E Martë, 04.30.2024, 02:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PASIONI DHE PATRIOTIZMI NUK MUND TË BLIHET
Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

E Hënë, 09.15.2014, 08:10am (GMT+1)




Unë kam diçka që për arsye të veçanta taktike,  nuk dua të ndajë me të tjerët. Jo sepse kam bërë diçka të paligjshme, ose të kem diçka për të fshehur, por thjesht sepse dua që unë dhe familja ime të mbetemi rehat. 

Disa pronarë të portaleve të internetit, për shkak të konfliktit të interesave nuk u konvenon t`i botojnë letrat e mia. "Na mungon fotografia jote,"- i arsyetojnë censurimet. Në vend që interesin Kombëtar ta vendojnë para interesave private, përkatësisë ideologjike, fetare. Ndërkaq botojnë shkarravina të disa radikalëve islamik etj që kundërshtojnë shqiptarizmin. Sa më i thellë është niveli në të cilin mbështetet përgjigja ime ndaj sjelljes së tyre, aq më tepër është i rëndësishëm për kuptimin thelbësor të reagimit tim. Jo thjeshtë për të kuptuar motivimet e saj, por për ta hetuar atë në çdo hollësi. Ajo që shkakton reagimin tim nuk është zhgënjimi në vetvete dhe vetiu, por pengimi i lirisë së fjalës, standardet e dyfishta apo mohimi të lidhura me rrethanat. Megjithatë, është karakteri i personit, në radhë të parë, ai që përcakton se çfarë mund ta zhgënjej atë, dhe në vend të dytë fuqia e kundërveprimit të tij ndaj zhgënjimit.

***

Nëse ndonjë i panjohur, të pyet a mund të tregosh pak se kush je ti, çfarë do të thuash? Kush jeni ju? Çfarë është identiteti juaj?

Shumë prej nesh do të dëshironin të përmendin emrin, gjininë, vendin ku jetojmë, me çka merremi (profesionin) ose çka studiojmë, interesat tona, ndoshta me ke jetojmë dhe jo më pak cilësitë personale që ne besojmë se janë tipike për ne. Si e shihni ju veten dhe si ju mendoni se të tjerët ju shohin.

I gjithë ky informacion për ju, ajo që ne e quajmë identitetin tuaj, ju e keni grumbulluar nëpër të kaluarën tuaj.

Por, dikush më pak e dikush më shumë ka përkufizime në ndarjen e të dhënave personale me tjerët.

***

Çfarë është informacion personal?

Përkufizimi i të dhënave personale dhe të dhënave të ndjeshme personale:

"¢ informacion personal është një pjesë e informacionit apo të vlerësimit që mund të lidhet me ju si një individ.
"¢ të dhënat personale të ndjeshme mund të jenë informacion në lidhje me origjinën racore ose etnike, apo bindjet politike, filozofike ose fetare, profesionin...

Mbrojtja personale është një e drejtë themelore.

Rreth mbrojtjes së të dhënave personale:

Mbrojtja e të dhënave personale do të thotë se ekziston një kufi për sa afër teje duash të afrosh tjerët. E drejta e jetës private ka një vlerë që është e vështirë të matet. Shumë prej nesh e shohin vlerën vetëm kur të dhënat tona personale janë në rrugë të gabuar dhe ne e përjetojmë se integriteti ynë kërcënohet.

Informacioni personal është informacion dhe vlerësime që mund të lidhen me ju si një individ, të tilla si emrin, adresën, numrin e telefonit, adresën e-mail, numrin e regjistrimit të makinave, foto dhe datën e lindjes.

***

Pseudonim:

"Emër fals " është një emër fiktiv, përdoret si një alias nga një person - si një alternativë për emrin e tij të saktë.

Termi është përdorur dhe përdoret në lidhje me një autor i cili nuk dëshiron të përdorë emrin e tij kur boton. Pseudonimet janë në përdorim gjithashtu nga aktorë, atletë, muzikantë etj. Për muzikantët mund të ketë disa arsye, por ndoshta më së shumti për kryesisht se emri i artistit duhet të jetë interesant ose i përfshirë në koncept; ose për të fshehur përkatësinë etnike duke zgjedhur një emër më të ngjashëm me anglishten.

