E Mërkurë, 05.22.2024, 04:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LUFTA E FTOHTË NËPËRMJET 30 FOTOGRAFIVE

E Shtunë, 11.15.2014, 02:43pm (GMT+1)


Fundi i Luftës së Dytë Botërore i hapi rrugë Luftës së Ftohtë, një betejë mes komunizmit dhe kapitalizmit që vuri përballë Lindjen dhe Perëndimin dhe që e çoi botën në prag të luftës bërthamore. Qyteti bregdetar i Jaltës në Krime, ishte vendi i një takimi historik mes udhëheqësve britanik, amerikan dhe sovjetik Uinston Churchill, Franklin D. Roosevelt dhe Josef Stalin në shkurt të vitit 1945. Ndërkohë që fitorja kundër nazistëve ishte shumë pranë, tre aleatët e mëdhenj ranë dakord që të qeverisin në mënyrë të përbashkët Gjermaninë e pasluftës, ndërkohë që Stalini premtoi zgjedhje të ndershme në Poloni.

2 hiroshima

Vendimi i SHBA për të përdorur bombën atomike kundër Japonisë në gusht 1945 konsiderohet si akti që i dha fund Luftës së Dytë. Qindra mijëra vetë gjetën vdekjen në cast në Hiroshima dhe Nagasaki, ose vdiqën nga rrezatimi pas bombardimeve.

3 perde e hekurt

Presidenti i SHBA, Harry S. Truman prezanton Uinston Churchillin në Kolegjin Uestminster në Fulton, Missouri në 5 mars 1946. Në fjalimin e tij, ish kryeministri britanik deklaroi: "Nga Stettini në Balltik e deri në Trieste në Adriatik, një perde e hekurt është ulur në të gjithë kontinentin".

4 plani marshall

Në vitin 1947, Sekretari i Shtetit i SHBA, George Marshall propozoi një program masiv ndihmash për të rindërtuar Europën, pas rrënimit të Luftës së Dytë. Afro 13 miliardë dollarë ndihma u dërguan në Europë nga viti 1948 deri në 1952, sipas Planit Marshall, por Bashkimi Sovjetik dhe Europa Lindore komuniste e refuzuan ndihmën amerikane, duke e quajtur "skllavërimi i dollarit". Në këtë fotografi, një punëtor amerikan lyen logon e Planit Marshall në një makineri që bëhet gati për t'u dërguar për në Europë.

4. bllokada e berlinit Në 24 qershor, 1948, Bashkimi Sovjetik bëri një përpjekje për kontrollin e Berlinit duke bllokuar të gjithë hyrjet nga toka në qytet. Berlini u nda në katër sektorë nën kontrollin amerikan, britanik, francez dhe sovjetik, por vetë qyteti ndodhej i gjithi në Gjermaninë lindore të pushtuar nga sovjetikët. Nga qershori 1948 deri në maj 1949, avionë amerikanë dhe britanikë hodhën nga ajri 1.5 milionë tonë ndihma për banorët e Berlinit Perëndimor. Pas 200 mijë fluturimeve, Bashkimi Sovjetik e hoqi bllokadën. Në këtë fotografi, një grup berlinezësh ndodhen mes rrënojave të një ndërtese pranë aeroportit të Tempelhof, teksa një avion C-47 sjell ushqime për qytetin.

6. Mao

Në qershor 1949, komunistët kinezë shpallën fitoren ndaj forcave nacionaliste të Chan Kai-shek, që më vonë u largua për në Taivan. Në 1 tetor, Mao shpalli Republikën Popullore të Kinës. Dy muaj më vonë, Mao udhëtoi për në Moskë për të takuar Stalinin, dhe për të diskutuar Traktatin e Miqësisë sino-sovjetike.

7 Nato

Në gusht 1949, Presidenti Truman firmosi Traktatin e Atlantikut të Veriut, që shënoi fillimin e NATO-s. Dy vjet më herët, ai kishte kërkuar 400 milionë dollarë ndihmë nga Kongresi për të luftuar komunizmin në Greqi dhe Turqi. Doktrina Truman premtonte të ofronte ndihmë ekonomike dhe ushtarake nga SHBA për cdo shtet që rrezikohej prej komunizmit.

