E Hënë, 05.20.2024, 10:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
U LARGUAN MË 2 KORRIK 1990 - PIKTORËT AVNI DELVINA DHE NIKO DHALES KTHEHEN ME NJË EKSPOZITË BEFASUESE

E Premte, 02.20.2015, 06:52pm (GMT+1)




TIRANE - Avni Delvina e Niko Dhales janë larguar nga Shqipëria më 2 korrik të vitit 1990, dita që shënoi edhe zanafillën e protestave kundër regjimit komunist. Shqiptarët u dyndën me synimin për t'u larguar nga vendi në ambasadat e huaja.

"Ikëm në Itali bashkë me time shoqe, në një vend ku sinqerisht gjeta ato ëndrra apo ato shpresa, atë dimension lirie që unë ëndërroja gjithmonë",
shprehet piktori Avni Delvina.

Pa kaluar ende një vit, Delvina filloi të ketë krijimtarinë e tij artistike dhe në vitin 1990 çel në Bolonjë ekspozitën e tij të parë. Më pas vijon ekspozita tjetër në të famshmen Galeri të Arteve të Bolonjës, për të cilin shkruajnë edhe mediat. Kështu karriera e një piktori të afirmuar para viteve '90 në Shqipëri, ndërsa vijonte në Italinë mikëpritëse, mori rrjedhën e vrullshme të sukseseve.

      

Avni Delvina njihet më pas me piktorë të mëdhenj italianë, me kritikë të shquar të artit dhe nuk ndalon së punuari, duke marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare dhe ndërkombëtare në Itali. Në Shqipëri e kishte krijuar fizionomimë e tij si grafist dhe duke lëvruar peisazhet. Në Itali nis një rrugë tjetër me shpërthime të frymëzimit në zhanre e stile të reja që e ngjitën atë në majën e artit piktorik. Tashmë Delvina lëvron më tepër grafikë, por edhe një prodhimtari të konsiderueshme me penë.

E pesë vitet e fundit me daljen e Facebook ai është marrë me një seri grafikash të përditshme me tematikë nga problemet që mbart shoqëria shqiptare nga drama 50-vjeçare e komunizmit. Tek kjo e fundit ka shumë humor, shumë surpriza. Delvina thotë se pasojat e asaj periudhe ne i ndjejmë në çdo hap dhe në jetën e përditshme të sotme për cilën nuk ndihet shumë krenar, por "megjithatë unë përfaqësoj një familje patriote që gjithmonë i ka sytë nga Shqipëria dhe shpresoj se gjërat do të bëhen më mirë, pasi ne do të kemi për të hedhur edhe disa hapa dhe do të kalojmë disa vjeçarë duke bërë restaurime...", thotë ai.


Niko Dhales, mjeshtri i peisazhit

Niko Dhales thotë se është i lidhur me një miqësi familjare shumë të hershme me piktorin Avni Delvina, nipin e patriotit të shquar Avni Delvina. Ashtu si në Shqipëri ata udhëtuan në Itali dhe në Europë në rrugë parale të suksesit. Niko Dhales e ka origjinën nga minoriteti grek nga Pogoni i Gjirokastrës. Me breza të tëra paraardhësit e tij kanë ikur nga ai fshat duke mërguar që në Stamboll, ku shkuan gjyshërit e tij dhe më pas rikthehen në Sarandë për një gjendje më të mirë ekonomike.

Aty merren me biznesin e hotelerisë dhe lidhin një miqësi të madhe me familjen patriote shqiptare. Niko Dhales thotë se "Familja Delvina ishte një familje me vlerë të madhe në atë kohë". Natyrisht si përfaqësues të shtresave më intelektuale të kohës, në vitet '30 prindërve të tij u duhej të transferoheshin në Tiranë për vazhduar shkollat më të mira. Babai ndjek shkollën teknike "Harry Fulc" dhe halla e tij kolegjin femëror "Nana Mbretëreshë". Niko e quan fat që familja e tij ngeli në Tiranë, sepse Tirana konsiderohej qendra e kulturës. Piktori Niko Dhales në Shqipëri ka qenë i afirmuar si mjeshtër i peisazhit. Ai ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kthehet me shumë nostalgji pas 25 vjetëhs me artin e tij në Shqipëri

