E Premte, 04.26.2024, 01:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LIRI E SHPREHJES APO RRËNIM I SHTETIT!
Nga FLORIM ZEQA

E Djelë, 01.25.2015, 11:04am (GMT+1)



Levizja e lirë e njerëzve, liria e besimit fetar, liria e shprehjes, liria e protestave janë shprehje dhe vlerë e demokracisë së një vendi. Poashtu në vendet e lira dhe demokratike, guardian (vëzhgues, mbrojtës) të asaj lirie janë organet shtetërore (policia, ushtria në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë).

Mirëpo në vendin tonë, me një demokraci të brishtë (të pa konsoliduar), me një liri të pakufizuar (të shprehjes), me një gjysëm pavarësi është duke ndodhur kombinimi më i keq mes lirisë së shprehjes dhe formave antidemokratike të veprimit !

Kjo po vjenë si rezultat i mungesës së ligjeve që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare në vend.

Këtë zbrazëtirë ligjore janë duke e shfrytëzuar individë të papërgjegjshëm dhe grupe të caktuara, përmes rrjeteve sociale dhe portaleve, fusha këto të parregulluara si duhet me ligj në Republikën e Kosovës.

Në sëcilin vend demokratik të botës vlerat kombëtare janë të mbrojtura me ligj, sikurse që janë të rregulluara me ligj rastet e shpifjeve, akuzave dhe sharjeve ndaj personave civil apo zyrtar,...secili që shkel ato rregulla përballet me drejtësinë.

Në Kosovën e paspavarësisë, e sodomos këtyre viteve të fundit edhe përkundër nevojës së protesimit kundër dukurive negative; komrrupsionit, krimit të organizuar, keqeverisjes,...kundër shtrenjëtimit të rrymës, bukës,...për arsim cilësor, për shëndetësi kualitative, për vende të reja të punës,...dhe për shumë motive të tjera socio-ekonomike nuk u protestua siq u protestua për motive politike dhe orekse pushteti të opozitës.
Kërkesa për largimin e qeverisë ka pasur tani e shtatë vite më parë, mirëpo asnjëherë nuk ndodhi një mobilizim kaq i shtuar për rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e pushtetit me dhunë.

Deklarata e ministrit serb është një arsye për reagim, por jo për rrënim të shtetit, rasti i Trepës nuk është i ditëve të sotme, është problem i pazgjidhur i këtyre 16 viteve dhe askush nga ata që protestuan nuk e ngriti zërin për Trepçën.

Andaj është e drejtë të protestohet kundër privatizimit të Trepçës, kundër Jabllanoviqit, kundër kësaj qeverie, por askush nuk e ka të drejtën të shkatërroi pronën private të qytetareve (lokalet afariste) apo atë shtetërore (objektin e qeverisë). Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është e shtetit të Kosovës, e jo e Serbisë, as e kryeministrit aktual dhe as e atij paraprak,...dje Hashimi, sot Isa, nesër do t'i vie radha dikujt tjetër të vie në atë objekt, andaj ndërtesat duhet të ruhen, të mos shkatrrohen, ngase shumë shpejtë do të vie dita kur edhe shteti ynë do të funksionoi si çdo shtet normal demokratik.
Akuzat e drejtuara kundrejt kryeministrit aktual qoftë për Trepçën, serbizimin e Kosovës, asociacionin e komunave serbe, keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e buxhetit të shtetit i përkasin pararëndësit të tij,...të thuhet (nga një lider opozitar) që kryeministri aktual, po citoj; "Republikën e Kosovës e ktheu në Autonomi të Serbisë", është aq e pa vërtetë dhe e pa drejtë të thuhet sikurse që është e vërtetë të thuhet se pararëndësi i tij në Bruksel pranoj fusnotat për Kosovën, pranoj asociacionin e komunave serbe dhe ndarjen territoriale të vendit, degradoj institucionet e shtetit, rëndoj jetën dhe theu shpresat e qytetravëve për jetë në trojet e veta.

Ajo çka është për t'u kundërshtuar kryeministri aktual është bashkangjitja së keqës në qeverisjen e vendit, mënyra e ardhjes në pushtet, lidhja e kurorës së turpit në kundërshtim me vullnetin e elektoratin që ai përfaqëson, të koalicionit jo natyral dhe joparimor me PDK-në.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMPOZITORI GENC TUKIÇI I KUSHTON NEXHMIJE PAGARUSHËS FANTAZI PËR PIANO, VIOLINË DHE ORKESTËR (01.25.2015)
SOT BËHEN 96 VJET NGA VDEKJA E ISMAIL QEMALIT (01.24.2015)
KUSH I TRADHTOI  KËTA BURRA ?Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (01.24.2015)
FIGURA E NAZMI LUKAJT DO TË ZËRË VEND TË MERITUAR NË LETËRSINË DHE NË PUBLICISTIKËN SHQIPTARENga SKËNDER MULLIQI (01.24.2015)
NDËRROI JETË HEROI I KOMBIT KAPIDAN DED GJON MARKUNga Mr. sc. NUE OROSHI (01.24.2015)
SHUHET ME PENGUN E MADH NË ZEMËRShuhet Dedë Gjomarkaj(1921-2015) me pengun e madh në zemer të jetëve të këputura të familjarëve të tij që vepruan për atdheun e roberuar./Nga LEONORA LAÇI (01.24.2015)
TERRORI KOMUNIST - EKZEKUTIMET KRYHESHIN ME MIRATIMIN E ENVER HOXHËSStudiuesi Enver Kushi flet për pushkatimin e 9 intelektualëve në mars 1945 (01.23.2015)
HORRORI I AUSHVICIT - PARË ME SYTË E NJË SHQIPTARIReportazh nga Aushvic, Birkenau (Poloni) KRISTI PINDERI (01.23.2015)
VOGËLUSHJA NGA KOSOVA PO MAHNIT FRANCËN (01.23.2015)
ISH PRESIDENTI TOPI FLET PËR 21 JANARIN - NUK BËHET DREJTËSIA, SEPSE RAMA ËSHTË SHUMË I DOBËT NDAJ BERISHËS (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]