E Shtunë, 04.27.2024, 01:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TUBIMI I TIRANËS ISHTE TUBIM PËR TA ZHVENDOSUR VËMENDJEN NGA PROBLEMET E BRENDSHME TË TË DY SHTETEVE
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Premte, 03.27.2015, 08:15pm (GMT+1)


Mbledhja e dy qeverive te Kosovës dhe të Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve ne Tirane, ku ishin tubuar dy delegacionet qeveritare, ishte vetëm nje reklamë e mirë për Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Shqipërisë. Kjo ishte mbledhja e dytë e përbashkët pas asaj në Prizren. Si nuk solli asgjë tubimi i dy qeverive ne Prizren, sigurisht as tubimi në Tiranë nuk do tu sjellë shqiptarëve diçka të hajrit.

Të gjithë pamë vetëm nje dekor më shumë folkloristik, llafe më bollëk, u nënshkruan edhe shtatë pika të bashkëpunimit të ndërsjella që vështirë të besohet së do të realizohen. Vështirë të besohet që nga ky tubim me shumë ceremonial do të dalë diqka e mirë, kur edhe Kosova edhe Shqipëria janë të mbërthyera në krim të organizuar dhe në korrupcion. Sllogani folkloristik sa për tu qitë hi syve njerëzve të lodhur ekonomikisht 'Një tokë, një popull , një ënderr' nuk do të nxjerrë asgjë të hajrit. Me llafe boshe njeriu i Kosovës dhe njeriu i Shqipërisë kan bërë qef teper.Patriotizmi matet me vepra te mira , jo me simbolika te patriotizmit primitiv. Gjermanët kurrë nuk do të kishin këtë zhvillim ekonomik po mos të kishin punuar shumë . Ata u ngriten si feniksi mbi germadhat e Luftës së Dytë Botërore që shtetin gjerman e gjeti të shkatërruar më themel. Kështu ndodhi edhe në Kosovë , kur regjimet kriminale te ndryshme deri te krimineli Millosheviq shkaterruan qdo gje dhe qdo vlerë kombëtare të shqiptarëve në tokën e vet.Ne gjithqka filluam mirë pas përfundimit të luftës , por nuk vonoi shumë dhe me krim të organizuar dhe korrupcion të niveleve te larta për një shtet të vogël siq është Kosova, ia falem dreqit .

1500 vrasje të pasluftës e disa prej tyre edhe me motive politike , pastaj privatizmi i keq vetëm në leverdi të pushtetarëve , zhvatja, plaqkitja e pronës shoqërore, pervetësimi i objekteve të ndryshme shoqërre, hajnit e llojeve te ndryshme e shumë qka tjetër , e prunë gjendjën buzë greminës sociale , por edhe e keqësuan gjendjën edhe ashtu hiq të mirë politike, kur dihet së për gjithqka i lëshuam pe Serbisë gjenocidiale gjatë bisedimeve here teknike here politike qe u mbajtën deri me tash. Me këto bisedime te pa kushtëzuara kemi ardhur në situatë që minoriteti serbë të këtë kompetenca vendimarrëse me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Takimet ceremoniale na duhen vetëm atëherë kur të punojmë shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri . Të punojmë në zhvillimin e ecurive ekonomike që kan ngecje tepër të mëdha. Edi Rama dhe Isa Mustafa më mirë do të ishte që ta intensifikojnë punën në zhvillim ekonomik dhe mirëqenje, së sa të bëjnë manovrime që pikërisht më këso llojë takimesh të synojnë largimin e vemendjës nga problemet madhore më të cilat po përballen qytetaret si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Kosova gadi krejt pas luften nuk u qeverisë ashtu si duhet . Nuk u ndal krimi i organizuar dhe as korrupcioni. Vendi po përballet më gjendje të rendë sociale dhe ekonomike , ashtu edhe më gjendje jo të mirë politike. Ishim deshmitarë të lojërave politike jo parimore për 6 muaj radhazi. Jemi dëshmitare së nga paknaqësitë e akumuluara patem protesta dhe greva . Patem protesta edhe te karakterit politik pas deklaratës shumë fyese të qetnikut Jabllanoviq karshi nënave shqiptare.Thënë shkurt Kosova ka mbetur më gjithka vendi më i varfër ,dhe më i izoluari në Evropë, më shumë për fajin e kësaj kaste të pa përgjegjshme politike e cila punoi më shumë për realizimin e interesave përsonale, se sa për realizimin e interesave të përgjithshme.

