E Premte, 05.17.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
INFORMACIONIN DHE TË VËRTETËN PO E ZËVENDËSON SHUMË PROPAGANDA
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 09.08.2014, 07:18pm (GMT+1)


   Ne sistemin diktatorial opinioni është informuar  sipas dëshirës së diktatorit. Dhe dihen pasojat e gjithë kësaj. Shumë kush ne emer të informacionit të rreme e ka pësuar me jetë,  me përsekutime makabre , burgosje deri ne vdekje, ikje nga vendlindja etj. Në demokraci  kemi shumë burime të informacionit të cilat e plotësojnë njera- tjetrën duke e plasuar të vertetën për zhvillimet politike dhe zhvillimet   ekonomike. Demokracisë i nevoiten që  qytetarët të jenë aktiv në informim , dmth, duke e dhënë informacione dhe duke marrë informacione  të sakta . Pa jetën aktive publike të secilit  edhe nuk mund të jetë informacioni në nivel të duhur.

Ne këtë fazë të tranzicionit  , njeriu  ka shume burime të informacionit . Meqense edhe ne si shtetet  e tjera të rajonit kemi jetuar shumë gjatë në sistemin  diktatorial , kjo logjikë e të menduarit dhe vepruarit ende nuk është eliminuar .  Informacionet politike dhe informacione e tjera mund  begatohen  nga literaturat për informim publik, por edhe në vendet ku bashkohen elitat, në kafene dhe në  rrethe të ndryshme te njerëzve të arsimuar.Në Kosovë si vend ku po merren më së shumti  informacionet  janë  kafenetë dhe hotelet e ndryshme . Këtu zhvillohen debate të ndryshme neper tavolina së cilat janë  të vërtetat dhe burumet  e informacionit rreth një dukurie apo një ngjarje më peshë politike apo edhe partiake. Ne këto rrethe më shumë po qarkullojnë dezinformata apo janë edhe njerëzit e porositur për të plasuar informacione të rreme ,të cilat I konvenojnë  një strukture të caktuar politike, një grupacioni njerëzish apo edhe atyre të cilët gjinden në krye të shtetit. Krejt këto po bëhën për qëllime të caktura politike ,për ta mjegulluar situatën sipas dëshirës së atyre që janë në pushtet .

Ata të cilët i kontrollojnë mediat  e ka media  që  po kontrollohen , atëherë ata po arrijnë në këtë drejtim  edhe ti realizojnë qëllimet e dyfishta duke i kotrolluar dhe duke i artikuluar kërkesat e veta  edhe në mbarë shoqërinë.Udhëheqësit  e shtetit jo vetëm tek ne por edhe në shumë vende të tjera , duke mos pasur mundësi ta ndryshojnë situatën jo të mirë në shumë drejtime , në menyrë manipulative i ndryshojnë përcepcionet e situatës . Kur jeta publike dhe informacioni manipulohet , edhe gjendja pak ka mundësi të ndryshon për të mirë.Në kohën e teknologjisë së lartë edhe burimet e informacionit është vështirë të kontrollohen së a janë të sakta.Gjysëm të vërtetat apo  dezinformatat po u hyn në funksion materjal apo politik një kategorie të caktuar njerëzish apo krejt një strukture të caktuar politike . Ata të gjitha këto po i  dizajnojnë sipas dëshirës së tyre së çka është e mirë dhe çka është e keqe.  Pushtetarët po përpiqën ti krijojnë  dy të vërteta,  e vërteta e  atyre dhe e vërteta e  qytetarëve .

Kjo e dyta është shumë më e saktë, së sa e vërteta që e plason çdo ganiturë e cila gjindet në pushtet. Pushtetarët në të shumtën e rasteve shërbehen me të "vertetat" që atyre iu sjellin leverdi materjale, apo diqka tjeter.Ata çdo herë  dëshirojnë që përmes te" vërtetës" së tyre të demonstrojnë forcën duke tentuar kështu edhe të fusin frikë dhe panikë të pjesa dërmuese e qytetarëve . Secili ka të drejtë të këtë mendime të ndryshme rreth  një çështje, por nuk ka të drejtë ta shtrembëron të vërtetën. Informacionin dhe të vërtetën  po e zëvendëson shumë  propaganda, dhe kjo nuk na qon askund si shtet dhe si komb.

    Veq shikoni së çfarë propagande po bëhët së kush do ta këtë pushtetin që disa kohë pas mbajtjës së zgjedhjeve nacionale. Këto marifete aspak të mira dhe bukur të rrezikshme mund të  ndodhin duket vetëm tek ne. Publiku po shërbehet më shumë burime të informacionit dhe kjo pastaj po fragmentohet. Gjithnjë e më shumë po kemi media të ndryshme , por gjithnjë e më pak  që po i shikojnë apo lexojnë ato. Gjithmonë vlen postulati së nese e dëshiron të vërtetën e plotë duhet  të dëgjohet edhe ana e kundertë, e jo të shërbehemi  vetëm sipas një burimi. Mbyllja e informacionit fletë së po  mbyllet edhe shoqëria  .Nuk na nevoitet aspak që gjendja në shoqëri të na paraqitet  si e mirë kur nuk është ashtu.Duhët të punohet për një kulturë të mirëfilltë të informacionit , se vetëm ashtu mund të prosperojmë si shoqëri. Duhet  thënë dhe çmuar vetëm të vërtetën.Mjetet e informimit dhe informimi I drejtë për çdo gjë e ka fuqinë e madhe, prandaj edhe në maksimum nevoitet që kjo të zbatohët në praktikë .Mos të harrojmë së qytetarit më shumë së kurrë i nevoitet informacioni I saktë , sepse nga kjo mvaret shumë edhe së si do të jetë e ardhmja e shtetit dhe e mirëqenjës ...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVANGARDA E POEZISË SË RRUGËS - SULM POETIKPërgatiti: FASLLI HALITI (09.07.2014)
ARRESTIMI I FULLANIT, MBLIDHET SHOQËRIA CIVILE - MBI 13 MIJË FIRMA PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT (09.06.2014)
NATA E PARË E FULLANIT NË QELI - KËRKON MEDIKAMENTET E TENSIONIT (09.06.2014)
MAQEDONI - KOMISIONI I LUSTRIMIT, QASJE NË DOSJET E UDB-së DHE TË KOS-it (09.06.2014)
ATA, BIJTË E SHQIPES... 3Fotoreportazh nga AJET NURO, Montreal, Kanada (09.06.2014)
REPORTAZH I BBC - BUKURIA E MALEVE TË SHARIT (09.05.2014)
FESTIVALI I GJINOKASTRËS SHEMTUES I KOSTUMIT KOMBTAR SHQIPTAR (Pjesa IV)Nga FRITZ RADOVANI (09.05.2014)
MAQEDONI - GJUHA SHQIPE SHKOI HUQ, AS NATO, AS ZGJEDHJENga HADI OSMANI (09.05.2014)
ËSHTË E RREZIKSHME KUR REALITETI DEFORMOHET - MOTRAT ISLAMI JANË PUNËSUAR NË DETYRA EDHE MË TË RËNDËSISHMENga HASAN KOSTRECI, Anëtar Bordi i Organizatës 'Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane' (09.04.2014)
SHPELLA E GADIMES - UNIKALE NË LLOJIN E VET (09.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]