E Premte, 05.03.2024, 01:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
70 VJETORI I ÇLIRIMIT TË BISHËS KOMUNISTE
Nga SULEJMAN GJANA

E Martë, 12.16.2014, 09:37am (GMT+1)


Tematika e përzgjedhur mbart në vetvete gjithë peshën e vuajtjeve që regjimi komunist i shkaktoi popullit e kombit shqiptar.
Ky regjim e kjo diktaturë sunduese në vendin tonë pas LDB, e pati zanafillën në gjysmen e dytë të vitit 1943, veçanërisht pas Konferencës së Mukjes që sigurisht komandohej nga Beogradi.
Siç u vërejt nga referimet e mbajtura dhe siç dëshmohet nga mjaft studime dhe arkiva të bëra tashmë publike, komunistët patën filluar një luftë vëllavrasëse e guerile në formën që sot njihet si terroriste, kundra çdo elementi nacionalist në mbarë trojet tona.
Kjo luftë gjoja-çlirimtare është mitizuar përgjatë viteve të diktaturës komuniste dhe pas 90-ës, madje shpesh është përdorur edhe nga politika për qëllime elektorale.
Për fat të keq, nuk është marrë asnjëherë guximi me u shkëput zyrtarisht e krejtësisht nga mitet rreme dhe goxha të dëmshme për brezat e ardhshëm. Kjo do të kishte qenë boll e mundshme, nëse do tregohej vullneti i duhur, pasi faktet dhe provat e gjalla flasin vetë:
1- A nuk është absurde, madje e dyshimtë, që shqiptarëve t'u flitet për çlirim, ndërkohë që më shumë se gjysma e trojeve dhe popullsisë shqiptare mbetën të robëruara pas LDB-së ?
2- A nuk ishin komunistët kolaboracionistë të antikombëtarizmit kur vepruan sipas udhëzimeve të serbëve, duke zbatuar madje dhe planet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve?
3- A duhen akoma prova dhe dëshmi të tjera edhe më bindëse, për të arritur në përfundimin se komunistët shkaktuan masakra, dhunë e terror në popull për marrjen e pushtetit?
4- A nuk do të mjaftonin viktimat, krimet, masakrat dhe mërgata që shkaktoi regjimi komunist, për të nxjerrë konkluzionet e nevojshme pas ndryshimeve politike të fillimviteve '90-të?
Legalistët shqiptarë e kanë dëshmuar se kanë qenë gjithnjë konsekuentë në qëndrime kur bëhej fjalë për interesat kombëtare:
1- Duke udhëhequr rezistencën anti-fashiste të 7 prillit 1939.
2- Duke bërë rezistencë në vazhdim ndaj pushtuesve nazi-fashistë.
3- Duke u përballur edhe me komunistët gjatë LDB-së.
4- Duke rezistuar ndaj diktaturës komuniste, pavarësisht dënimeve, vrasjeve, burgimeve dhe kampeve të internimit.
5- Duke zhvilluar aktivitete politike, diplomatike dhe mediatike në mërgim gjatë gjithë viteve të komunizmit, për të denoncuar diktaturën dhe krimet komuniste.
6- Duke mbajtur qëndrime pa mëdyshje dhe pa kompromis ndaj regjimit që shkaktoi luftën civile dhe më pas edhe luftën e klasave, si dhe ndaj atyre që vazhdojnë t'i referohen me nostalgji.
Sot ndihemi të lumtur e krenarë që shumica e studiuesve, elitës politike dhe shqiptarët në përgjithësi, me përjashtim të kategorisë së pandreqshme që për fat të mirë është në zhdukje, kanë mbështetur edhe tezat e kauzat tona.
Kjo na bën të kuptojmë se historia u dha të drejtë nacionalistëve, pikërisht atyre viktimave të krimeve e masakrave të regjimit komunist në vendin tonë.
E megjithatë, duhet të jemi syçelë e të bashkojmë forcat dhe energjitë tona rreth atyre që vërtet përfaqësojnë dhe kanë vullnetin e mirë të mbrojnë idealet e të persekutuarve nga komunistët.

* Nga fjala që mbajta më dt. 21.11.2014, në Konferencën "Krimet dhe masakrat e regjimit komunist në Shqipëri" që organizoi Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipëriqë, në bashkëpunim me Partinë e Ballit dhe të Legalitetit, për të kujtuar, në 70-vjetorin e të ashtuquajturit çlirim, krimet dhe masakrat që shkaktuan komunistët.





SULEJMAN GJANA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE KANË FILLUAR TË EMIGROJNË SHQIPTARËT MASIVISHT NGA KOSOVA?Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.15.2014)
AMBASADORI HILL - IU HODHËN NË PËRQAFIME RUGOVËS, I RANË NË GJUNJ SI TË ISHTE PAPËPashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të (12.15.2014)
MAJLINDA KELMENDIT I DORËZOHET ÇMIMI XHUDISTJA MË E MIRË E BOTËS PËR VITIN 2014 (12.15.2014)
RITA ORA DORË PËR DORE ME BARACK E MICHELE OBAMAN (12.15.2014)
PROJEKTI I NJË BLLOKU RUSI-SERBI-MAQEDONINga PETRIT HALITI (12.15.2014)
ULIKSI RREFEN HISTORINE E TE ATIT, BEKIM FEHMIUTI biri i Bekim Fehmiut: Historia e sagës që lindi intelektualë e patriot (12.14.2014)
TAKIMI IM ME POETIN ESENIN -BIRINga ROZI THEOHARI—Boston (12.14.2014)
Le Monde - FUNDI I EPOKËS SË HASHIM THAÇIT TË GJITHËPUSHTETSHËM (12.13.2014)
MJESHTRI I LETRAVE, PENG I FATIT TË KEQ - MOS E LINI VETËM SKËNDER DRININShkrimtari 79-vjeçar ka rreth 2 javë që është në koma në Repartin e Reanimacionit (12.13.2014)
Leksion publik i Dr Gëzim Alpion në Londër'INTELEKTUALI DHE MALLKIMI I VEGJETIMIT - HARRESA E IMPONUAR NË VEPRËN LETRARE TË FATMIR TERZIUT' (12.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]