe në fund të mohosh se nuk ka pasur fare as Republikë të Kosovës. Madje krejt kjo e ka domethënien se edhe ky shtet i sotëm, Republika e Kosovës, që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, është pa rrënjë, pa histori, pa të kaluar, pa back graund , siç do të thuhej me një fjalë të huaj, por piku nga qielli dhe u bë siç e bëri zoti këtë botë, tha bëhu dhe u bë!

Nuk mund të mohohet që ky shtet ka rrënjë madje edhe në Krahinën Kosovës, sipas Kushtetutës së vitit 1974, po se po, por edhe më herët. Mbi këtë bazë, Kuvendi i Krahinës shpalli Deklaratën e Pavarësisë më 1990 dhe miratoi më 1991 Referendumin për Pavarësi të Republikës së Kosovës.

Asnjëherë nuk pati vakum institucional, u trashëgua legjitimiteti i institucioneve krahinore

Njerëzit e rinj, që më vonë hynë në jetën politike sikur harrojnë se ka pasur para tyre njerëz që kanë jetuar, kanë punuar dhe kanë vepruar dhe bëhen sikur nuk ka ekzistuar Lëvizja jonë Nacionalçlirimtare e viteve të '90-ta, të cilën e udhëhiqte Lidhja Demokratike e Kosovës (1989). Por, siç thotë At Zef Pllumi i shenjtë "Kurrgja nuk ashtë e re nën kët diell".

LDK dhe Kryetari i saj historik, Dr Ibrahim Rugova, i njohu të gjitha ato elemente shtetërore, që i kishte Krahina Autonome e Kosovës sipas Kushtetutës së 1974-ës. Andaj, e udhëzoi Parlamentin Krahinor të Kosovës të miratojë Deklaratën për Pavarësi, të cilën e miratoi më 2 Korrik 1990, kurse më 7 shtator e miratoi edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas të cilës më 1991 u mbajt Referendumi për Pavarësi, me të cilin u shpall Republika e Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Deri në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të vitit 1992, madje edhe qeveria e fundit krahinore është njohur vetëm që të ruhen legjitimiteti i institucioneve shtetërore krahinore, të mos krijohet vakum institucional. Pas këtyre zgjedhjeve është formuar qeveria shumëpartiake e Republikës së Kosovës, me të gjitha ministritë e nevojshme, pra edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Rendit. Këto dy ministri kanë punuar, siç veprojnë të gjitha ministritë e tilla në botë në kohë paqe dhe në kohë lufte dhe i kanë bërë të gjitha përgatitjet edhe për mbrojtje në rast lufte. Pos të tjerash, për këtë qëllim janë dërguar sipas një marrëveshjeje me Shqipërinë dy grupe të rinjsh në stërvitje ushtarake në Shqipëri. Tashmë, dihet se në këto stërvitje kanë qenë tre themeluesit e grupeve të para guerile, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku, që të tre tash dëshmorë dhe të shpallur heronj të kombit dhe për që të tre ka dëshmi të mjaftueshme se i kanë njohur institucionet e Republikës së Kosovës, Presidentin, Qeverinë dhe ministritë e saj.

Me sulmet forcave ushtarako-policore serbe më 28 shkurt në Qirez, Likoshan dhe në Prekaz, fill pas rënies heroike të legjendarit Adem Jashari, fillon zgjerimi i aktiviteteve të grupeve guerile, me akronimin UÇK, anekënd Kosovës. Ministria e Mbrojtjes emëron Ministër të saj ushtarakun më të mirë, që kishte Kosova, Kolonel Ahmet Krasniqin, i cili menjëherë formoi qendrat stërvitore ushtarake në Shqipëri. Nga këto stërvitje filloi formimi i tri brigadave të para ushtarake, të cilat më 21qershor 1998, për herë të parë në historinë e luftës, dhanë betimin dhe morën flamurin e luftës nga Ministri Kolonel Ahmet Krasniqit dhe menjëherë pastaj hynë në Kosovë.

