E Shtunë, 05.04.2024, 02:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARËT KUDO NË BOTË E DËNOJNË AKTIN TERRORIST NË PARIS
Nga SKËNDER MULLIQI

E Premte, 01.09.2015, 12:16pm (GMT+1)


   1."Nuk kisha përshtypjen se po i këpusja kokën dikujt me një stilolaps. Sepse unë nuk vë jetën time në rrezik. Kur aktivistët kanë nevojë për një pretekst për të justifikuar dhunën e tyre, ata gjithmonë do ta gjejnë, ndërkohë unë nuk kam fëmijë, as grua, as veturë, as kredi. Ndoshta duket pak pompoze kjo që po them, por unë për vete preferoj më mirë të vdes në këmbë se sa i nënshtruar." Kështu kishte deklaruar para tri vitesh  njëri ndër të vrarit të aktit të rëndë terrorist që ndodhi në Paris, Charb, drejtori i "Charlie  Hebdo' pasi që kishte bërë karikaturën e Profetit Muhamed.

Dhe, nga kjo distancë kohore shihet së drejtori tashmë i vrarë nga terroristët mizor kishte pasur shumë të drejtë. Karikatura e Profetit Muhamed ishte vetëm një punë të cilën edhe e bëjnë të gjithë karikaturistet në botë . Prandaj, edhe ky akt terrorist i fundamentalisteve islamikë , është një akt makabër që nuk justifikohet në asnjë mënyrë. 12 të vrarë nga dora e ekstremistve në vargun e shumë akteve terroriste në botë , janë shembujt më të keqij të mundshem. Janë lojë me zjarrë në këtë botë të stermbushur më probleme të ndryshme .

Pas këtij akti të shëmtuar ku mbeten të vrarë 12 përsona,pati reagime  nga  e gjithë bota demokratike, duke i cilësuar vrasjet ne seri, si akte barbare, si akte  te njerëzve qyqarë kunder fjalës dhe shprehjës së lirë, që është e garantuar  në qdo shtet demokratik.Unë në një shkrim autorial kisha thënë se akti i norevgjezit Andreas Brejvik i cili kishte bërë masaker të vertëtë  duke vrarë afër 70 përsona të pafajshem  gjoja në mbrojtje të krishterizimit,  duhet cilësuar si rast i izoluar. Por, ekstremistet fetarë islamik me aktët e tyre terroriste në shumë vende të botës  nuk po kan të ndalur. Lufta kunder çfardo terrorizmi kërkon një studim të hollësishem dhe urgjent, sepse terrorizmi i përmasave qfarë është duke marre , seriozisht mund të kërcënon edhe paqën botërore.

Dhe, aq me keq kur një akt i tillë barbar ndodh pikërisht në një shtet i cili është treguar shteti më human në Evropë, duke strehuar me mijëra mysliman nga mbarë bota dhe popujë te  shumë konfeksione të tjera fetare .Bie pyetja a i lejohet një reviste të bëjë humor për një fe ose për shenjtorin e saj? Natyrisht që i lejohet, brenda kuadrit të ligjeve të vendit. "Charlie Hebdo" e ka vënë  herë pas here në shënjestër edhe Papën dhe ka fituar me këtë rast edhe një konflikt juridik me një organizatë katolike ka shkruar  Christoph Hasselbach. Nuk ka arsye që të gjithë myslimanët të vështrohen me dyshim ose që të dyshojmë për modelin e bashkëjetesës paqësore kan deklaruar shumë analistë franqezë dhe gjermanë  më këtë rast. Këto deklarata janë gjëja më e çmuar e njerëzimit dhe shprehin qytetërimin e lashtë të botës Perëndimore karshi konfesioneve të  tjera fetare. Këto deklarata pas gjendjës së krijuar i bëjnë vetëm njerëzit shpirtëgjerë, i bëjnë njerëzit që nuk bëjnë kurrë dallime racore apo fetare.

Toleranca fetare eshte vlerë e  shpirtit te njerëzimit, eshte vlerë  e qytetërimit për qdo popull liridashës sot në botë.  Kancelarja gjermane , Merkel e quajti këtë një "sulm ndaj mendimit të lirë dhe lirisë së shtypit, që janë elementet themelore të kulturës sonë të lirë dhe demokratike. Ky është një sulm i cili nuk mund të justifikohet me asgjë".Nuk ka justifikim në asnjë menyrë një veprim makabër i atyre njerëzve që janë bërë njerëz të programuar nga ata të cilët fen po ua predikojnë si është më së keqi për njerëzimin.Ata që po ua shpërlajnë trurin kryesisht gjeneratës së re , janë njerëz që nuk kan lidhje më punët e Zotit. 

