E Shtunë, 04.27.2024, 12:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPËRIA PAS HOXHËS - DILEMAT E NDRYSHIMIT
Botuar për herë të pare në Problems of Communism (Uashington), vëll. 34, nr. 6 (nëntor-dhjetor 1985), f. 32-47.
Nga ELEZ BIBERAJ

E Shtunë, 11.22.2014, 05:00pm (GMT+1)






Enver Hoxha, sekretar i Parë i Partisë së Punës të shqipërisë (PPsh) dhe  themelues  i  republikës   Popullore  socialiste   të  shqipërisë (rPssh) vdiq më 11 prill 1985, pas dyzet vjet sundimi të padiskutuar në vendin e vet. Dy ditë më vonë ai u zëvendësua nga bashkëpunëtori i tij i ngushtë ramiz alia, emërimi i shpejtë dhe pa probleme i të cilit bëri që shumë vëzhgues e studiues perëndimorë të gjykonin se alia do të vazhdonte politikën e hoxhës, të izolimit dhe shtypjes. alia ishte përgatitur vërtet nga Hoxha për ta zëvendësuar atë dhe është prodhim i  sistemit  totalitar  shtypës  të  Hoxhës.  Kështu që  nuk  pritej  që  ai  të ndërmerrte masa për liberalizimin ekonomik dhe politik, sepse një gjë e tillë mund të shkatërronte strukturën institucionale që bëri të mundur ardhjen e tij në pushtet.

Megjithatë, për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike të krijuara e të grumbulluara gjatë qeverisjes së hoxhës, alia mund ta gjykojë të këshillueshme që më kalimin e kohës të bëjë disa ndryshime të rëndësishme dhe të domosdoshme. në të vërtetë, ai tanimë ka treguar një farë prirjeje për të vepruar në mënyrë të tillë. ai ka deklaruar publikisht se rregullimi i gjendjes ekonomike të shqipërisë ishte objektivi i tij kryesor. Për të kuptuar natyrën e gjendjes para së cilës ndodhet udhëheqësi i ri shqiptar, është e nevojshme të analizohen aspektet kryesore të politikes së hoxhës, si dhe rrethanat në të cilat erdhi në fuqi alia.


Trashëgimia e Hoxhës


Për katër dekada me radhë enver hoxha e dominoi politikën e brendshme dhe të jashtme të shqipërisë. duke ndjekur pikërisht një kurs stalinist në politikën e brendshme dhe një politikë kryesisht izoluese në marrëdhëniet ndërkombëtare, ai arriti të eliminojë gjithë opozitën e brendshme dhe kontaktet me jashtë, të cilat mund të kishin rrezikuar regjimin e tij totalitar. Megjithëse gjatë qeverisjes së hoxhës shqipëria eci përpara në fushën ekonomike dhe arsimore, këto arritje u errësuan nga politika shtypëse e sekretarit të parë, fraksionet në parti dhe problemet e shumta ekonomike, sociale dhe politike.

Më konkretisht, hoxha krijoi një shoqëri tepër të qendërzuar, në të cilën pothuajse të gjitha aspektet e jetës kontrolloheshin nga PPsh-ja në pushtet dhe ku u la shumë pak vend për liri shoqërore dhe individuale. i shkathët dhe i pamëshirshëm, hoxha përdori terrorin dhe forcën për të vendosur një sistem totalitar, që i mohonte popullit të vet të drejtat më elementare. Propaganda e tij rrënjosi mentalitetin e gjendjes së rrethimit duke pretenduar se shqipëria, i vetmi shtet "i vërtetë" socialist në botë, ndodhej përballë rreziqeve serioze për ekzistencën e saj nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Prandaj çdo kundërvënie politike do të barazohej me tradhtinë dhe Sigurimi vepronte shpejt e me efikasitet për të eliminuar çdo lëvizje potenciale kundërshtimi dhe çdo grup që bënte presion për zbutjen e sistemit të ashpër politik dhe social të shqipërisë.
Fillimisht, hoxha u mbështet në aleancat me shtetet komuniste, që përkrahnin shqipërinë dhe i jepnin asaj ndihmë për zhvillimin ekonomik. Gjatë një periudhe prej 33 vjetësh, tirana kaloi në disa aleanca: me Beogradin (1945-1948), me Moskën (1948-1961) dhe me Pekinin (1961- 1978). Pas prishjes së lidhjeve ideologjike dhe ekonomike me kinën, qëndrimi  i  shqipërisë  ndaj  marrëdhënieve  me  jashtë  u  karakterizua nga një kundërshtim i ashpër i të dy superfuqive dhe nga refuzimi i të gjitha aleancave politike dhe ushtarake me vendet e huaja. duke mbajtur këtë qëndrim gjatë viteve të fundit të sundimit të tij, hoxha  i refuzoi si ofertat e Uashingtonit, ashtu edhe ato të Moskës për normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdoi të theksojë se shqipëria "socialiste" rrezikohej nga "bllokada imperialisto-revizioniste."

Ndryshe nga shumica e udhëheqësve komunistë, hoxha vazhdoi të vlerësojë shumë stalinin. nën udhëheqjen e hoxhës, PPsh kundërshtoi ndryshimet "revizioniste" në bllokun sovjetik pas vdekjes së stalinit, duke pretenduar se elitat sunduese në Bashkimin sovjetik dhe vendet e europës lindore, në të vërtetë, po hapnin dyert për restaurimin e kapitalizmit. Pas prishjes me kinën, hoxha deklaroi se edhe Mao Ce duni, dikur idhulli i tij politik, nuk ishte një marksist-leninist i vërtetë dhe se kina nuk ishte një shtet socialist.1 në atë kohë, të gjitha kontaktet me lëvizjen komuniste ndërkombëtare u prishën, me përjashtim të disa partive të vogla e të parëndësishme marksiste-leniniste, veçanërisht në europën Perëndimore dhe amerikën latine.
regjimi i hoxhës arriti disa rezultate pozitive në fushën ekonomike. Nga fillimet e viteve 1980, RPSSH plotësoi vetë nevojat për drithëra, energji elektrike, naftë dhe prodhime të tjera kimike, madje u bë edhe një vend eksportues i energjisë elektrike. (Për ritmet mesatare të rritjes vjetore nga viti 1960-1980 shih tabelën 1). ekonomia shqiptare iu siguronte konsumatorëve të vet 89 për qind të nevojave për mallra konsumi dhe sektori i industrisë siguronte rreth 95 për qind të pjesëve të nevojshme të ndërrimit.2 


Tabela 1. Rritja e prodhimit industrial shqiptar (1960-1980)
rritja mesatare vjetore në përqindje

 
dega e industrisë    1966-1970    1971-1975    1976-1980       
Materiale ndërtimi    21.1    13.13    7.7       
kimike    47.6    8.0    15.9       
kromi    9.4    13.2    9.7       
Qymyret    11.9    5.0    7.3       
Bakri    25.1    6.0    11.1       
energjia elektrike    21.3    10.0    18.3       
Përpunuese    25.7    16.7    8.5       
Xhami dhe Qeramika    16.6    16.1    6.2       
hekur-nikeli    22.7    0.6    25.9       
e lehtë dhe ushqimore    5.8    8.6    2.7       
e drurit dhe e letrës    10.1    4.6    4.0       
të gjitha degët    12.9    8.7    6.2    

Burimi: drejtoria e statistikave, komisioni i Planit të shtetit, 40 vjet Shqipëri Socialiste: Të dhëna statistikore për zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës, tiranë, 1984, f. 59.





Parimi i mbështetjes në forcat e veta u bë element kyç i programit për zhvillim ekonomik të rPssh-së.3  U krijua një bazë industriale relativisht e fortë dhe programi ekonomik i PPsh-së parashikonte përpunimin e të gjitha pasurive natyrore të vendit nga industria vendase.

Përparim i dukshëm u shënua edhe në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë. analfabetizmi, karakteristikë dalluese e shqipërisë së para luftës së dyte Botërore, u zhduk plotësisht dhe u pakësuan në mënyrë të konsiderueshme shumica e sëmundjeve ngjitëse.

Megjithëse këto ndryshime ishin të rëndësishme, ato ishin shumë të vogla në krahasim me zhvillimin e arritur nga vendet fqinje të shqipërisë. në të vërtetë, hendeku  ekonomik midis shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane tani është thelluar. sistemi tejet i centralizuar i drejtimit dhe izolimi që ka krijuar hoxha e kanë lënë mbrapa zhvillimin teknologjik të vendit dhe e kanë vënë shqipërinë në një pozitë inferiore ndaj fqinjëve të saj si të lindjes, ashtu edhe të Perëndimit.



