E Djelë, 04.28.2024, 07:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DONIKA GËRVALLA SCHWARZ - ISA MUSTAFA NUK ËSHTË 'MIK I VEÇANTË I ANGLEA MERKELIT', KJO GËNJESHTËR ËSHTË E RREZIKSHME

E Martë, 03.17.2015, 09:34am (GMT+1)


Isa Mustafa nuk është "mik i veçantë" i Angela Merkel. Kjo gënjeshtër është e rrezikshme.

Sjellja e papërgjegjshme e qeverisë së re të Kosovës kundrejt partnerit tonë më të rëndësishëm në Evropë, kancelares Angela Merkel, e cënon rëndë interesin tonë kombëtar.

Nuk mjaftoi që me Hashim Thaçin Kosova pati një kryeministër, i cili ishte person i padëshiruar jo vetëm në Berlin dhe vendin e dobësoi dhe e izoloi ndërkombëtarisht.
Nuk mjaftoi që në krye të Kuvendit të Kosovës qëndron një person, për të cilin jo vetëm në Berlin thuhet t'i ka duart e lyera me gjak.

Qeveria Thaçi/Mustafa një letër formale dhe miqësore urimi - një gjë krejt e zakonshme në komunikimin diplomatik - tani e manipulon për opinionin si ftesë personale të Angela Merkel, "mikes së veçantë " të Isa Mustafës. Me këtë dokumenton dy tipare thelbësore: së pari një sjellje të papranueshme në raport me të vërtetën dhe me miqtë edhe ashtu të paktë që i kanë mbetur Kosovës, dhe së dyti një vetëbesim politik prej xhuxhi.
Kosova ka merituar një qeveri më të mirë se kjo ka merituar qeveri më të mirë sesa qeveria e saj e kaluar. Ka ardhur koha që nderi dhe dinjiteti të kthehen në drejtimin politik të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar që këto figura mediokre nuk dinë dhe nuk munden më shumë. Por Kosova do të dalë nga katastrofa që e ka kapluar vetëm atëherë kur, qytetarët e saj zemërimin e tyre pasiv ndaj këtij seriali të turpshëm të politikës kosovare, ta shndërrojnë në veprim masiv, të matur dhe të urtë politik.

Qeveria zgjidhet për t'i shërbyer vendit dhe jo për ta turpëruar atë ditë për ditë para gjithë botës. Një gjë e tillë nuk është e vështirë. Nuk është e vështirë atëherë, kur qëndrimi i politikanëve në Kosovë të ndryshojë dhe kur vendi të qeveriset me integritet dhe jo me intriga, me profesionalizëm dhe jo me etje për profit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DÃœSSELDORF - PROMOVIM I LIBRIT 'TEORIA ILIRE' TË AGRON JAHËS (03.17.2015)
FACEBOOK REFUZOI 75 PËR QIND TË KËRKESAVE TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR INFORMACIONE (03.17.2015)
S'MUND TË JESH PROAMERIKAN DHE TË JESH I KORRUPTUARNga EDUARD SELAMI (03.17.2015)
PETRO ZHEJI FJETINga LEKË TASI (03.17.2015)
FOTO ANTOLOGJIKE - PRESIDENTI RUGOVA NË VARRIMIN E NËNËS SË TIJ (03.17.2015)
DELEGACIONI SHQIPTAR NË LONDËR - NJË PIKTURË E BAZUAR MBI NJË FOTOGRAFI TË RRALLË (03.17.2015)
AUSTRALI - EKSPOZITË NË NDERIM TË SHQIPTARËVE, QË MBROJTËN HEBREJTË ME BESË (03.16.2015)
ARTUR ZHEJI PËR PETRO ZHEJIN - I BIRI PËR TË JATIN: VETËM FILLIMI I NJË ERE TË RE (03.16.2015)
INSTITUTI I STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE BOTON ANGLISHT NË FAQEN E TIJ NË INTERNET STUDIMIN E ENVER BYTYÇIT (03.16.2015)
KUJTIMET E MIA PËR TIM AT MAHIR DOMINNga ETLEVA DOMI (03.16.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]