E Premte, 04.26.2024, 05:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PASHKËT - THELBI I BESIMIT TË KRISHTERË

E Premte, 04.18.2014, 08:47am (GMT+1)

Pashkët shihen si festa kryesore e krishtërimit si tek ortodoksët, katolikët dhe protestantët. Si e tillë ajo festohet nga besimtarët ortodoksë, edhe pse të tjerët preferojnë emocionalisht më tepër Krishtlindjet.

Për priftin domenikan katolik Marianus Bieber është e qartë se. "Zanafilla a krishtërimit nis nga Pashkët, sepse në qendër të Pashkëve qëndron ringjallja e Jezu Krishtit."

Abati i manastirit domenikan Niederaltaich në lindje të Bavarisë thekson në bisedë me Deutsche Wellen rëndësinë e madhe simbolike të ringjalljes së Jezusit pas vdekjes së tij në kryq. Aty qëndron thelbi i besimit të krishterë. Sepse në ringjalljen e Jezusit është vetë ringjallja jonë, thotë Marianus Bieber. "Fjala është për një simbol të jetës së përjetshme, qëllimin e një jete sipas përfytyrimit kristian. Krishti nuk ka vdekur vetëm si njeri, por si njeri Zot, ai e ka mundur vdekjen në vdekje duke e kapërcyer atë. Ky është kuptimi kryesor i Pashkëve."

Abati Marianus Bieber: Ringjallja është një simbol për jetën e përjetshme

Abati Marianus Bieber: Ringjallja është një simbol për jetën e përjetshme.

Historikisht pararendëse e Pashkëve të krishtera konsiderohet festa hebreje Pessah, kjo është arsyeja pse në kishat lindore festa shpesh quhet pasha. Sipas traditës hebrejtë festojnë në këtë ditë faktin, që Perëndia e udhëhoqi popullin e tij që të dalë nga skllavëria në Egjipt dhe e çliroi atë. Para largimit nga Egjipti Zoti kërkoi që dyert e çdo familjeje hebreje të lyheshin me gjakun e qengjave të therur. Kudo ku kjo nuk ndodhi, u vranë fëmijët e parë. Kështu u ndëshkuan familjet egjiptiane, sepse dyert e tyre nuk qenë shënuar në këtë mënyrë .

Gjaku do të thotë jetë

Në kishat orthodokse, që në Gjermani kanë rreth 1,5 milionë anëtarë, kjo histori ka mbetur e gjallë dhe ka gjetur një shprehje të veçantë simbolike në ngjyrën e kuqe, shpjegon Irinikios Schulten, kryediakon i kishës ortodokse ruse në Bad Honnef pranë Bonit: "Prandaj të gjitha vezët ortodokse të pashkëve janë të kuqe. Shporta gjigante vetëm me vezë të kuqe. Dhe njerëzit gjithmonë pyesin: ku janë ngjyrat e tjera? Dhe unë u them: Përse ngjyra të tjera? E kuqja është ngjyra e jetës." Shenja në kasollet për t'u kursyer nga dënimi i Perëndisë, u bë simbol i vetë jetës.

Në kishën ortodokse vezët e pashkëve janë gjithmonë të kuqe

Në kishën ortodokse vezët e pashkëve janë gjithmonë të kuqe.

Për të theksuar rëndësinë e veçantë të Pashkëve Irinikios Schulten thekson se Pashkët nuk janë vetëm një festë, por më shumë se kaq. Me nderim prifti citon përkufizimin tradicional: "Është festa e festave dhe mbreti i të gjtiha ditëve." Tek të krishterët ortodoksë nuk festohet vetëm e diela e Pashkëve, por edhe një javë të tërë pas natës së shenjtë të Pashkëve.

Agjeëim rigoroz

Johannes Oeldemann: Periudha e agjërimit shoqërohet me shumë pritshmëri

Johannes Oeldemann: Periudha e agjërimit shoqërohet me shumë pritshmëri

Megjithatë para Pashkëve bëhet një agjërim 40 ditësh, që tek ortodoksët ka një rëndësi shumë më të madhe se te katolikët dhe protestantët. Jo vetëm se besimtarët i respektojnë shumë më fort rregullat e agjërimit, agjërimi nënkupton përgatitjen shpirtërore, shpjegon Johannes Oeldemann, drejtor i Institutit Johann-Adam-Möhler për ekumenikën në Paderborn: "Ka një periudhë para kreshmës në liturgjinë ortodokse, ku përgatitesh gradualisht për kohën e Pashkëve. Disa nga këto ditë madje kanë edhe emërtimet e gjuhës së folur. Për shembull dita, kur nuk hahet mish, apo e diela pa ushqime me qumësht."