Zëvendësuesi

Duke i ditur ndryshimet e mëdha në udhëheqjet e vendeve të tjera komuniste, veçanërisht në Bashkimin sovjetik pas vdekjes së stalinit dhe në kinë pas vdekjes së Maos, hoxha u përpoq të siguronte një kalim të zakonshëm të pushtetit te alia.4 Procesi i përgatitjes përfshiu një spastrim dramatik të udhëheqësve të lartë të partisë dhe zyrtarëve qeveritarë, gjë që çoi në rënien e shumë personaliteteve të shquara të gardës së vjetër.
Megjithëse regjimi i hoxhës pati stabilitet të lartë mbas prishjes së tiranës  me Moskën, situata u acarua në vitet 1970 në prag të prishjes me kinën. disa anëtarë të udhëheqjes së partisë kërkonin që hoxha të ndryshonte politikën e tij të jashtme duke zgjeruar kontaktet me botën e jashtme, të bëheshin reforma në ekonominë e centralizuar fort dhe të zbutej kontrolli ndaj shoqërisë. Përgjigja e tij ishte fillimi i një sërë spastrimesh që çuan në shkarkimin e zyrtarëve të lartë, si anëtarët e komitetit Qendror Fadil Paçrami e todi lubonja (përkrahësit kryesorë të liberalizmit), udhëheqës ushtarakë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Beqir Ballukun, shefin e Shtabit, Petrit Dumen, dhe drejtorin e drejtorisë Politike të Ushtrisë, hito Çakon, kryetarin e komisionit të Planit të shtetit, abdyl këllëzin, ministrin e industrisë, koço theodhosin, dhe ministrin e tregtisë, kiço ngjelën.5

ndryshimet e shumta në udhëheqjen e qeverise dhe partisë vazhduan gjatë gjithë viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Kuadro relativisht të reja, kryesisht 40-50 vjeç, të cilët ishin dalluar si drejtues vendorë dhe të rretheve u vunë në pozita të larta. hoxha donte një pasues të cilit mund t'i besohej ruajtja e rolit udhëheqës të PPsh-së në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe që mund të përballonte vështirësitë socialekonomike në  rritje  të  vendit.  Mendohej  gjerësisht  se  zëvendësuesi  do  të  ishte numri dy në udhëheqjen e shqipërisë,  Mehmet shehu  (1913-1981). si një komandant ushtarak i dalluar në luftën e dytë Botërore, shehu zuri vendin e kryeministrit më 1954 dhe pas rënies së Ballukut u bë edhe ministër i Mbrojtjes. Megjithëse thuhej se hoxha dhe shehu kishin pasur mosmarrëveshje qysh gjatë luftës në lidhje me politiken e partisë dhe politikën ushtarake, mesa duket ata ruajtën marrëdhënie të mira dhe punuan bashkë për tri dekada. Shehu nuk e sfidoi kurrë rolin e Enver hoxhës si sekretar i parë i partisë dhe e mbështeti atë në shumë përplasje me kundërshtarët e tij të brendshëm dhe të jashtëm. ai gjithashtu zbatoi me besnikëri masat e shpeshta antipopullore dhe shtypëse të hoxhës. Për pasojë, shehu dhe i afërmi i tij, kadri hazbiu, ministër i Brendshëm dhe drejtues i Sigurimit, u identifikuan me politikën shtypëse të regjimit dhe urreheshin shumë në popull, veçanërisht nga të rinjtë dhe inteligjencia.

Shehu iu shpëtoi deri diku mirë spastrimeve të zyrtarëve të qeverisë në prill 1980. Megjithëse u lirua nga detyra si ministër i Mbrojtjes, bazuar në argumentin e "˜përgjegjësive të tij të mëdha si kryetar i këshillit të Ministrave,' ai mundi të caktojë kadri hazbiun si ministër të Mbrojtjes, ndërsa një i afërm i tij, Feçor shehu, u bë ministër i Brendshëm.6  duke pasur akoma shumë pushtet, dukej se shehu kishte shumë mundësi që të ishte zëvendësuesi i hoxhës.

Është e vështirë të përcaktosh saktë kohën kur hoxha vendosi që shehu të mos ishte zëvendësuesi i tij dhe t'i jepte përkrahje më të riut, alia. Ka mundësi që kjo kthesë të ketë ndodhur gjatë hartimit të planit të shtatë   pesëvjeçar (1981-1985), kur sipas hoxhës, ai dhe shehu  u grindën për drejtimet kryesore të zhvillimit ekonomik të brendshëm dhe marrëdhëniet ekonomike me Perëndimin. Ndryshe nga hoxha, shehu, sipas njoftimeve, kishte kërkuar një zhvendosje të fondeve e burimeve nga industria e rëndë për të zhvilluar sektorin e mallrave të konsumit, për të siguruar një përmirësim në sistemin e çmimeve dhe për të inkurajuar marrëdhëniet ekonomike me Perëndimin. Hoxha gjithashtu pohoi se ai kishte qenë i pakënaqur me kryeministrin shehu, për shkak se ai kishte neglizhuar përgjegjësitë e tij qeveritare dhe kishte vonuar përgatitjen e raportit për në kongresin e shtatë për shkak të angazhimit të tij në shkrimin e një libri mbi krizën ekonomike botërore.7

Në fillim Hoxha u mundua ta hiqte qafe Shehun duke e nxjerrë në pension "˜me hir'. nga njëra anë, sekretari i parë e nderoi atë duke e lejuar të botojë vëllimin e parë të veprave të tij të zgjedhura (një privilegj që nuk e ka asnjë anëtar i gjallë i udhëheqjes shqiptare me përjashtim të hoxhës);8  nga ana tjetër, ai i dha kompetenca në rritje adil Çarçanit, zëvendësit të shehut, për drejtimin e përditshëm të qeverisë. kur këto përpjekje dështuan, hoxha shpërtheu fushatën për të mënjanuar shehun. kjo arriti kulmin më 17 dhjetor 1981, kur Byroja Politike u bashkua me sekretarin e Parë për demaskimin e shehut lidhur me atë që u konsiderua si qëndrim i padëshirueshëm politik.9 të nesërmen doli një njoftim zyrtar se shehu kishte vrarë veten.10

Pas kësaj hoxha veproi me shpejtësi për t'i prerë rrugën ndonjë kundërvënieje të mundshme nga forcat brenda ushtrisë dhe sigurimit, të cilat historikisht kishin përkrahur shehun. hazbiu, Feçor shehu dhe një numër i papërcaktuar oficerësh të lartë të ushtrisë dhe sigurimit u arrestuan, siç u arrestua edhe ministri i Jashtëm nesti nase, ministri i shëndetësisë llambi  Ziçishti dhe gruaja e shehut, Fiqireti, drejtoresha e shkollës së Partisë në tiranë. Përveç këtyre, kryetari i Presidiumit të kuvendit Popullor, 11 anëtarë të kabinetit dhe kryetari i komisionit të Planit të shtetit  u shkarkuan në nëntor 1982. Përfundimisht   hazbiu, Feçor shehu dhe Ziçishti u dënuan me vdekje, ndërsa Fiqiret shehu dhe nesti nase me nga 25 vjet burg.11



Alia në krye

Largimi nga skena i shehut dhe spastrimet që pasuan të zyrtarëve të lartë përgatiten kushtet për ardhjen e alisë në krye të pushtetit. ai ka lindur më 1925 në shkodër dhe është bashkuar me lëvizjen nacionalçlirimtare të udhëhequr nga komunistët qysh në moshë të re, duke u bërë anëtar partie në vitin 1943. nën patronazhin e hoxhës, ai u ngrit me shpejtësi dhe më 1948 u zgjodh anëtar i komitetit Qendror, ndërsa më 1956 kandidat i
Byrosë Politike.

Në kongresin iv të Partisë, më 1961, alia u bë anëtar i Byrosë Politike dhe i sekretariatit të Partisë. duke qenë për një kohë të gjatë anëtar i rrethit të afërt të Hoxhës ai fitoi një përvojë të madhe për problemet e partisë si edhe për sektorët e kulturës dhe ideologjisë.

S'ka dyshim që alia ka luajtur rol në larjen e hesapeve të hoxhës me fraksionin e Shehut. Sidoqoftë, ai doli më i fituari nga këto ndryshime të mëdha në udhëheqje.

Në vitin 1982, përveç ruajtjes së posteve të partisë, alia u caktua Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Meqë Hoxha po e kufizonte gjithmonë e më shumë aktivitetin e vetë politik, duke kaluar në një gjysmë pensioni, aty nga fillimi i vitit 1983, Alia po merrte një rol më të madh. ai bëri shumë vizita në rrethe të ndryshme, zinte vendin e hoxhës në raste të rëndësishme dhe mbante fjalime të rëndësishme mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të shqipërisë. Me kredencialet e padiskutueshme të partisë dhe miratimin e hoxhës, alia u bë më shumë se "˜i pari ndër të barabartët' në Byronë Politike. vetëm rita  Marko12 dhe Manush Myftiu13 kishin shërbyer më gjatë se ramiz alia në Byronë Politike, por asnjëri prej tyre nuk u konsiderua kandidat serioz për postin e sekretarit të Parë të Partisë.   i vetmi anëtar tjetër i gardës së vjetër, kryeministri Çarçani,14  kishte pak përvojë në punët e partisë. nga 15 anëtarët dhe kandidatet e tanishëm, 7 u zgjodhën në këtë forum më 1981 dhe nuk e kanë provuar ende veten. veç kësaj, gjatë dy viteve të fundit të jetës së hoxhës, alia luajti një rol të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, gjë që i dha atij mundësinë të influencojë në caktimin dhe ngritjen në përgjegjësi të shumë kuadrove të reja në funksione të mesme dhe të larta të aparatit të partisë e shtetit, duke përfshirë edhe emërimet në Byronë Politike dhe sekretariat.
alia ka pasur edhe përkrahjen e të vesë së hoxhës, nexhmijes, anëtare e komitetit Qendror dhe drejtoreshë e institutit të studimeve Marksist- leniniste. ajo mund të ketë kontribuar për ardhjen në fuqi të alisë. në një mesazh falënderimi për ngushëllimet për vdekjen e bashkëshortit të saj, nexhmije hoxha thoshte: "shoku enver kishte besim të madh dhe e vlerësonte shumë bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, shokun ramiz alia, te i cili ai shikonte një revolucionar që mëshironte aftësinë, guximi, zgjuarsinë dhe vendosmërinë e nevojshme për të çuar përpara ndërtimin e plotë të socializmit, si udhëheqës i komitetit Qendror të PPsh."15  Po ashtu, ajo i ka dhënë atij mbështetje entuziaste gjate fjalimeve në publik, të cilat publikohen menjëherë nga mjetet e propagandës.16

Pavarësisht nga kjo mbështetje, alia mund të përballet me disa vështirësi në postin e tij dhe do t'i duhet të përpunojë marrëveshje të zgjuara politike për të arritur një konsensus për problemet kryesore. shanset e tij për konsolidimin e pushtetit do të varen në një shkallë të madhe nga aftësia e tij për të siguruar një koalicion të gjerë, të angazhuar për politikat e tij. Gjatë gjashtë muajve të para në detyrë, ai ka treguar kujdes me ndryshimet në udhëheqjen e lartë. tre vendet e mbetura bosh në Byronë Politike, pas largimit nga skena të shehut, hazbiut dhe hoxhës duhen plotësuar. në korrik, Foto Çami, anëtar i Byrosë Politike dhe shok i alisë për një kohë të gjatë, u caktua në sekretariat,17   ndërsa harilla  Papajorgji, kryetar i komisionit  të Planit të shtetit, u zëvendësua nga i ardhuri rishtas niko Gjyzari, ish-ministër i Financave.18 Zëvendësimi i Papajorgjit, i cili nuk u publikua, mund të lidhet me mosmarrëveshjet në udhëheqje lidhur me drejtimet kryesore të planit të ardhshëm 5 vjeçar që është duke u përpunuar.

