E Premte, 04.26.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUJTESA ËSHTË THEMELI I LIRISË
Lëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i Shqipërisë
Nga KOLEC TRABOINI

E Mërkurë, 11.19.2014, 07:57am (GMT+1)


Është detyrim të mbetën në kujtesë emrat e njerëzve të martirizuar në gjysmë shekulli diktaturë. Të gjendën të shkruar diku për ata që në të ardhmen dëshirojnë të dinë se çfarë mizorie ka qenë komunizmi. Sepse ka ndodhur një harrim i qëllimshëm. Sepse shihni rrugët e Tiranës, janë mbushur ende me emra komunistësh dhe nuk gjen asnjë emër martiri. Sot kalon në rrugë para emrit të një krimineli bolshevik që ka pushkatuar njerëz pa gjyq, por emrat e viktimës nuk e gjen kurrkund.

Lëveret e murtajës së kuqe që kanë dalë tani në 2014 tregojnë se nuk është bërë dekomunistizimi i Shqipërisë. Është përgjegjësi e madhe e atyre që e quajtën veten demokratë por nuk bënë asgjë për të bërë pastrimin e Atdheut prej murtajës së kuqe, të behëj gjyqi i madh, të hapeshin dosjet, dhe ja tani rezultati.

Ata nuk janë thjeshtë një tufë pensionistësh siç tha Kryeministri ynë, por është një grupim i madh, është një frymë e keqe, shihni kanalin "Tring" filma shqiptarë dhe keni përditë e përnatë kronikat e kongreseve të Partisë Komuniste, fjalimet ogurzeza të Enver Hoxhës, propogandën e makinës vrasëse. Nuk i japin rastësisht, por kanë një platformë.

Nuk janë një tufë pensionistësh me mendje të qorrollepsur apo edhe të deziluzionuar nga kjo demokraci ku ujku i fortë çanë tërë kopenë e i dobëti vdes në mjerim, por edhe breza të rinj të ushqyer me frymë të keqe të kolerës së kuqe të toleruar aq shumë nga shteti e shoqëria shqiptare. Por për këtë kanë ndihmuar edhe ata që i frynin erës së zogizmit, duke ngritur monumente, në vend të shihnin përpara.

Ne jemi mediokër e nuk e dimë se e mira e popullit nuk është duke i bërë urra liderëve të gjallë apo të vdekur, të vjetër apo të rinj por duke punuar për popullin e Atdheun. Për të kemi mbetur të varfër sepse e kemi më të lehtë të merremi me politikë deri në lehje, se sa të punojmë tokat.

Jemi kthyer në një popull dembel të ushqyer me politikë dhe ideologji shterpë dhe nuk po dimë të dalim nga kjo gjendje, mjerisht. Po liderët tanë politikë dhe shtetëror, ata janë kthyer në pjesa më komike e historisë sone. Askush nuk thotë çfarë duhet të bëjmë, vetëm të zhbëjmë atë që e bere i mëparshmi. Ndërtojmë e shkatërrojmë. Nuk kemi nje plan të saktë se çfarë mund të bëjmë për zhvillimin ekonomik, por mbetem në fasonet ( si të ishim popull i pazhvilluar afrikan) që edhe ato janë prona të politikës.

Prish pallate e bëj kasolle i thonë kësaj pune. Ku janë uzinat e fabrikat, ku shkuan e kush i mori. A do ketë ndonjëherë një gjyq për këtë?! Bëni gjyqe për qeveritarët hajdutë na thotë Europa, por këtu e kanë veshin shurdhër se janë hajdutë të gjithë ata që kanë kyçet e shtetit e politikës. Korbi korbit s'ja nxjerr sytë. Sapo vjen dikush deputet në parlament, në ndonjë institucion a kolltuk, të gjithë mendjen për të vjedhur e grabitur. Një politikë jo thjeshtë medikorre por shtatrruese. Sharlatanizmi po bën ligjin në këtë vend. Dhe nuk shohim një shpresë kurrkund! Na ngeci këmba në ca revanshe historike idiote. Dhe ngopu me portretet e vampirit të kuq, o popull!

KOLEC TRABOINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTYHET PËR VITIN 2015 CEREMONIA E RIVARRIMIT TË ISA BOLETINIT (11.18.2014)
HOTI E GRUDA, MË 14 NËNTOR 1918, I KËRKUAN KONFERENCËS SË PAQES NË PARIS T’IU GARANTOJË BASHKIM ME SHQIPËRINËNga RAMIZ LUSHAJ (11.18.2014)
'DOKTOR FLORI' PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT MES LOTËVE, DUATROKITJEVE DHE MUZIKËS SË TIJ (11.18.2014)
NDESHJA ME ITALINË - KROATËT TIFO ME FLAMUR SHQIPTAR (11.18.2014)
MARY EDITH DURHAM - NJË ZONJË E MADHE PËR SHQIPËRINËNga KASTRIOT FRASHËRI (11.18.2014)
LETER BLLOKUTNga AGIM GASHI (11.18.2014)
1989 - REVOLUCIONI I KADIFENJTË, SLLOVAKIA DHE ÇEKIA FESTOJNË (11.17.2014)
RUSIA STËRVITET NË SERBI PËR TË ZBARKUAR NË BALLKANNga PETRIT HALITI (11.17.2014)
GJENOVA, SOLIDARITETI I SHQIPTAREVE PER PERMBYTJETNISMA, TE ARDHURAT NGA MIQESORJA ITALI – SHQIPERI SHKOJNE PER RIPARIMIN E DEMEVENDIHMA E SHQIPTAREVE TE GJENOVËS (11.17.2014)
NUK E NJEH FERRIN DANTESKKatër vargje djegëse nga HEINRICH HEINE, poet gjerman 13.12.1797-17.2.1956Shqipëroi nga gjermanishtja Elida Buçpapaj (11.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]