E Shtunë, 05.11.2024, 04:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
'DHURATA' E DEMAÇIT PËR DITËN E MËSUESIT!
Nga FLORIM ZEQA

E Shtunë, 03.07.2015, 08:50am (GMT+1)


Pikërisht 22 vite më parë, ishte 7 marsi i vitit 1993, isha në Mitrovicë, para se të nisesha për Pejë, në kioskun pranë Satcionit të Autobusëve e bleva revistën javore ZERI i Rinisë, në mbrendinë e të cilit ndodhej intervista e gjatë e simbolit të rezistencës z. Adem Demaçi siç e quanim aso kohe, dhënë mediave serbe në Beograd (Radio B92-it).

Aq të fuqishme dhe të guximshme ishin përgjigjet e Demaçit në pyetjet e gazetarit serb, saqë gjatë leximit të asaj interviste shpesh ndalesha duke i parashtruar pyetje vetës: "si ka patur mundësi të kthehej i gjallë Demaçi pas kësaj interviste nga Beogradi"?

Mirëpo akoma pa mbërrijtur në Pejë, në lokalitetin Vitomiricë dhe më konkretisht në udhëkryqin ku ndahet rruga për Rozhajë e gjeta përgjigjen nga intervista e Demaçit.
Ishte ky postblloku më famëkeq i policisë serbe në rajonin e Pejës. Me të arritur aty policia serbe e ndaloi autobusin e "Kosovatransit" ku ndodheshim rrethë 60 udhëtarë. Tre polic serb të armatosur filluan legjitimimin e udhtarëve. Fillimisht nga autobusi na zbritën pesë vata nga autobusi, mirëpo pas kontrollit perfundimtar, katër të tjerët i liruan bashkë më udhtarët e tjerë, dhe shoferit të autobusit i dhanë urdhër të nisej, ndërsa mua më ndaluan për "bisedë informative".

Bisedën e informative e prishi intervista e Demaçit. Fillimisht kërkuan t'ju përkthejë një citat të artikullit të Demaçit, i cila u bë shkas i torturës së gjatë fizike të policëve serb e cila zgjati për orë të tëra,...të cilët më pas ashtu të alivanosur më kishin hudhur dikund buzë rrugës,...dhe falë një kalimtari të rastit i shpëtova të ngririt nga acari i asaj nate të ftohtë dimri...

I kërkoj ndjesë lexuesit pse e zgjata kaq shumë rrethë këtij rrëfimi, por e bëra më qëllim të kuptuarit më drejtë efektet e "patriotizmit" të Demaçit dhe shumë të tjerëve si ky, që rrëfeheshin "patriota" para mediave serbe,...si çdo herë çmimin e patriotizmit të tyre e paguanin shtrenjtë shqiptarët e pafajshëm, ata që përshperitnin atë çka thonin ata apo në të shumtën e rasteve vetëm pse përmendnin ndokund "pavend" emrin e tyre!

Sa e sa të tjetrë janë rrahur e maltretuar nga regjimi serb për "Gjarpërinjët e gjakut" të Demaçit,...dhe prap se prap u mbetej si ngushllim "ushqimi shpirtëror" nga patriotizmi dhe qëndresa e tij prej martiri burgjeve serbe.

Ngjajshëm më këtë, edhe gjatë përiudhës së luftës çlirimtare, kudo në vendbanimet e Kosovës vriteshin dhe masakroheshin njerëz të pafajshëm në emër të "patriotizmit" të dikujtë, në emër të dikujt nga radhët e UÇK-së apo prezencës së saj në lokalitete të ndryshme, përderisa zëdhënësi i kësaj ushtrie vepronte publikisht, i lirë në mes të Prishtinës i pandjekur dhe i paprekur nga makineria vrastare e Millosheviqit!

I bekoftë Zoti të gjithë ata që luftuan dhe vepruan për lirinë e vendit, të mallkuar qofshin ata që përfituan dhe shpërdoruan në emër të lirisë, që vjedhën dhe plaçkitën e pasurinë publike dhe shtetërore, të krijuar me djersën dhe mundin e qytetarëve këtij vendi, duke lënë në varfëri shumicën e popullatës shqiptare, në shtetin për të cilin dhanë gjithçka, pritën gjatë dhe sakrifikuan shumë përgjatë viteve,...dhe krejt në fund i detyruan edhe të ikin djemt, nipat dhe mbesat e tyre nga skamja dhe denigrimi social për të gjetur shpëtimin diku në një vend të panjohur!

P.S. Në kohën kur i referohem kësaj ngjarjeje, shërbeja arsimtar pranë Shkollës Fillore "Azem Bejta" në Grabanicë të Klinës.

Shfrytëzoj nga rasti t'ju uroj nga zemra 7 marsin të gjithë punonjësve të arsimit shqip në trojet shqiptare, e në veqanti atyre të viteve të '90-ta,...edhe pse në kushte tejët të rënda, në baza vullnetare mbajtën gjallë dhe ruajtën kontinuitetin e arsimit shqip në Kosovë.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZIONI AUTENTIK I LILIANA PERES TEK 'GRUAJA SHQIPTARE NË BOTË' (03.06.2015)
PRESIDENTI RUGOVA - ADEM JASHARI, BASHKËFAMILJARËT E TIJ, HERONJTË DHE DËSHMORËT E TJERË MERITOJNË NDERIMET DHE RESPEKTET MË TË LARTA SHTETËRORE (03.06.2015)
PARLAMENTI FRANCEZ DEKORON DJALOSHIN SHQIPTAR ARMANDO CURRI - TË CILIT, NGA NJË 'SANS PAPIER' I HAPEN DYERT PËR NJË JETË TË DENJË (03.06.2015)
Në përvjetorin e rënies së Adem Jasharit:NË NJË KËSHTJELLË LEGJENDARE TË PREKAZIT(Nga blloku i shënimeve)Nga Prof. MURAT GECAJ (03.06.2015)
KUR POPULLI KONSIDEROHET TURMË E HIPNOTIZUARNga SKËNDER MULLIQI (03.05.2015)
SOT - 17 VJET NGA FLIJIMI HEROIK I FAMILJES JASHARI (03.05.2015)
FOTO ANTOLOGJI - SHKOLLË FILLORE NË GJAKOVË NË VITET '40 (03.05.2015)
RRËFEN BILALL JASHARI, BASHKËLUFTËTARI I ADEM JASHARIT - KOMANDANTI LEGJENDAR U LA VETËM NË BETEJËN TREDITËSHE (03.05.2015)
SIMPOZIUM SHKENCOR KUSHTUAR SHTJEFËN GJEÇOVITNga Prof. MURAT GECAJ (03.05.2015)
ËNDRRA NUK MUND TË VDESË, PËR AQ KOHË SA SHQIPTARI JETONNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]