Pseudonim përdoret veçanërisht në lidhje me ushtarakët profesionist, luftëtarët të cilët morën (marrin) një pseudonim për të fshehur emrin e vërtetë për shkak të pjesëmarrjes direkt në konfliktet e armatosura, beteja dhe luftëra në gjithë rruzullin tokësor. Kjo sepse nuk duan që familja dhe të afërmit e tyre të identifikohen, dëmtohen...

Përveç tjerash, pseudonimi përdoret për arsye se autori nuk dëshiron që lexuesit të bëjnë lidhje në mes të tekstit dhe biografisë ose jetës private të tij, ashtu që teksti të flas për vetveten. Autorë të ndryshëm, duke përdorur pseudonime përpiqen për të mbrojtur jetën private të tyre ose të familjes, miqve. Kjo mbrojtje mund të jetë me gjysmë-zemre, nën presionin e familjes.

Disa njerëz me profesion të ndryshëm prej gazetarit, jetojnë një jetë sekrete shkrimtari dhe nuk duan që punëdhënësit e tyre të dinë për të.

Pseudonim mund të përdoret edhe për shkak se autori ka frikë. Shpesh herë është shumë e rrezikshme për të kritikuar regjimet totalitare veçanërisht për ata që gjeografikisht nuk  ndodhen larg atij regjimi, ose vetë ndodhen larg tij por kanë farefis ose miq atje. 

Dhe, mund të jetë e rrezikshëm për të folur në lidhje me fenë dhe teksteve të shenjta. Për shembull kur autori e di se përmbajtja do të duket provokuese për shumë individ ose grupe ekstreme.

Gjithashtu, botuesit mund të përdorin pseudonimet, për të fshehur identitetin e tyre dhe për të shmangur censurën dhe të ndiqen penalisht.

Në disa raste të veçanta, te personat e veçantë, pseudonimet "janë të lidhur" me emrin artistik të magjistarit. Është e rëndësishme për ta bërë veten pak "të huaj" dhe të shquar, të dallohet nga tjerët...

Mund të ketë arsye të thella filozofike dhe ekzistenciale pse një autor zgjedh përdorimin e pseudonimeve.

Nëse dikush shkruan për tragjedi, lot dhe zgjedhje të dhimbshme nën emrin tij të plotë, ajo shkon në dëm të substanciales së leximit.

Ne duhet të besojmë thellësisht mbi atë që ndodh, sepse vështirë diçka e rëndësishme në botë të jetë e sigurt. Themeli ynë i vetëm është bindja jonë, vullneti ynë dhe shpresa jonë.

Pseudonimi te dikush është për të krijuar një distancë në mes të autorit dhe të lexuesi që i jep lexuesit mundësinë për të gjetur të vërtetën e vet.

Pseudonimet ose anonimiteti mund të bëjë të mundur për të ruajtur objektivitetin edhe pse tema është ekzistenciale. Unë për shembull nuk dua që dikush t`i komenton pozitivisht artikujt e mi vetëm pse njihemi personalisht dhe i di saktësisht të dhënat e mia personale (CV-në time), e di se a ka apo nuk ka leverdi (privilegje) të më përkrahe.
Shpesh spekulohet, supozohet se kush fshihet pas një pseudonimi. Disa dëshmi rrethanore, sidomos stili i shkrimit, e bëjnë më shumë ose më pak të mundshme të zbulohet se personi duhet t'i përkasë një profesioni të caktuar, banon në një vend të caktuar, etj. Këto gjëra mund të shihen lehtë nga intelektualët e zgjuar.

***

Urrejtja patetike ndaj shqiptarëve fle në qoshet e thella të mendjes së pushtuesve të trojeve tona etnike dhe zgjohet e shpërthen në kohë vështirësish, turbullirash, trazirash e rrëmujash.

