E Premte, 04.26.2024, 09:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RAMIZ KADRIU - KRIJUESI QË FRYMON ME VENDLINDJEN

E Mërkurë, 10.01.2014, 05:42pm (GMT+1)


Ramiz Kadriu- Krijuesi që frymon me vendlindjen


Kur përmendet emri i Ramiz Kadriut, mendja të shkon menjëherë në shumë drejtime. A të mendosh për këtë njeri si për një poet, një shkrimtar, publicist, si një mësues, një veprimtar të çështjes kombëtare, apo ... Vështirë të përcaktosh dhe të theksosh vetëm njërin dimension (r.press)

ramiz kadriu

Ramiz Kadriu ka publikuar  deri tash rreth 18 vepra të ndryshme, që nga librat me poezi e deri te librat e fundit dokumentues të kulturës, traditës, veshmbathjes, e zakoneve të shqiptarëve të Medvegjës. Këto vepra, të shkruara përgjatë 20 vjetëve, do të jenë pasqyrim i jetesës së shqiptarëve të Medvegjës dhe krenari për të kaluarën në vendlindjen tonë të dashur. Pa dyshim, përmbajtja e këtyre librave do të shërbejë si pikë orientuese për studime të ardhshme dhe si dokumentim të jetesës së shqiptarëve në Medvegjë.


Poeti i njohur medvegjas, autor i disa përmbledhjeve me poezi dhe shkrimeve tjera, kësaj radhe na paraqitet me një publikim ndryshe, me titull «Pleqtë e Medvegjës». Në këtë mënyrë, ai e ka përgatitur një album me fotografi të njerëzve që janë e nuk janë në këtë botë, por të cilët në mënyra të ndryshme kanë mbetur në mbamendjen tonë. Si kriter për këtë, autori ka përdorur trimërinë e tyre në epoka të ndryshme, mençurinë dhe mendjemprehtësinë, zellin për punë, urtinë etj. Kështu, ai i ka bërë të pavdekshëm baballarët, gjyshërit e stërgjyshërit tanë, me çka ata do të skaliten thellë në kujtesën e pasardhësve, të nipave e të mbesave. Libri ka një përgatitje të bukur teknike, ndërsa koloriti e shquan këtë album. Kësaj radhe, fotot flasin më shumë se fjalët. /J. Fetahu/

 

LLukman HALILI

Ramiz Kadriu dhe Medvegja Sot

st baja

A do të shpëtohet Medvegja, është pyetje shumë e vështirë t'i përgjigjesh në këtë moment. Medvegja është e boshatisur. Atë është shumë vështirë ta vizitosh, sidomos ai që ka lindur e është rritur vite me radhë atje, ngase pamja e fshatrave ka ndryshuar 100%. Kjo pamje trishtuese ta thyen zemrën, pasi nevojitet shumë kohë që gjendja të normalizohet e të frymojnë ato vendbanime. Është shumë vështirë, ngase ata që e duan Medvegjën, që janë rritur atje, tani po vdesin dita-ditës, e gjeneratat e reja janë më pak të lidhura me vendlindjen, andaj edhe është shumë e nevojshme t'u ofrojmë më tepër në shpirtin dhe zemrat e tyre rinore.

Po, ka shumë deklarata nga shumë njerëz, por, mjerisht, një pjesë e tyre flasin ndryshe e punojnë ndryshe, e kush pëson në këtë rast dihet viktimë është Medvegja.

NUSERIE

Shoqata Humanitare «Medvegja»  paraqet emblemën e Medvegjës sot

Shoqata-Humanitare-Medvegja-Fully

Shoqata Humanitare «Medvegja» me seli në Fully është shembull tipik i një veprimtarie humane e bamirëse, por si duket edhe ajo është vënë në shënjestër të atyre që nuk ia duan të mirën Medvegjes. Një ditë ishte Zeneli (kryetari i shoqatës) te unë në vizite dhe më tregoi sinqerisht që ka shumë zëra e thashetheme për veprimtarinë e shoqatës, ndërsa unë e porosita që të punojnë në vazhdimësi dhe të mos përulen, ngase puna e tyre është shumë e dobishme dhe e mirëseardhur për ata që vërtet kanë nevojë të tillë.

Njerëzve u pengon suksesi i tjerëve dhe këtu qëndron mjerimi jonë. Përkundrazi ne të gjithë dueht të mburremi me Shoqatën humanitarw Medvegja. Shoqata Humanitare «Medvegja» e ka një histori bukur të gjatë, mbi 30 vjet veprimtari, ndërsa e ka dëshmuar veten si shoqatë shumë me rëndësi dhe vlerë, jo vetëm për Medvegjën, por edhe me gjerë. Ajo është e njohur botërisht për punën e saj, prandaj e meriton edhe një mbështetje të madhe, në mënyrë që ta vazhdojë veprimtarinë e saj, ngase kjo është e nevojshme për Medvegjën më shumë se kurdoherë, por edhe për viset tjera shqiptare.

Dua të potencoj këtu rolin madhor të familjes Neziri pergjithsishtë, përkushtushmërinë e Zenel Nezirit kryetar i shoqatës Medvegja. Zenel Nezirin e njoh së paku tash e 40 vjet, e njoh si person shume energjik për të kryer punë të vlefshme. Në vitin 2005, kur pata pësuar nga sulmi në tru, ende pa u zgjuar nga krevati, më erdhi pranë me Muharrem Selimin, më vizituan dhe i kishin sjellë edhe porosite e shumta të bashkëvendësve nga Zvicra, me dëshirat më të ngrohta që të shërohem sa më parë. Më sollën edhe ndihmën e parë për të vazhduar edhe më pas, për çfarë i falënderoj, ngase më kanë dhënë vullnet për jetë dhe për ta vazhduar punën time.

