E Premte, 04.26.2024, 06:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË BALLKANIN E SHKUAR APO NË EUROPËN E ARDHSHME?
Nga SAIMIR LOLJA

E Djelë, 11.23.2014, 09:11am (GMT+1)



Një arkitekturë europiane shkakton ndjenja europiane dhe projekti i deritanishëm i faltores myslimane nuk shkon në drejtimin europian. Të jesh pjesë e qytetërimit europian nuk do të thotë të "hysh në BE" me letra, vetëm dhe vetëm për disa politikanë që kanë vite që kanë "hy në BE". Ato që janë votuar si përfaqësues të popullit shqiptar i shërbejnë me vendimet e tyre vetëm përparimit dhe bashkimit shqiptar.

Projekti i deritanishëm i Xhamisë së Madhe në kryeqytet (dhuratë nga qeveria e shkuar), e kthen Tiranën në një "Stamboll të vockël", si në Stamboll, si në Tiranë do jetë e njëjta pamje. Dhe Turqia me shumë entuziazëm do e investojë një ndërtim të tillë. Zgjidhje për faltoren myslimane është ndërtimi i sipas një arkitekture të ngjashme me atë në Rijeka të Kroacisë ose Strasburg të Francës, të dyja të përfunduara në vitin 2013.

Me një faltore myslimane të stilit europian, shqiptarët dhe jo-shqiptarët do i përfytyrojnë shqiptarët si pjesë e Europës Juglindore, pjesë e Europës. Me një xhami të stilit të vendeve të lindjes, shqiptarët dhe jo-shqiptarët do i përfytyrojnë shqiptarët si pjesë e Ballkanit, zgjatimit anadollak në Europë, të ardhur nga vendet arabe dhe që nuk e meritojnë qytetërimin dhe shërbimin europian. Tradita e besimit mysliman shqiptar ka veçantitë e tij edhe arkitekturore në gjithë mozaikun e këtij besimi. Kjo gjë nevojitet të shprehet edhe me ndërtimin e kësaj faltoreje. Një model që të mos jetë kopje e xhamive të tjera, por që ka simbolikën e duhur dhe nuk përçon mesazhe kundrathënëse.

Faltoret fetare janë qendra shpirtërore ku një njeri me vullnet të lirë mund të gjejë paqe, respekt dhe lehtësim. Projekti i tanishëm nuk pasqyron modelin shqiptar europian për të ardhmen. Përparimi dhe bashkimi shqiptar nuk arrihet me ndërtimin prej grekëve të katedrales ortodokse dhe prej turqëve osmanë të xhamisë në Tiranë. Atë që osmanët nuk e bënë me forcën e armëve, duket sikur po e riprovojnë me anën e ideve emocionale. Kjo përputhet me shprehjen e Viktor Hygosë (1802-1885) se: "Një popull mund t'i bëjë ballë pushtimit ushtarak, por nuk mund t'i bëjë ballë pushtimit prej ideve".

SAIMIR LOLJA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
22 NËNTOR 1963 - VRASJA E XHON KENEDIT DHE GABIMET FATALE TË SHËRBIMIT SEKRET AMERIKAN (11.23.2014)
SHQIPËRIA PAS HOXHËS - DILEMAT E NDRYSHIMITBotuar për herë të pare në Problems of Communism (Uashington), vëll. 34, nr. 6 (nëntor-dhjetor 1985), f. 32-47.Nga ELEZ BIBERAJ (11.22.2014)
“RINGJALLJE” APO RIPERSËRITJE.!?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (11.22.2014)
LDK-ja NËNSHKROI VDEKJEN E SAJ!Nga FATON MEHMETI (11.22.2014)
TY RUGOVIST, SHPIRTIT, MENDJES DHE ARSYES SË KOMBITReagim nga SAIM TAHIRAJ, anëtar i ditëve të para i LDK-së si dhe ushtar i komandantit Sali Çekaj (11.21.2014)
MASAKRA KOMUNISTE NË ÇLIRIMIN E TIRANËS 1944 - Në mes të ekzekutuarve edhe babai i shkrimtarit Mustafa Greblleshi- Nga DANIEL GAZULLI (11.21.2014)
KOHA E TË QENIT NJERI- In memoriam për intelektualin e njohur  Idriz Logu, me ratin e 55 Vjetorit të Gjimnazit “Asim Vokshi” B.Curri - (11.21.2014)
Tonight Ilva Tare, ALEKSANDËR ARVIZU - ENVER HOXHA ËSHTË NJË MONSTËR, PROVOKIMET ME FOTOT E TIJ JANË FYERJE PËR SHQIPTARËT (Pjesë nga intervista) (11.21.2014)
La Repubblica, DIKTATURA IA KISHTE FRIKËN DANTES, GULAGËT ISHIN SI FERRI - KADARE TREGON SHQIPËRINË MES SË SHKUARËS DHE SË ARDHMES (11.21.2014)
LETËR E HAPUR PËR MICHEL PLATININËNga STEFANO TACCONI (11.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]