E Djelë, 04.28.2024, 02:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Intervistë me publicistin dhe analistin politik, Skënder Mulliqin
KJO STRUKTURË NË KRYE TË LDK-së KURRË NUK KA QENË NË LINJËN POLITIKE RUGOVIANE
Intervistoi: FLORIM ZEQA

E Mërkurë, 03.11.2015, 07:29am (GMT+1)


Meqenëse jemi në prag të formimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës (të supozuara të UÇK-së) në Kosovë, si e mendoni se do të ishte më mirë; votimi pro apo kundër në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe cilat do të ishin pasojat dhe efektet pozitive në rast të votimit kundër ?
Skënder Mulliqi:
Formimi i Gjykatës Speciale është menduar moti nga ndërkombetarët, dhe do te ishte absurde tash qe dikush ne kuvend mos të voton për gjykatën në fjalë.Kur nuk funksionojnë organet tona të drejtësise si duhet, atëherë sipas logjikës rrjedhi edhe formimi i gjykatës për krime të luftës.Mendoj unë së parlamentarët do të duhej ta votojnë edhe pse AAK dhe VV janë deklaruar se nuk do të votojnë . Natyrisht ne rast të mos kalimit të votimit sigurisht së do të kishte edhe pasoja politike . Gjykata Speciale per Krimet te Luftës, ishte dashur që ti fut në axhenden e saj edhe vrasjet për motive politike të pasluftës. Pa u zbardhur të gjitha vrasjet politike zor që do të kemi stabilitet te plotë politik dhe ekonomik në Kosovë.Te shpresojme se gjykata ne fjalë do ta kryen punën ndershmerisht .Deklaratat qe po vijne nga qendrat e vendosjës shkojnë në atë drejtim.Gjykata duhet të bën kujdes të madh dhe te vepron drejtë mendoj unë , që në vend të drejtësisë së kërkuar mos të lëshohet në asnjë menyrë në ndonjë fushatë që nuk e besoj se e ka për synim.

Çka mendoni, më urgjente për rrëthanat aktuale politike do të ishte pastrimi i Kosovës nga mbeturinat e krimeve të luftës apo pastrimi nga politikanët e korruptuar dhe shantazhuar shqiptar?
Skënder Mulliqi:
Pas rrethanave te fundit të krijuara në Kosovë, hiq të mira , është urgjente që gjerat të marrin të mbarën, se gjatë është futur Kosova në krizë politike dhe ekonomike por edhe në kriza të tjera. Pa u hequr nga te gjitha strukturat elementet e krimit te organizuar dhe te korrupcionit , nuk mund te presim qe proceset te marrin te mbaren. E dihet së gjatë këtyre viteve pikërisht krimi dhe korrupcini kanë bërë që të kemi stagnim të përgjithshem.Kjo klasë politike nuk është duke punuar mirë .Të gjithë hallkat e sistemit janë duke funksionuar më defekte te medha.Pa riparimin e këtyre te metava rruga e prosperimit te vendit shumë është mbyllur. Krimi dhe korrupcioni kan qene indikatoret kryesor qe mos te kemi investime te jashtme shume të nevojshme, për këtë fazë të tranzicionit.Merreni me mend se qfarë përspektive mund te këtë një shtet kur qeveria punon pa ndonjë program të zhvillimit ekonomik.Kjo gjë mund të ndodhë vetëm në Kosovë.Kështu që puna e të gjithë neve është që Kosova të pastrohet nga ata që janë të dyshuar per krime te luftës dhe secili politikan që punon keq, dhe është inkuadruar ne organet vitale te shtetit te largohet , përndryshe agonia e Kosoves do të vazhdon.Shikoni ju lutem së puna jo e mirë të kësaj kaste politike të pasluftës rezultoi me revolta të qytetarëve ne forma te grevave dhe protestave , dhe qka është me tragjike për një komb të vogël siq jemi ne , rezultoi edhe me egzod masovik. Të gjitha ngjarjët e pa mira që ndodhën në Kosovë për një kohë shumë të shkurter ishte dashur që të shkarkohet qeveria. Ne qdo vend tjeter demkratik në botë edhe për gjera shumë më të vogla qeveritë japin dorëheqje. Këtu në Kosovë askush nuk mendon për ndjenjën e përgjegjësisë dhe moralit politik.

