E Djelë, 04.28.2024, 02:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EKSTREMIZMI FETAR NË KOSOVË - Ç'ËSHTË KY?
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 08.25.2014, 07:38am (GMT+1)




   Kur qëllimisht apo sipërfaqësisht kuptohet feja myslimane, nga ata që kurrë në dorë nuk e kanë pasur librin e shenjtë Kuranin, i cili  është shumë dobiprurës dhe konsiderohet si diçka e për kryer, sigurisht se edhe do të gabojnë në veprimet e tyre, siç po jemi dëshmitarë të shumë vrasjeve  nga dora e ekstremistëve fetarë.

Ekstremizmi fetar bukur shumë e ka kapluar botën, duke e vu në rrezik edhe paqën botërore. Çdo llojë ekstremizmi fetar është njejtë i rrezikshem. Këtyre ditëve ishim dëshmitarë të paraqitjeve në fb dhe mjete te tjera te komunikimit masiv të ekstremistëve të cilët pamëshirshem po heqin koka të njerëzve të pafajshem, e më së shumti këto ngjarje të shëmtuara po ndodhin në Siri, Irak, Afganistan e në ndonjë vend tjeter të botës. Heqja e kokës të gazetarit amerikan Foley, është vrasje që tronditi  botën demokratike.

Ekstremistet fetarë po shquhen më tërë makabritetin e tyre me mënyrën që po i kryejnë vrasjet, edhe pse çdo vrasje është e rëndë dhe e palejueshme. Ekstremistët fetarë më së shumti po gjejnë vend në organizatat e ndryshme terroriste, si vend ku më lehte edhe po mund të veprojnë.

Faji është i çuditshem. Askush nuk e pranon. E mbaj në mënd një fjalë të axhës tim, i cili shpesh thoshte:' Të gjithë ata që bëjnë keq, iu duket se e kanë mirë". Dhe, kishte te drejtë. Ekstremistet fetarë në mënyrë të çuditshme po  i "˜arsyetojnë "˜ vrasjet e njerëzve të pafajshem apo të konfeksionit tjeter fetar.

Këto dallime fetare të esktremistëve vrasës fetarë, nuk i ka lejuar Zoti siç pretendojnë ata. Zoti është i të gjitha qënieve njerëzore dhe çdo gjallese mbi tokë. Zoti nuk është i ekstremisteve fetarë të cilët fenë e interpretojnë sipas qejfit të tyre. A nuk e tronditi botën vrasjet në seri te norvegjezit Brejvik i cili ne emer të ekstremizmit ortodoks fetar vrau afër 70 përsona të pafajshem.A nuk ishte Bin Ladeni njeri i çmendur kur rrezoi Kullat Binjake ne Amerikë, duke lënë të vrarë më mijëra veta të pafajshem. Dhe shumë vrasje makabre të tjera nga fundamentaliset fetar nepër vendet e ndyshme të botës.

Ekstremizmi fetar në Kosovë është diçka e huaj dhe e importuar nga armiqtë tanë sigurisht, të cilët me çdo kusht dëshirojnë ta fusin ketë element të rrezikshem vetëm e vetëm që para botës demokratike të na paraqesin si ekstremist fetarë, duke e shtrembëruar kështu plotësisht të vërtetën. Shqiptarët gjithmonë ishin me orjentime properendimore.

Arrestimet e fundit të disa ektremisteve fetare në Kosovë, pa dashur  ti minimizoj si raste, duhet shikuar si raste të izoluara, por jo  sigurisht edhe për ta nënçmuar situatën. Shqiptarët gjithmon u shquan për tolerancën fetare. Deri tash kemi qenë shëmbull për të mirë edhe për shumë shtete me demokraci shumë më të avansuar. Sikur gjendja sociale dhe ekonomike të përmirësohej, mendoj unë, në Kosovë, besoj se çdo lloji të    ekstremizmit fetar do ti ngushtohej shumë rrethi, pa marrë parasysh së kush qendron pas tyre.  

