E Martë, 04.30.2024, 05:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
1989 - REVOLUCIONI I KADIFENJTË, SLLOVAKIA DHE ÇEKIA FESTOJNË

E Hënë, 11.17.2014, 10:38am (GMT+1)


Më 17 nëntor, Sllovakia dhe Çekia kujtojnë 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë. Tetë ditë pas rënies së Murit të Berlinit, një protestë studentësh kundër pushtimit komunist shtypet dhunshëm nga forcat e rendit në Pragë. Pas pak ditësh, qindra mijëra njerëz vërshuan rrugët e kryeqytetit çek, derisa në fund të muajit Partia Komuniste pajtohet të mbajë zgjedhje të lira. Në dhjetor, regjisori disident, Vaclav Havel, zgjidhet president dhe demokracia zë vend.

1

Protestat e para u mbajtën në janar të vitit 1989. Protestuesit shënonin vetë-djegien e studentit çek Jan Palach njëzet vjet më parë, në shenjë kundërshtimi ndaj pushtimit sovjetik të vitit 1968. 
 

2

Në muajin gusht u mbajtën protesta të tjera, të cilat gjithashtu shënonin përvjetorin kundërthënës të pushtimit sovjetik. 


3

Protesta e radhës u mbajt më 28 tetor 1989, në përvjetorin e themelimit të Çekosllovakisë, më 1918. Protestuesit kërkonin liri dhe demokraci në sheshin Wenceslas në Pragë.


4

Kthesa e madhe ndodhi më 17 nëntor 1989, me mbajtjen e protestës më të madhe në 20 vjet. Mijëra studentë parakaluan qetësisht përmes qendrës së Pragës, derisa u ndalën nga një kordon policie në Rrugën Popullore. 


5

Studentët ndezën qirinj dhe brohorisnin "jemi duar-thatë", por policia speciale bllokoi rrugëdaljet para se të fillonte sulmin ndaj tyre.
 

6

Numri i protestuesve filloi të rritet me të madhe. Më 19 nëntor, policia speciale bllokoi urën për të parandaluar depërtimin e protestuesve drejt Kështjellës së Pragës, aty ku edhe gjendej zyra e presidentit çekosllovak.  


7

Në këtë foto, të bërë më 19 nëntor, protestuesit shihen të ulur në gjunj, ndërkohë që përballen me policinë në Pragë. Edhe kësaj radhe policia reagoi dhunshëm.


8

Më 21 nëntor, më shumë se dyqind-mijë protestues dolën në Pragë për të pestën ditë me radhë. 


9

Më 24 nëntor, turma u rrit në 300,000. Vaclav Havel, regjisori disident dhe ish i burgosuri politik, iu drejtua turmës masive nga një ballkon prej nga shihej i gjithë sheshi Wenceslas, në qendër të qytetit të Pragës


10

Më 26 nëntor, protestat u zhvendosën në një park të madh, për të akomoduar numrin në rritje të protestuesve. Rreth gjysmë milioni njerëz erdhën për të dëgjuar fjalimin e Havelit dhe liderëve të tjerë të opozitës.  


11

Busti i liderit sovjetik Stalin, me një shkrim ku thotë "Asgjë Nuk Zgjat Përjetësisht", në sheshin Wenceslas, në ditën e dhjetë të protestave, 27 nëntor 1989. 


12

Liderët e "Obcanske Forum" [Forumit Civil], grup opozitar, e shndërruan teatrin në Pragë në seli qendrore. Vaclav Havel shihet i dyti nga e djathta.  


13

Turma të mëdha njerëzish vazhduan të vërshojnë qytetin me të dëgjuar lajmin se komunistët ishin zbrapsur dhe ishin pajtuar të mbajnë zgjedhje të lira. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimin "Havel na Hrad" [ Haveli Në Kështjellë], një sllogan shumë popullor në kohën e protestave. 
 

14

Më 29 dhjetor 1989, Vaclav Havel dhe gruaja e tij Olga, përshëndesin qytetarët në Kështjellën e Pragës, pasi zgjidhet si president i ri i Çekosllovakisë. 


15

Shampanjë e festime në pritje të Vitit të Ri dhe demokracisë së re, 31 dhjetor 1989


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA STËRVITET NË SERBI PËR TË ZBARKUAR NË BALLKANNga PETRIT HALITI (11.17.2014)
GJENOVA, SOLIDARITETI I SHQIPTAREVE PER PERMBYTJETNISMA, TE ARDHURAT NGA MIQESORJA ITALI – SHQIPERI SHKOJNE PER RIPARIMIN E DEMEVENDIHMA E SHQIPTAREVE TE GJENOVËS (11.17.2014)
NUK E NJEH FERRIN DANTESKKatër vargje djegëse nga HEINRICH HEINE, poet gjerman 13.12.1797-17.2.1956Shqipëroi nga gjermanishtja Elida Buçpapaj (11.16.2014)
GANI AZEMI, VEPRIMTAR QË JETON NË KUJTIMENga FARUK TASHOLLI (11.16.2014)
A ËSHTË ALTERNATIVË PAS SITUATËS SË KRIJUAR POLITIKE QEVERIA E SHPËTIMIT KOMBËTAR?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.16.2014)
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËSBotuar për herë të parë në East European Quarterly (Boulder, Colorado), vëll. 16, nr. 4 (janar 1983), f. 485-510.Nga ELEZ BIBERAJ (11.16.2014)
SHQIPTARËT, KËTA NJERËZ TË LINDUR PËR LUFTË!Nga ANDRÉ ORDIONI (11.16.2014)
ARKIVAT AMERIKANE NXJERRIN FILMIME TË AHMET ZOGUT DHE SHQIPËRISË SË VITIT 1930 (11.16.2014)
LUFTA E FTOHTË NËPËRMJET 30 FOTOGRAFIVE (11.15.2014)
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME (11.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]