E Premte, 04.26.2024, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MOS HARRONI!
Esé nga RESHAT KRIPA

E Enjte, 04.23.2015, 11:33am (GMT+1)


Duke dëgjuar fjalët e bashkëvuajtësve të mi, më dalin para syve, si në një ekran, portretet e paharruara të dy të përndjekurve  politikë, Xhemal Mustafarajt dhe Fadil Ndreut që, megjithë kërcënimin e forcave të sigurimit të zi të shtetit, që ende ishte në fuqi, më 27 nëntor 1991, hipën në shtizën e flamurit, grisën yllin e urryer të komunizmit dhe  ngritën lart flamurin e kuq me zhgabën dykrenore, ashtu siç e kishte ngritur dikur edhe Plaku i Urtë i Vlorës. Më dalin pamjet e ditës kombëtare të 28 nëntorit të po atij viti, kur  ish-të përndjekurit politikë të Vlorës i thanë:
-    Ndal! -  kryetarit socialist  të  Komitetit  Ekzekutiv  Pluralist  të  Rrethit,  komunistit
Mezan Malaj, duke mos e lejuar të ngrinte flamurin e Skëndrbeut.
-    Duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të ngrenë flamurin e
Ismail Qemalit    i  thanë atij dhe flamurin e ngritën duart e pastra të Altin Kokoshit, birit të ish- të burgosurit politikë, Burim Kokoshi dhe nipit të nënshkruesit të Aktit të Pavarësisë dhe drejtuesit të Luftës Patriotike të Vlorës më 1920, Qazim Kokoshit.
Më dalin këto pamje dhe nga zemra më shpërthen një thirrje:
-    Mos harroni! Mos harroni të rënët tanë, por  mos  harroni edhe ata që i vranë, pasi
pinjollët e tyre janë ata që sot ndodhen në krye të shtetit për të ringjallur përsëri figurën e diktatorit të përmbysur dhe një nga këta është edhe Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri, Edi Rama, ati i të cilit, Kristaq Rama, ishte ai që firmoste, pa nguruar aspak, dënimin me varje të poetit Havzi Nelaj në gushtin e vitit 1988, në një kohë kur komunizmi në botë kishte filluar të merrte rrokullimën. Mos harroni të burgosurit dhe të internuarit tanë politikë, por mos harroni edhe ata që i burgosën dhe i internuan, pasi ata vetë dhe pinjollët e tyre sot janë mbledhur rreth Partisë Socialiste për t'i bërë gropën demokracisë në vendin tonë, për të restauruar kohën e përmbysur.
    Mos harroni vitin e zi 1997 të organizuar dhe drejtuar nga falangat social-komuniste. Mos harroni martirët e rënë në ato ditë të zeza. Mos harroni Bujar Kaloshin, Lekë Çokun, Besnik Hidrin, Bashkim Shkurtin, Fredi Shehun, Besim Manolin, Gëzim Shabanin, Gjergj Mehmetin, Valter Harrizin, Lutfi Rapajn, Besim Çerën, Adem Shehun dhe plot të tjerë bij nënash të familjeve të përndjekura politike dhe demokrate, një masakër e vërtetë që pasoi me nxjerrjen nga burgu të autorëve përgjegjës të dhunës komuniste dhe dëmshpërblimin e tyre, anullimin e ligjit të lustracionit të miratuar dy vjet më parë, i cili nuk i lejonte këta persona të merrnin pjesë në administratën shtetërore, pushimin nga puna të mijra të përndjekurve politikë e të tjera.
     Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është shprehur
:  
Nuk    ka    asnjë    vend    ku     komunizmi   ka   ardhur   në   pushtet   dhe   të   ketë qenë
demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.

    Vini veshin!
    
    Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë,  -  thotë zoti Benesh.