Po jetojmë në kohën e hipokrizisë së madhe. Dikush po pasurohet mbrenda natës në menyrë jo ligjore. Edhe  këto dukuri devijante në shoqërinë tonë mund të jenë burim i estremizmave fetare. Plaçkitjët e pasurisë shtetërore, korrupcioni dhe krimi i organizuar, hapin shtigje për ekstremizma, me duket mua.

Tek ne nuk kemi politikë shume  efikase të udhëheqjës së shtetit. Edhe kjo  ndikon terthorazi në lulzimin e ekstremizmit fetar. Popullin do të duhej ta udhëheqë elita intelektuale  politike. Ka ardhë koha që të përfundojnë mashtrimet karshi popullit të përvuajtur shekuj me radhë. Ka ardhur koha e njerëzve të cilët dinë dhe dëshirojnë ti avansojnë proceset ekonomike dhe politike përpara. Me zhvilim më të hovshem ekonomik që unë e them parreshtur në shkrimet e mia, shumë do të eleminoheshin edhe ekstremizat fetare, të cilat kan filluar të marrin hov. Në xhamiat dhe kishat duhet të udhëheqin njerëzit të cilët e predikojnë fenë e mirëfilltë. Nxitësit e ekstremizmave fetare, nese ka,  duhet të largohen nga objektet e kultit.

Toleranca fetare është vlerë e njerëzmit, është vlerë e lashtë civilizuese. Dihet së çfarë roli negativ pati Kisha Ortodokse Serbe me rastin e shpërberjës së ish-Jugosllavisë, ajo krejt u vu në shërbim të politikës shoveniste millosheviqiane për çfarosjën e popullit jo serb. Udhëheqesit tanë fetar deri me sot kurrë nuk nxitën urrejetjen nderetnike. Ishin shembulli më i mirë i tolerancës fetare në Kosovë. Dhe, të gjihtë ata të cilët në një menyrë ose tjeter e nxisin ekstremizmin fetar, apo intolerancen fetare nuk kan vend në objektet tona të kultit. A nuk është kenaqësi kur sportistët tanë po ia rrisin namin me rezulatet e tyre kulminante çdo ditë popullit shqiptarë në botë. Kjo nuk bënë të lejohët nga askush  të hudhet në plan të dytë...  

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKUAREL NGA PIKTORI I TALENTUAR HELIDON HALITI - NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' (08.24.2014)
BASHKËPUNIMI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME OZNA-n KUNDËR NACIONALISTËVE SHQIPTARËNga VELI HAKLAJ (08.24.2014)
JA SI U DËMSHPËRBLYEN BYROISTËT NGA QEVERITË SOCIALISTENga MIRA KAURI, anëtare e kryesisë së Gruaja Demokratike, Durrës, PDSH (08.24.2014)
PELLAZGO-SPARTANËT, SHQIPTARËT E SOTËMStudim nga RASIM BEBO (08.24.2014)
SARANDË - DEPUTETJA BOSHNJAKE BËN 'SHQIPONJËN' (08.24.2014)
ERINA RRAHMANI - FËMIJËT NË KOSOVË NUK LEXOJNË MJAFTUESHËM (Intervistë) (08.24.2014)
XHEVAT KORÇA, I BURGOSUR POLITIK, I DHA FUND JETËS ME GREVË URIE NË BURGUN E BURRELIT (08.23.2014)
ETËR DHE BIJ NË DITËN EVROPIANE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT...Nga ILIR SECI (08.23.2014)
ARKIVAT E SIGURIMIT TË SHTETIT - VEPRIMI ANTIKOMUNIST NË QARKUN E TIRANËSNga VELI HAKLAJ (08.23.2014)
SULMI ANASTASIST NDAJ SHËN KOZMAIT TË KOLKONDASITNga ARDIT BIDO (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]