E Hënë, 04.29.2024, 08:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RRUGËTIMI PLOT VËSHTIRËSI I NJË MËSUESI NË KOSOVËN E VITEVE TË ROBËRISË
Nga AGIM GASHI

E Shtunë, 03.07.2015, 09:19am (GMT+1)


 
Ishte viti 1973. Atë vit kisha diplomuar në shkollën normale të Prishtinës dhe me diplomën në dorë konkurova për mësues në shkollën e Janjevës, pikrisht në paralelën e ndarë të fshatit tim Okllap. Si një i ri e me plot elan për proçesin edukativo-arsimor iu përvesha punës me nxënësit. Gjatë punës sime shifsha edhe anomalitë dhe papunsinë që ishte bërë dhe bëhej në edukimin dhe arsimimin e brezave nga disa mësues që punën e mësuesisë e shiqon si përfitim material dhe mburrje me titullin, se sa të edukoheshin dhe arsimoheshin gjeneratat tona në frymën kombëtare.

Pos kësaj ishte edhe frika nga përcjelljet e vazhdueshme nga UDB-ja se çfarë mësohej me nxënësit. Unë dhe gjenerata ime kishim fatin që vitete shtatëdhjeta ishin vite të një lirie sado pak të avancuar edhe pse duhej kujdes i mëtutjeshëm. Gjatë punës sime njëmbdhjet vjeçare rashë në shumë sfida të pa pritura. Pos punës sime si mësues, unë isha edhe këngëtar i RTP-së, merresha me folklorin dhe studjoja.

Të arriheshin të gjitha këto më ndihmonte patjeter vullneti im për ndryshime në arsim, në jetë dhe në veprimtari. Në fillimi i viteve të tetëdhjeta, situata në Kosovë filloi të ndryshoj e sidomos pas demostratave të ´81-shit. Këtë vit për pjesmarrje në demostrata mu denuan dy motrat e mia, por edhe unë gjurmohesha me këmbëngulje nga sigurimi se a kisha marrë pjesë në demostrata!?

Unë isha pjesmarrës dhe bile aktiv i këtyre protestave të cilat ndryshuan mentalitetin e rinisë kosovare, e cila ishte infektuar me postere të këngëtarëve e artistëve serb. Më me ëndje dëgjohej Lepa Brena se sa këngëtaret tona shqiptare. Disi merrej si modernitet të dëgjoheshin "Bjelo Dugme" e Lepa Brena se sa Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Shyqeri Alushi etj.

Demostratat e vitit 1981 ndryshuan çdo gjë për të mirë. Filloi një levizje gjithë popullore për liri duke u ngritë në protesta, duke ngritë zërin edhe njerzit e kulturës, politikës, arsimit eveçanarisht këngëtarët të cilët filluan që me anë të këngës së tyre të mbillnin ndjenjat e patriotizmit te rinia shqiptare. Sado më tepër që populli organizohej për ta kundërshtuar robrimin, aq më agresive bëhej UDB-ja e cila çdo ditë vriste, burgoste e masakronte intelektualët tanë me metoda perfide të tradhëtisë e spiunazhit. Por një popull që do lirinë, nuk mund të ndalet me dhunë.

Tani haptas përkujtoheshin mësuesit e pupullit si Fazli Graiqevci me shokë që barbarisht u likuiduan nga dora vrastare e UDB-së. Viti 1983 për mua sjell pikllimin e jetës. Mu këtë vit unë largohem nga proçsi edukativo-arsimor për mos tu kthyer më asnjëherë në ato klasa me erë të këndshme fëmijësh e me ditarin tim në dorë. Si i pa përshtatshëm për proçsin mësimor dhe si nacionalist, i pa pështatshëm dhe armik i popullit, përjashtohem nga arsimi për tu burgosur më vonë për vepra penale kundër shtetit dhe përgaditje të kontrarevolucionit.

Sot, kur arsimit dhe edukimit shqiptar i duhen mësuesit më shumë se kurr, mendoj se mësuesve të mirëfillt iu është bërë padrejtësi e madhe. Kjo vjen edhe nga neglizhenca e njerzëve kompetent për ta qitë në binarë arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, e sidomos ndarja e arsimit në baza partiake. Kjo është padrejtësia më e shëmtuar që i bëhet popullit në përgjithësi. Prandaj mësuesit e mirëfillt sot qëndrojnë jashtë proçesit arsimor.

Arsmimi dhe edukimi i gjeneratave në mërgatë është një katastrofë e veçant së cilës duhet kushtuar vemendje të jashtëzakonshme, edhe pse tani është tepër vonë, por që ma merr mendja se më mirë vonë se sa asnjëherë. Po flas për arsimin në Gjermani ku kuadri është në përgjithësi i pa kualifikuar (me përjashtime), i pa përshatshëm për edukim dhe arsimim dhe plotsisht punojnë pa plane konkrete që janë mëse të domosdoshme.

