E Mërkurë, 05.01.2024, 10:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në përvjetorin e rënies:
MIC SOKOLI, NË PIEDESTALIN E NDERIT DHE TË LAVDISË SHQIPTARE…
Nga Prof. MURAT GECAJ

E Premte, 05.01.2015, 07:29am (GMT+1)


Mic Sokoli nji fjalë po e flet,
i thuej nanës: ti, mirëmbetësh!
Pa u farue Malësia krejt,
këtu nuk hyn krajl as mbret!...


Beteja e përgjakshme dhe legjendare e Slivovës, e fundprillit të vitit 1881, kundër pushtuesve shekullorë osmanë, e ngriti në piedestalin e nderit dhe të lavdisë shqiptare, birin e paharruar të Bujanit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), Mic Sokol Rama. Po cili ishte ai kryetrim, që e mbylli me gjosin e tij, pa u trembur aspak, grykën e topit armik, i cili villte zjarr mbi luftëtarët tanë të lirisë?
x x x
Në të djathtë të rrjedhës së lumit të Valbonës, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), kalimtarëve u bie në sy një shtëpi karakteristike. Ajo është Kulla e njohur e "Heroit të Popullit" Mic Sokoli, trimit të rrallë të atyre anëve, i cili me aktin e tij mbeti i paharruar dhe i skalitur me shkronja ari, në faqet e lavdishme të historisë së brezave.
Kishte lindur në fshatin Bujan, më 1839, në një familje me tradita të shquara atdhetare. Babai i tij, Sokol Rama dhe xhaxhai, Binak Alia, ishin dalluar si udhëheqës popullorë në kryengritjet e pandërprera antiosmane. Edhe Mici, qyshë në moshën 16-vjeçare u rendit përkrah forcave popullore, në luftë kundër pushtuesve serbo-malazëzë. Siç tregojnë dokumentet arkivore, kangët popullore dhe dëshmitarët e asaj kohe, ai mori pjesë në beteja të shumta, duke lënë kudo gjurmët e trimërisë dhe të guximit.
Në vitin 1862, Malësinë e Gjakovës e sulmuan afër 12 batalione osmane, të komanduara nga Mehmet Ali Pasha. Ishin të armatosur deri në dhëmbë e të pajisur me topa malorë. Ndër trimat malësorë, që u përballën me armiqtë pushtues, ishte dhe Mic Sokoli i ri. Vargjet e këngës popullore dëshmojnë më së miri këtë gjë:
Mic Sokoli n' armë të bardha,
vendin Pashës s' mun' ia fala,
n' ujë e mbyta e armët ia ndala!

Ndërsa, duke përmendur betejat e mëvonshme, rapsodi popullor thotë:
Mic Sokoli n' dy tagana,
-udhë e mbarë,- m'i ka thanë nana;
lufto bir-o për Shqipni,
mos i le turqit me hy!

Përgjigja e kryetrimit ishte e tillë, sa mbeti përbetim i shqiptarëve në roje të tokës amtare:
Mic Sokoli nji fjalë po e flet,
i thuej nanës: ti, mirëmbetësh!
Pa u farue Malësia krejt,
këtu nuk hyn krajl as mbret!

Ndër aktet kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ishte dhe krijimi i ushtrisë kombëtare. Me këtë rast, nën komandën e Mic Sokolit, në Malësinë e Gjakovës u formua një batalion i posaçëm, që shërbeu si gardë e këtij Kuvendi historik. Kongresi famëkeq i Berlinit vendosi t'i jepeshin Malit të Zi tokat shqiptare të Plavës e Gucisë. Por kjo shënoi protesta të fuqishme mbarëpopullore. Në luftimet e zhvilluara, mbeti i plagosur djaloshi malësor Mic Sokoli, i cili nuk donte të kuptohej nga armiqtë dhe kërkonte ruba (fasho) për t'i lidhur plagët:
Sillni rubat, t'i lidhi varrët,
t' lidhi varrët e ta shtërngoj shtatin,
mos t' ma shohi asqeri gjakun...

Për t'i nënshtruar shqiptarët, Porta e Lartë dërgoi në Kosovë e në malësitë e Veriut mareshallin Ali pashë Maxhari. Po trimat shqiptarë ishin të vendosur që ta bënin "dekën si me le". Me prijësit e shquar në ballë, si Mic Sokoli, Ali Ibra, Haxhi Zeka, Binak Alia etj., ata bënë betimin që:
Tokën e të parëve mos m'e dhanë,
pa u mbushë vorre anë e mbanë!