Deklaratat publike të alisë jepnin një përshtypje vazhdimësie dhe stabiliteti. në të njëjtën kohë ai ka bërë thirrje për një vigjilencë më të lartë dhe vazhdimin e "luftës së klasave." ai zgjodhi me qëllim rastin e vizitës që bëri në Mallakastër, një mbështetje tradicionale e shehut, për t'u kujtuar drejtuesve rrezikun që paraqesin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.19



Grackat e mundshme


Alia  ndodhet përballë një numri problemesh. Presionet e mëdha dhe aktuale për ndryshim brenda Partisë, të cilat në të kaluarën janë mbajtur nën kontroll nga kërcënimi i hoxhës  ose përdorimi i forcës, janë grumbulluar për një kohë të gjatë. Udhëheqësit e rinj në sektorët e kulturës, ekonomisë dhe ushtrisë, ashtu si paraardhësit e tyre në fillim të viteve 1970, ka shumë të ngjarë të ushtrojnë presion ndaj udhëheqjes së lartë për një autonomi më të madhe në fushat e tyre përkatëse. Besnikëria e tyre ndaj alisë padyshim që do të varet nga gatishmëria e tij për të plotësuar kërkesat e tyre.

Pakënaqësi  të  konsiderueshme  publike  ka  edhe  ndaj  qëndrimit të ashpër të regjimit ndaj të drejtave të njeriut. edhe zhdukja zyrtare nga shteti i institucioneve fetare qysh nga viti 1967, duket se ka krijuar pakënaqësi të madhe, megjithëse shenja të dukshme të një kundërshtimi të organizuar nuk ka. vitet e fundit, zyrtarët shqiptarë kanë pohuar se ka një gjallërim të "mbeturinave fetare dhe zakoneve prapanike."20  Besimi fetar, "ku më shumë e ku më pak, ekziston në të gjitha rrethet, veçanërisht në fshatra dhe zonat e thella malore."21
inteligjencia e urren kontrollin e ashpër të partisë dhe kërkon liri më të madhe krijuese. të rinjtë duken të armiqësuar dhe të zhgënjyer nga sistemi dhe ideologjia e tij dhe shikojnë me shumë simpati mënyrën perëndimore të jetesës, artin, kulturën, muzikën dhe modën, gjë që i shqetëson ideologët e partisë. Propaganda zyrtare i kushton rëndësi të veçantë rolit "armiqësor" të "shfaqjeve të huaja" që përhapen nga dëgjimi e shikimi i radiove dhe stacioneve te huaja televizive dhe nga kontaktet në rritje me turistët e huaj.   sipas njoftimeve, shumë të rinj nuk kanë bindje komuniste dhe sjellje në bazë të normave socialiste.22 është e qartë se PPsh, nuk ka mundur të brumosë plotësisht popullsinë me qëndrimet e "vërteta" marksiste-leniniste.

Në  një pohim jo të zakonshëm në organin teorik të partisë, Rruga e Partisë, theksohej se ndër të rinjtë ka pasur rënie të disiplinës dhe rritje të fenomeneve sociale si parazitizmi, mungesa e dëshirës për të pranuar emërimet në fshat dhe zonat e thella, manifestime të besimit fetar, huliganizëm, vjedhje dhe krime.23   një zyrtar shqiptar i tha një gazetari perëndimor që ishte për vizitë në shqipëri, në qershor 1985, se tirana nuk e zhvillon turizmin, që është një burim i rëndësishëm për të siguruar valutën që nevojitet aq shumë, për shkak të frikës se mos "rinia jonë influencohet negativisht nga zakonet e huaja".24   Mëgjithatë, në një artikull të majit 1985 në Rrugën e Partisë bëhej thirrje për një kuptim më të madh të nevojave dhe kërkesave të të rinjve. autori theksonte nevojën e një pune më efektive me të rinjtë, duke këmbëngulur se, në rrethanat aktuale, metodat e ""˜vjetra" mund të ishin jo produktive.25

Sidoqoftë, Mehmet elezi, sekretari i Parë i BrPsh-së, duke shkruar në numrin e korrikut të të njëjtës revistë, bën thirrje për një qëndrim të prerë në trajtimin e të rinjve të influencuar nga "diversioni ideologjik." Ulja e vigjilencës ndaj influencave të huaja, shkruante Elezi, do të çonte në përhapjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të tyre.26

Alisë do t'i duhet t'i kushtojë vëmendje më të madhe problemeve të rinisë, një detyrë që do të kërkojë imagjinatë dhe largpamësi të madhe, sepse shqipëria ka një nga popullsitë më të reja dhe me ritme rritjeje nga më të shpejtat në evropë. Popullsia është rritur me një ritëm vjetor prej 2.2 për qind, afërsisht katër herë më i lartë se ritmi mesatar vjetor në vendet e tjera evropiane dhe parashikohet që në vitin 2000 popullsia e shqipërisë të arrijë në katër milionë. Mosha mesatare e popullsisë është 25.7 vjeç dhe 37 për qind janë nën 15 vjeç. Me automatizimin e mëtejshëm të vendit dhe largimin e punës intensive nga ekonomia, autoritetet do ta kenë gjithmonë e më të vështirë  për të siguruar punë për të gjithë.27

Vështirësitë më të mëdha të alisë do të jenë në fushën ekonomike. rrënjët e vështirësive ekonomike të shqipërisë mund të gjenden në centralizimin e fortë, rendimentin e ulët të punës, disiplinën e ulët dhe mungesën e punëtoreve dhe drejtuesve të aftë. kontrolli i rreptë i PPsh- së në procesin e marrjes së vendimeve ekonomike ka çuar në një mungesë të madhe efektiviteti. investimet e parakohshme, ndërtimi i projekteve madhështore në fushat joprodhuese, administrata e fryrë dhe shpenzimet e tepërta thuhet se janë gjëra të zakonshme. Makineritë dhe pajisjet nuk përdoren mirë, veçanërisht në industrinë e naftës.28  rendimenti i punës është i ulët, veçanërisht në sektorin e industrisë, dhe njoftohet se mungesat në punë, indiferentizmi dhe "˜shfaqjet e tjera të huaja' se po rriten.29  Mungesa e stimulit material duket së është arsyeja kryesore e moralit të ulët të fuqisë punëtore.

Në sektorët kryesorë të ekonomisë janë njoftuar mosrealizime. nuk është arritur rritja e kënaqshme e prodhimit në sektorin e bujqësisë. Prodhimi industrial në katër vitet e para të planit të 7-të pesëvjeçar nuk i arriti objektivat duke rënë 3 për qind më 1983. Gjatë vitit 1984 prodhimi industrial u rrit me
3,3 për qind, megjithëse plani kishte përcaktuar një rritje prej 8,5 për qind. rezultatet për sektorët e tjerë në vitin 1984 nuk u publikuan duke lënë të kuptohej se edhe ato ishin nën parashikimet zyrtare.
objektivat për vitin 1985 nuk u arritën30  dhe ka shumë të ngjarë që objektivat e përgjithshme të planit 5 vjeçar të mos realizohen. Probleme të mëdha janë njoftuar për industrinë e naftës, gazit, minierave dhe industrinë e makinave, gjë që ka çuar në pakësimin e mallrave për eksport.31 shfrytëzimi i pasurive nëntokësore pengohet nga makineritë dhe pajisjet e vjetruara, mungesa e ekspertizës teknike, organizimi i dobët dhe nga paaftësia për të përvetësuar plotësisht teknologjinë e importuar.