Ku mund ta edukojë dhe arsimojë gjeneraten e re një mësues i cili në jetën e tij ska dëgjuar asnjë orë mësimi nga lënda e pedagogjisë, psikologjisë, logjikës dhe medodikës?! Pra thjesht thënë,se mësuesit në mërgatë janë akoma mësues të caktuar nga shteti jugosllav, ndersa pas lufte filloi emrimi i mësuesve në baza partiake, mësues që përkrahnin stalinizmin dhe komunizmin, mësues pa diploma, mësues që blenë diploma fallso në Prizeren për 100 DM, mësues që mbjellin urrejtje ndaj pales tjetër duke futur armiqësi në mesin e nxënësve.

Mua personalisht, para disa viteve më është drejtuar një "mësues" i cili në prani edhe të kater njerzë njerzëve tjerë më tha: "Pa e vra Ibrahim Rugoven, Kosova nuk shkon përpara. Unë i mësoj fëmijët ta urrejnë këtë njeri"! Mbeta i shokuar dhe nuk dija si ti përgjigjem "mësuesit" i cili në shpirt ka vrasjen, ka krimin... urejtjen!

Për të mos e zgjatur, unë si ish mësues apeloj te të gjithë mësuesit shqiptarë që përmes edukimit dhe arsimimit të brezave, të mbjellin faren e dashurisë, ti arsimojnë dhe edukojnë brezat në frymën atdhetare, që ta duan vendin e ta çmojnë lirinë dhe gjakun e derdhur për liri, ta zhdukin pëjetësisht urrejtjen ndërvllëzërore, ta zhdukim të keqen dhe smiren, krejt me qëllim që ardhëria të na gjej me gjenerata të shëndosha, të arsimuara e të pajisura me kulturë civilizuese për të ecë para në shoqritë e botës përparimtare. Në vend të Urimit ua dhuroj një poezi përkujtuese për mësuesin Halit Geci, të vrarë nga barbarët bajloza serb në klasën e tij të mësimit. Përkujtimi i atyre që u bënë dhe për ne, është vyrtyt njerzor!

KUR VRITET MËSUESI
(Kushtuar mësuesit Halit Gecit)

Kur vritet mësuesi,
Rrëzës Qyqavicës,
Nxjerr tytën nga mali,
Pushkë e Shotë Galicës.
 
Kur vritet mësuesi,
Për nder të Atdheut,
Mbin mbi Dhaskal Todhrin,
Shpatë e Skënderbeut.

Kur godasin mësuesin,
Duar gjakatare,
Djemtë e UÇK-së
Bëhen Abetare.
 
Kur vritet mësuesi
Për një pëllëmbë fushe,
Shkronjat n´Abetare
Marrin ngjyrë të kuqe.
 
Kur vritet mësuesi
Për dritë të lirisë,
Djemtë e UÇK-së
Marshojnë Arbërisë.
 
(1997)
AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZIM ALPION - ARSIMIN TONË TË LARTË E SHKATËRRUAN AKADEMIKËT JO POLITIKANËTIntervistoi BEN ANDONI (03.07.2015)
'DHURATA' E DEMAÇIT PËR DITËN E MËSUESIT!Nga FLORIM ZEQA (03.07.2015)
VIZIONI AUTENTIK I LILIANA PERES TEK 'GRUAJA SHQIPTARE NË BOTË' (03.06.2015)
PRESIDENTI RUGOVA - ADEM JASHARI, BASHKËFAMILJARËT E TIJ, HERONJTË DHE DËSHMORËT E TJERË MERITOJNË NDERIMET DHE RESPEKTET MË TË LARTA SHTETËRORE (03.06.2015)
PARLAMENTI FRANCEZ DEKORON DJALOSHIN SHQIPTAR ARMANDO CURRI - TË CILIT, NGA NJË 'SANS PAPIER' I HAPEN DYERT PËR NJË JETË TË DENJË (03.06.2015)
Në përvjetorin e rënies së Adem Jasharit:NË NJË KËSHTJELLË LEGJENDARE TË PREKAZIT(Nga blloku i shënimeve)Nga Prof. MURAT GECAJ (03.06.2015)
KUR POPULLI KONSIDEROHET TURMË E HIPNOTIZUARNga SKËNDER MULLIQI (03.05.2015)
SOT - 17 VJET NGA FLIJIMI HEROIK I FAMILJES JASHARI (03.05.2015)
FOTO ANTOLOGJI - SHKOLLË FILLORE NË GJAKOVË NË VITET '40 (03.05.2015)
RRËFEN BILALL JASHARI, BASHKËLUFTËTARI I ADEM JASHARIT - KOMANDANTI LEGJENDAR U LA VETËM NË BETEJËN TREDITËSHE (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]