E Enjte, 05.09.2024, 12:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
Nga FAHRI XHARRA

E Shtunë, 02.28.2015, 09:35am (GMT+1)

"Unë e njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë se popullin tim. Mirëpo kini kujdes! Shqiptarët janë të vegjël dhe të varfër, e as nuk janë punëtorë të mirë. Ose janë shefa (eprorë) të mirë ose hajdutë të shkathët... Një ditë nëse do të ndaheni nga kullotat e pafundme të Perandorisë, do ta hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të vogël e të varfër!" (Talat Pasha)

 

Image

Shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe metodat më mizore dhe më barbare, për çka dëshmojnë edhe vetë serbët, por kjo dëshmi i kishte edhe manipulimet e veta. Për mënyrën e shpërnguljes së shqiptarëve, një mësues i atëhershëm i Leskovcit, Josif H. Kostiqi, shkruan: "Ka pasur shumë turq (lexo shqiptarë) të cilët zhveshur e zbathur, nëpër të ftohtit më të madh të dhjetorit, nëpër borë i lanë në Leskovcë shtëpitë e tyre me plot gjëra.

Atë natë shumë fëmijë në qerre apo në djep, në krahët e nënave, kanë vdekur nga të ftohtit e madh derisa familjet turke (lexo shqiptare) kanë ikur përgjatë luginës së lumit Morava, nëpër të ftohtit më të madh. Pranë rrugës gjatë Grykës së Gërdelicës, deri te Vranja dhe Kumanova, nga janë tërhequr familjet turke (lexo shqiptare) shihen fëmijët e hedhur, të vdekur dhe pleqtë e ngrirë. Tërheqja ishte tragjike, buajt dhe qetë i tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, e saja kishte pak... dhe kështu kryhej spastrimi etnik në marrëveshje me Turqinë.

Për të qenë ironia edhe më e madhe në disa raporte dhe akte të pushtetit të ri, theksohet se shqiptarët gjatë shpërnguljes e kanë plaçkitur popullsinë serbe (???).

Serbët janë mjeshtër të manipulimeve, e ne kurrsesi të jemi së paku në nivelin mbrojtës. Kur e lexon këtë raport të kohës të shkruar nga vetë ata, s'ka se si të krijojë bindje që shqiptarët ishin të harruar edhe nga vetë Zoti "nga ushtarët tanë të cilët i ndiqnin turqit (lexo shqiptarët) pas thyerjes së tyre në Gërdelicë, në Pirot dhe Vranje, kam dëgjuar se kanë hasur në grupe të të ikurve të turqve (?) në gjendjen më të mjerë. Atë që kishin marrë nga pasuria me vete për ta shpëtuar, e kishin hedhur rrugës për të ikur më lehtë. Shumë shtazë nga lodhja dhe uria janë gjetur gjatë rrugës të ngordhura, ose nga akulli dhe rrëshqitja, të copëtuara. Fëmijë të hedhur, të humbur ose gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria. Disa ishin të ënjtur dhe të fryrë. Disa i lëshonte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin.

Image

Si duket tmerri ndryshe? E mbi të gjitha, mashtrimi i botës vazhdonte edhe në mënyra tjera se gjoja shqiptarët në tokat e tyre, po janë shumë më të kënaqur sesa në Serbi. Por Branisllav Nushiqi (shkrimtari serb) në një vend shkruan: "...është e kotë se as çerkezi dhe as shqiptari të dëbuar nga Serbia nuk e ndiejnë veten në Kosovë si në shtëpitë e tyre të vjetra. Të gjithë muhaxhirët vajtojnë për vendet e tyre të vjetra".

Shqiptarët janë shpërngulur në kushte shumë të vështira në dimër të viteve 1877"”1878, masivisht, kanë lanë shtëpitë dhe gjënë e gjallë, me fëmijë në dorë, pa ushqim, zbathur e zhveshur. Pasardhësit e parë të muhaxhirëve gjithnjë e kanë në kujtim shpërnguljen e tyre dhe pohojnë se me rastin e ikjes, disa kanë harruar edhe fëmijët e vegjël në djep. Shpërngulja ishte e tmerrshme dhe e vështirë. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftohtit dhe kanë vdekur gjatë rrugës.