Duke e vënë theksin në zhvillimin e industrisë së rëndë, regjimi deri tani i ka kushtuar pak vëmendje plotësimit  të kërkesave për më shumë mallra konsumi dhe më shumë cilësi. disa analistë shqiptarë mendojnë se pamundësia për t'i plotësuar këto kërkesa e nevoja mund të çojë në pasoja të rënda.32 në një raport në kuvendin Popullor, më 26 qershor 1985, këshilli i Ministrave vuri në dukje se furnizimi me mallrat e konsumit është keqësuar, sidomos në fshat.33  vito kapo, ministre e industrisë së lehtë dhe Ushqimore, citohet se ka thënë që "për t'u ushqyer mirë njeriu nuk do vetëm bukë."34

Pa dyshim që rPssh mund të vazhdojë kështu me vite duke pranuar ritme të ulëta rritjeje.  Por, vdekja e hoxhës ka rritur shpresat e ndryshimit për më mirë. klima e re politike u duk edhe në një artikull në të përditshmen e partisë ku lihej të kuptohej se udhëheqja e re nuk mund të mbështetej vetëm në "mësimet" e hoxhës si udhërrëfyese për të zgjidhur problemet ekonomike të vendit. duke folur për shkrimet e hoxhës mbi problemet ekonomike, hekuran Mara, ekonomist i shquar dhe nënkryetar i akademisë shqiptare të shkencave theksonte:

Natyrisht që është e pamundur të gjesh zgjidhje për çdo problem që lind në rrjedhën e zhvillimit të ekonomisë së vendit në mendimin ekonomik të shokut enver. kjo do të ishte jo e drejtë dhe e pamundur. Mendimi ekonomik i shokut enver përgjithëson detyrat ekonomike dhe drejtimin objektiv të zhvillimit te saj, por metodat konkrete, masat organizative, teknike, administrative, etj, janë rezultat i aktivitetit subjektiv, duke përbërë atë që njihet si "˜korridori për veprim të lirë' i popullit tonë, që udhëhiqet nga ideologjia dhe politika e Partisë në kushtet e një realiteti të veçantë për të zgjidhur një problem të veçantë.35

Alia ka lënë të kuptohet se një nga detyrat më të rëndësishme të tij do të jetë zgjidhja e problemit të mungesës së efektivitetit të ekonomisë. ai ka kritikuar mosshfrytëzimin e mirë të pasurive, rendimentin e ulët të punëtorëve dhe ka bërë thirrje për rritjen e rendimentit të punës. Megjithëse fjalimet e tij në mënyrë të qartë bëjnë thirrje për ndryshime, ai nuk i është futur një decentralizimi të përgjithshëm të ekonomisë apo reformave që do t'u jepnin drejtuesve më shumë autonomi në marrjen e vendimeve dhe përdorimin e stimujve për punëtorët për të rritur rendimentin.

Sidoqoftë,  alia synon të sigurojë teknologji moderne për të gjitha fushat. teknologjia e prapambetur e ka penguar zhvillimin e sektorit industrial dhe tirana ka nevojë veçanërisht për pajisje moderne për industrinë e minierave dhe të naftës, me qëllim që të shfrytëzojë plotësisht rezervat e kromit, hekurit, qymyrit, linjiteve dhe naftës. alia ka bërë thirrje për një "˜përmirësim të përgjithshëm' të metodave aktuale të punës dhe u ka kërkuar punëtorëve të zotërojnë teknologjitë moderne dhe të tregojnë iniciativë më të madhe. në një fjalim që mbajti në një konferencë mbi shpikjet dhe novacionet teknologjike në shkodër, më 9 shtator 1985, alia pranoi se "˜ne jemi akoma larg asaj që synojmë të arrijmë' dhe bëri thirrje për përmirësime strukturore në prodhim, duke thënë se përdorimi me guxim i metodave të avancuara dhe teknologjive të përparuara në projektim e prodhim ishte "˜domosdoshmëri absolute'.36

Por zhvillimi ekonomik nuk mund të përmirësohet shumë po nuk u bënë ndryshime të rëndësishme, që do t'u linin më shumë iniciativë ndërmarrjeve, do të vendosnin një sistem më realist çmimesh dhe do përdornin më shumë stimuj për drejtuesit dhe punëtorët. strategjia aktuale e investimeve, e cila pjesën më të madhe të fondeve ia kalon industrisë së rëndë në kurriz të sektorëve të tjerë, duhet gjithashtu të rishikohet. (Për investimet, sipas sektorëve, shih tabelën 2). kjo do të thotë se hartuesit e politikës shqiptare do të ndodhen përballë vështirësive në rritje në vendimet për të zgjedhur sektorët ku duhet investuar. veç kësaj,  është  e  diskutueshme  nëse  shqipëria  do  të  jetë  në  gjendje  të arrijë modernizimin teknologjik, për të cilin po bën thirrje alia, pa një bashkëpunim më të madh ekonomik me Perëndimin. Projekti i planit
5-vjeçar 1986-1990 do të jetë gati nga mesi i vitit 1986. deri tani burimet shqiptare lenë të kuptohet se ai do të ndjekë prirjet autarkike të hoxhës përderisa shqipëria  duhet të mbështetet në burimet e brendshme për realizimin e planit. sidoqoftë ka mundësi që alia ta shpejtojë largimin e shqipërisë nga izolimi ndërkombëtar për hir të arritjes së modernizimit teknologjik të ekonomisë.

Tabela 2: Ndarja e investimeve shqiptare sipas sektorëve 1971-1973
në milionë lekë me çmimet e vitit 1981

 
sektori    1971-75    Për qind e totalit. 1976-1980% e totalit 81-83 % e totalit       
industria Bujqësia transporti komunikacioni arsim, kulturë shëndetësi strehimi
të tjera    8.065
2.560
1.250

593

862
2.145    52.1
16.5
8.1

3.8

5.6
13.9    8.570
3.054
1.427

488

790
3.891    47.0
16.8
7.8

2.7

4.3
21.4    5.971
2.507
1.022

433

750
1.581    48.8
20.4
8.3

3.5

6.1
12.9    




totali     15.474*      100.0         18.220           100.0             112.264        100.0
* totali është një më pak për shkak te rrumbullakosjeve.


Burimi: drejtoria e statistikave, komisioni i Planit të shtetit, 40 vjet Shqipëri Socialiste: Të dhëna statistikore për zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës, tiranë, 1984, f. 106.



Politika e jashtme


Megjithëse në orientimin e politikës së jashtme të shqipërisë nuk pritet ndonjë ndryshim dramatik, fjalimet e fundit publike nga Tirana flasin për një kuptim disi më ndryshe të marrëdhënieve ndërkombëtare. sipas zëvendësministrit të Jashtëm, Muhamet kapllani, shqipëria është "për një politikë aktive e jo për një politikë pasive" dhe tani e tutje ajo do të jetë një pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e jo thjesht  vëzhguese në zhvillimet e aktivitetet ndërkombëtare.37 duke kuptuar paefektshmërinë e politikës së izolimit të hoxhës, alia ka ndërmarrë hapa për t'i dhënë fund vetizolimit të shqipërisë. kjo pasqyrohet në rritjen e aktivitetit diplomatik të tiranës, nënshkrimin e disa marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor, shkëmbimin e delegacioneve të rangut të lartë dhe rritjen e pjesëmarrjes në panairet ndërkombëtare të tregtisë. në sesionin e 40-të të asamblesë  së Përgjithshme të okB-së, ministri i Jashtëm shqiptar, reiz Malile, u takua me kolegët e tij nga 16 vende, duke përfshirë italinë, Greqinë, turqinë dhe austrinë.38
veç kësaj, që nga ardhja në krye e alisë, tirana ka pritur delegacione të  larta  diplomatike  italiane  dhe  franceze,  ka  zhvilluar  bisedime me londrën për normalizimin e marrëdhënieve, ka përfunduar një marrëveshje me Athinën për vijën e kufirit, ka zhvilluar bisedime me delegacionet tregtare japoneze dhe gjermanoperëndimore dhe ka rritur kontaktet me shumë vende perëndimore dhe të botës së tretë. në korrik
1985, tirana botoi një vepër të hoxhës, ideja kryesore e të cilës është mbështetja e përpjekjeve aktuale të shqipërisë për të dalë nga izolimi. ky libër përmban fragmente, në te cilat hoxha pranon se sa herë që ka qenë në interesin kombëtar të shqipërisë për t'u "hapur"  ndaj botës së jashtme, ajo e ka bërë një gjë të tillë dhe se do të bënte të njëjtën gjë edhe në të ardhmen. vepra kërkonte të racionalizonte largimin diplomatik të tiranës  nga Jugosllavia qysh nga viti 1981 dhe afrimin me Greqinë e italinë si dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe me shtetet e tjera të evropës Perëndimore, duke ruajtur armiqësinë ndaj bllokut sovjetik.39  kështu nga materialet e fundit duket se objektivat e politikës së jashtme të Alisë janë: të frenojë konfliktin me Jugosllavinë për çështjen e kosovës, të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe politike me vendet e tjera fqinje dhe evropën Perëndimore, të ruajë distancën e vendit ndaj dy superfuqive dhe t'i kufizojë kontaktet me aleatët e sovjetikëve në evropën lindore në fushën ekonomike.40

Jugosllavia. Marrëdhëniet me Jugosllavinë përbëjnë një problem të madh për alinë. historikisht tirana dhe Beogradi kanë pasur marrëdhënie problematike për shkak të ekzistencës së afro 2 milion shqiptarëve në Jugosllavi, shumica e të cilëve banojnë në krahinën autonome të kosovës, që ndodhet pranë shqipërisë.41
nën  udhëheqjen  e  hoxhës,  rPssh  ua  nënshtroi  lidhjet  etnike me shqiptarët në kosovë interesave të veta, të përgjithshme, politike, ekonomike dhe të sigurisë. Gjatë viteve 1970 shqipëria dhe Jugosllavia zhvilluan marrëdhënie korrekte dhe Jugosllavia u bë partneri kryesor tregtar i shqipërisë. shqipëria deklaroi edhe publikisht se do t'i vinte në ndihmë Jugosllavisë në rast se ajo sulmohej nga Bashkimi sovjetik.42
Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u keqësuan në mënyrë të dukshme pas demonstratave të shqiptarëve në kosovë, në mars-prill 1981. Pas këtyre ngjarjeve vazhduan akuzat e dyanshme. shqipëria përkrahu kërkesën e demonstruesve për t'i dhënë kosovës statusin e republikës, ndërsa Jugosllavia akuzoi shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme. Për pasojë, kontaktet midis të dy vendeve u pakësuan shumë.

