E Hënë, 05.20.2024, 03:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË LIBËR ORIGJINAL I CILI FLET PËR KONTRIBUTIN E MËRGATËS SONË NË GJERMANI
Nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 09.24.2014, 06:22am (GMT+1)







Xhafer Leci, duke raportuar me rastin e kremtës së 10 - vjetorit të themelimit të aktivit të LDK-së, në Kirchheim Teck, viti 2000
 

Më habit fakti për sa jam i informuar se si deri më sot askush nga radhët e LDK-së, në Gjermani, nuk ka botuar ndonjë libër, për pos zotit Xhafer Leci.


Libri: " NË THEMELET E TRADITES KOMBËTARE SHQIPTARE" i autorit Xhafer Leci, është një libër voluminoz, me 489 faqe. Botuar në Prishtinë më 2006. Ky libër, me ngjarjet interesante që përshkruhen aty, të tërhjek për ta lexuar derisa ti biesh në fund. Ngjarjet e kohës të cilat trajtohen në librin e Xhafer Lecit, janë dokumentare, ku autori ishte vetë pjesmarrës i atyre zhvillimeve dhe proceseve. Librin mund ta quajmë ndryshe edhe Histori e një pjese të mërgatës shqiptare.

Autori në këtë libër ofron shënime orgjinale me vlerë historike, jo vetëm për kohën për të cilën shkruan ai, por edhe për ardhmërinë historike ku brezat në vazhdim mund ta përdorin si dokument për trajtime historike. Laramania e ngjarjeve të kohës, përshkruehet me shumë dokumentacione me të cilat përshkruhet sakrifica madhore e mërgimtarëve tanë të cilët atdheut i dhuruan edhe djersën e fundit, shëndetin e gjakun e tyre. Ky libër mund të jetë edhe mësim se si duhet atdheu pa hile, se atdheut duhet dhënë e jo marrë si bëjnë sot të mjerët e kombit.

Çështja kombëtare përshkruhet si obligim njerzor sepse kështu ishte edhe vetë autori i cili për një jetë nuk kurseu asgjë nga vetja e nga familja për një të ardhëme më të mirë Autori i këtij libri, në shumë raste pa hezituar ka qenë mjaftë i ashpër, ndaj atyre që i ka konsideruar, si përçarës dhe të dëmshëm për bashkimin shpirtëror e teritorial të shqiptarëve të ndershëm të cilët kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë Etnike. Mendojmë se autori arsyeshëm i ka thënë troq gjërat ashtu siç kanë qenë, pa i filozofuar e dramatizua ngjarjet, pa marr parasysh i pëlqejnë dikujt apo jo?

Në këtë libër lexuesi i interesuar gjenë shumë tema me rëndësi dhe vlerë të jashtzakonshme, si KRONIKE , MONOGRAFI, DOKUMENTAR... ai shkruan për demonstratat, protestat e vitit 1968, 1981, 1990, pjesmarrës i të cilave ka qenë edhe vet, për vrasjen e vëllazërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Gjermani, e të Vehbi Ibrahimit e Enver Hadrit në Belgjikë, për plagosjen e Rasmi Zenelajt në Frankfurt, për dhimbjen dhe qendresën, për pjesëmarrjen e tij me shumë shokë në ceremoninë e varrimit të tyre...për vizitat-homazhet që u kanë bërë mërgimtarët dëshmorëve në mënyrë të organizuar, atyre që dhanë jeten në mërgim për liri e pavarësi të Kosovës, të cilët u varrosen në Stuttgart,Bruksel e vende tjera.

Autori shkruan edhe për ndasitë dhe përqarjet e mërgatës që egzistonin, për ndasitë në demostrata, homazhe, tubime të ndryshme dhe që emrat e atyre që ia bënin këto përqarje mërgatës shqiptare, kishin emra e mbiemra të cilët Xhaferi pa ngurim i akuzon për përqarje, e sidomos disa nga orgnizatorët e këtyre aktiviteteve, qofshin ata të LDK-së, LPK-së , apo të subjekteve tjera.

Autori në veqanti akuzonë përqarësit, cilët nuk lejonin bashkimin e forcave çlirimtare, në një forcë të vetme, të cilët përqarës thotë ai, ishin të njejtit të cilët kurr nuk i njohen institucionet legjitime të dala nga vullneti i popullit të Kosovës, mu si vepronte edhe Beogradi. Mu këta ishin ata që formulonin listat e vdekjeve dhe vranë para, gjatë dhe mbas luftës njerzit e pafajshëm, nga radhët e struktura të larta të LDK-së.