Megjithë rregullat më të rrepta të agjërimit në kishën ortodokse, thotë teologu Oeldemann, kjo kohë shoqërohet me një ndjenjë pozitive. "Pritja e misterit të Pashkëve, shpresa e ringjalljes mbahet gjithmonë gjallë." Ndjesia e këtyre javëve para Pashkëve mund të krahasohet me periudhën e adventit, që tek katolikët dhe protestantët është e mbushur me gëzimin e pritjes së Krishtlindjeve. Veçanërisht mbresëlënëse është atmosfera para Pashkëve në manastirin Niederaltaich. Këtu Pashkët festohen sipas ritualit ortodoks dhe shtatë nga 30 murgjit katolikë

Pashkët në manastirin Niederaltaich festohen sipas ritit ortodoks

Pashkët në manastirin Niederaltaich festohen sipas ritit ortodoks

festojnë kohën e Pashkëve sipas rregullave ortodokse. Ata nuk hanë asgjë gjatë ditës dhe shmangin për 40 ditë plotësisht mishin dhe peshkun. Nga ana tjetër që në periudhën e agjërimit në Niederaltaich ka një atmosferë festive. "Ndryshon i gjithë karakteri i shërbimeve fetare", thotë abati Marianus Bieber. Çdo ditë murgjit celebrojnë disa mesha dhe i shoqërojnë me këngë korale. Megjithatë në periudhën e Pashkëve këndohet më shumë në minor se sa në maxhor.

Një festë ortodokse në një manastir katolik

Në abacinë në Niederaltaich këngët korale ndryshe nga zakonisht këndohen në gjermanisht dhe në latinisht. "Kjo është një gjuhë shumë himnizuese, dhe për kreshmën dhe Pashkët ka shumë himne." Disa nga shërbesat fetare të organizuara në këtë mënyrë, që bëhen pa organo, por ku vetëm himnet e murgjve mbushin katedralen, zgjasin katër orë. Sidomos për Pashkë ato mbahen së bashku si nga ortodoksët edhe nga jo ortodoksët. Për të përjetuar meshën në gjuhën gjermane sipas ritit ortodoks, vijnë shumë vizitorë në abaci.

Atmosfera e veçantë tërheq shumë vizitorë për pashkë.

Atmosfera e veçantë tërheq shumë vizitorë për pashkë.

Llogaritje të ndryshme të kohës

Rrallë Pashkët ortodokse dhe ato katolike dhe protestante përkojnë në të njëjtën ditë, sepse kishat bazohen në kalendarë të ndryshëm. Kisha ortodokse orientohet sipas kalendarit julian të perandorit romak, katolikët dhe protestantët përdorin kalendarin gregorian, që përdoret sot kudo në botë, i quajtur sipas papës Gregor XIII, që e futi këtë llogaritje të kohës në shekullin e 16-të. Në manastirin Niederaltaich Pashkët festohen sipas ritit ortodoks, por sipas kohës së pranuar përgjithësisht. Përjashtime ndodhin shpesh, thotë teologu Johannes Oeldemann: "Ka ortodoksë, që orientohen sipas kalendarit gregorian si në Finlandë dhe ka nga ana tjetër rajone, ku katolikët thonë, ne festojmë sipas kalendarit julian për hir të unitetit me vëllezërit dhe motrat tona ortodokse." Kështu është për shembull në Ukrainë, apo në Izrael dhe Palestinë. Origjina dhe rëndësia fetare e Pashkëve është gjithsesi e njëjtë për të gjithë të krishterët. DW

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZBULOHET NJË PLANET TJETËR I NGJASHËM ME TOKËN (04.18.2014)
CHELSEA CLINTON BËRI SOT ME DIJE SE AJO PO PRET FËMIJËN E PARË (04.17.2014)
LA REPUBBLICA - KA VDEKUR SHKRIMTARI NOBELIST GABRIEL GARCIA MARQUEZIshte 87 vjeç autori i 'Njëqind vjet vetmi', romanit kyç të realizmit magjik amerikanolatin (04.17.2014)
Zëri i Amerikës, BEBE REXHA - BASHKAUTORJA E KËNGËS 'THE MONSTER' (Intervistë) (04.17.2014)
SOKOL DEMAKU - NJË AMBASADOR I KULTURËS SHQIPTARENga BARDHYL SELIMI (04.17.2014)
GJERGJ LEKA - TROPOJANËT DUAN TË MË BËJNË 'QYTETAR NDERI' (Intervistë) (04.17.2014)
PRESIDENTI I KOLUMBISË KONFIRMON - GJENDJA E GABRIEL GARCIA MARQUEZ PAS DALJES NGA SPITALI MBETET DELIKATE (04.17.2014)
ENVER HOXHA MJEDIS 100 TIRANËVE!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.17.2014)
Politika shqiptareHAJDUTËT QË VIJNË DHE HORRAT QË SHKOJNËNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.16.2014)
PËRPLASJE NË PARTINË DEMOKRATIKE - VETERANËT IA BËJNË TETË ME DY BASHËSTopalli kundër kryetarit për udhëzimin e padiskutuar në struktura. Pakënaqësi dhe për cilësimin e saj si nënkryetare (04.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]