Shumica e politikanëve tanë tradhtuan, bashkëpunojnë me armikun në vend që të kryejnë detyrën për të cilën paguhen. Unë nuk mund të shtirem se nuk jam i zemëruar në Perëndinë pse ka lejuar të lindin këta legenë.

Shqiptarët e shtypur dhe naiv besojnë kot që bashkëngjitja e një të drejte në letër nga pushtetarët mafioz, do të thotë se ajo bëhet realitet. Detyra e mediumeve të mirëfillta është t`i informojnë drejtë, të demaskojnë mashtruesit, duke filluar nga denoncimi i pasurisë marramendëse joligjore të këtyre krijesave qoftëlarg, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar -  të kontribuojnë në ngritjen e akuzave dhe ndjekjes penale; ndihmoj ngritjen e shtetit ligjor.

Media dhe politikanët (në shtetet demokratike) mund të paktën të bien dakord në një gjë: Bota nuk është siç ka qenë. Bëhet fjalë për bashkëveprim në mes politikës dhe mediave - ndërveprimin midis shtypit të lirë dhe vendimmarrjes demokratike.

***

 Ksamil (Saranda) 06 Gusht 2014

Me miqtë e mi të lindur në Amerikë, Australi dhe Kanada veç 2 javë gjendemi në vendin e zemrave tona. Për të tretin vjet me radhë vizitojmë s`bashku atdheun e gjyshërve tanë. Kemi zgjedhur bjeshkën për vend qëndrimi a banimi të përkohshëm, në çadra; vend "pushimi" që më tepër i përngjanë një Kampi ushtarak. Larg qendrave të banuara. Ne jemi edhe koleg dhe bashkëluftëtarë që mbrojmë interesa të njëjta Kombëtare... Stërvitemi. Ditë e natë. Ngjitemi pa pushim në bjeshkët madhështore dhe zhytemi në ujërat e kaltra të Ksamilit... Ne, bijtë e Shqipërisë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ke zënë një vend të madh në zemrën time, ke mbetur ëndrra e familjes s`ime. Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në Tokën Tënde të Shenjtë, kur vera e lënë vendin.



Ne kemi kujtimet tona, Shqipëri
Ato kurrë nuk do të vdesin
Tani është koha të ndahemi
Zemrat tona me ty mbesin.


   -----------------------------------------
Per VOAL,ch, Shtator 2014

AUREL DASARETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR NË KRYE TË SHQIPTARËVE GJENDEN ELITAT JOVIGJILENTE POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.14.2014)
KOSOVË - REHABLITIMI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT ËSHTË NJË SFIDËNë dekadën e fundit në Kosovë, është rritur trafikimi me qenie njerëzore dhe në shumicën e rasteve viktimat janë të mitura (09.14.2014)
POLITIKA PA PARIME DHE INATI POLITIKNga HAMZË MORINA (09.13.2014)
BRIGJEVE TË VALBONËS BUKUROSHE...Fotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ (09.13.2014)
16 vjetori i rënies së heroit Azem HajdariKRONIKA E NJË VRASJE TË PARALAJMËRUARNga ILIR SECI (09.12.2014)
TRE AKUARELE LIRIKE TË AKUARELISTIT HELIDON HALITI PËR ÇIFTIN POETIK SKËNDER DHE ELIDA BUÇPAPAJNga FASLLI e NIRVANA HALITI (09.12.2014)
PËRTEJ SHKËLQIMIT TË QËNDRESËS (Si parathënie për librin “Dëbimi i shqiptarëve prej Kosove në vitin 99” të Sulejman Didës)Nga REXHEP SHAHU (09.12.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 6, NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I HELIDON HALITIT (09.12.2014)
TË MBRETËROJË ARSYEJA DHE MENÇURIA POLITIKE DUKE MOS DHËNË SHEMBULL TË KEQKoment nga SKËNDER MULLIQI (09.12.2014)
1919-1920BURRAT QË SHPËTUAN SHQIPNINË NGA COPTIMINga FRITZ RADOVANI (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]