Edi Rama në anën tjeter kurrë nuk ka qenë njeri i cili ka punuar dhe punon si duhet për shtetin e vet. Ai është abuzuesi kryesor karshi shtetit shqiptare bashkë me kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilët në vend që drejtesia shqiptare ata ti venë prapa grilave si kryeprotagonistet e të gjitha të keqijave në Shqipëri, ata i burgosën deputetet Doshi dhe Frroku vetëm pse ata e paten guximin qytetare të flasin haptazi për pislleqët e Ramës dhe Metës, të cilët në luftë për ta mbajtur më çdo kusht pushtetin janë në gjendje edhe ti vrasin të gjithë ata që marrin guximin për ti kundershtuar.Arrestimet e dy deputeteve flet qartazi së demokracia në Shqipëri është vu shumë në peshore. Pinjollet e ish sistemit komunist nuk e kan harruar zanatin e vjeter karshi lojërave të pista që i din vetem komunistet karshi njerëzve, vendit dhe kombit.Rama fle në një shtrat më krimin dhe ka dështuar në pjesën e parë të mandatit të tij si kryeminister i Shqipërisë. Ai ishte dashur pikërisht si kryeminister qe është të punoi për së mbari , e jo të bëhët model për të keq. Ai qe njeherë ka abuzuar më shtetin kurrë nuk përmirësohet.Kurrfare shou dramatiko-historik nuk u duhet shqiptareve. Shqiptarëve u duhet mirëqenje shumë më e madhe , hapje te reja te vendeve te punës , lidhje tregtare dhe biznesore, lidhjet kulturore të ndërsjella etj .Kur të gjitha këto ndodhin atëherë mund të flasim së më shume se gjysma e punës është arritur edhe në planin e bashkimit kombëtar ,që është synim i kahmotshem i shqiptarëve kudo në botë. Shfaqjët teatrale të Ramës nuk na hyn në funksion për asgjë , përveq atyre që një gjë e tillë u shkon për shtati në tendencën e tyre për të manipuluar më popullin. Premitimet e dhëna sigurisht që e kan me lehtë ti zëvëndësojnë me simbole dhe aktrime të mira. Edhe sllogani i paraqitur në tubimin e dy qeverive përmbanë ne vete fjalë të mëdha e punë të vogla .Kosova dhe Shqipëria aktuale janë duke ecur mbi binare të krimit dhe korrupcionit që nuk fletë mirë për të ardhmen tonë.

Sigurisht së më këto garnitura pushtetare nuk do ta kemi vendin ne Evropën e Bashkuar ,siq po e fajëson Evropën pa te drejte shpesh Edi Rama .Qeverinë e Edi Ramës po e përcjellin skandale pas skandali dhe kjo është shumë shqetësusese.Kur kupolla e krimit gjendet lartë në pushtet , nuk kemi së si të presim që të bëhet mirë.Ndërkombëtarët veq kan filluar ta humbin durimin duke i kritikuar çdo ditë Qeverinë në Prishtinë dhe Qeverinë në Tiranë së nuk po luftohet krimi dhe korrupcioni. Një zgjim tjeter kombëtar sigurisht ishte dashur të ndodhë, sepse trojeve shqiptare po iu kanoset rreziku nga lakmitaret për pushtet absolut ...

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRIOpinion nga RASIM BEBO (03.27.2015)
KUR KONICA DHE NOLI NJOHËN MBRETIN ZOG PËR UDHËHEQËS TË NJË QEVERIE SHQIPTARE NË MËRGIMNga IDRIZ LAMAJ (03.27.2015)
LAMTUMIRË KRYEZOT I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!- 50 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLITNga DALIP GRECA (03.27.2015)
NDIHMA - NJË AKT HUMANReportazh nga MIMOZA DAJÇIFotot nga EMANUEL MUSAJ (03.26.2015)
SARANDË - ZBULOHET NJË PLANTACION I NËNDHESHËM KANABISI (03.26.2015)
SANDËR PROSI - MJEKU ME SHIKIM MAGJEPSËS QË U BË ARTIST I PAPËRSËRITSHËM (03.26.2015)
SHBA - 'THE SIMPSONS' I KUSHTON 10 MINUTA FLAMURIT DHE KULTURËS SHQIPTARE (03.26.2015)
FOTO ANTOLOGJI - WASHINGTON 1998 - SHQIPTARËT PARA SHTËPISË SË BARDHË BËNIN THIRRJE PËR SULME AJRORE KUNDËR SERBISË (03.26.2015)
KELLY FAMILY - KËNGA PËR FËMIJËT E KOSOVËS QË PËRLOTI MILIONA NJERËZ NË MBARË BOTËN (03.26.2015)
QENTË ENDACAKË - 24 ORË NË DITË NË 'SHËRBIM' TË QYTETARËVE TË KOSOVËS!Nga FLORIM ZEQA (03.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]