    2. Me këtë rast tragjik për mbarë botën e qytetruar, më rastisi të lexojë një reagim të ministrit të Punëve të Jashtme te Serbisë, Ivica Daciqit në Bruksel, i cili kishte tërhequr qëllimisht paralele ndaj asaj që kishte ndodhur në Paris, dhe asaj gjoja  që po ngjan në Sanxhak dhe në Kosovë, ku edhe në këto dy rajone po veprojnë terroristët . Brejvik jo rastësisht pas vrasjeve serike te 70 përsonave kishte deklaruar së ishte frymëzuar nga serbët. Me te drejtë dyshohet së serbët janë ba sponzorizuesit kryesor të disa  elementeve të esktremizmit  në Ballkan. Serbia ende mban lidhje me shtetet dikur të painkuadruara të formuara nga Tito dhe Naseri. Dhe , shumë ka logjikë së Serbia është e interesuar  që të lulëzon ekstremizmi fetar islamik, që para botës demokratike shqiptarët të deskriditohen së janë terroristë dhe fundamentalist islamik, qka nuk përkon fare me realitetin. Dhe shumë qka në Bruksel ka genjyer Daciq , veq me motivacionin qe ti bind ndonjë shtet të BE-së kunder shqiptarëve.Se kush ishte terrorist dhe popull gjenocidial z. Daciq u pa në luftën e fundit. Serbia pikërisht luftën e bëri mbi baza fetare për ti shkatërruar  popujtë jo sllavë në ish-Jugosllavi. Daciq deklaroi së në Serbi është vu gjoja një sistem funksional kunder shpërlarjës së parasë dhe  financimit të terrorizmit.

Kjo është edhe një rrenë tjeter e madhe e Daciqit, së në fakt është krejt e kundërta .Serbia  në një menyrë ose tjetër po i ndihmon qarqet e caktuara terroriste . Serbia ende nuk është liruar nga logjika terroriste e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit. Shqiptarët duhet të jenë shumë vigjilent që mos  të bien pre për një grusht groshë të atyre që historikisht na vranë dhe masakruan duke tentuar të na zhdukin nga faqja e dheut. Toleranaca fetare në Kosovë  ka bazament të fortë, së miqët e shiptarëve historikisht ishin bota Perëndimore dhe Amerika mike. Shqiptarët kudo në botë sigurisht së e kan dënuar aktin makabër të vrasjës së 12 përsonave në Paris. Ne solidarizohemi me popullin mik francezë në këto qaste të vështira .Populli shqiptarë gjithmonë ka mbetur miku më i mirë i shteteve Perëndimore dhe Amerikës. Ndihma për liri dhe pavarësi të Kosovës na erdhi nga i madhi Zot, nga Amerika me aleatet e saj dhe aleatët tanë  Perëndimor ...  

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LE MONDE: NGA LIMA NË TIRANË MBËSHTETJE PËR 11 SHTATORIN E FRANCËS (01.08.2015)
CHARLIE HEBDO E MBËSHTETI KOSOVËN GJATË LUFTËS (01.08.2015)
POLICI QË E VRANË NË RRUGË ISHTE MYSLIMANFjalët e fundit të policit francez para ekzekutimit: (01.08.2015)
CHARLIE HEBDO - KARIKATURISTËT U VRANË NË ZYRË, DËSHMIA E KOLEGES QË UA HAPI DERËN TERRORISTËVE (01.08.2015)
SI E PASQYROI SHTYPI BOTËROR MASAKRËN NË CHARLIE HEDBO - Fotogaleri (01.08.2015)
TERRORISTËT PËRDORËN TEKNIKA USHTARAKE PËR VRASJET NË PARIS (01.08.2015)
KOSOVË - AGK E DËNON FUQISHËM VRASJEN E GAZETARËVE NË PARIS (01.08.2015)
FRANCË - NJË I DYSHUAR PËR SULMIN TERRORIST I DORËZOHET POLICISË (01.08.2015)
OBAMA - SULMI MË VDEKJEPRURËS TERRORIST NË DY DEKADA NË FRANCË (01.08.2015)
KOZETA KURTI - JA E VËRTETA E 'ARRESTIMIT TIM' - MEDIAT ITALIANE: NDALOHET GAZETARJA - U KAP DUKE VJEDHUR (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]