Si e shihni ndaljen e katandisjës së mëtutjeshme e shtetit nga bisedimet me Serbinë në Bruksel, apo më mirë të themi shpëtimin e Republikës së Kosovës (për aq sa ka mbetur të shpëtohet)?
Skënder Mulliqi:
Një pyetje qe kërkon eleborim shumë ekzakt.Duket se gjatë bisedimeve maratonike të Vjenës nga Grupi i Unitetit me palën serbe janë bërë lëshime shumë të mëdha karshi Serbisë. Dhe, këto bisedimet e fundit midis Thaqit dhe Daciqit deri diku ishin zbatim i asaj qka janë marre paraprakisht vesh në Vjenë. Serbia u faktorizua karshi Kosovës, edhe pse kishte bërë gjenocid mbi shqiptarët në tokën e vet. As njëherë nuk iu vunë kushte Serbisë që ta njohë shtetin e Kosovës e pastaj të flitet për fillimin e bisedimeve eventuale vetëm te karakterit teknik. Udhëheqjet tona të shtetit kurrë nuk i vunë kushte Serbisë ama bash për asgjë, nga frika së do ti humbin pozitat e tyre pushtetare. Duket së në këto marrveshje të arrituar ka gjetur zbatim edhe Plani 6 Pikësh i Ban Ki munit, i cili plan eshte shumë dëmshem për Kosovën, sipas rezolutës ende të pa anuluar 1244 të OKB-së.Delegacioni i Kosovës ne këto bisedime nuk është dashur të pranoj Asociacionin e Komunace Serbe i cili asociacion doli nga komunat paralele serbe në Kosovë, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. Ne e kemi pasur Asociacionin e Komunave, dhe serbët do të ishte dashur të inkuadrohen në këtë asociacion e jo të formojne asociacion te veqant më kompetenca vendimarrese që prekin direkt statusin politik të Kosovës.Pastaj sa pamë nga këto bisedime Kosoav nuk fitoi asgjë.Ende kemi mbetur vendi me i izoluar ne Evropë .Mendoj ,së Kosova kështu siq po ecin punët në planin politik, po shkon kah federalizimi, jo edhe pa fajin e faktorit nderkombetar, i cili sa ishte Tadiq kryetar i Serbisë duket se ka rënë nën ndikimin e deklaratës së tij së" nuk bën që shqiptaret të fitojnë të gjitha e serbet asgjë".Kjo tezë shovenisite serbe për marrjen e 15 përqindëshit të territoreve shqiptare , shumë lehtë edhe mund të bëhët realitet i hidhur . Secili shtet do te na mbeshtes për aq sa ne do te jemi këmbëngulës në realizimin e kërkesave tona legjitime .Shkurt thënë kjo klasë politike e korruptuar dhe e pasuruar në menyrë të pafundshme , për të mirën e shtetit dhe kombit do të duhej që sa më parë tu lëshojnë vend forcave te reja kreative politike , të cilat do të punonin ndërshmerisht, dhe me përgjegjësi të plotë karshi plotësimit të kërkesave të popullit,gjë që deri me tash kjo punë nuk po ndodhë.

Sipas kombinimit më të keq dhe joparimor Thaçi-Mustafa, si e vlerësoni: është ky kombinim i vlerave të njëjta apo të kundërta, çka i ndanë dhe çka i bashkon këto dy personalitete kontraverse të politikës kosovare ?
Skënder Mulliqi: Natyrisht se është pikërisht kjo si e thua ti.Ky koalicion eshte jo parimor, me koncepte diametralisht te kunderta politike.Thaqin dhe Mustafën nuk po i bashkon pika madhore per zhvillim me te hovshem te ekonimise të rrënuar, por i bashkon karriera për të mbetur sa më gjatë në pushet.PDK-ja e Hashim Thaqit, natyrisht së nguli këmb si fituse e zgjedhjeve nacionale qe ajo ta formon qeverinë. Dhe mbas të gjitha interpretimeve Kushtetuta ishte ne krahun e PDK-së, dhe nga ketu edhe koalicioni VLAN mori tatpjetën politike. Per 6 muaj vendi edhe ashtu ne krizë, u fut ne krize edhe me te madhe ekonomike dhe politike.Ky koalicion siq është jo parimor edhe filluan punet keq. Fillimi i punës së Qeverise se Isa Mustafes ishte me greva , protesta pas deklaratës shoviniste të qetnikut serb, Jabllanoviq, dhe për ti qitur maja të keqijave u përballëm me ekzodin masovik, shumë të dëmshem .Prandaj, e gjithë kjo fletë së qka i bashkon dhe qka i ndanë PDK-në dhe LDK-në e Hashim Thaqit dhe të Isa Mustafës.Mendoj une se loja tek sa ka filluar per kryemnistrin ,Isa Mustafa, ku nuk dihet ende se si do ta gjuajne valet e detit në këtë krizë të rëndë ekonomike. Zor se kjo qeveri do te funksionon deri ne fund te mandatit.