Luftërat më të njohura të këtyre brigadave ishin ajo e Loxhës dhe e Llukës gjatë verës së vitit 1998, kurse gjatë bombardimeve të NATO-s, mars-qershor 1999, zhvilluan Luftën e njohur të Koshares, gjatë të cilës u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, ndaj konsiderohet kurorë e të gjitha luftërave, që u zhvilluan në Kosovë.

Tashmë dihet se i vetëquajturi Shtab i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i formuar nga joprofesionistët ushtarakë në Drenicë, përvetësoi trashëgiminë e Adem Jasharit dhe të Zahir Pajazitit, kurse trashëgiminë e Salih Çekut, që dihej se kishte qenë kuadër i LDK-së u përpoq ta zhbëjë dhe ta qesë në harresë të përjetshme. Ky Shtab, që si duket deri vonë nuk ishte as në letër, por një grup shokësh, siç i kishin thënë njëri-tjetrit, përpiqet të shtrijë ndikimin, kudo që paraqitej një grup apo brigadë. Tashmë dihet, se me ndihmën e Shqipërisë shënoi dukshëm suksese në këto veprime, por nuk ia arriti gjithkund qëllimit të synuar. Kështu, të paktën tri brigadat e FARK-ut, të komanduara nga Kolonel Tahir Zemaj, nuk iu nënshtruan trysnive të tij. Por, kishte edhe grupe e brigada të tjera, që njohën Komandën e institucioneve dhe jo të Shtabit. Do përmendur këtu edhe Njësitin e shtatë vëllezërve Geci, dajë të Komandantit legjendar Adem Jashari.

Marrëveshja e Oslos i ngjan katërcipërisht Marrëveshjes së Mukjes gjatë LDB-së

Kur u pa se nuk po realizoheshin tërësisht këto synime, përfaqësuesit e këtij Shtabi thirrën përfaqësuesit e FARK-ut në Oslo për marrëveshje. Si duket e vetmja pikë për të cilën u arrit një farë marrëveshjeje paska qenë që të gjitha grupacionet e armatosura të luftojnë me emblemën e UÇK-së, një emër tashmë i popullarizuar. Pikat e tjera të Marrëveshjes së arritur, siç ishte edhe ajo për formimin e një Shtabi të përbashkët të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, nuk u zbatuan kurrë, por Shtabi veproi më të tijën, kurse Ministria veproi me të vetën. Mirëpo, sado që Ministria dhe Ministri Kolonel Krasniqi, vepruan me maturi dhe shumë kujdesshëm, duke mos iu përgjigjur asnjëherë dhe duke mos kundërshtuar verimet e Shtabit, sado që formacionet ushtarake të saja zhvilluan luftime me emblemën e UÇK-së, kolonel Karasniqi u vra midis Tiranës.

Andaj, kjo Marrëveshje e Oslos i ngjan katërcipërisht Marrëveshjes së Mukjes gjatë LDB-së. Marrëveshjen e Mukjes e prishi Beogradi përmes Miladinit, kurse Marrëveshjen e Oslos nuk e zbatoi e majta e Kosovës, si duket, sipas mësimeve të qeverisë së majtë të Shqipërisë. Por, pati apo nuk pati Marrëveshje të Osllos, kjo nuk do të thotë se nuk kishte FARK. Ministria e Mbrojtjes dhe FARK-u funksionuan edhe pa pjesën, që duhej ta përbënte Shtabi i Drenicës. Kolonel Ahmet Krasniqin e vrarë nga shqipfolës, të panjohur as sot e gjithë ditën, e zëvendësoi një ushtarak tjetër i karrierës, Halil Bicaj, deri në përfundim të luftës. Siç dëshmoi Bicaj në KTV, ishte nënshkruar edhe një Marrëveshje tjetër për formimin e një Shtabi të përbashkët, edhe më 2 Nëntor 1998, në krye me ushtarakun Agim Çeku, por edhe kjo (mos) marrëveshje nuk u zbatua nga përfaqësuesit e Shtabit të së majtës.

