E Enjte, 05.02.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ORGANIZATA 'HOPE & PEACE' ME SELI NË NEW YORK MBËSHTET LIGJIN E PARAQITUR NGA DEPUTETËT DODA DHE IDRIZI
E Hënë, 01.05.2015, 08:15am (GMT+1)


Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane me Seli në New York - SHBA (The Women's Organization "Hope& Peace") ndjek vazhdimisht me vëmendje situatën politike, ekonomike e sociale në vend. Me anëtaret tona shpesh bisedojmë rreth ngjarjeve të ndryshme, kryesisht për të drejtat e gruas e fëmijëve në familje e shoqëri.

Në takimin tonë të rradhës në qendër të diskutimeve ishte hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit shqiptar gjatë periudhës së regjimit komunist. Nga njoftimet e fundit jemi shumë të indinjuara që në Parlamentin Shqiptar anashkalohet Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin i sjelle nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit, të persekutuarit politike dhe dy deputetë të parlamentit të Shqipërisë, i cili megjithëse është depozituar në parlament nga deputetët prej më tepër se një muaji nuk merret në konsideratë, përkundrazi, qeveria miraton një ligj, që sipas deputetes Doda, është i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi." Ligji i paraqitur nga shoqëria civile, ish të përndjekurit politikë, studentët e dhjetorit dhe deputetët Doda e Idrizi, ka gjetur mbështetjen e diasporës shqiptare. Z. Lek Mirakaj, ish i burgosur politik në media e ka shprehur hapur qëndrimin për hapjen e dosjeve e zbatimin e ligjit të lustracionit.

Edhe ne si organizatë gruaje në SHBA (disa nga ne ish anëtare të Shoqatës së Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë) nëpërmjet kësaj deklarate paraqesim shqetësimin tonë ndaj makinacioneve të qeverisë shqiptare, e cila ndërsa deklaron se është për njohjen e së vërtetës, ashtu si thotë me të drejtë deputetja Dodaj, fut në Parlament një ligj paralel, ndërsa tregon arrogance dhe nuk do t'ja dijë fare ndaj ligjit që e kanë sjellë ata që i kanë provuar në kurriz vuajtjet e diktaturës.

Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane me Seli në New York "Hope& Peace" e mbështet ligjin për hapjen e dosjeve dhe lustracionin paraqitur në Parlament nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit dhe të persekutuarit politike. Organizata jonë i bashkohet të gjithë mbështetësve të kësaj kauze të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ndërkohë ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit të Shqipërisë të mos bëhet pjesë e farsave që kanë qëllim anashkalimin e një procesi të hapur dhe fair.

Të mos harrojmë se nga akuzat fallco të ish sigurimit të shtetit u vranë mizorisht njerëz të pafajshëm. Burra, gra e fëmijë, nëna, motra, vëllezër, djem e vajza të reja nuk gëzuan moshën e tyre më të re e të bukur, sepse diktatura bashkë me viktimat e pafajshme do të dënonte edhe të gjitha familjet deri në shtatë breza.

Këto krime mostruoze duhen publikuar. Kemi pritur gati gjysmë shekulli ndërgjegjësim, pendesë, por askush nuk e ka deklaruar një të tillë. Priti populli shqiptar që vuajti diktaturën më e egër në Europë që dosjet të hapeshin. Por më kot, çdo shpresë ishte e humbur.

Nga individë të ndryshëm thuhet se dosjet janë zhdukur, janë hapur e janë ndryshuar. Ata individë që kanë guxuar e kanë vënë dorë tek këto dosje duhet të dalin përpara drejtësisë, sepse kjo tregon se kanë vijuar akoma manipulimet për të fshehur genocidin dhe masakrimin popullit tonë edhe gjatë tranzicionit.

Llogjika është e thjeshtë, përderisa ish të burgosurve, ish të pushkaturave e ish të internuarve politikë u është njohur botërisht e drejta e dëmshpërblimit politik ashtu duhen të bëhen publike edhe emrat e autorëve të krimeve.

Organizata jonë këtë deklaratë për shtyp njëherësh do ta dërgojë edhe pranë organizmave ndërkombëtarë, me shpresë që e drejta e këtij populli të vuajtur padrejtësisht të vihet në vend, jo për hakmarrje, por për dinjitet njerëzor.

Për Organizatën - The Women's Organization "Hope & Peace"
Themeluese
Mimoza Dajçi
New York,SHBA, 3 janar 2015


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE ISA MUSTAFA NUK BËRI HOMAZHE TEK VARRI I TAHIR ZEMAJT (01.04.2015)
KOLINDA GRABAR KITAROVIC PRESIDENTJA E ARDHME E KROACISË? Ajo është e para grua Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (01.04.2015)
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJNga HARRY BAJRAKTARI (01.04.2015)
VITI I RI - KATËR FAMILJE KOSOVARE STREHOHEN NË KISHËN E CHÂTEAUROUX (01.04.2015)
PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar...Nga FRITZ RADOVANI (01.04.2015)
'COSA NOSTRA'!Është fjala për mafian kosovare të fundshekullit 20-të dhe fillimit të këtij shekulli Nga FLORIM ZEQA (01.03.2015)
HUMANIZËM DHE BAMIRËSINga ADRIANA ASHIKU, New York (01.03.2015)
SHQIPTARËT NËPËR DEKADA - ÇFARË KEMI KALUAR NË VITET 1914, 1924, 1934... DHE 2014Nga AGRON SHALA (01.03.2015)
SI TA DISH, KOLONEL TAHIR ZEMAJ, SE KU KA RËNË LDK-ja DHE KOSOVA?Nga SKËNDER MULLIQI (01.02.2015)
RUGOVIZMI SI NJË KONCEPT I NJË FILOZOFIE POLITIKENga SAIM TAHIRAJ (01.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]