8. Korea

Në 25 qershor, 1950, forcat komuniste të Koresë së Veriut pushtuan Korenë e Jugut. Dy ditë më vonë, presidenti Truman urdhëroi forcat e SHBA që të ndihmojnë koreano-jugorët. Në këtë foto, marinsa të SHBA zbarkojnë në Inchon teksa fillon beteja. 3 vjet më vonë u firmos një armëpushim, dhe kufiri mes dy Koreve mbeti po ai i 1950-ës. Gatishmëria e Kinës dhe Koresë së Veriut për t'u dhënë fund luftimeve i atribuohet kryesisht vdekjes së Stalinit në mars. Nuk ka patur asnjëherë një marrëveshje paqeje, kështu që teknikisht lufta e Koreve nuk ka marrë fund asnjëherë.

9 rosenberg

Në 29 mars 1951, Julius dhe Ethel Rosenberg u dënuan se kishin shitur sekrete bërthamorë amerikanë tek sovjetikët. Rosenbergët u dënuan me vdekje në karriken elektrike dhe u ekzekutuan në 1953, pavarësisht reagimit të fortë të liberalëve që i quajtën ata si viktima të gjuetisë antikomuniste të shtrigave.

10 makartizmi

Dënimi i Rosenbergëve ndihmoi për ardhjen e Makartizmit (McCarthyism), fushata antikomuniste e udhëhequr nga Senatori i SHBA Joseph McCarthy në 1953-54, në kulmin e luftës së ftohtë. Afro 400 amerikanë u morën në pyetje në dëgjesa të fshehta, duke u gjendur përballë akuzave nga McCarthy dhe stafi i tij, për përfshirjen e tyre në veprimtari komuniste. Ndërkohë që fillimisht McCarthy gëzoi vëmendje të publikut dhe pati një shtytje në karrierën e tij, më vonë gjërat iu kthyen kundër. Trajtimi i ashpër që u bëri oficerëve të ushtrisë në dëgjesat private përshpejtoi rënien e tij.

11 pakti varshavesNë 1955 u organizua Pakti i Varshavës, duke krijuar një aleancë ushtarake të vendeve komunistë të Europës Lindore, që përfshinin Bullgarinë, Cekosllovakinë, Gjermaninë Lindore, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Bashkimin Sovjetik. Këtu, ushtria sovjetike marshon gjatë ditës së 1 Majit në 1954. 12 sputnik Në 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnikun, satelitin e parë të prodhuar prej njeriut, në orbitë përreth Tokës. Në 1958, SHBA krijuan NASA-n, dhe kështu nisi gara për hapësirën. 13 castro Në 1 janar 1959, forcat e majta nën udhëheqjen e Fidel Castros rrëzuan qeverinë e Fulgencio Batistas në Kubë. Castro shtetëzoi menjëheë industrinë e sheqerit dhe firmosi marrëveshje tregtie me Bashkimin Sovjetik. Vitin tjetër, qeveria e tij shtetëzoi asetet e SHBA në ishull. 14 hrushov Udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov flet në samitin e Parisit 1960, që u ndërpre pasi një avion spiun amerikan U-2 u qëllua dhe rrëzua gjatë një misioni mbi hapësirën sovjetike. Pasi sovjetikët lajmëruan kapjen e pilotit Francis Gary Pouers, SHBA tërhoqën deklaratat e mëhershme se avioni ishte në një mision kërkimor për motin. 15 muri Një dorë shfaqet mbi majën e mbushur me xhama të Murit të sapondërtuar të Berlinit, që ndau sektorët lindorë dhe perëndimorë të qytetit në gusht 1961. SHBA kishte refuzuar propozimet e liderit sovjetik Nikita Hrushov për ta bërë Berlinin një "qytet të lirë" me aksesin të kontrolluar nga Gjermania Lindore, dhe në 15 gusht autoritetet komuniste nisën ndërtimin e murit për të mos lejuar që gjermano-lindorët të largoheshin drejt perëndimit. 16 kenedi kuba Në vitin 1961, një pushtim i organizuar nga SHBA me 1400 mërgimtarë kubanë u mposht prej forcave të Castros në Gjirin e Derrave. Presidenti Kennedy mori përgjegjësinë e plotë për dështimin. Vitin tjetër, Bashkimi Sovjetik instaloi raketa bërthamore në Kubë, në gjendje të godisnin një pjesë të mirë të SHBA. Kennedy urdhëroi një bllokadë detare të Kubës deri kur sovjetikët të largonin raketat. Ai e shpalli këtë lëvizje në TV. 6 ditë më vonë, sovjetikët ranë dakord të heqin raketat, duke i dhënë fund një prej konfrontimeve më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë. Në 1963, SHBA dhe BS ranë dakord të vendosin një linjë direkte komunikimi telefonik me qëllim që dy udhëheqësit të flisnin direkt në kohë krizash. 17 kenedi berlin Në 1963, rreth 250 mijë vetë mbushën sheshin e Berlinit për të dëgjuar Kennedyn. "Të gjithë njerëzit e lirë, kudo ku janë, janë qytetarë të Berlinit", i tha Kennedy turmës. "Dhe kështu, si njeri i lirë, jam krenar të themL Ich bin ein Berliner". Pak muaj më vonë, presidenti do të vritej në Dallas, një ngjarje që tronditi kombin dhe gjithë botën. 18 johnson vietnam Presidenti Lindon B. Johnson firmos Rezolutën e Gjirit të Tonkinit në gusht 1964. Rezoluta, e miratuar nga Kongresi, i jepte Johnsonit kompetencë që të dërgonte trupat e SHBA në Vietnamin e Jugut. 19 vietnam Pamje nga një betejë në veriperëndim të Saigonit, pranë kufirit me Kamboxhian në mars 1965. Lufta e Vietnamit zgjati pothuajse një dekadë dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 58 mijë amerikanëve. 20 izrael Në 5 qershor 1967, Izraeli nisi një sulm që do të njihej si Lufta Gjashtë Ditore, duke i marrë Egjiptit Sinain dhe Rripin e Gazës, Jordanisë Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, dhe Sirisë kodrat Golan. Bashkimi Sovjetik akuzoi SHBA se po nxisnin agresionin e Izraelit. Në këtë foto, disa ushtarë izraelitë qëndrojnë pranë në frontin e Murit Perëndimor në qytetin e vjetër të Jeruzalemit. 21 Cekosllovaki

