E Shtunë, 04.27.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR POPULLI KONSIDEROHET TURMË E HIPNOTIZUAR
Nga SKËNDER MULLIQI

E Enjte, 03.05.2015, 08:15pm (GMT+1)


Gadi të gjithë po e dimë se qytetarët e Kosovës kanë mbetur pa ndonjë lider të cilit mund ti besojnë dhe të inkuadrohen rreth besueshmerisë së tij. Dr. Ibrahim Rugova ishte një lider i veqant i cili me menqurinë e tij politike bëri që ta përfitojë shumicën e qytetarëve dhe besueshmerinë e tyre.Tash, kur Rugova nuk është më në këtë botë, qytetarët e kanë humbur optimizmin së do ta gjëjnë një lider në të cilin mund të mbeshtetën.

Të gjithë liderët politik pas Rugovës, nuk e kishin gjindëshmerinë dhe kapacitetet intelektuale dhe politike çfarë e karakterizionin Rugovën.Faza e vështirë e tranzicionit vështirë kalohët më të paditurit politik. Ata qe dinë nuk po kan mundësi të inkudrohen në rrjedhat shoqërore.Nuk kemi sot lider që i bashkonë popullin së të gjithë këta aktulisht që janë në skenën tonë politike janë të mbytur secili në menyrë apom tjeter në afera të ndryshme korruptive .Dhe, nuk ka mbetur shumë optimizëm së shoqëria jonë mund të rigjallerohet më këtë strukturë politike të dështuar.Shumica i kan besur vizionit të presidentit Rugova , qetësisë së tij, dhe madhështisë që ai e posdonte si virtyte të larta njerëzore.Ky lidership është treguar së nuk kan aftësi që të ndërtojnë sisistem për një jetë të qetë dhe të përparuar.Kan ndërtuar sipas qejfit të tyre një sistem i cili është jo funksional sa duhet ,është sisitem i pa moral politik , që nuk përkon më Kosovën çfarë dëshirojmë ta kemi.

Kishim një lider fjalë pak por punë shumë i cili fitoj popullaritet të madh si intelektual dhe përson publik edhe ne arenen ndërkombëtare.Rugova kurrë nuk iu përgjigj ofendimeve, akuzave të kundershtarëve poltik të cilët kërkonin linçimin e tij. Ndoshta edhe bota e njeriut të vogël në një farë mënyrë është bërë negacion i një politike diskrete ekonomike, te kësaj klase politike e cila më shumë vite që po bën përpjkeje që ti nënshtron masat e gjera , dhe që sa më pak të kanë pika të përbashkëta me popullin.

Dhe, populli ishte i ' dashur' për partitë politike vetëm kur ishte koha e zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale.Qytetarët po konsiderohen si masë e hipnotizuar , po konsideren si mjet për realizimin e qëllimeve përsonale jo shoqërore.Populli po konsiderohet si turmë e hipnotizuar. Por, populli gjithnjë e më shumë po e konsiderohet si fatkëqësi që të jetojnë në vendin e tyre ,e kjo është diqka fataliste.Ata qe kan tru për të meduar për hallet e popullit janë skajuar, dhe janë skajuar jo shumë më arsye.Duhet ngitur zërin të gjithë kur në pyetje është fati i shetit dhe i kombit.Për ndryshe historia ka për të na mallkuar që nuk po veprojmë , që nuk po bëjmë të duhuren për avansimin e shtetit dhe të kombit në këto kohë të vështira , kur po rrethohemi edhe nga armiqët e gjithë farë ngjyrave.

Lutja që vjen për të gjithë është jo indiferenca karshi të keqës , por asaj ti bëhëmi pandam më tërë fuqinë që e kemi. Shteti dhe avanasimi i proceseve demokratike nuk bëhët më antivlera.Kjo shoqëri po ballafaqohet në skenën politike po ballafaqohet me ndëshkimin e kundershtarit politik, pa meduar për avansimin e proseve ekonomike si primare për zhvillim dhe forcimin e demokracisë, që pa këto postulate nuk ka kuptim as sisitemi pluralist.Dhe, shtrohet pyetja cilat janë prioritetit të shtetit të Kosovës? Si prioritet i parë janë interesat nacionale para interesave përsonale që deri me tash nga çdo udhëheqje u vu në plan të parë, inkuadrimi në strukturat evropine, zgjedhja e problemeve sociale, zbutja e nivelit të lartë të pa punësisë etj. Krejt plejada e liderëve politik kan ardhur në pushtet nga zgjedhjet për ti përmbushur kërkesat e popullit. Por secili që erdhë në pushet sikur më shume dëshironte ta ndëshkon paradhësin e tij , së sa të merret më punët e shtetit dhe mirëqenjës qytetare.

Ne nuk kemi lider të unitetit, por kemi disa liderë partiakë që shikojnë vetëm interesat e partisë të cilat i drejtojnë, duke i shmangur interesat e përgjithshme. Nuk kemi lider i cili vërtëtë dëshiron të konfrontohet hapatazi më krimin dhe korrupcionin që janë mbytëse në Kosovë. Nuk kemi liderë të tillë, sepse të gjithë këta aktualisht kan shkelur në një menyrë apo tjeter ne drrasa të kalbura.Lufta kunder krimit dhe korrupcionit po bëhët më shumë vetëm verbalisht .Për këto shumë vite pas luftës, më shumë jemi kompremetuar si shoqëri më këtë strukturë politike së sa kemi avansuar aty ku edhe më së shumti është dashur.Me njerëz të cilat pas veti kan afera të korrupcionit nuk kemi së si të ecim përpara.Shumë gabime janë bër në hapa që duhet shpejt riparuar nese dëshirojmë shtet të mirëfilltë.Kosova ka mbetur një vend më 100 parti politike, por pa politikë parimore.Kosova është një vend në të cilin idelologjitë janë vetëm platformë reklamash nga ata që po e udheheqin shtetin, duke e paraqitur se gjithqka po shkonë mirë , bash si në kohën e sistetim komunist...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT - 17 VJET NGA FLIJIMI HEROIK I FAMILJES JASHARI (03.05.2015)
FOTO ANTOLOGJI - SHKOLLË FILLORE NË GJAKOVË NË VITET '40 (03.05.2015)
RRËFEN BILALL JASHARI, BASHKËLUFTËTARI I ADEM JASHARIT - KOMANDANTI LEGJENDAR U LA VETËM NË BETEJËN TREDITËSHE (03.05.2015)
SIMPOZIUM SHKENCOR KUSHTUAR SHTJEFËN GJEÇOVITNga Prof. MURAT GECAJ (03.05.2015)
ËNDRRA NUK MUND TË VDESË, PËR AQ KOHË SA SHQIPTARI JETONNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (03.05.2015)
AH, SIKUR TA KISHIM EDHE NJË KRYEMINISTËR TË TRETË!Nga FLORIM ZEQA (03.05.2015)
CHARLES R. CRANE - MILIONERI AMERIKAN QË IU NDIHMOI SHQIPTARËVE MË 1911 (03.05.2015)
5 MARS 1945 - FILLOI GJENOCIDI KOMUNIST KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (03.04.2015)
PACOLLI, BANKIERI FIKTIV NGA ZYRIHU DHE LËVDATAT E RREJSHMENga ENVER ROBELLI (03.04.2015)
ALBANOLOGU MATEO MANDALA - HAPJA E DOSJEVE DO TË NDIHMOJË NË NJOHJEN E SË KALUARËS (03.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]