E Martë, 05.14.2024, 04:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JANARËT HISTORIKISHT ISHIN MUAJ TË KOBSHËM PËR SHQIPTARËT
Nga Dr. NASER RUGOVA

E Enjte, 01.22.2015, 10:00am (GMT+1)


Si kombi më i lashtë në këtë tokë të shënjtë, në këtë muaj të acartë mbetëm pa prijës, dijetar, strateg dhe kolosët më të ndritur të kombit tonë.

Para katër ditësh përkujtuam në të njëjtën ditë përvjetorin e vdekjes së kryetrimit Gjergj Kastrioti, të vëllezërve Gërvalla dhe Smajl Hajdarajt personalitete që në etapa dhe rrethna të ndryshme kohore dhe historike ishin gurthemel i lirisë, mvetsisë, dinjitetit dhe identitetit nacional.

Janari ky muaj i ftohtë na ndau fizikisht pra nentë vitesh edhe nga intelektuali i madh, vizionari, ideatori , njeriu i urtë por i pathyeshëm në rrugën e tij, arkitekti i shtetit modern të Kosovës Dardanisë Antike, Presidenti Historik dr.Ibrahim Rugova. Jeta është dhuratë e cmuar nga zoti, kohën e kufizuar të së cilës duhet shfrytëzuar për të bërë gjëra me vlerë! Njeriu ndërton veprat pastaj janë veprat ato për të cilat kujtohet njeriu.
Presidenti Rugova në jetën e tij, të përfunduar më herët se sa duhej, zgjodhi të bënte veprën më të vështirë! Vendosi të dalë në ballë të një populli dhe të një toke të lashtë të robëruar me shekuj! Ai ja dedikoj jetën tokës dhe popullit të tij. "Kokën mund të ma hiqni, por mendjen kurrë nuk mund të ma ndryshoni", ju pati thënë publikisht rexhimit pushtues, duke vazhduar rrugën plot sakrifica si lider i urtë, i përgjegjshëm, vizionar dhe si shpresë e ketij populli se do jemi të lirë dhe të pavarur!

Liri, demokraci, pavarësi u bënë postulatet e shënjta të këtij populli që me sakrifica sublime të udhëhequr në mënyrë dinjitoze nga një intelektual urtak qe me kohën u bë lider shpirtëror i popullit të vet. Liria dhe pavarësia e vendit tonë ishte karvan i gjatë dhe i mundimshëm në të cilin njerëz të shumtë dhe më të devotshëm përgjatë epokave dhanë shtytjen e tyre. Ta ndryshosh kahjen e këtij karvani në rrugën e drejtë të lirisë dhe mvetësisë nuk ishte fare e lehtë, njerzit që bëjnë kthesa të tilla historike në moment të rënda për kombin dhe atdheun do të kujtohen me admirim nga brezat dhe do lënë përgjithmonë vulë lavdie në historinë tonë kombëtare. Prej të rrallëve në krye të karvanit të popullit të Kosovës që kujtohet me dashuri nga populli i tij është Presidenti Rugova.
Njeriu që bëri historinë e Kosovës moderne!

Ibrahim Rugova u shëndrrua në ikonë të shpresës për liri, në simbol të qëndresës shekullore shqiptare!

Ishte prijës që me politikën e tij vizionare ktheu sytë e botës demokratike dhe miqve tanë në krye me SHBA-të kah vendi ynë i bekuar, i artikuloi kërkesat, i harmonizoi me miqët tanë dhe së bashku mundëm të keqen, e fituam lirinë dhe shtetin! Ishte dhe vazhdon të jetë frymëzim për brezat!

Sa herë që shteti dhe politika e Kosvovës të gjinden në udhëkryq, le ta kthejnë kokën mbrapa dhe le të shiqojnë kah Presidenti Historik, frymëzimi, vizioni dhe rruga e ndritur për popullin dhe vendin tonë janë aty! Gjithmonë, për jetë e mot!

Në histori pak breza kanë fatin të jenë protagonist të ngjarjeve dhe epokave të lavdishme kombëtare. Ne patëm fatin të jetojmë në kohën e orifeut ndër më të mëdhenj të këtij kombi të lashtë.

Pusho i qetë baca Ibrahim, ëndrra dhe vizioni yt po jetësohen, fryma jote po rikthehet fuqishëm si udhrrëfyes për këtë popull dhe vend brilant!
Dr. NASER RUGOVA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREPÇA ËSHTË E KOSOVËSNga HARRY BAJRAKTARI (01.22.2015)
NEVOJITET NJË RIZGJIM KOMBËTAR, SEPSE LOJËRA TË RREZIKSHME KANË FILLUAR KARSHI KOSOVËSVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.22.2015)
IBRAHIM RUGOVA - NJË LIS I MADH NË MES TË NJË MALI TË VOGËLNë shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së dr.I.RugovaNga XHAFER LECI (01.22.2015)
Nëntë vite pa Presidentin Rugova!PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARESISENga AGIM GASHI (01.21.2015)
Në nëntë vjetorin e shkuarjës në amshim të shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtareFALEMINDERIT, PRESIDENTNga FLORIM ZEQA (01.21.2015)
Me rastin e 9 vjetorit të shkuarjes së Ibrahim Rugovës në AmshimPROFITERËT E RUGOVËS DUHET TË LARGOHEN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.21.2015)
TEUTA RUGOVA - LDK NË KOHËN E PRESIDENTIT RUGOVA ISHTE PARTI ME IDEALE KOMBËTARE, VRASJET POLITIKE E TRONDITNIN THELLË FAMILJEN TONË, E MËRZITNIN SHUMË BABAIN (01.21.2015)
FETAH RUDI RRËFEN - ATENTATIN E KAM NGA SHQIPTARËT, DREJTËSIA I DI EMRAT E TYRE (01.21.2015)
FOTO E DITËS - PA U BËRË DREJTËSI PËR 29 TË VRARËT NË ATENTATE POLITIKE, KOSOVA NUK DO TË KETË DREJTËSI (01.20.2015)
VARFËRIA NË VERI TË SHQIPËRISË - ISH KAMPI I INTERNIMIT TOROVEC KTHEHET NË STREHË BANIMIReportazh dhe fotogaleri nga Reuters (01.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]