Ua di shumë për nder, sepse Zeneli sa herë që vjen në shtëpinë e tij, gjithnjë më viziton dhe me ndihmon si fqinji fqinjit. Nuk mundem pa e përmend edhe Musë Nezirin një person shumë i urtë dhe shumë i sinqertë. Ai i do librat pa masë, di t'i çmojë veprat, thënë ndryshe ai është një bibliotekë e vërtetë. Është një njeri shumë i këndshëm, shume tërheqës, për më tepër ai e hijeshon vendin ku gjendet. Kujdeset për shoqërinë, për familjen, si dhe për rrethin ku punon e vepron.


Ai është krenaria e Medvegjes. Unë të tillë e njoh dhe vërtet i tillë është.Në këtë kontekst është i  pamohueshëm  edhe kontributi i Vëllezërve Selmani cilët njoh shumë mirë qysh nga Tupalla, kur ata ishin nxënës të shkollës fillore, e kur unë kam qenë mësimdhënës i tyre për 4 vjet. Shabani më ka pasur edhe kujdestar të klasës për 4 vjet me radhë. Ata kanë qenë nxënës shumë të mirë të shkëlqyeshëm. Madje, Shabani ka qenë me trup shumë i rritur e i zhvilluar dhe shumë i gjallë, dinamik, po mendoj për të mësuar me shumëçka. Fadilin nuk e njoh aq shumë, por e mbaj në mend se kujdesej për vëllanë e tij Shabanin, kurse Ismetin e njoh edhe si nxënës shumë të urtë, por edhe si nxënës shumë i sjellshëm dhe i këndshëm.

Si do të duket Medvegja nesër, e si është Ramizi sot?

nenloket e mdhaja

Ramizi sot është shumë i lumtur, shumë i gëzueshëm,  e Medvegja nesër do të jete edhe më keq nëse nuk punojmë edhe më tepër në vetëdijesimin e popullatës së saj, edhe të atyre që jetojnë aktualisht në Medvegjë, po edhe atyre jashtë saj, si dhe te intensifikohet ndihma shumë mirë e paraparë, të vlerësohet në baza reale, e të mos keqpërdoret nga askush.Medvegja ka ndihma, por po me duket jo sa duhet në ritëm, prandaj duhet të përshpejtohet kjo veprimtari. Apeloj që të ndihmohet Medvegja me të gjitha format, të mos kursejmë sot që të mos bëhet vonë nesër.

 

 

 

msusat

Adem Luta,Riza Kadriu,Ramiz Kadriu,Zuke Kadriu,Nazmie Ismajli,Zenel Sahiti,Ramiz shahini,veli Hajdini,rexhep Ferati,Hasan Rexhepi,Skender Abazi,Halil Ismajli,Hysen Aliu,Agim Sahiti,Feti Pajaziti,Ilaz Jaha,Ragip Rama.(ulur)Fatime Jakupi,Hana Murati,Fata Mustafa,Nurie Ferati,bahtie Muharremi,Hava Sadiku,Sevdie Osmani,Zene Zeqiri,Ramize Ajeti,Luljeta Osmani,dinore Kadriuhajrie Sinani,Murat Rama,Haki Emini dhe Sokol Sinani.

(Marrë nga Dialogplus)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AT MATI PRENNUSHI O.F.M. PËRBALLË TRADHTARËVE I DËNUEM TRI HERË  ME VDEKJE...Nga FRITZ RADOVANI (10.01.2014)
NGA OLGARKITË PARTIAKE DHE SHTETËRORE, POPULLI DHE SHTETI U 'NDRYDHËN', 'U SKAJUAN' TEPËR SHUMËNga SKËNDER MULLIQI (10.01.2014)
RTSH ME LAKUN NË FYT!Nga ENKELEDA ZEKO (09.30.2014)
PSE PERËNDIMI DUHET T'I KUSHTOJË VËMENDJE KRIZËS NË MAQEDONI?Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI dhe ROLAND GJONI* (09.30.2014)
TË ZBULOJMË ZVICRËN: TIÇINO - OSE GJERDANI I PERLAVE TË ZVICRËS JUGALPINE (I)Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.30.2014)
LETER E HAPUR PRESIDENTES SE REPUBLIKES SE KOSOVES - VEPRONI VETËM NË INTERES TË POPULLIT, ME NDERSHMËRI, GUXIM DHE VENDOSMËRINga MEJREME AZEMI (09.30.2014)
AS. DR. LABINOT SHAHINI, SHEMBULL I ARDHMËRISË SHQIPTARENga AGIM GASHI (09.29.2014)
FANSAT E PUTINIT NË BE DHE NË NATONga PETRIT HALITI (09.29.2014)
FOTO E DITËS - BILL DHE HILLARY CLINTON, GJYSHËR PËR HERË TË PARË, I GËZOHEN MBESËS SË TYRE CHARLOTTE (09.29.2014)
PAPA FRANÇESKU NË SHQIPËRI - POROSI DHE TRASHËGIMI PËR NE (21 SHTATOR 2014)Nga Don LUSH GJERGJI (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]