Tensionet me Jugosllavinë dëshmuan rreziqet e politikës izoluese të hoxhës. ndjenja e një rreziku në rritje nga Jugosllavia bëri që tirana të lëvizë në dy drejtime: nga njëra anë ajo kërkoi të kufizojë konfliktin me Jugosllavinë, ndërsa nga ana tjetër, u përpoq të forcojë lidhjet me evropën Perëndimore.43

Pavarësisht nga denoncimet në rritje që shqipëria i bëri Jugosllavisë, ajo është e interesuar për të ruajtur marrëdhëniet tregtare me Jugosllavinë. rPssh nuk e ngriti problemin e kosovës në okB apo në ndonjë forum tjetër ndërkombëtar, gjë që ka zemëruar shumë shqiptarë në Jugosllavi. tirana është e vetëdijëshme se Jugosllavia mund të siguronte një mbrojtje për shqipërinë ndaj një sulmi direkt nga traktati i varshavës.
sidoqoftë regjimi shqiptar është i shqetësuar për fatin e shqiptarëve në kosovë dhe nuk ka qëndruar indiferent ndaj ngjarjeve të atjeshme. alia, prindërit e të cilit janë me origjinë nga kosova, ka deklaruar vazhdimisht se ndërsa shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë, ajo kërkon të sigurohet që shqiptarët atje do të gëzojnë të njëjtat të drejta si edhe grupet e tjera etnike.44

Edhe pasi denoncoi atë që ai e quajti "shtypje të egër shoviniste" të shqiptarëve, në një fjalim të rëndësishëm mbi politikën e jashtme, mbajtur më 26 gusht 1986, alia deklaroi se shqipëria ishte për normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë në rast se Beogradi do të ndryshonte qëndrimin e tij "˜armiqësor' ndaj tiranës dhe kosovarëve. ai shtoi: "ne as kemi ndërhyrë e as ndërhyjmë në punët e brendshme të Jugosllavisë. Zgjidhja e problemeve të saj politike, ekonomike, nacionale e të tjera, varet nga ajo."45 sidoqoftë, qeveria jugosllave nuk e ka pranuar pohimin e alisë, duke akuzuar se tirana është përpjekur të ndërhyjë direkt në punët e brendshme të Jugosllavisë.

Nga ana e saj, qeveria shqiptare shqetësohet nga ato që ajo i quan si masa ndëshkuese të ndërmarra nga Jugosllavia, të cilat kanë çuar në rënien e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Për shembull, shqiptarët pretendojnë se jugosllavet e kanë vonuar me qëllim ndërtimin e pjesës se tyre të hekurudhës shkodër-titograd, lidhja e parë hekurudhore e shqipërisë  me evropën. shqipëria  e përfundoi pjesën e saj në janar 1985 dhe ndërsa Jugosllavia ia atribuon vonesën mungesës së fondeve, shqiptarët mendojnë se shkaqet mund të jenë edhe politike.46

Kështu, udhëheqja shqiptare është përpjekur të zvogëlojë vartësinë e shqipërisë nga bashkëpunimi ekonomik me Jugosllavinë.47 nga njoftimet del se tirana ka shqyrtuar mundësinë e riorientimit të gjithë tregtisë se saj me Perëndimin   nëpërmjet italisë. tregtia shqiptaro-jugosllave ka rënë në mënyrë të dukshme dhe së shpejti italia mund të zëvendësoje Jugosllavinë si partneri kryesor.48

Bashkimi Sovjetik. Me vdekjen e hoxhës disa vëzhgues spekuluan duke thënë se tani shqipëria mund të rreshtohet me Bashkimin sovjetik. një zhvillim i tillë do të kishte pasoja të rënda për Perëndimin. kjo do  t'i  jepte  mundësi  Bashkimit  sovjetik  të  sundonte  adriatikun,  të rriste presionet sovjetike ndaj Jugosllavisë e Greqisë dhe do të shtonte kërcënimet ndaj krahut jugor të nato-s. në fakt, Moska dhe aleatët e saj kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar marrëdhëniet me tiranën. Udhëheqësi  sovjetik, Mikhail s. Gorbaçov, e ripërsëriti ofertën e Moskës për ripërtëritjen e marrëdhënieve me tiranën  në një fjalim që mbajti në sofje, në shtator 1984.49  Që nga vdekja e hoxhës shkrimet në shtypin sovjetik për shqipërinë janë shtuar shumë.50 Propaganda sovjetike vazhdon të theksojë se shqipëria ka "miq" në bllokun sovjetik, se vendet e kner-it përbejnë një treg të stabilizuar për shitjen e mallrave tradicionale të eksportit shqiptar dhe se normalizimi i marrëdhënieve politike me bllokun sovjetik është në interesin e tiranës.51

Sidoqoftë,  deri  tani  udhëheqja  shqiptare  i  ka  refuzuar  ofertat  e Bashkimit sovjetik  dhe vendeve të tjera te lindjes,  duke mos krijuar dyshime që shqipëria e konsideron akoma Bashkimin sovjetik si kundërshtarin e saj kryesor. shqiptarët i refuzuan ngushëllimet zyrtare të kQ të PkBs me rastin e vdekjes së hoxhës,52  po ashtu, ata denoncuan me forcë përtëritjen e traktatit të varshavës.53  në një artikull në Zëri i Popullit, më 16 nëntor 1985, theksohej se shqipëria "˜nuk do te pajtohet kurrë' me Bashkimin sovjetik. dhe ndërsa në tiranë kanë ambasadorë disa vende perëndimore, nga vendet e traktatit të varshavës është vetëm rumania që përfaqësohet në rang ambasadori.

Megjithëse një përmirësim i marrëdhënieve midis tiranës dhe Moskës nuk mund të përjashtohet plotësisht, një normalizim i plotë i marrëdhënieve nuk pritet së afërmi. sigurisht që alia luajti një rol të rëndësishëm në prishjen me Bashkimin sovjetik dhe nuk ka shenja që tregojnë se ai do të jetë më pajtues ndaj sovjetikëve nga ç'ishte hoxha. kjo nuk do të thotë se një përmirësim i marrëdhënieve të shqipërisë me aleatët evropianolindorë të Bashkimin sovjetik është i pamundur. në të vërtetë, tregtia e shqipërisë me vendet e kner-it është rritur vazhdimisht (shih tabelën 3). sidoqoftë, rëndësia e pakët që alia u jep marrëdhënieve politike me evropën lindore duket nga fakti se ai as që e ngriti këtë problem në fjalimin  e tij të parë të rëndësishëm mbi politikën e jashtme pasi erdhi në pushtet.54

Tabela 3: Tregtia e Shqipërisë me Europën Lindore, 1979-1983
vëllimi i përgjithshëm tregtar në milion dollarë amerikanë

 
    1979    1980    1981    1982    1983       
Bullgaria    18.7    24.5    22.6    40.4    32.0       
Çekosllovakia    62.7    64.3    70.6    69.4    78.0       
rdGJ    35.0    34.8    36.6    41.0    48.4       
hungaria    13.1    15.6    18.3    23.1    18.7       
Polonia    39.8    49.7    41.9    32.5    32.5       
rumania    50.1    71.8    45.9    48.4    65.4    

Burimet: nxjerrë nga të dhënat e Qendrës për analizat sociale  e Universitetit shtetëror të nju Jorkut në Binghamton, Economic Handbook of the World, nju Jork, McGraw-hill, 1982 dhe Us Central intelligence agency, The World Factbook 1985, Uashington, dC, 1985.


Perëndimi. Mosbesimi i lindur i hoxhës  ndaj Perëndimit dhe frika e tij se rritja e kontakteve me vendet perëndimore mund të minonte stabilitetin politik të regjimit të tij, në fakt, e mbajti shqipërinë të izoluar nga Perëndimi për pjesën më të madhe të kohës që ai ishte në fuqi. Megjithëse vende të veçanta perëndimore, si italia dhe Franca, u përpoqën dhe në një farë mase zhvilluan me sukses marrëdhënie më të mira me shqipërinë, Perëndimi në përgjithësi mbeti relativisht i painteresuar.

Sidoqoftë, me sa duket alia mendon se mundësitë më të mëdha të shqipërisë  për zhvillimin e saj janë në bashkëpunimin ekonomik dhe politik me vendet e evropës Perëndimore. në një fjalim të rëndësishëm politik në nëntor 1984 ai deklaroi se rPssh "ka qenë dhe është për marrëdhënie të mira" me evropën Perëndimore, duke shtuar se "shqipëria është një vend evropian dhe si e tillë ajo është shumë e interesuar për atë që ndodh në kontinentin tonë."55  në një aluzion për vendosjen e mundshme të marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore dhe anglinë, ai theksoi se "nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të gjitha vështirësitë mund të kalohen."56 Fakti, që alia nuk përmendi kushte për përmirësimin e marrëdhënieve, është i rëndësishëm.