Cilët janë faktorët kryesorë që do të nxitnin zhvillimin ekonomik të vendit tonë?
Skënder Mulliqi:
Një program i qarte ekonomik, me njerëz te zot që këto programe do ti realizojne jane shpresa e vetme qe te dilet nga kriza e katandisur e vendit. Ekzistojnë të gjitha resurset natyrore dhe njerëzore të Kosoves që të dalim shumë më shpejt nga kriza sociale -ekonomike.Deri me tash nuk u interesua kush qe ti shfryëzoj keto resurse, dhe njeriu i Kosovës po jeton shume keq.Keqperdorimet e medha, bën që të krijohet pa perspektive e madhe për të jetuar ne Kosovë. Prandaj, vetëm një angazhim i gjithmbarshem duke i menjanuar të gjithë keqbërsit dhe abuzuesit e shtetit do te krijoheshin kushtet për një mirëqenje e cila shumë po na mungon .

Meqenëse jemi në prag të fillimit të procesit të mbrendshëm zgjedhor në LDK,...duke u bazuar në zhvillimet e deritanishme, mbetët pak për të shpresuar për ndryshime pozitive në këtë parti,...ngase çdo gjë është duke u zhvilluar në mënyrë konspirative, jasht çdo norme dhe rregulle demokratike; mungon transparenca, dominojnë format e shantazhit, injorimit të vlerave....!
Skënder Mulliqi:
Ne fakt Isa Mustafa kurre nuk beri reforma te mirwfillta ne LDK-e. Ato reforma ishin kozmetike, ishin reforma vetem te proklamura verbalisht e jo faktikisht.U bën këto "reforma" për njerëzit e caktuar ne krye te LDK-së, për ti ruajtur pozitat e uzurpuara politike.Konkurrenca mbreda LDK-së eshte e turpshme.Klanet dhe tarafet qe shume kohe po dominojne ne hiearkine me te larte te LDK-së.Kjo strukturë në krye të LDK-së kurrë nuk kan qenë në linjën politike rugoviane. Disa aty edhe nuk kam diejni se kur kan qënë ne LDK-e. Disa u koptuan nga "Ora" pa ndonje merite ne pozitat me te larta te partisë, të cilët kan hedhur jo fortë largë gurë e dru mbi figurën e Rugovës. Unë mendoj së me dëmshmit per lDK janë Sabri Hamiti, Isa Mustafa , Ismet Beqiri, Lutfi Haziri ,Agim Veliu e ndonjë tjeter .Ata kan vepruar dhe po veprojne për gjithë qka jashte statusit të LDK-se, jashte normave demokratike të sjelljës.Dhe, me matrapazlleqet e tyre e prunë në krize LDK-në . Dihet së në politikë nuk ndodhin gjerat rastësisht, prandaj këta janë rrënuesit e LDK-se pas vdekjes se themeluesit të saj, presidentit historik të Kosoves, dr. Ibrahim Rugovës. Ka disa fugura që janë në vijen politike te Rugoves, si Anton Quni, Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiu, Arben Gashi, Armend Zema, Saim Tahiraj, Donika Gervalla, por edhe te tjerë intelektual të cilet kan qenë themelues të LDK-së, e të cilët qëllimisht janë menjanuar nga kjo strukture udheheqëse ,pastaj e nevojshme është edhe freskimi me kuadro të reja. Prandaj, është koha e një zgjimi shumë të madh të elektoratit të LDK-së, dhe tash kur janë zgjedhjet në ketë subjekt politik elektorati ishte dashur tw zgjedhë një figurë meritore .Për LDK-në vetëm si subjekti i parë politik në Kosovë është sukeses i saj , kurse çdo pozicion tjeter është dështim, kur dihet se themelet e LDK-së i vuri presidenti Rugova...

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKATA SPECIALE - ANTIKUSHTETUESE DHE ANTIKOMBËTARE!Nga FLORIM ZEQA (03.10.2015)
FOTOGALERI - LULESHITËSIT NË PRISHTINË (03.10.2015)
HISTORIA E 40 KLERIKËVE QË U VRANË NGA KOMUNIZMI NGA FRITZ RADOVANI (03.10.2015)
ELENA GJIKA DHE VAJZAT SHKODRANENga vajzat shkodrane, një dhuratë simbolike për Princeshen Elena Gjika (Dora d’Istria )Nga PERTEFE LEKA (03.10.2015)
“PARA PUSHKATIMIT...” HAPNI DOSJET!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (03.10.2015)
UNAZA E RRESHTERIT BRITANIK TOMSON DHE BESA SHQIPTARE (03.09.2015)
SAN FRANCISKO - ËSHTË DITA E APPLE WATCH (03.09.2015)
ME KRIJUES SHQIPTARË - NGA SUEDIA, NË LAÇ-KURBIN…(Përurohet vepra “Thesar Kombëtar”-3)Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (03.09.2015)
Portret i një mërgimtareje të suksesshme në GjermaniAGNESA, SHQIPJA QË KËRKON KTHIMIN NË FOLENË E TË PARËVE TË SAJNga FLORIM ZEQA (03.09.2015)
BIBLA  - HISTORIA E NJERËZVE ME PLISStudim nga FATBARDHA DEMI (03.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]