Ekspozita

Avni Delvina e Niko Dhales, këta dy "vëllezër arti", të talentuar që në gen, pas 25 vjetësh kthehen sepse kanë shumë eskperienca të reja piktorike për na treguar përmes ekspozitës që do të çelet më 25 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita titullohet "25 vjet më pas". Delvina e Dhales kanë vendosur të ekspozojnë krijimet artistike me akuarele dhe grafika. Kjo ekspozitë u mundësua me mbështjetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe në fjalën e hapjes do të jetë ambasadori Massimo Gaiani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars 2015.


Intervista, Avni Delvina: Historia si nisi arti im në Shqipëri dhe jeta si artist në Itali
Piktori Avni Delvina, edhe pse ishte një pinjoll i familjes së famshme Delvina: Sulejman Delvina-kryeministri i Shqipërisë në Kongresin e Lushnjes, patriotët Namik Delvina, Shahin Delvina Hiqmet Delvina e Avni Delvina, nuk e pati të lehtë suksesin në vendin e tij. Familja e tij paragjykohej nga regjimi komunist.

Por talenti e bëri të shquhej si një nga piktorët më të afirmuar të kohës së bashku me Niko Dhalen, Ardian Devollin e Mustafa Arapin. Ata qenë një plejadë artistësh të mbushur me ëndrra dhe me sytë nga kultura e Perëndimit. Babai i tij ka studiuar në Itali. Ku më mirë se në Itali, te ky djep i artit dhe arkitekturës europiane, do mund ta bënte realitet ëndrrën e tij. Ja çfarë rrëfen Avni Delvina në intervistën për "Shqiptarja.com" rreth kthimit të tij pas 25 vjetësh me një ekspozitë ndryshe, plot eksperienca të reja në artin grafik.


     AVNI DELVINA

Zoti Delvina, ju jeni nipi i Avni Delvinës, patriotit që përfaqësoi Delvinën në shpalljen e pavarësisë me Ismail Qemalin në Vlorë në vitin 1912. Kjo familje nuk u pa me sy të mirë nga regjimi. Para "˜91-shit në Shqipëri a jeni pesekutuar nga regjimi?
Vetvetiu kishte një dozë të madhe asfiksie dhe shpeshherë edhe me Nikon kur diskutonim e shprehnim këtë, por kjo varet nga dimensioni i lirisë. Mua nuk më pëlqen të them fjalën "persekutim", por pak a shumë e saktë do të ishte që unë isha i rreshtuar në atë pjesë të shoqërisë që nuk preferohej nga regjimi. Pra që shkolla e lartë në një farë mënyre nuk mund të më dilte dhe nuk mund të më plotësohej as dëshira që të ndiqja arkitekturën.

Pas gjithë këtyre, pata fatin të ndiqja përpjekjet e mia duke nisur punën si murator në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Punoja vazhdimisht me eskperiencën që kisha nga babai. Ai kishte një profesion si dekorator dhe ishte shumë i shquar në këtë drejtim. Në Institutin e Monumenteve të Kulturës unë u gjenda në një ambjent shumë pozitiv, në në ambjent intelektualësh. Nisa të punoja në Muzeun Kombëtar në vitin 1982-"˜83 dhe më pas në muzeun "Enver Hoxha" këtu në Tiranë. Por që nga "˜82-shi dhe deri në '91-shin kur ika unë punova si skicograf në Institutin e Monumenteve të Kulturës në sektorin e antikitetit.
 