Shqipëria kërkon akoma reparacionet e luftës nga Gjermania Perëndimore dhe ka vazhduar të kërkojë që anglia t'i kthejë shqipërisë rezervat e arit të paraluftës, të cilat u bllokuan nga aleatët mbas luftës dhe tani mbahen në londër. sidoqoftë, gjatë bisedimeve të kohëve të fundit me Bonin, sipas njoftimeve del se qeveria shqiptare ka lënë të kuptohet se ajo mund të heqë dorë nga kërkesa e saj për reparacionet në shkëmbim të ndihmës gjermanoperëndimore për disa projekte të industrisë së rëndë.57   Georg von Waldenfens, sekretar shteti i Ministrisë bavareze të ekonomisë, vizitoi tiranën në shtator 1985 dhe njoftoi se vendosja e marrëdhënieve tiranë-Bon ishte e afërt.58

Tirana ka filluar bisedimet zyrtare edhe me Anglinë për zgjidhjen e problemit të arit. takimet janë zhvilluar në Paris në mars dhe tetor 1985.59 në një fjalim të mbajtur më 26 gusht, alia deklaroi se kthimi i arit do të hapte rrugën për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ai përsëri mohoi përgjegjësinë e shqipërisë  për hedhjen në erë të dy luftanijeve angleze në brigjet e shqipërisë60  në vitin 1946, ndodhi kjo që ka qenë burimi kryesor i fërkimeve në marrëdhëniet e tyre. anglia ka kërkuar kompensim për humbjen e 44 marinarëve në këtë incident.61

Deri tani, nga vendet perëndimore, italia ka zhvilluar marrëdhënie më të ngushta me shqipërinë. në dhjetor 1983 të dy vendet vendosën tragetin që lidh Portin e durrësit me atë të triestes; ato nënshkruan edhe një marrëveshje me afat të gjatë sipas së cilës italia do t'i japë shqipërisë teknologji të rëndësishme në shkëmbim të lëndëve të para. Gjatë një vizite në romë, në dhjetor 1984, zëvendësministri shqiptar i Punëve të Jashtme, sokrat Plaka, deklaroi se "shqipëria po kërkon partnerë në Perëndim dhe në veçanti po shikon nga italia për shkak të lidhjeve sociale dhe kulturore midis dy vendeve."62

Rëndësia që shqipëria u kushton forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me italinë u bë e qartë sidomos mbas vdekjes së hoxhës. Nga fillimi i majit 1985, Çarçani i dërgoi një mesazh Kryeministrit Betino kraksi, ku shpreh "dëshirën   për një bashkëpunim më të mirë midis dy shteteve."63  Zëvendëssekretari italian i shtetit për Punët e Jashtme, Bruno korti, ishte zyrtari i parë i lartë perëndimor që vizitoi tiranën pas vdekjes së hoxhës.64  Para nisjes së tij për në shqipëri, Ministria e Jashtme italiane botoi një deklaratë ku theksohej rëndësia e bisedimeve me shqipërinë, duke shtuar se "ky dialog është me interes të madh për të gjitha vendet perëndimore, që mund të komunikojnë me shqipërinë nëpërmjet italisë."65

Vizita e zëvendësministrit të Jashtëm francez, Jean Michel Baylet, në  tiranë,  më  10  deri  12  shtator  1985  dhe  bisedimet  shqiptare  me anglezët e gjermanoperëndimorët për vendosjen e marrëdhënieve janë treguesit e fundit të dëshirës së alisë për të kapërcyer pasojat negative të izolimit ndërkombëtar të shqipërisë. Baylet, zyrtari më i lartë francez që ka vizituar tiranën që nga lufta e dyte Botërore, shoqërohej nga një grup i madh afaristësh perëndimorë të interesuar për lidhjet tregtare me shqipërinë. ai  zhvilloi bisedime me shumë zyrtarë të lartë dhe u prit nga kryeministri  Çarçani. sipas  njoftimeve, shqiptarët treguan interes të veçantë  për zgjerimin e marrëdhënieve me Francën dhe u krijua edhe një komision i veçantë i përbashkët për të studiuar rrugët e zgjerimit të tregtisë.66

Marrëdhëniet e shqipërisë me Greqinë janë përmirësuar në mënyrë të dukshme dhe perspektivat për përmirësimin e mëtejshëm të tyre duken të mira. të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike me afat të gjatë si edhe marrëveshje për transportin rrugor, shkëmbime kulturore, për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik   dhe për shërbimet e telekomunikacioneve dhe postare. në dhjetor 1984, ministri i Jashtëm grek karolos Papulias vizitoi tiranën dhe në janar 1985 u rihap pika e kalimit në kakavijë të Gjirokastrës. shkëmbimet kulturore midis të dy vendeve janë rritur vazhdimisht. edhe tregtia dypalëshe është rritur duke arritur në 80 milionë dollarë më 1984, dyfishi i shumës së arritur më 1982. sipas njoftimeve është përfunduar edhe një marrëveshje për ndërtimin e një uzine përpunimi kromi me vleftë 7 milion dollarë në Shqipëri nga një firmë greke.67

Në forcimin e lidhjeve me Perëndimin shqipëria është nisur si nga konsideratat politike, ashtu edhe ato ekonomike. shqiptarët po kthehen nga Perëndimi edhe si burim për importim e teknologjie për të ndihmuar në gjallërimin e ekonomisë së tyre. në kuadrin e thirrjeve të alisë për modernizim, një numër gjithmonë e më i madh studentësh, teknikësh e inxhinierësh, po dërgohen për specializim të avancuar në vendet e evropës Perëndimore.

Po ashtu janë marrë ekspertë dhe specialistë për të ndihmuar për vënien në funksionim të pajisjeve teknike të importuara nga Perëndimi.68

Nga të dhënat del se po bisedohet me firmat austriake për blerjen e disa fabrikave industriale moderne dhe me firmat gjermane të çelikut, makinerive e kimike, për mundësinë e importimit të teknologjisë së avancuar.69  shqipëria ka kërkuar edhe ndihmë teknike për përcaktimin dhe nxjerrjen e naftës në bregdetin e saj të adriatikut. Bisedimet për këtë problem janë zhvilluar me firmën meksikane dhe italiane AGIP,70  por deri tani nuk është njoftuar asnjë marrëveshje.

Ndërsa kontaktet e tiranës me Perëndimin janë rritur në mënyrë të konsiderueshme vitet e fundit, niveli i tregtisë vazhdon të ngrihet e ulet (shih Tabelën 4). Tregtia e jashtme e vendit është e kufizuar nga këmbëngulja e tiranës për tregti me klering, nga rezervat e pakta të valutës së huaj, nga numri i kufizuar i mallrave për eksport, nga kushtetuta që ndalon qeverinë të kërkojë e marrë ndihma e kredi të huaja dhe të lejojë investimet e huaja. sidoqoftë, disa vende të industrializuara perëndimore janë gati t'i ofrojnë shqipërisë ndihmë ekonomike në rast se ajo do ta kërkojë.

Tabela 4: Tregtia e Shqipërisë me Perëndimin, 1977-1984
vëllimi i përgjithshëm tregtar në milion dollarë amerikanë

 
    1977    1978    1979    1980    1981    1982    1983    1984       
austri    9    10    9    14    12    17    11    13       
Belgjikë    2    3    1    2    6    5    7    -       
Francë    8    6    14    14    28    35    23    40       
Gjermania
Perëndimore    21    21    39    29    42    53    39    29       
Greqi    14    14    22    39    17    25    28    -       
itali    33    27    52    65    69    74    55    49       
Japoni    5    2    6    2    9    14    11    7       
holandë    11    14    12    9    17    12    10    11       
norvegji    -    6    1    -    3    2    1    1       
spanjë    -    -    4    3    3    12    11    10       
suedi    5    3    21    9    18    9    12    14       
Zvicër    3    4    4    5    5    7    9    6       
turqi    3    3    4    14    11    3    3    -       
Mbretëria
e Bashkuar    -    -    2    3    6    8    5    8       
shBa    9    9    21    19    11    20    8    12       
total    123    121    212    227    257    296    233    200a    




a Meqenëse burimet e cituara nuk japin të dhëna për vitin 1984 për tregtinë me Greqinë, Belgjikën apo turqinë, kjo shumë ndoshta nuk pasqyron shifrën e vërtetë.

Burimi: FMn, Direction of Trade Statistics YearBook 1985, Uashington, dC, 1985.




Përfundime

Duke mos pasur autoritetin dhe prestigjin e paraardhësit të tij, alia ndodhet përballë një dileme të madhe: si të largohet nga politika e ngrirë e paraardhësit të tij pa u armiqësuar me pasuesit e linjës së ashpër të partisë. ndërsa nuk pritet të bëhen reformime të sistemit, alia fare mire mund të përpiqet ta zbutë disi kontrollin e ashpër të partisë ndaj shoqërisë dhe të zhdukë disa nga kontrollet tradicionale shtypëse të regjimit.

Ka shenja se alia anon nga ndjekja e një politike të brendshme më fleksible se Hoxha. Për shembull, emërimi i tij si kryetar i Kuvendit Popullor në vitin 1982 përkoi me një amnisti për të burgosurit politikë dhe me një zbutje të politikës ateiste të regjimit.71  Madje qeveria pranoi se në zhvillimin e luftës së klasave janë bërë edhe disa "˜gabime'.72 ndjekja e një politike disi më të butë mund të lehtësohet edhe nga ngushtimi i pushtetit të madh të Sigurimit. Mehmet shehu, kadri hazbiu dhe Feçor Shehu    dhe për shkak të implikimeve edhe gjithë aparati i Sigurimit u akuzuan  për vënien e policisë sekrete  mbi ligjet dhe mbi partinë, për acarimin artificial të luftës së klasave dhe për arrestime të kota. Për pasojë, hetuesia u riorganizua, u nda nga Ministria e Brendshme  dhe u vu në varësinë e kuvendit Popullor.73  një gazetar i huaj që vizitoi shqipërinë  më 1985 u informua nga një burim i "besuar" se "asnjë i burgosur politik nuk është burgosur qëkur vdiq hoxha"  dhe se "alia ka urdhëruar lirimin gradual të të dënuarve me afat të gjatë." veç kësaj, kufizimet për udhëtimin e shqiptarëve jashtë shtetit janë zbutur.74

Edhe në qoftë së alia është për reforma të gjera ekonomike, gjë për të cilën nuk ka prova të forta, ai nuk ka për të bërë një decentralizim të planifikimit dhe strukturës administrative në një të ardhme të afërt. Në të vërtetë, burokracia e rrënjosur nuk ka për të mbështetur ndryshime të mëdha nga frika se ndryshime të tilla mund të rrezikojnë autoritetin e saj. Futja e teknologjisë së përparuar do t'i zbusë, por ka të ngjarë që mos t'i zgjidhë problemet ekonomike të rPssh-së. deri tani, importimi i teknologjisë ka bërë pak për të gjallëruar zhvillimin e vendit dhe duke pasur parasysh mungesën e specialistëve të kualifikuar, Shqipëria ka vështirësi për shfrytëzimin e plotë të teknologjisë së re. Përveç kësaj, rezervat e kufizuara në valutë të huaj dhe kufizimet kushtetuese për borxhet dhe kreditë e huaja mund të çojnë në kufizimin e importeve të teknologjisë nga tirana.