 Ndaj ju bëj thirrje: Rruhuni nga thirrjet e kobshme të këtyre korbave të zinj që na kanë rrethur nga të gjitha anët. Ata i dëgjojmë të  këlthasin për gjoja tmerret që paskan jetuar në të kaluarën,  në një kohë që ishin ata që i shkaktuan, për të drejtat e njeriut në të sotmen, për liri dhe barazi në një kohë që jo shumë vjet më parë çirreshin, kush më tepër t'ia kalonte shokut, për "sukseset e socializmit", dhe për "mësimet e Partisë dhe të shokut Enver".
    Ndodhemi në prag të çeljes së fushatës për zgjedhjet vendore. Mos harroni këto që përmenda më lart. Dilni në zgjedhje dhe votoni për të ardhmen tuaj. Kush është kjo e ardhme?  Është aleanca me në krye Partinë Demokratike. Kjo aleancë ka bashkuar demokratët, republikanët, ballistët, legalistët dhe të gjithë ata që përpiqen për një Shqipëri me të vërtetë demokratike, për  një Shqipëri ku të sundojë shteti ligjor dhe jo shteti i krimit siç është sot.
    Filozofi Friedrich Nietzsche,  qysh në vitin 1906, shkruante në librin  "Vullneti për pushtet":

    "Kam fatin që kam gjetur, pas mijra vjetësh aberacioni dhe konfuzioni, rrugën që të çon te një "jo" dhe te një "po".
    Unë ju mësoj që ti thoni "jo" gjithçkaje që ju bën të dobët, që ju ezauron.
    Unë ju mësoj që t'i thoni "po"çdo gjëje që të jep forcë, që grumbullon forcë, që justifikon ndjenjën e forcës."

    Ndaj, t'i themi "Jo" pushtetit të kriminelëve që kanë zaptuar shtetin. T'i themi "Jo" korrupsionit që mbizotëron në vendin tonë. T'i  themi "Jo" mashtrimit dhe hipokrizisë shtetërore. T'i themi "Jo" blerjes dhe vjedhjes së votës së lirë.
    Le t'i themi "Po" rivendosjes së shtetit ligjor të së drejtës. T'i thermi "Po" rivendosjes së të drejtave të njeriut. T'i themi "Po" Shqipërisë europiane.
    Ndaj, le t'i flakim tutje të gjitha mospërputhjet e mendimeve që mund të kemi me njeri-tjetrin dhe të  bashkuar le të përsërisim 28 nëntorin e vitit 1991, të votojmë për kandidatin e Partisë Demokratike dhe partitë e koalicionit të djathtë, sepse vetëm  kështu mund ta bëjmë realitet ëndrrën tonë shekullore për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe moderne. Përndryshe, nesër do të jetë shumë vonë.
    Mos harroni!
    

    Mbajtur në konventën e organizuar në Vlorë  nga Departamenti i të Përndjekurve Politikë i Partisë Demokratike dhe Shoqatat e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me famil,jet e përndjekura  nga regjimi

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLAMURI AMERIKAN DO TË VALËVITET MBI KONGRESIN AMERIKAN PËR NDER TË SHKRIMTARIT ISMAIL KADARENga RUBERN AVXHIU (04.23.2015)
AMANETI I VEHBI IBRAHIMIT: "MË VARROSNI NË KOSOVË"Nga EMIN FAZLIJA (04.23.2015)
SHKODRA PËRSIAT ARTIN NË TOTALITARIZËMNga ELTJANA SHKRELI (04.22.2015)
DEKORATAT E KRYEMINISTRAVE RAMA E THAÇI NË ULQIN NUK DUROJNË RECIPROCITETNga SKËNDERBEG KLAIQI, Freiburg-Gjermani (04.22.2015)
RIKTHIMI I FILOZOFISË RUGOVIANE - SHPËTIM PËR VENDINNga FLORIM ZEQA (04.22.2015)
'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSENga AGRON SHABANI (04.22.2015)
MBAS  SHTERGATËS...Nga FRITZ RADOVANI (04.22.2015)
ME PSEUDOPOLITIKANË DHE PSEUDOINTELEKTUALË NUK KA MUNDËSI QË KRIZA TË KAPËRCEHETVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2015)
JA PSE RROK BERISHËS I DUHET DHËNË STATUSI I VETERANIT TË UÇK-së!Ushtar dhe Shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).Nga FLORIM ZEQA (04.16.2015)
PROFESOR UKSHIN HOTI DO TË KËRKOHET NË BURGUN E DUBRAVËS (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]