Ata vranin politikan, diplomat, oficer, ushtar e polic të cilët me mish e shpirt punonin dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës...

Xhafer Leci, flet gjithmonë në shumës, përmend miqët e shokët, ku bashkë me ta ka organizuar tubime të ndryshme, si festat kombëtare, akademi përkujtimore, promovime librash, lojraka sportive... Në organizimet që ka zhvilluar atutori me bashkëveprimtarë, gjithmonë për qëllim kanë pasur ta ndihmojnë vafërinë që kishte kapluar trojet tona, e që populli shqiptar mos të gjunjëzohëj asnjëherë para okupatorit serb...

Ai shkruar për arsimin, shëndetësinë, për luften e fundit, për lirinë e Kosovës, për LDK-ën, LPK-ën, Beslidhjen, për Shoqatat dhe Klubet, për presidentin Rugova, për qeverinë e Kosovës në ekzil, për kryeministrin Bukoshi, ministrin e financave Isa Mustafa, për Fondet e 3% shit, dhe të "Vendlindja thërret", për dyshimet, se mund të ketë pasur edhe keqpërdorime rrethë grumbullimit të mjeteve materiale, spse nuk janë bërë raportet finaciare, përmes të cilave është dashur të raportohet për opinionin, nepër kanale televizive, gazeta e forume të ndryshme. Autori shkruan edhe për Degën, nëndegët dhe aktivet e LDK-së në Gjermani, pa harruar ti përmend e falenderon mërgimtarët, e sidomos organizatorët dhe veprimtarët e dalluar të mërgatës. Ai flet edhe për shkollat shqipe me mësim plotësues, për grumbullimin e mjeteve materiale për ta ndihmuar popullin shqiptar, për arsimin, shëndetësinë, luftën për çlirim, liri e pavarësi të Kosovës...

Për të gjitha këto që përmenda, Xhafer Leci me shifra e data ka mbajtur shënime, duke bërë raporte poltike dhe finaciare me dokumente orgjinale të shkruara e nënshkruara, nga kryesia e Shoqatës " Kadri Zeka" në Nürtingen, dhe kryesia e aktivit të LDK-së në Kirchheim Teck. Leci shkruan edhe për sukseset e mëdha në fushën e internacionalizimit të çështjes shqiptare në përgjithësi, e në veçanti të Kosovës, për materialet propoganduese, peticionet e nënshkruara nga protestuesit nepër demonstratat e zhvilluara në Perëndim, të cilat veprimtarët i kanë shpërnda nepër zyra të ministrive gjemrane, qendrore dhe lokale, politike, juridike, si dhe atyre për të Drejta e Njeriut...

Më habit fakti për sa jam i informuar se si. deri më sot askush nga radhët e LDK-së, në Gjermani, nuk ka botuar ndonjë libër, për pos zotit Xhafer Leci, kur dihet se Dega e LDK-së në Gjermani, ishte numerikishtë më e madhja, por edhe më e organizuara, si dhe bartëse e proçeseve kryesore të ngjarjeve me rëndësi politike në Perëndim, ku për mbi një dekad radhazi pa pushuar, është punuar për të mirën e të gjithë shqiptarëve të trojeve tona etnike. Në radhët e LDK-së kishte një armatë e tërë, më shumë intelektual të lëmive të ndryshme të të gjitha fushave, dhe kjo ja shtonte vlerta, jo vetëm LDK-së, por mbarë popullit shqiptar..

Një biografi të shkurtër për autorin

Xhafer Leci, aktualisht është kryetar nderi i Shoqatës "Kadri Zeka, dhe akoma shumë aktiv në organizme të ndyshme në kuadër të kësaj Shoqate, si dhe në pjesëmarrje të aktiviteteve të organizuara nga Shoqata, klube, shkolla shqipe e tjera.

Me shkrime meret nga viti 1990, shkrimet e tij janë botuar kryesishtë te gazeta "Bota sot", por edhe nepër gazeta e revista të shkruara dhe elektronike.

