E Hënë, 05.06.2024, 04:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AUSTRALI - EKSPOZITË NË NDERIM TË SHQIPTARËVE, QË MBROJTËN HEBREJTË ME BESË

E Hënë, 03.16.2015, 09:21am (GMT+1)


"Ekziston një histori jo shumë e njohur për myslimanët dhe hebrejtë që gjatë Luftës së Dytë botërore ndihmuan në krijimin e një kodi nderi, i cili ekziston ende," bën të ditur e përditshmja australiane "New Daily".

Një ekspozitë e re, e cila do të hapet në Australi, do të tregojë më tepër rreth faktit sesi myslimanët shpëtuan jetën e shumë hebrenjve në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore. Në ekspozitë do të tregohen fotografi te realizuara nga fotografi Norman Gershmen, i cili shpenzoi 4 vjet duke fotografuar heronjtë dhe të mbijetuarit e Holokaustit në Shqipëri.

Kjo ekspozitë është pjesërisht një përpjekje për të luftuar rritjen e islamofobisë në botën perëndimore, siç janë edhe incidentet e fundit të anti-semintizmit si për shembull sulmi në supermarketin hebre në Paris pas masakrës në redaksinë e gazetës "Charlie Hebdo", shkruan më tej gazeta australiane.

"Ekspozita ka për qëllim të tregojë humanizmin e përbashkët që ne ndajmë dhe të kundërshtojë paranojën ndaj Islamit"-është shprehur fotografi Gershman. Teksa vendet e tjera europiane të pushtuara nga nazistët dhe që popullsia e tyre hebreje u dërgua në kampet e përqëndrimit, Shqipëria i rezistoi urdhërave të Adolf Hitlerit dhe refuzoi t'i dorëzojë qytetarët e saj hebrenj.

Një lëvizje e tillë ndihmoi në krijimin e një kodi etik në Shqipëri të quajtur "Besa" i cili vazhdon të mbijetojë edhe sot. Qeveria shqiptare bëri të mundur që shumë familje hebreje t'iu mundësojë letra false në mënyrë që të mos jetojnë në fshehtësi dhe i hapi kufijtë për refugjatët herbrenj. Asnjë nga hebrenjtë shqiptarë nuk u dërgua në kamp përqëndrimi. Shqipëria, një vend i vogël i ndodhur mes Greqisë dhe Maqedonisë ishte i vetmi vend europian që përjetoi një rritje të popullsisë çifute gjatë Luftës së Dytë Botërore, përfundon gazeta.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARTUR ZHEJI PËR PETRO ZHEJIN - I BIRI PËR TË JATIN: VETËM FILLIMI I NJË ERE TË RE (03.16.2015)
INSTITUTI I STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE BOTON ANGLISHT NË FAQEN E TIJ NË INTERNET STUDIMIN E ENVER BYTYÇIT (03.16.2015)
KUJTIMET E MIA PËR TIM AT MAHIR DOMINNga ETLEVA DOMI (03.16.2015)
FAN NOLI - ÇFARË ZHGËNJIMI KËTA SHQIPTARËT! (03.16.2015)
AKADEMIA E SHKENCAVE NDEROI AKADEMIKUN MAHIR DOMI NË 100 VJETORIN E LINDJES (03.15.2015)
SHQIPTARËT NË JUGOSLLAVI DHE GJUHA E UNJËSUAR - DY DIALEKTET KRYESORE DHE PIKËPAMJA JONËStudim nga TAHIR KOLGJINI (03.15.2015)
ENVER HOXHA ISHTE TEPËR I SHQETËSUAR SE MOS STALINI LEJONTE QË SHQIPËRINË TA MERRNIN ANGLEZËTLibri historik “Sundimi pa pushtim. Shqipëria 1945-1948” i Luan Dodës (03.15.2015)
LETRA E HASAN PRISHTINËS DHE ISË BOLETINIT DËRGUAR FUQIVE TË MËDHA MË 1911 (03.15.2015)
STUDIUESI QË SHQIPËROI SHEKUJTLidhur me veprën "16 shekuj" të Ramadan SokolitNga ILIR SECI (03.15.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 'UNË NUHAS PRANVERËN', PEIZAZHE NGA HELIDON HALITI (03.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]