E Premte, 04.26.2024, 03:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
1911 - KUR 'NEW YORK TIMES' SHKRUANTE PËR BUKURINË E SHQIPTARËVE DHE TRIMËRINË KUNDËR TURQVE

E Enjte, 01.29.2015, 09:24am (GMT+1)


Shqiptarët përshkruhen si "të bukur dhe të talentuar, si skocezët në shekullin e 17-të"

Artikulli flet për Janica Martinaj, vajzën shqiptare që zuri vendin e të atit dhe luftoi kundër turqve në betejën e Vraninës

Prestigjiozja amerikane "New York Times" ka shkruar një artikull më 21 maj 1911, ku përshkruhen ndër të tjera edhe veçoritë e popullit shqiptar. Artikulli i titulluar "Zhan D'ark shqiptare" flet për një vajzë shqiptare, Janica Martinaj, që zë vendin e të atit dhe lufton kundër turqve në betejën e Vraninës. Përveç historisë së vajzës, artikulli i kushton rëndësi edhe figurës së shqiptarëve, të cilët përshkruhen si "të bukur dhe të talentuar, si skocezët në shekullin e 17-të".

"Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta dhe më së shumti kanë sy me ngjyrë. Mënyra e tyre e të ecurit është një tjetër element që të bën për vete e sidomos mënyra e tyre e të kërcyerit dhe vallet e tyre kur konkurrojnë në Serbi. Janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Dhe unë do të thotë se ata janë raca më e mirë në Ballkan nga ana intelektuale dhe fizike. Edhe në Konstandinopojë, do të shihni se ushtarët dhe zyrtarët më të mirë janë Shqiptarë", thuhet ndër të tjera në artikull.

Artikulli i plotë në shqip

Një vajzë e re, emri i së cilës përkon me emrin e Vajzës së Orleansit, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur, javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra në betejë, ajo zuri menjëherë vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Përtej fazës romantike të ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme, përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d'Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe është "një grua e re, e zhvilluar mirë, e gjatë dhe e bukur". Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre."

"Dhe a janë vrarë ndonjëherë?"

"Po, kjo ndodh shpesh."

"Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve, ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta."

Shtënia me armë është pothuajse dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor - qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla - dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e Shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku. Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar.

Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë. Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë.

Artikulli origjinal i New York Times
:



LEDIONA BRAHO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFIRMOHET - RITA ORA DO TË PËRFORMOJË NË ÇMIMET OSCAR 2015Ndërkohë Rita është kandiduar për çmimin Oscar për këngën "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond the light" (01.29.2015)
PËRSE EDHE TANI EDI RAMA NUK PRANON TË TAKOHET ME INTELEKTUALËT DIBRANË?Nga Dr GËZIM ALPION, Birmingham, United Kingdom (01.28.2015)
TOP CHANNEL - LAMTUMIRË GENT! (01.28.2015)
DOSSIER - HEBREJTË DHE VLORA, MIQËSIA QË LINDI 600 VJET MË PARË (01.28.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - SA ËSHTË PASURIA E TREPÇËS? (01.28.2015)
QAN KOSOVA IMENga DILA GECAJ (01.28.2015)
PSE MBAHEN FSHEHUR BISEDIMET E TIRANËS ME BEOGRADIN?!!!Nga Dr. ENVER BYTYÇI (01.28.2015)
PROTESTAT E VONUARA!Nga FLORIM ZEQA (01.28.2015)
SOT DITËLINDJA E TË MADHIT KADARE - I UROJMË KËTË VIT NOBELIN DUKE JU SJELLË FRAGMENTE NGA FTESË NË STUDIO (01.28.2015)
Në 13 - vjetorin e vrasjes së Smajl HajdarajtKOMANDANTI I RUGOVËS DHE SHPËTIMTARI I POPULLATËS TË DUKAGJINIT Nga IDRIZ ZEQIRAJ (01.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]