Xhafer Leci është lindur në vitin 1948 në fshatin Gmicë, Komuna e Kamenicës, ai ka të kryer Shkollën e Mesme Ekonomike në Gjilan. Nga viti 1968 jeton në Gjilan, ndërsa në vitin 1969 emigronë në Gjermani ku edhe sot si pensionist, jetonë dhe punonë nga disa orë në ditje, duke furnizuar-shpërndar barna nepër disa barnatore. Xh.Leci është pjesmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Gjilan, dhe të vitit 1981 dhe 1990 në Perëndim. Leci është incues për themelimin e aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck, më 1990, inicues për themelimin e SHKSH"Kadri Zeka" në Nüftingen të Gjermanisë, më1992, dhe inicues për themelimin e Shoqatës humanitare "Zukë Leci" në Zürich të Zvicrës më 1998. Leci me shokë kanë hapur 3 paralele të shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në vitin 1994, në Kirchheim -Teck, e rrethina.

Në përiudhen 1990 -2000, derisa Xh.Leci ka qenë kryetar i aktivit të LDK-së dhe kryetar i Shoqatës "Kadri Zeka", me organizimet e shumta dhe të suksesshme me bashkëveprimtarët e tij, kanë grumbulluar ndihma materiale nga mërgimtarët për shëndetësinë, arsimin dhe luftën e fundit 1998-1999, në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe në Maqedoni, 1 175 909 DM, pa përmendur këtu ndihmat për veshmathje...






Kundër Salih Çekajt dhe Bujar Bukoshit ishte lëshuar fletarrest


Unë, shkruan Leci, në atë mbledhje bëra pyetjen se pse nuk po përgatitemi për luftë. Mendoj se 3%-shi është fare pak.

 



 
Ibrahim Rugova

 
Buar Bukoshi

 
Mark Krasniqi


Po sjell disa citate nga libri në " Themelet e e traditës kombëtare shqiptare" i autorit Xhafer Leci, si dhe nga intervista e zhvilluar më 2004, nga ish i burgosuri shumëvjeçar, Kadri Mani i ndjerë, atëherë botues i Revistës "Shqipëria Etnike".

Pyetje: A kanë shtruar njerëzit e LDK-së nga dega, nëndegët apo aktivet ndonjëherë pyetje Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një përgatitje paraprake për luftën eventuale me Serbinë, e cila mund të fillonte në Kosovë në vitet e 90-ta?

Përgjigje: Unë nuk dij për të tjerët, sepse nuk kam mundur të marrë pjesë në të gjitha tubimet që janë mbajtur në Gjermani, meqë është hapësirë e madhe, por unë personalisht kam bërë pyetje diku në vitin 1992-1993, në Bietigheim në një mbledhje të nëndegës së LDK-së për Baden Württemberg; se ç'është puna me oficerët shqiptarë të cilët e lëshuan armatën jugosllave, se a është duke u përgatitur diçka në atë drejtim, apo jo? Sa i ndihmojmë ne ata (ushtarakët) materialisht dhe nëse jo, pse? Më atë rast pata përmendur me emër dy oficerë të lartë nga Dardana (ish Kamenicë) Gjeneral Ramadan Qehajen dhe Kolonel Zaim Berishën, të cilët atëherë nuk merrnin ndihma nga askush..?! Z. H. Gagica shkurt më është përgjigjur "Nuk jam kompetent të jap përgjigje për këtë"! Ndërsa më 12 mars 1994, Leci shkruan, në cilësinë e kryetarit të aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck, dhe njëkohësishtë edhe kyetar i SHKSH-së "Kadri Zeka", ku në lokalet e kësaj Shoqate në Nürtingen të Gjermanisë u organizue dhe u mbajt një tubim vetëm me kryetarët e aktiveve të nëndegës së LDK-së për BW, e cila kishte 72 akitve ku muarën pjesë 72 kryetarë dhe anëtarë të kryesisë së nëndegës, të cilën e drejtoi me sukses Shaban Bobaj, kryetar i Nëndegës së Baden-Württembrg-ut. Nga dega merrte pjesë nënkryetarja znj. Donika Gërvalla, ministri i financave mr. Isa Mustafa si dhe anëtarja e kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë zonja Edita Tahiri. Unë, shkruan Leci, në atë mbledhje bëra pyetjen se pse nuk po përgatitemi për luftë. Mendoj se 3%-shi është fare pak, thashë unë, kur ne e dimë se okupatori është shumë i fortë? Mendoj se ne duhet të japim me dhjetëra dhe qindra mijëra marka, bile edhe të marrin kredi nga 20-30 mijë marka gjermane, sepse ne e kemi shtetin amë Shqipërinë të lirë ku mund të ushtrojmë e t'i vendosim raketat në veri të saj me të cilat mund ta sulmojmë edhe Beogradin. Dhe posa t'ia hudhim ato si specat e kuq, Beogradi do ta ftonte dr. Rugovën në bisedime për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Pjesë e një pyetje-përgjigje