Megjithëse polemikat midis tiranës dhe Beogradit janë mënjanuar disi që nga vdekja e hoxhës, perspektivat për një zvogëlim të tensioneve midis të dy vendeve duken të errëta, për shkak të turbullirave të vazhdueshme në kosovë dhe frikës së serbëve nga irredentizmi shqiptar. Pavarësisht nga kjo, të dy vendet janë të mendimit se turbullirat në kosovë i japin Bashkimit Sovjetik mundësi për të siguruar një influencë më të madhe në këtë rajon. Për këtë arsye një zgjidhje politike e problemit të kosovës do të jetë në interesin e tyre të përbashkët.
rPssh ka deklaruar pavarësinë e vet nga blloku sovjetik dhe nuk duket se do t'i nënshtrohet përsëri Bashkimit sovjetik apo ndonjë vendi tjetër. Propaganda shqiptare vazhdon të mbajë një qëndrim armiqësor ndaj shBa-së e nato-s, ashtu si edhe ndaj Bashkimit sovjetik  dhe traktatit të varshavës. Megjithatë, pavarësisht nga retorika e saj, shqipëria nuk e konsideron Perëndimin si një rrezik serioz për pavarësinë e saj. shqiptarët pranojnë se përkrahja e pavarësisë së Jugosllavisë nga shBa dhe nato ka ndihmuar edhe në sigurinë e shqipërisë. në një fjalim të mbajtur në gusht 1969, por botuar vetëm pas prishjes me Pekinin, më
1978, hoxha kishte argumentuar se duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të shqipërisë, nato nuk do të rrijë duarkryq në rast se rPssh do të pushtohej nga Bashkimi sovjetik. ai kishte mendimin se nato do të hynte në luftë me traktatin e varshavës në rast se ky i fundit do të sulmonte shqipërinë.

kështu, ka shumë mundësi që politika e jashtme e shqipërisë  në epokën e pas hoxhës të drejtohet nga vendosja e lidhjeve më të ngushta me evropën Perëndimore, veçanërisht me italinë. ndërsa nuk pritet që këto marrëdhënie të bëhen aq të gjera sa marrëdhëniet e Jugosllavisë me Perëndimin, një përmirësim i vazhdueshëm i marrëdhënieve kulturore, ekonomike dhe politike të tiranës me Perëndimin do të kontribuonte për stabilitetin në Ballkan.

--
1 enver hoxha, Shënime për Kinën, 2 vëllime, (tiranë: "8 nëntori," 1979).
2 enver hoxha, Raport në Kongresin VIII të PPSH (tiranë: "8 nëntori", 1981), f. 24
dhe Zëri i Popullit, 11 maj 1985.

3  kushtetuta e shqipërisë e vitit 1976, e ndalonte që qeveria të kërkonte ndihma dhe kredi të huaja, dhënien e koncesioneve vendeve të tjera dhe formimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me të huajt. shih nenin 28 të Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, tiranë, 1976.
4  Paul Miliez, doktori francez i hoxhës thotë se udhëheqësi shqiptar i kishte thënë atij se "zëvendësuesi ishte gati dhe tani ai mund të vdiste i qetë për vendin e tij."  Cituar në The Los Angeles Times, 12 prill 1985.

5 nicholas C. Pano, "albania in the 1970's," Problems of Communism (Uashington), nëntor-dhjetor 1977, f. 36-40.
6 shih Bashkimi, 27 prill 1980.

7 enver hoxha, Raporte e Fjalime 1982-1983 (tiranë: "8 nëntori," 1985), f. 53, 176,
210-211 dhe 375.
8   Mehmet  shehu,  Vepra  të  zgjedhura,  vëll. 1  (tiranë:  "8  nëntori,"  1981.  në
parathënie shehu cilësohet si një udhëheqës besnik i partisë, kurse hoxha
citohet duke e vlerësuar atë si një "gjeneral të talentuar dhe legjendar".  F.
v-viii.
9   në  nëntor 1982, hoxha  e denoncoi shehun publikisht si spiun, që punonte
njëkohësisht për amerikanët, britanikët, sovjetikët dhe jugosllavët. këto akuza
ishin qesharake dhe nuk mund të merren seriozisht. Për një përmbledhje
të hoxhës  lidhur me çështjen e shehut shih enver hoxha,  Titistët, Shënime
historike (tiranë: "8 nëntori," 1982), f. 567-633; dhe Raporte e Fjalime 1982-1983,
f. 184-217. shih edhe arshi Pipa, "˜Party ideology and Purges in albania,' Telos
(londër), Pranverë 1984, f. 69-100.
10  hoxha, Titistët, f. 627. autoritetet shqiptare ia atribuan vetëvrasjen e shehut
"˜krizës nervore', por disa komentues të huaj besojnë se shehu mund të jetë
ekzekutuar. shih, për shembull, Keesing's Contemporary Archives (Bath, angli),
vëll. XXXi, prill 1985, f. 33559.

11  Corriere della Sera (Milano), 4 nëntor 1983.

12 lindur në korçë, më 1920, Marko u fut në parti në vitin 1942. a u zgjodh anëtar i komitetit Qendror në kongresin e Parë të Partisë, në vitin 1948 dhe gjashtë vjet më pas u bë anëtar i Byrosë Politike. nga viti 1966 deri në vitin 1976 ai punoi si Zëvendëskryetar i Presidiumit të kuvendit Popullor, një post në të cilin u caktua përsëri në nëntor 1982, kur alia u bë kreu i shtetit.
13 Myftiu, 66 vjeç, është anëtari më i vjetër i udhëheqjes shqiptare, që u bë anëtar i
Byrosë Politike në vitin 1956. Që nga viti 1976 ai është zëvendëskryeministër.
14  Çarçani ka lindur në vitin 1922 në Gjirokastër. ai u zgjodh anëtar i Byrosë
Politike më 1961. një administrator i shkathët, ai punoi si zëvendës i shehut
nga viti 1965 deri në vdekjen e shehut. në  janar 1982, Çarçani zëvendësoi
shehun si kryeministër.
15  ATSH, Buletini i lajmeve, 28-30 prill 1985, f. 8.
16 Zëri i Popullit, 12, 15 dhe 17 shtator 1985 dhe 2, 12, dhe 13 tetor 1985. Megjithëse
në të shkuarën Zonja hoxha nuk kishte shfaqur ambicie politike, tani mund
të jetë e interesuar për poste të larta ndoshta anëtare e Byrosë Politike për
të garantuar vazhdimin e politikave të bashkëshortit të saj. nëse  ajo do ta
përdorë influencën e saj për të mbështetur objektivat e saj politike kjo mbetet
për t'u parë.

17  Po aty, 10 korrik 1985. Çami është një i ardhur relativisht rishtas në udhëheqjen shqiptare. ai u bë anëtar i komitetit Qendror më 1971 dhe kandidat i Byrosë Politike në kongresin e 8-të të Partisë, më 1981. nga nëntori 1982, deri në emërimin e tij në sekretariat, ai punoi si sekretari i parë i partisë i rrethit të tiranës.
18  Po aty, 18 korrik 1985.
19  Po aty, 12 qershor 1985. në një artikull me fjalë të ashpra mbi rolin e hoxhës
në zhvillimin e "luftës së klasave", raqi Madhi, zëvendësdrejtor i institutit të
studimeve Marksiste-leniniste,  thuhej se "lufta e klasave" ishte thelbësore
për të garantuar rolin udhëheqës të partisë dhe për të mbrojtur fitoret e
shqipërisë socialiste. ai e vinte theksin te metoda e dorës së hekurt të hoxhës
kundër shfaqjes së tendencave jo socialiste. shih  artikullin e tij "Mendimi
marksist-leninist i shokut enver hoxha mbi luftën e klasave në socializëm,"
Zëri i Popullit, 14 qershor 1985.

20  Zëri i Popullit, 14 dhjetor 1983 dhe 9 shtator 1984.
21   Muharrem Xhafa, "Mbi thellimin e mëtejshëm të luftës ideologjike kundër
shfaqjeve dhe influencave të huaja," Rruga e Partisë, nr. 4, prill 1984, f. 32.
22  Po aty, f. 27, dhe Zëri i Popullit, 14 qershor 1984.
23  shih kryeartikullin në Rruga e Partisë, mars 1984, f. 10-11.

24  Neue Zürcher Zeitung (Zurich), 26 qershor 1985.
25  Pirro lako, "Për një punë më efektive të Partisë me rininë,"  Rruga e Partisë,
maj 1985, f. 72-75.
26  Mehmet elezi, "le ta përdorim besnikërinë dhe vendosmërinë e rinisë për të
ecur gjithmonë përpara," po aty, nr. 7, korrik 1985, f. 69-80, përkthyer në Foreign
Broadcast information service, Daily Report: Eastern Europe (Uashington më
pas FBIS-EEU), 14 gusht 1985, f. B/1-3.
27   Koço Skënderi dhe Ylli Vejsiu, "Zhvillimi i proceseve demografike është i
padukshëm nga zhvillimi socialekonomik i vendit," Rruga e Partisë, gusht
1983, f. 45-48, dhe leontjev Çuçi, "Punësimi i të gjithave forcave të afta për
punë objekt studimi dhe aktiviteti të përhershëm," po aty, nr. 2, shkurt 1985,
f. 25-34, përkthyer në FBIS-EEU, 21 mars 1985, f. 8/1-2.