Po me pikturën veçanërisht kur u morët?
Unë në moshën 27-vjeçare nisa pikturën. E nisa me mikun tim më të ngushtë Niko Dhales, që ishte një piktor që po lançohej nga dita në ditë në atë periudhë. Gjithashtu edhe miqtë e mi të afërt Adrian Begolli dhe Mustafa Arapi më nxitën të vazhdoja duke më inkurajuar. Kështu unë pata mundësinë të hapja disa ekspoziat në rang lokal dhe kombëtar dhe në vitin e fundit para se të ikja u bëra edhe anëtar i Lidhjes së Artistëve dhe Shkrimtarëve të Shqipërisë. Kjo është historia si nisi arti im në Shqipëri. Pikturën e parë e kam të "˜84-s dhe në "˜90-n unë u largova nga vendi me ato dhunti që kisha fituar.

Cila ka qenë lidhja juaj me e drejtëpërdrejtë me familjen Delvina?
Unë isha djali i Shahin Delvinës dhe jam nipi i Avni Delvinës. Gjyshi im është një nga delegatët e pavarësisë së Shqipërisë më 1912-n. Familja Delvina ka pasur edhe figura të tjera të shquara, si Namik Delvina, Sulejman Delvina, edhe kushëri im Astrit Delvina që pati një dramë të madhe në komunizëm, duke u dënuar me shumë vite burg.

Përse nuk keni adhur me ekspozitë më parë në Shqipëri, por vetëm pas 25 vjetësh
Ka qenë një neglizhencë e padrejtë ndoshta, por tani që jemi në prag të ekspozitës po shohim se ka shumë interes. Ekspozita erdhi me nxitjen e miqve tanë, erdhi si shtysë e nostalgjisë, por është edhe meritë e bashkëpunimit të dy ambasadave asaj italiane dhe ambasadës franceze. Pastaj pas 25 vjetësh ne kemi çfarë të tregojmë se kemi punuar vërtetë shumë me pikturën jashtë Shqipërisë. Duke ardhur këtu herë pas here jemi treguar të trishtuar me zymtësinë e vendit tonë dhe nuk kemi pasur impulse.

Menduan se neglizhenca është e padrejtë dhe i lindi ideja Nikos të bëjmë diçka të tillë dhe bëjmë diçka si në akuarele e grafika. Duke qenë se është hera parë që ne vijmë me krijimtari menduam të sjellim edhe një eksperiencë të re piktorike, sepse menduam përderisa kjo eksperiencë pëlqehet në vendet si Parisi e Italia, edhe publiku do ta pëlqejë dhe besoj se do t'i pëlqej edhe kulturës shqiptare.


      NIKO DHALES

Intervista, Niko Dhales: Mikpritja si piktor në Rimini dhe sfida në Mont Matre-në e Francës

Niko Dhales, artisti që ia mbrriti ëndrrës të shënohej si i pari piktor shqiptar që fitoi licensën të hyjë në Mont Matre (Sacre Course) të francës pas një konkursi sfidues është larguar nga Shqipëria në vitin 1990. Pas largimit u takuan në Itali me mikun e tij Avni Delvinë në Rimini dhe së bashku nisën të pikturonin çdo ditë. Niko Dhales çeli ekspozita e para në disa qytete të italisë të cilat u pritën me interes dhe u vlerësuan për stilin e tij të vecantë me çmime të ndryshme.

I vlerësuar nga kritika për trasmentimin e dritës dhe freskisë në akuarele dhe peisazhe, piktori Dhales jeton në Paris duke krijuar një mozaik të pasur krijimtarie me eksperiencat e sjella nga Shqipëria dhe Italia. Kështu trekëshdëshi Tirana-Rimini-Paris për të nuk është gjë tjetër vecse pjesë e frymëzimeve artistike. Piktori Dhales rrëfen për gazetën Shqiptarja.com udhëtimin e tij artistik në këto tri kyeqytete të veprimarisë së tij dhe motivin e ardhjes në Shqipëri me në ekspozitë, vetëm pas 25 vjetësh...