Më 1996, një tubim që u mbajt në "Altes Feuerwerhaus Süd" Möringer str. 56 në Suttgart, ku merrte pjesë akademik Mark Krasniqi me një delegacion të PDSHK-së M. Krasniqit, në praninë e nja 250 pjesëmarrësve i bëra pyetje me shkrim në emrin tim personal se kur do t'i vie fundi rezistenës paqësore? Ai m'u përgjigj "Kur macës t' ia mbyllësh dyert e dritaret dhe e ndjek atë nëpër dhomë, kur ajo nuk ka ku të ikë më, do të kthehet dhe do të sulmojë në fytyrë, sepse nuk ka rrugëdalje tjetër. Kështu edhe neve kur të na mbyllen të gjitha dyert e dritaret do të mbrohemi...."

Pyetje: Si do të kishe vepruar t'i gjatë luftës, po të ishe kryetar i degës së LDK-së në Gjermani?

Përgjigje: Tash e kemi shumë lehtë të flasim (në veçanti ata të cilët kanë punuar fare pak ose hiç!), sepse atëherë ishte më vështirë. Mua më 1998, pak para Vitit të Ri, më pati marrë në telefon nga München-i i Gjermanisë Sokol Gjoka, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njihja që nga viti 1992. Sokoli më tha: z. Leci, kam dëshirë të të vizi-toj, por nuk kam mundësi se jam në një seminar zyrtar, por nëse ke kohë eja të bisedojmë. Kam dëshirë të takohemi. Edhe pse ishte larg rreth 200 km, mora me vete shokët dhe anëtarët e kryesisë të aktivit: Qemajl Morinën, Mejdi Laçajn dhe Xhevat Bekteshin. Biseduam me Sokolin për situatën e rëndë dhe hallet tjera të kombit. Midis nesh dhe zëdhëndësit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë qe zhvilluar edhe ky dialog:

Mejdi Laçaj: Pse Fatos Nano është lidhuar aq shumë me grekët?"

Sokoli Gjoka: Politikë është ajo.

M. Laçaj: Pse Nano i përqafon dhe ua shtrëngon aq shumë duart grekëve. Këtë nuk e kuptojmë dot?!

S. Goka: Kësaj pyetje iu "përgjigj" me një buzëqeshje diplomatike, duke thënë: Politika me fqinjët e kërkon ashtu!

Xhevat Bekteshi e Qemajl Morina, gjithashtu ndër të tjera, e pyetën Sokol Gjokajn Kush është, sipas mendimit Tuaj, politikani më i mirë në Kosovë?

Sokol Gjoka: Fehmi Agani dhe Mahmut Bakalli. Ne në Shqipëri nuk kemi Fehmi Agan.

Xhafer Leci: Pse po lejoni që majtistët e Kosovës të drejtojnë TVSH-në dhe po e dezinformojnë dhe përçajnë popullin. Këtë sa më shpejt duhet t'ua ndalojë Qeveria e Shqipërisë!?

Sokol Gjoka: Ne nuk përzihemi në punët e Kosovës.

Xhafer Leci: Kjo është përzierje e madhe!

Sokol Gjoka: Jo, kurrsesi. Emisioni i TVSH-së, të cilin e drejtojnë kosovarët nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë.

