FESTIVALI I QERSHIVE NË UASHINGTON
E Premte, 04.11.2014, 06:21pm (GMT+1)
Mijëra njerëz vërshojnë këto ditë në një nga pikat më tërheqëse dhe popullore në pranverë në Uashington. Pemët e qershive janë në lulëzim e tyre të plotë, në kohë për paradën e së shtunës të Festivalit Kombëtar të Qershive.
Mijëra pemë të rreshtuara në liqenin artificial të kryeqytetit përballë memorialit të Jeffersonit ishin një dhuratë e Japonisë për Shtetet e Bashkuara në vitin 1912, si simbol i miqësisë.
Festivali tre-javor promovon bukuritë natyrore, artit dhe kulturës; ai vazhdon deri të dielën. za
www.voal-online.ch
|