Me rastin e hyrjes të ushtrisë serbe në disa pjesë të territoreve të çliruara janë gjetur shumë vendbanime të zbrazëta dhe krahina të tëra. Shpërngulja e tyre fillon qysh në luftën e parë të pasuksesshme më 1876 dhe gjer në fund të vitit 1878 e edhe më vonë. Në një raport shkruhet se në krahinën e nahijes së Leskovcit, me rastin e depërtimit të ushtrisë serbe në "Pustoreçki arnautlluk" kanë qenë 53 fshatra shqiptare me 2700 shtëpi, të cilat kishin mbetur vendbanime të shkreta pa banorë, përveç ndonjë familjeje shqiptare që kishte ikur në mal.

Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos në territorin e Kosovës së sotme. Disa u vendosën në territorin e Maqedonisë e shumë prej tyre të mjerë përfunduan jashtë Kosovës, përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e më gjerë.

(Për lexuesit më kureshtarë, më poshtë i gjeni emrat e vendbanimeve shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të dëbuar nga serbët)

Kështu sipas një shënimi historiografik, nga periudha 1800 e deri në vitin 1875, ceket se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartpërmendura dhe nga Lugina e Moravës, siç thotë aty, rreth 150.000 banorë shqiptarë. Popullsia shqiptare në trevat e Sanxhankut të Nishit, ishte e vendosur kryesisht në këto vendbanime:

-Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Kepanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Nujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci;  -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një në qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethinë të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova,Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekës), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha; Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; -Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me (e paza pas M) , Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (një në qarkun e Toplicës e një në atë të Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, përkatësisht Pllashniku i Epërm, Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një në qarkun e Vranjës e tjetri të Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla;  -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Epërme, Reqica e Poshtme (në Toplicë), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, përkatësisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternava e Epërme, Ternava (Nish), Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanicë), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej 551 vendbanime. Mirëpo ekzistojnë edhe vendbanime të tjera. Numri i të cilave sillet rreth 700 vendbanime. (Të dhënat nga Stefan L. Popoviq-Putovanje po Novoj Serbiji. Beograd, 1950).

Image

 

FAHRI XHARRA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në prag të transformimit të FSK-së në FAKJO FAK, POR FARK, ZOTI MINISTËR DEMOLLI!Nga FLORIM ZEQA (02.28.2015)
MOIKOM ZEQO - MINISTRIA E JASHTME VONOI REAGIMIN PËR VJOSËN, EMËRIMET E ANONIMËVE NË DIPLOMACI, TRISHTUESE (Intervistë) (02.28.2015)
PËR SE I DUHET KRYEPESHKOPIT JANULLATOS NËNSHTETËSIA SHQIPTARE?Nga Prof. SKËNDER GJONI (02.28.2015)
'BESA' E KRYEMINISTRIT MUSTAFA DHE DEKLARATA E PAMATUR E MINISTRIT STAVILECINga SKËNDER MULLIQI (02.28.2015)
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË - MOS DËGJONI SHUMË MUZIKË! (02.27.2015)
'BIBLIOTEKA E NJË ALBANOLOGU' - EKSPOZITA KUSHTUAR GUSTAV WEIGANDIT (02.27.2015)
PASHALLARËT E BASHKIVE QË LARGOHEN ME FADROMËNga MENTOR KIKIA (02.27.2015)
1461 - NJË FOTO E RRALLË E GJERGJ KASTRIOTIT NË ITALI (02.27.2015)
SOKOL DOBRUNA DËNOI ME VDEKJE NJERËZIT E VIJËS INSTITUCIONALE TË LUFTËSNga SAIM TAHIRAJ (02.26.2015)
NEXHMIE ZAIMI DHE ROMANI I SAJ 'DAUGHTER OF THE EAGLE'Nga SINAN GASHI (02.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]