Pastaj Sokoli na pyeti për situatën. Ne i thamë se jemi të shqetësuar nga masakrat e reprezaljet e okupatorit dhe për përçarjet në mes shqiptarëve. Pas disa ditësh, përpilova një letër dhe shkova në zyrën e LDK-së në Stuttgart, që t'i përcillej Qeverisë të Shqipërisë dhe të kërkohej nga ajo që ta ndalojë hovin e kërcënimeve të majtistëve kosovarë, se një ditë historia do ta dënojë qeverinë Nano për këto përçarje të rrezikshme në rradhet e faktorit politik dhe ushtarak shqiptar. Në korridor të zyrës takova Emrush Lokajn anëtar i kryesisë të degës. Ia përfola qëllimin e letrës dhe kërkova që profesori Lokaj të ma lekturojë dhe ta vulosë, që letra të jetë dokument zyrtar. Lokaj nuk u përgjigj në pyetjen time dhe as që kërkoi ta lexonte letrën. Disi u preka rëndë. Heshta dhe nuk hyra as në zyrë te Hafiz Gagica, që t'i tregoja pse kisha shkuar aty. Gagicës ndoshta i ka treguar Lokaj. Unë këtë as sot nuk e di. Posa kam dalë jashtë te dera, i zhgënjyer e kam bërë copa-copa atë letër dhe e hudha në shportë. Me një fjalë, unë doja të bisedoja me të gjithë, nëse do të mund të gjëja mirëkuptim, duke dialoguar me të gjithë për të mirën e vendit dhe kombit shqiptar. Por a do të arrija ndonjë sukses, këtë nuk e dija atëherë, e nuk e di as sot!? Po indiferencën e disave duhet ta dënoncojmë bashkërisht.

Emrush Lokaj, profesor, është një intelektual, kalibër i përgaditur, burrë esnafë, besnik dhe i pa hile në raport me veprimtarinë që ka zhvilluar me bashkëveprimtarë.


Më kujtohet kur në vitin 1998, Bedri Islami po më thoshte për Azem Hajdarin se ai "po e fyen më tepër se gjysmën e popullit, por do ta marrë atë se çka dëshiron, pa më thënë konkretisht se çka, ndërsa për Ahmet Krasniqin më thoshte se atë e ka inçizuar sigurimi shtetëror shqiptar (SHISH), duke folur me telefon dhe se ai, kinse paska për qëllim që ta kthejë në pushtet Sali Berishën, prandaj nuk shkon të luftojë në Kosovë, se Ahmet Krasniqi ka mundur të mashtrojë serbë e kroatë, por jo edhe neve?! Në fillim të vitit 1999, Bedri Islami më thoshte prerë "se bandat e Salih Çekut po na pengojnë ta luftojmë armikun dhe se kundër tij (Salih Çekut) dhe Bujar Bukoshit, është lëshuar fletëarresti, etj.? Nga kush e pyes unë? "Nga Shtabi i Pëgjithshëm", më përgjigjet. "Kush e udhëheq atë Shtab e pyes? "Do ta shohësh më vonë" më përgjigjet ai. Pastaj në vazhdën e kësaj propagande kundër LDK-së dhe kryetarit Rugova vinin panderprerë akuza të ndryshme se LDK-ja po e saboton luftën, gjë që nuk ishte e vertetë, kurse dihet se mu LPK-a ishte sabotuesja më e madhe e luftës, kur që nga viti 1990 kurrë nuk njohen kryetarin dhe as Qeverinë e Kosovës, duke kërcënuar poashtu masën, se vetëm kush vjen pas nesh është në rrugë të drejtë dhe kush nuk vjen me ne është tradhtar!? Po të mos ishte kontributi i LDK-së, LPK-ja nuk do të mund ta furnizonte as vetëm me bukë e me cigare, e lëre më me armë, ushqim dhe veshmbathje UÇK-në. Mjete financiare majtistëve u kishte dhënë edhe qeveria e Bukoshit, por ata këtë qeveri nuk e njohen kurrë...

Në Stuttgart të Gjermanisë, më 17-18 janar 1999, u mbajt konferenca e degëve të LDK-së për diasporë. Temë e kësaj konference ishte gjendja e vështirë në Kosovë, lufta gjenocidiale masakruese nga forcat serbe kundër shqiptarëve, si dhe organizimi i luftës. Ishin pjesëmarrës të gjithë kryetarët e degëve, i ndjeri komandant Sali Çeku, ministri i financave, mr. I. Mustafa dhe shumë mysafirë nga Kosova, si prof.Fatmir Sejdiu, inxhinjer Fatmir Rexhepi etj. Hafiz Gagica, kryetar i degës së LDK-së në Gjermani dhe koordinator i degëve tejra në diasporë, kishte ftuar edhe përfaqësuesin e komunitetit izraelit për Gjermani, z. Ignjat Bubis, i cili gjatë diskutimit të tij tha "Unë do t`u shkruaj të gjitha qeverive të botës dhe oganizatave qeveritare dhe jo qeveritare, që në qendër të Europës, në këtë rast në Kosovë, nuk guxon të ketë masakra siç bëri Hitleri me ne izraelitët. Dhe me të vërtetë Ignjat Bubis i shkroi dhe lajmëroi qeveritë botërore, sidomos atë të Amerikës, ku komuniteti izraelit atje është i fuqishëm...