Në 5 janar 1968, reformatori Alexander Dubcek u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Cekosllovaki, duke premtuar "demokratizimin më të gjerë të mundshëm" teksa lëvizja Pranvera e Pragës përfshiu të gjithë vendin. Liderët sovjetikë dhe të Paktit të Varshavës dërguan një forcë ushtarake prej 65 mijë trupash në gusht. Dubcek u arrestua dhe prosovjetikët rimorën pushtetin. Këtu, banorë me një flamur cekosllovak qëllojnë mbi një tank sovjetik në Pragë, 21 gusht 1968.

22 henaAstronauti i Apollo 11, Eduin Aldrin Jr. Nderon flamurin amerikan në sipërfaqen e Hënës në 20 korrik 1969. Ai dhe komandanti i misionit, Neil Armstrong u bënë të parët njerëz që ecnin mbi Hënë. Misioni i tyre u konsiderua një fitore amerikane në Luftën e Ftohtë dhe garën hapësinore.

23 nixon Kine

Udhëheqësi kinez, Mao ce Dun dhe presidenti i SHBA, Richard Nixon pas takimit në Pekin, në 22 shkurt 1972. Nixoni u bë presidenti i parë amerikan që vizitonte Kinën. Dy shtetet nxorrën një komunikatë ku pranonin "dallimet thelbësorë" ndërkohë që bënin të qartë se "normalizimi i marrëdhënieve" ishte në interes të të dy kombeve. Afrimi ndryshoi ekuilibrin e fuqive me sovjetikët. Dy vjet e gjysmë më vonë, Nixon dha dorëheqjen pas skandalit të Uotërgejt.

24 carter brezhnjev

Presidenti i SHBA, Jimmy Carter shtrëngon duart me liderin sovjetik, Leonid Brezhnjev pas firmosjes së traktatit të kufizimit të armëve strategjike SALT II në Vienë, Austri në 18 qershor 1979.

