E Djelë, 05.05.2024, 11:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
INSTITUTI I STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE BOTON ANGLISHT NË FAQEN E TIJ NË INTERNET STUDIMIN E ENVER BYTYÇIT

E Hënë, 03.16.2015, 07:44am (GMT+1)

      

                                    Tiranë, më 15.03.2015
   Njoftim
Instituti i Studimeve të Europës Juglindore njofton se me daten 9 mars 2015 Cambridge Scholars Publishing në Londër ka botuar ne ëebfaqen e saj librin "Coercive diplomacy of NATO in Kosovo" të autorit Enver Bytyçi, libër i cili është botuar më 2012 në gjuhën shqipe nga ky institut.
Në ëebfaqen e Camridge Scholars Publishing Londër, në linkun http://www.cambridgescholars.com/coercive-diplomacy-of-nato-in-kosovo  mund ta gjeni këtë  libër, si ofertë deri më 31 mars 2015 për 24.99 Paund, në vend të 52.99 Paund të çmimit real të tij.
Botimi i këtij libri nga një shtëpi  botuese e famshme si ajo Cambridge Scholars Publishing në Londër është një arritje e madhe e autorit dhe njëkohësisht një konfirmim i faktit se Instituti i Studimeve të Europës Juglindore në Tiranë realizon projekte cilësore akademike e shkencore, të cilat zënë vend nderi në literaturën shkencore të botës anglosanksione dhe europiane.
Cambridge Scholars Publishing, përveç anonçimit në ëebfaqen e saj, ka shpërndarë njoftimin për botimin e librit "Coercive diplomacy of NATO in Kosovo" në mbi 150 mijë adresa elektronike të institucioneve shkencore, bibliotekave universitare, publike e private, si dhe instituteve kërkimore e shkencore dhe personaliteteve prominente në 45 vende të botës. Ky libër gjendet tashmë si pjesë e ofertës së kompanisë më prestigjioze të librit në botë, AMAZON, në të cilën mund të bëhen porosi me çmimin real, ndërkohë që shërbimi fillon në ditët e para të muajit prill.
Ne besojmë se ky botim është gjithashtu një kontribut i shtuar e me shumë vlerë për albanologjinë shqiptare, çeshtjet e së cilës bëhen të njohura në opinionin ndërkombëtar, opinion i cili është manipuluar dukshëm nga shtete dhe qarqe të caktuara antishqiptare sidomos gjatë shëkullit të XX.
Në linkun e përmendur http://www.cambridgescholars.com/coercive-diplomacy-of-nato-in-kosovo  përveç kopertinës së librit dhe ofertës së Cambridge Scholars Publishing do të lexoni edhe një përmbledhje të përmbajtjes së librit "Coercive diplomacy of NATO in Kosovo", si dhe një shënim të shkurtër  për veprimtarinë akademike të autorit, Dr. Enver Bytyçi.
Redaktor i këtij libri është Dr. Arian Starova ndërsa recensentë janë Prof. Dr. Beqir Meta, akademik, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, akademik, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu dhe Prof. Dr. Hamit Kaba. Lektor është Mr. Xhorxh Llojd. Për të konkretizuar vlerat e këtij libri, është me vend të njiheni me vlerësimet e recensentëve, vlerësime të cilat janë përfshirë në botimin e librit nga ana e Cambridge Scholars Publishing.
Enver Bytyçi's research is a profound approach based upon a multifaceted and confrontational literature. Whilst his writing style increases the desire of reading it straight away.
Prof. Dr. Beqir Meta-Academician
Based on ample facts and arguments, the author tackles competently the Serbian-Albanian developments and relations, as well as the role of the NATO and of the international diplomacy in Kosovo's most recent history.
Prof. Dr. Jusuf Bajraktari- Academician
The diplomacy and the NATO intervention on Kosovo's conflict, reflected with scientific correctness on Enver Bytyçi's monograph, persuades even the most sceptics  upon the humanitarian mission of this powerful organization in service of freedom and world peace.
Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu
Throughout this book Dr. Enver Bytyçi presents suçessfully a detailed inquiry upon NATO's role in relation to the conflict in Kosovo. A particular value, besides the intervention act, gets especially the theoretical and legal assessment made to this act.
Prof. Dr. Hamit Kaba
Shpresojmë se media dhe mjetet e informimit në Shqipëri, Kosovë dhe rajonet shqipfolëse do të informojnë publikun për këtë arritje të autorit Dr. Enver Bytyçi, njëkohësisht drejtor ekzekutiv i Institutit tonë, në fushën e historisë dhe albanologjisë shqiptare, duke e trajtuar këtë botim në gjuhën angleze njëkohësisht si kontribut shtesë dhe me shumë vlerë për ndriçimin e të vërtetës dhe përhapjen e saj në botën e civilizuar.
Bashkëngjitur keni gjithashtu përmbajtjen e librit në anglisht, kopertinën për ilustrim dhe adresat përkatëse te Cambridge Scholars Publishing dhe AMAZON.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

PRESIDENT I INSTITUTIT TË STUDIMEVE TË EUROPËS JUGLINDORE
                Mr Wolfgang GROSSRUCK




Instituti I Studimeve të Europës Juglindore Tiranë
Adresa: Rruga "Kont Urani", Vila 17 Tiranë, Albania. Website:  www.ises.org.al
            Mob: +355 (0) 67 20 81 919     E-mail: enver.bytyci@ises.org.al



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTIMET E MIA PËR TIM AT MAHIR DOMINNga ETLEVA DOMI (03.16.2015)
FAN NOLI - ÇFARË ZHGËNJIMI KËTA SHQIPTARËT! (03.16.2015)
AKADEMIA E SHKENCAVE NDEROI AKADEMIKUN MAHIR DOMI NË 100 VJETORIN E LINDJES (03.15.2015)
SHQIPTARËT NË JUGOSLLAVI DHE GJUHA E UNJËSUAR - DY DIALEKTET KRYESORE DHE PIKËPAMJA JONËStudim nga TAHIR KOLGJINI (03.15.2015)
ENVER HOXHA ISHTE TEPËR I SHQETËSUAR SE MOS STALINI LEJONTE QË SHQIPËRINË TA MERRNIN ANGLEZËTLibri historik “Sundimi pa pushtim. Shqipëria 1945-1948” i Luan Dodës (03.15.2015)
LETRA E HASAN PRISHTINËS DHE ISË BOLETINIT DËRGUAR FUQIVE TË MËDHA MË 1911 (03.15.2015)
STUDIUESI QË SHQIPËROI SHEKUJTLidhur me veprën "16 shekuj" të Ramadan SokolitNga ILIR SECI (03.15.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 'UNË NUHAS PRANVERËN', PEIZAZHE NGA HELIDON HALITI (03.14.2015)
NJË DITË TE VARRI I NOLIT ME PRESIDENTIN RUGOVANga HARRY BAJRAKTARI (03.14.2015)
SHEMBULL IDEAL I ANTIKOMUNISTIT DHE DEMOKRATIT TË PAKORRUPTUESHËM - ERNEST PERDODA DHA DORËHEQJEN EDHE SI ANËTAR I PD-sëNga ANTON ÇEFA (03.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]