Me praninë e presidentit Rugova, më 2.5.1993, u organizua tubimi informativ me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi, ministrin e Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës, mr. Isa Mustafa, nënkryetarin e LDK-së Anton Kolaj dhe të tjerë. Në këtë rast, dr. Rugova përshëndeti te gjithë të pranishmit dhe tregoi objektivat që ka Republika e Kosovës dhe punën që po bën për t`u afirmuar në botë, mbështetjen që po i jep qeveria e Shqipërisë dhe presidenti Berisha. Dr. Bukoshi theksoi me këtë rast rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndaj qeverisë dhe për punën që po bën Qeveria e Kosovës për lidhjet me shtetet e tjera, me të cilat mund të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Mr. I. Mustafa deklaroi se nuk ka asnjë abuzim në 3%-in dhe obligimet e tjera, por ato realizohen kurdoherë në të mirë të vendit, çdo gjë është e përcaktuar sakt dhe nuk ka asnjë shpërdorim. Poashtu , në takimet dhe tubimet e ndryshme të organizuara nga dega e LDK-së për Gjermani, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë të LDK-së, si akademik Fehmi Agani, nënkryetar i LDK-së, i cili theksoi se askund nuk ndodh si te ne ne Kosovë ku profesorët e Univesitetit janë larguar dhe deri tash janë pezulluar nga puna 120 mijë punëtorë. Gjatë periudhës raportuese nga Aktivi ynë i Kirchheim/Teck-ut është marrë pjesë masivisht edhe në tri tubime të rëndësishme proteste, të cilat kanë sensibilizuar edhe më shumë problemin e Kosovës. Këto tubime masive proteste janë organizuar në Bonn, në München dhe në Bern të Zvicrës. Në protestën e Bonn-it, ne kemi shkuar shumë të organizuar, me autobusë të veçantë, me flamuj kombëtarë dhe me parulla për Republikën e Kosovës. I gjithë organizimi ka qenë shumë i mirë dhe bashkatdhetarët tanë iu përgjigj masivisht thirrjes së partive politike për pjesëmarrje në protestë kundër dhunës në Kosovë. Me këtë rast u firmos edhe Peticioni i protestës nga të gjithë anëtarët e LDK-së të aktivit tonë. Në protestën e Bonn-it më 1995 morën pjesë mbi 100 mijë protestues dhe i dhanë publicitet edhe mediat gjermane...

AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BESA IMAMI - YLL I PASHUAR I SKENËS SHQIPTARENga Prof MURAT GECAJ (09.23.2014)
SHQIPTARJA EGZONITA ALA SHPALLET 'MISS GJERMANIA 2014'Vendin e dytë në garë e merr shqiptarja tjetër, FJOLLZA AVDIU (09.23.2014)
200 VJETORI I HIMNIT AMERIKAN (09.23.2014)
MEDALJE TË ARTË FAMILJES LLADROVCI PËR KONTRIBUT NË ÇLIRIMIN E KROACISË (09.22.2014)
KORRIDORI JUGOR I GAZIT DHE FAKTORËT E RREZIKUTNga PETRIT HALITI (09.22.2014)
MBRËMJE E SUKSESSHME, TAKIM MBRESËLËNËS I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË (Sh.Sh.Sh.A) (09.22.2014)
HAKI LATIFI, Kryetari i LDK Zvicër - LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT! -Në kujtim të 16 vjetorit të vrasjes tinzare të ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi (09.22.2014)
NA ËSHTË BËRË NJË MOZAIK I KEQ I SKENËS SONË POLITIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (09.22.2014)
HISTORIA E KISHËS NË SHQIPËRI (09.21.2014)
TË LUMTË, SHQIPËRIA IME!Skicë nga Prof MURAT GECAJ (09.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]