25 reagan gorbachov

Presidenti Ronald Reagan bisedon me liderin sovjetik Mikhail Gorbachev gjatë një samiti dyditor mes superfuqive në Gjenevë, Zvicër në 21 nëntor 1985. Gorbachevi nisi një epokë reformash ekonomike të njohur si perestroika. Dy vjet më vonë, Reagani dhe Gorbachevi firmosën Traktatin e Forcave me Rreze të Mesme në Uashington.

26 reagan berlin

Presidenti Reagan i drejtohet popullit të Berlinit perëndimor në portat e Brandenburgut, pranë Murit të Berlinit në 12 qershor 1987. Për shkak të sistemit amplifikues, fjalët e Reaganit mund të dëgjoheshin edhe në anën lindore të kontrolluar nga komunistët. "Shembe këtë Mur!" ishte apeli i famshëm që Reagani i drejtoi Gorbachevit. Të shumtë janë ata që mendojnë se fjalimi i Reaganit atë ditë shënoi fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë.

27 ruset afganistan

Trupa sovjetike kalojnë kufirin sovjeto-afgan përgjatë urës mbi lumin Daria pranë qytetit të Termezit në Uzbekistan, gjatë tërheqjes së tyre nga Afganistani në 6 shkurt 1989. Bashkimi Sovjetik e pushtoi Afganistanin teksa komunisti Babrak Karmal mori kontrollin e qeverisë. Luftëtarët e mbështetur nga SHBA zhvilluan një luftë të kushtueshme kundër sovjetikëve për pothuajse një dekadë.

28 prishja e Murit

Një demonstrues godet Murin e Berlinit teksa rojet në Berlinin Lindor shikojnë nga lart Portës së Brandenburgut në 11 nëntor 1989. Gorbachevi hodhi poshtë Doktrinën Brezhnjev, e cila premtonte përdorim force për të mbrojtur interesat e saj në Europën Lindore. Në 10 shtator, Hungaria hapi kufirin me Austrinë, duke i lejuar gjermano lindorët të shkojnë drejt perëndimit. Pas demonstratave masive në Gjermaninë Lindore dhe Europën Lindore, Muri i berlinit ra në 9 nëntor.

29 Jelsin Ndërkohë që pushonte në gadishullin e Krimesë, Gorbachevi u rrëzua nga një grusht shteti i komunistëve ekstremistë në 19 gusht 1991. Grushti i shtetit dështoi pasi qytetarët dolën në rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjerë në mbështetje të presidentit rus, Boris Jelsin, i cili e denoncoi grushtin. Gorbachevi u lirua nga arresti shtëpiak. Ai dha dorëheqjen në 25 dhjetor dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë.

30 ruset

Njerëz që festojnë shkelin me këmbë statujën e Feliks Dzherzhinskit, themeluesi dhe kreu i policisë së fshehtë sovjetike, që më vonë u njoh si KGB. Statuja u rrëzua në zyrat qendrore të KGB në Moskë në 23 gusht 1991. KGB ishte përgjegjëse për arrestime dhe ekzekutime në masë.

MARRE NGA CNN

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME (11.15.2014)
FOTO E DITËS - RAMA SHËTIT SI QYTETAR I THJESHTË NË STOKHOLMNdryshe nga Beogradi ku delegacioni shqiptar u desh të shoqërohej nga mijëra policë (11.15.2014)
NË TURQI JETOJNË 700 MIJË ÇAMË (11.14.2014)
HUMBJA E DYTË E DIPLOMACISË SERBE NË BEOGRADVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.14.2014)
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT (11.14.2014)
MUÇI FEZGA - GJITHÇKA QË MUND TË BËJMË, TË JETË PËR TË MIRËN E BREZAVE QË NA PASOJNËIntervistoi: KUJTIM MATELI (11.13.2014)
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...PKSH E DREJTUEME NGA TERRORISTI ENVER HOXHA ISHTE NË SHERBIM TË KASAPËVE SHOVENISTË SERBË...Nga FRITZ RADOVANI (11.13.2014)
TAKIMI RAMA-VUÇIÇ, ZOR SE MUND TË JESH ENTUZIASTNga FATOS LUBONJA (11.13.2014)
Një ditë në PrishtinëSHIKIM I VARUR NË DEGË LISIReportazh nga AGIM GASHI (11.13.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT - SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (Pjesa XI)Nga BRAHIM AVDYLI (11.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]