28  Zëri i Popullit, 22 dhjetor 1984.
29 Vangjel Çërrava, "Plotësimi i përgjithshëm i detyrave të planifikuara çon në
shtimin e efektivitetit ekonomik," Rruga e Partisë, mars 1983, f. 15, dhe Zëri i
Popullit, 23 korrik dhe 21 gusht 1985.
30  raport nga harilla Papajorgji, kryetar i komisionit të Planit të shtetit, në Zëri
i Popullit, 25 dhjetor 1984.
31  Zëri i Popullit, 23 qershor dhe 13 shtator 1984.
32 vjollca kallajxhi, "Për zhvillimin e tregtisë në harmoni me shtimin e kërkesave
të përhershme të popullit," Rruga e Partisë, shkurt 1983, f. 22-29, dhe osman
Murati, "Furnizimi i popullit me mallra konsumi me një mënyrë vazhdimisht
të përmirësuar kërkon forcimin e punës organizative të organeve të tregtisë"
po aty, korrik 1984, f. 28-37.
33  Zëri i Popullit, 27 qershor 1985.

34  Radio Tirana, 27 qershor 1985, përkthyer në FBIS-EEU, 1 korrik 1985, f. 8/1.
35  Hekuran Mara, "Mendimi ekonomik i Shokut Enver një thesar i madh për
brezat e tanishëm dhe të ardhshëm" Zëri i Popullit, 12 shtator 1985.

36  Zëri i Popullit, 10 shtator 1985.

37  Muhamet kapllani, "Frymëzues, arkitekt dhe zbatuesi i strategjisë dhe taktikave të politikës sonë të jashtme sipas parimeve të proletariatit" Rruga e Partisë, qershor 1985, f. 18.
38  Zëri i Popullit, 29 shtator dhe 4 tetor 1985.


39  enver hoxha, Dy popuj miq (tiranë: "8 nëntori," 1985, f. 413-425.
40  Zëri i Popullit, 27 gusht 1985.
41   Për një trajtim shumëplanësh të çështjes së kosovës shih arshi  Pipa dhe
sami  repishti,  redaktorë, Studies on Kosova-,( Boulder, Co:  east european
Monographs, 1984).
42  oferta më e fundit u përsërit në janar 1982, nga kryeministri i caktuar rishtas,
adil  Çarçani. Radio Tirana, 15 janar 1982, përkthyer në FBIS-EEU, 18 janar
1982, f. 8/1-8.


43  hoxha, Dy popuj miq, f. 418-422.
44   ramiz  alia,  Politikë në shërbim të socializmit, lirisë dhe pavarësisë së Atdheut
(tiranë: "8 nëntori," 1983), f. 21 dhe Zëri i Popullit, 28 nëntor 1984.
45  Zëri i Popullit, 27 gusht 1985.


46   në qershor 1985, shqipëria  dhe Jugosllavia nënshkruan marrëveshjen për transportin hekurudhor dhe njoftohet se segmenti jugosllav i hekurudhës do të përfundojë nga fundi i vitit 1985. shih Rilindja (Prishtinë), 1 qershor 1985.
47 Business Eastern Europe (Gjenevë), 7 shtator 1984, f. 282 dhe 19 tetor 1984, f. 331.
48  tregtia shqiptaro-jugosllave ra nga 115 milion dollarë më 1980, në 88.3 milion
dollarë më 1984. shih, për shembull, Rilindja, 22 shkurt 1981, Business Eastern
Europe, 2 mars 1984 dhe Borba (Beograd), 12 mars 1985.
49 Pravda (Moskë), 10 shtator 1984, përkthyer në FBIS-SOV, 10 shtator 1984, f. F/10.
50 shih, për shembull, FBIS-SOV, 6 gusht 1985, f. F/4, 9 gusht 1985, f. F/1, 17 shtator
1985, f. F/3, 24 shtator 1985, f. F/4, 17 tetor 1985, f. F/7, 23 tetor 1985, f. F/1-2, 1
nëntor 1984, f. F/3-4, 12 nëntor 1985, f. F/1-2 dhe 13 nëntor 1985, f. F/3.
51  shih G. nikolayev, "the Birth of People's albania," Izvestiya (Moskë), 25 maj
1985, përkthyer në FBIS-SOV, 30 maj 1985, f. F/1-2 dhe Radio Moska (shqip),
13 maj 1985, përkthyer në FBIS-SOV, 17 maj 1985, f. F/13-14.

52  The New York Times, 13 prill 1985.
53  ATSH, anglisht, 28 prill 1985, në FBIS-EEU, 29 prill 1985, f. B/1-2.
54  Zëri i Popullit, 27 gusht 1985.


55  Po aty, 28 nëntor 1984.
56  Po aty.
57 Chartas Maynell, "albania's tortuous opening-up", The World Today (londër),
nëntor 1984, f. 449.
58   Suddeutsche Zeitung (Munih), 19 shtator 1985, përkthyer në FBIS-WEU, 25
shtator 1985, f. J/4 dhe Rilindja, 21 shtator 1985.
59  The Guardian (Mançester), 11 qershor 1985.

60 Zëri i Popullit, 27 gusht 1985. sipas njoftimeve, shqipëria në atë kohë nuk kishte në dispozicion pajisje për vendosjen e minave. Në fakt, një oficer marine "jugosllav anti-tito" i hodhi poshtë pohimet duke thënë se kishte parë dy dragamina jugosllave të ngarkuara me mina, që po iknin nga baza e tyre për në ujërat shqiptare, pak para incidentit. ai pas shpërthimeve tha ase ato u kthyen bosh. shih John Cooley, "albania expected to resume secret talks with Britain," The Christian Science Monitor (kembrixh, Ma), 26 gusht 1985.
61 Cooley, vep. e cit., dhe Harry Hodgkinson, "Albania Under Hoxha and After,"
The Political Quarterly (londër), korrik-shtator 1985, f. 290.
62  ANSA anglisht, 21 dhjetor 1984, në FBIS-WEU, 26 dhjetor 1984, f. l/3-4.
63  Radio Beogradi, 8 maj 1985, përkthyer në FBIS-EEU, 9 maj 1985, f. B/2.
64  Zëri i Popullit, 16-19 maj 1985.
65  ANSA, anglisht, 15 maj 1985, në FBIS-WEU, 16 maj 1985, f. l/1.


66  AFP anglisht, 12 shtator 1985, në FBIS-WEU, 12 shtator 1985, f. B/2 dhe AFP,
anglisht, 13 shtator 1985, në FBIS-WEU, 16 shtator 1985, f. B/1.
67  Radio Athina, 25 janar 1985, përkthyer në FBIS-WEU, 28 janar 1985, f. s/2.
68  Die Presse (vienë), 1 gusht 1984.

69  Business Eastern Europe, 28 tetor 1983, f. 342, 11 nëntor 1983, f. 358, Televizioni i Vjenës, 2 shtator 1984, përkthyer në FBIS-EEU, 5 shtator 1984, f. B/3 dhe Wiener Zeitung (vjenë), 26 tetor 1983.
70 Business Eastern Europe, 11 mars 1983, f. 80, 16 dhjetor 1983, f. 400 dhe 3 shkurt
1984, f. 34.

71   amnesty international,   Albania: Political Imprisonment and the Law, londër, amnesty international Publications, 1984, f. 30; Die Presse, 1 gusht 1984; dhe Handelsblatt (dyseldorf), 25 prill 1985.
72  Sami Gega, "Udhëheqja dhe kontrolli i Partisë një objektiv i domosdoshëm dhe baza e çdo suksesi," Rruga e Partisë, dhjetor 1983, f. 24-26; dhe enver hoxha, Vepra, vëll. 45 (tiranë: "8 nëntori," 1985, f. 248.
73   simon stefani, "sigurimi i rolit udhëheqës të Partisë dhe kuptimi i drejtë i direktivave të Partisë dhe të mësimeve të shokut enver hoxha për zbatimin e detyrave nga organet e hetimit," Drejtësia Popullore (tiranë), tetor-dhjetor
1983, f. 3-10, përkthyer në FBIS, East Europe Report: Political, Sociological and
Military Affairs (Uashington), nr 84-056, 30 prill 1984, f. 1-18.


74  The Observer (londër), 10 nëntor 1985.


ELEZ BIBERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
“RINGJALLJE” APO RIPERSËRITJE.!?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.22.2014)
LDK-ja NËNSHKROI VDEKJEN E SAJ!Nga FATON MEHMETI (11.22.2014)
TY RUGOVIST, SHPIRTIT, MENDJES DHE ARSYES SË KOMBITReagim nga SAIM TAHIRAJ, anëtar i ditëve të para i LDK-së si dhe ushtar i komandantit Sali Çekaj (11.21.2014)
MASAKRA KOMUNISTE NË ÇLIRIMIN E TIRANËS 1944 - Në mes të ekzekutuarve edhe babai i shkrimtarit Mustafa Greblleshi- Nga DANIEL GAZULLI (11.21.2014)
KOHA E TË QENIT NJERI- In memoriam për intelektualin e njohur  Idriz Logu, me ratin e 55 Vjetorit të Gjimnazit “Asim Vokshi” B.Curri - (11.21.2014)
Tonight Ilva Tare, ALEKSANDËR ARVIZU - ENVER HOXHA ËSHTË NJË MONSTËR, PROVOKIMET ME FOTOT E TIJ JANË FYERJE PËR SHQIPTARËT (Pjesë nga intervista) (11.21.2014)
La Repubblica, DIKTATURA IA KISHTE FRIKËN DANTES, GULAGËT ISHIN SI FERRI - KADARE TREGON SHQIPËRINË MES SË SHKUARËS DHE SË ARDHMES (11.21.2014)
LETËR E HAPUR PËR MICHEL PLATININËNga STEFANO TACCONI (11.20.2014)
PSE NA TRADHTUAT?Poemë nga AGIM GASHI (11.20.2014)
1 VIT NGA VDEKJA E SOKOL OLLDASHIT - NEW24 JEP PAMJE DHE DËSHMI TË REJA NGA NGJARJA (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]