Tash 14 vjet pas luftës, hija e përçarjeve, që u shkaktuan nga mos(marrëveshja) e Oslos rëndon ende mbi Kosovën me shumë halle më jetike. Ndonëse shumë hone të çarjeve gjatë luftës tashmë janë rrafshuar, ka mbetur vetëm edhe një institucion i paraluftës, që nuk është pranuar dhe nuk njihet prej të gjithëve. Vetëm Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të formuara nga Ministria e Mbrojtjes ka mbetur pa u njohur prej pozitës pushtetore. Pjesëtarëve të FARK-ut u njihet se kanë luftuar me emblemën e UÇK-së, por jo nën komandën e Ministrisë së Republikës së Kosovës. E dihet tashmë botërisht se ato janë formuar, janë komanduar dhe janë financuar prej Ministrisë së Mbrojtjes Republikës së Kosovës.

Dallimi është shumë i vogël, por është shumë esencial. Veteranët e luftës, që luftuan në formacionet ushtarake të FARK-ut, me emblemën e UÇK-së, nuk duan që në paqe të pranojnë me ligj mosekzistencën e formacioneve të tyre gjatë luftës. Por pozita u bë e shurdhër dhe e miratoi Ligjin për Veteranët e Luftës pa amendamentet e opozitës parlamentare, dhe kështu nuk deshi të shuajë përçarjet e kohës së luftës, andaj kështu edhe e dënoi ligjin të mbetet një ligj i përkohshëm. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me të drejtë menjëherë deklaroi se kur të vijë në pushtet pas zgjedhjeve do të nxjerrë ligj të ri, që do të njohë meritat e të gjithëve, pra edhe të FARK-ut.

Duke mos njohur FARK-un, shumica aktuale parlamentare dështoi të marrë një meritë historike për shuarjen e të gjitha mospajtimeve dhe përçarjeve gjatë luftës, me ç'gjë shteti i Kosovës do të fillonte për herë të parë një jetë normale shtetërore, si në shtetet mike. Këtë meritë historike ia la pandërgjegjshëm LDK-së, rivales së përjetshme të saj, e cila padyshim do të fitojë zgjedhjet, ngase pozita tashmë është komprometuar,
jo vetëm me keqqeverisje të pashembullt, me krim të organizuar, por edhe me një kokëfortësi të ngurtë, përjashtuese, konfliktuoze brendakombëtare. Ligji për veteranët e luftës është vetëm maja e ajsbergut.

(*Autori është ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së LDK-së në vitet '90 dhe ish-deputet Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga zgjedhjet e vitit 1998)

ADIL PIREVA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GRYKA E VALBONËS, KJO HISTORI MADHËSHTIE E KOMBIT, OSE “GJETHET E HIRTA TË ZEMËRIMIT”...!Reportazh nga SEJDI BERISHA (04.12.2014)
FESTIVALI I QERSHIVE NË UASHINGTON (04.11.2014)
GJERGJ META - BEN BLUSHI E SHEH KISHËN ME VIZION MARKSISTIntervistoi: FATMIRA NIKOLLI (04.11.2014)
DE JURE ENVER HOXHA VAZHDON TË JETË "HERO I POPULLIT" (04.11.2014)
SOT TË GJITHË NË PRISHTINË TË DËGJONI NË DIAMOND HOTEL MUZIKË NGA BELLINI, RUSHITI E CHOPEN INTEPRETUAR MREKULLISHT NGA ÇIFTI LAZO-BEJLERI (04.11.2014)
SISTEMI PIRAMIDAL I TRANZICIONIT TASHMË ËSHTË I PASHËRUESHËMNga FATOS LUBONJA (04.10.2014)
ANTIKOMUNISTËT - SHTATORJA E ZOGUT FITOI E VETME MBI KOMUNISTËT TERRORISTË, PARTITË KOMUNISTE TË SHPALLEN TË JASHTËLIGJSHME (04.10.2014)
To Vima - FOTOT E TORTURIMIT TË ILIA KARELIT (04.10.2014)
SI E TAKOVA TË BIJËN E CHARLS ERICKSONNga MAL BERISHA*, ambasador (04.10.2014)
VETEN E PAÇ NË QAFË O BACA ADEM!Nga AGIM GASHI (04.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]