Zoti Dhales, ju jeni afirmuar si artist në Shqipëri. Si ka nisur karriera juaj?
Kam hyrë në Liceun Artiskik në vitet '76. Por vizatimin e parë e kam prezantur në revistën Fatosi, kur isha vetëm 6 vjeç. Ky ishte ekspozimi i tij i parë në mediat e asaj kohe. Pasi vijova Liceun Artistik pata fatin të vijojë veprimarinë artistik me prfesorë të shquar të asaj kohe. Në 2000-n ika dret Francës, aty ku jetoj dhe punoj aktualisht dhe një sukeses të madh në jetën artistike. Në vitet "˜90 largohem nga Shqipëria, kur çdo gjë kishte mbaruar në këtë vend dhe sistemi po shembej.

Me një vizë nga ambasada italiane në shtator të viteve "˜90 shkoj në Itali dhe me Avniun jetonin në një qytet, siç ishte Rimini, një qytet shumë i bukur që na priti me ngrohtësi dhe na dha mundësinë duke na strehuar në hotel një jetë luksi për ne. Një mikëpritje e tillë ishte një shans i madh atë vit që na mbajtën në hotele, sepse ne punuam, e ngaqë ishim piktorë rregulluam edhe ekomominë. Kështu nisëm të marrim pjesë në ekspozitat bashkë me Avniun, nëpër konkurse. Në atë kohë shtypi shkruante për ne të dy me shumë simpati. Ne ishim piktorë të afirmuar në Shipëri, të përgatitur për kohën. Kështu që mbase e kishim më të thjeshtë se të tjerët të hynim në jetën italiane.

Zoti Dhales, kam marrë vesh që ti je piktori i parë shqiptar që ke licencë për të pikturuar në Mont Matre (sarce course), që nuk ndodh me çdo piktor, si erdhi kjo arritje juaja?

Pas shumë punimeve që bëja në Paris. Unë merrem me akuarelet në Paris. Kritika më çmon ndërkohë si një nga akurelistët më të mirë dhe një nga grafistët më të mirë të Parist. Kështu jam regjistruar edhe te Shtëpia e Artistëve të Parisit. Por pas këtyre më lindni një ide kur u bë një konkurs i madh me 250 artsitë për një vend në Mont Matre dhe thashë që do të hyj, që aty për herë të parë në të ketë një shqiptar dhe të shënohet një histori.

Dhe kështu vendosa dhe e fitova atë konkurs, që të hyja në atë vend ku kanë pikturuar më të mëdhenjtë e epokave për të marrë pjesë si akurelist në sheshin më të famshmëm në botë. Mendova që të ketë edhe një piktor shqiptar që të quhet Niko Dhales. Dhe u bë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E FITUAM SHTETIN NË LUFTË, PO E RREZIKOJMË TA HUMBIM NË PAQËNga SKËNDER MULLIQI (02.20.2015)
ÁT ANTON HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)NDERIM  PËR  BINDJET  E  TË  TJERËVE Nga FRITZ RADOVANI (02.20.2015)
26 VJET MË PARË FILLOI GREVA E MINATORËVE TË TREPÇËS (02.20.2015)
NGRIN UJVARA E NIAGARËS (Fotogaleri) (02.20.2015)
TRASHËGIMIA E MIQËSISË SË MILAN SHUFLAIT MES KROATËVE DHE SHQIPTARËVENga JELICA KRISTO (02.19.2015)
INTERVISTE ME ZONJEN EVELYNE NOYGUES, ISH-DIPLOMATE, SHQIPTARËDASHËSE,  PROMOVUESE E KULTURËS SHQIPTARE NË FRANCË DHE PËRKTHYESE E TINTINITNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.19.2015)
ROBERT PAPA - KUR RA SHTATORJA E ENVER HOXHËS, SALI BERISHA ISHTE TEK ZYRA E RAMIZ ALISË (02.19.2015)
AMBASADORËT E HUAJ, ADMINISTRATORË APO SUNDUES NË KOSOVË?!Nga FLORIM ZEQA (02.19.2015)
RIKONFIGURIMI RUS I POLITIKËS GREKENga PETRIT HALITI (02.18.2015)
LUIGJ  GURAKUQINë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (02.18.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]