Malësorët trima vërshuan drejt Gjakovës, ku ishte vendosur komanda e ushtrisë armike dhe iu shkaktuan atyre dëme të mëdha, në njerëz e armatime. Me gjithë masat e ashpra, që po merrnin ndaj shqiptarëve, ata nuk nënshtroheshin. Përsëri Porta e Lartë nisi një gjeneral tjetër gjakatar, Dervish Pashën, në krye të një ushtrie të madhe. Ndërkaq, në Malësine e Gjakovës komandantët trima, si Mic Sokoli, Ali Ibra etj., dhanë kushtrimin e përgjithshëm, me thirrjen: "Në shtatë e në shtatëdhjetë, për mbrojtjen e vatanit!' Kënga popullore bëhet dëshmitare me vargjet:
Mic Sokoli po bërtet,
Ali Ibrës po m'i thërret:
-Merr' bajraqet e hajde shpejt!

Më tepër se 3 mijë luftatarë malësorë u sulën drejt Slivovës. Kurse konandantët armiqë, siç dëshmon kënga popullore, pyesnin:
Ku i ka çadrat Mic Sokoli,
ku i ka çadrat, ku i ka t' parët?/
M' ka çue mbreti me ja çartë.
Me ja çartë m' ka çue mbreti,
se don me kenë krejt në veti!

Pra, qëllimi i tyre ishte ta dëmtonin sa më shumë Mic Sokolin dhe forcat e tij, pasi këta donin të ishin të lirë e të pavarur. Në këto kushte, në ballë të sulmeve armike, luftëtarët e Malësisë së Gjakovës u vendosën në Grykën e Carralevës, me Mic Sokolin në ballë. Betejë e përgjakshme u zhvillua sidomos më 22 prill 1881. Luftime me armë, përleshje trup me trup. U plagosën rëndë Sulejman Vokshi, Ali Ibra etj. Në këtë kohë, Mic Sokoli printe përpara, përmes një shtegu, në ballë të luftëtarëve. Predhat armike e ndriçonin vendin për rreth. Një top i markës "Krup" villte zjarr papushim, nga një kodër përballë Grykës së Carralevës. U vranë e u plagosën disa shqiptarë. Mori plagë në trup edhe Mic Sokoli, por nuk tërhiqej.
Kënga popullore bëhet dëshmitare e atij akti tragjik, por dhe heroik e i rrallë në histori:
Mic Sokoli ban me dorë:
-Bini, shokë, se s' mujë me folë,
se m' ka ra do gjak në gojë;
se m' ka ra do gjak në bark,
shtatë martine i kam në shtat...

Më tej, kënga jep një dëshmi tjetër nga ajo përleshje, për jetë a vdekje:
Man Avdia bveti (pyeti) fisin:
-A m'i patë Zmajlin e Micin?
- Fyt për fyt-o me Dervishin!...

Si një ortek mali, megjithëse me shtatë plagë në trup, Mic Sokoli iu sul me furi topit armik. Donte ta shuante atë, mos ta lente t'i vriste bashkëluftatarët dhe kështu t'u jepte atyre zemër, për t'i thyer me çdo kusht armiqtë. Me gjoksin e tij vigan e mbylli grykën e atij topi, i cili villte zjarr e hekur. Simbol i heroizimit tonë mbarëpopullor, në luftërat për pavarësi e liri, Mic Sokoli ra, për të mbetur i përjetshëm. I frymëzuar nga akti i tij legjendar, duke dashur të përmbledhë të gjithë atdhetarizmin e brezave, rapsodi popullor thuri vargjet lapidar: "Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola!...".Ai mbeti përherë në piedestalin e nderit dhe të lavdisë shqiptare.

Tiranë, 29 prill 2015


Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAJMET PËR PASQYRIMIN E JETËS BUKUR SHUMË PO MARGJINALIZOHEN NGA MEDIATAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (05.01.2015)
A MUND TA SHPËTOJMË KËTË KULLË?!...Nga ILIR SECI (05.01.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - NJË FOTO DHE KATËR AKUARELE NGA HELIDON HALITI (04.29.2015)
SKENARËT RUSO-SERBO-MAQEDONË PËR AGRESION USHTARAK KUNDËR SHQIPTARËVE NË BALLKANVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.27.2015)
IPALLKO MIGAFATOS KLOSI NJI DRRAS QENEFISatirë nga AGIM GASHI (04.27.2015)
PAPA I PARË QË PUTHI TOKËN E GJERGJ KASTRIOTITNga FRITZ RADOVANI (04.27.2015)
Në Shkupin shqiptar, 2015? Nga FRANK SHKRELI (04.25.2015)
SHQIPËRIA - NJË SISTEM HIBRID, MES AUTORITARIZMIT DHE DEMOKRACISËNga ELEZ BIBERAJ, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë, Zëri i Amerikës (04.25.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - PESË AKUARELE TË MUAJIT PRILL NGA HELIDON HALITI (04.25.2015)
T'I KTHEJMË PAK RESPEKT TOKËS QË I DETYROHEMI NË EKZISTENCËN TONËNga Dr. ELTJANA SHKRELI, planifikuese urbane (04.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]