E Mërkurë, 05.08.2024, 04:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
REGJISORJA ELEZI - SUKSESI I 'BOTËS' JANË PERSONAZHET TREDIMENSIONALE

E Enjte, 05.07.2015, 10:06am (GMT+1)



Në skaj të një zone të largët moçalore, Juli, Nora dhe Beni punojnë në një fshat të izoluar në Shqipëri ku familjet e tyre ishin internuar gjatë komunizmit. Me fantazmat e së kaluarës që kanë zënë vend në ndërgjegjen dhe shpritrat e tyre, personazhet e filmit shqiptar "Bota" janë të brishtë dhe të papërkryer, dhe çka është më e rëndësishme, thellësisht njerëzorë."‹"‹

"Bota" është emri i kafenesë ku ata punojnë dhe një metaforë për ëndrrat e brezave të ndryshëm të pasqyruar në film. Filmi, pasi ka marrë pjesë me sukses në disa konkurrime në Evropë, u shfaq këto ditë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisco, ku është kandidat për çmimin Golden Gates, dhe në Festivalin e Filmit të Evropës Juglindore në Los Angeles.

Regjisorja dhe skenaristja e filmit, Iris Elezi e cila po merr pjesë në këto festivale, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se megjthëse plagët e kaluara nuk janë shëruar plotësisht, filmi  "Bota" "zgjedh jetën, dashurinë dhe ka shumë dritë" dhe megjthëse ajo si regjisore merret me një peshë të madhe në supet e Shqipërisë, "kam zgjedhur të dua jetën".

"Mendoj se kjo është arsyeja pse "˜Bota' po ia del mirë nëpër botë", thotë ajo.  

Në film, interpretojnë aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti në rolin e Nojes, aktorja e talentuar Flonja Kodheli në atë të Julit, Artur Gorishti në rolin e Benit, Fjoralba Kryemadhi në rolin e Norës dhe Alban Ukaj në rolin e Milit. Ndërsa bashkë-regjisor dhe bashkë-skenarist është bashkëshorti i Iris Elezit, Thomas Logoreci.

Regjisorja Elezi thotë se gërshetimi i brezave dhe këndvështrimeve e ka mbajtur të freskët filmin.

Ajo shton se bashkëpunimi me shqiptaro-amerikanin Logoreci solli edhe perspektivën e një kineasti që kishte punuar me artistët shqiptare që në 2007-ën dhe që pati një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e muzikës që shoqëron filmin, që kishte lënë gjurmë tek ai teksa rritej si bir i një imigranti shqiptar, një lloj tangoje e së kaluarës që këndohet në film nga Anita Take dhe Rudolf Stambolla, mes të tjerësh.

"Suksesi i "˜Botës' qëndron në tredimensionalitetin e personazheve. Edhe Beni që është ky matrapaz i vogël ballkanik, është në fakt një njeri që ne të gjithë e duam. Pra nuk ka karaktere të mira, ose të këqija në filmin tim por ka qenie njerëzore që provojnë të komunikojnë dhe të kërkojnë një jetë më të mirë së bashku".

Ajo ka një përgjigje për suksesin e deritanishëm.

"Ia dolëm sepse të gjitha qeniet njerëzore kudo që janë, buzë një moçali, diku në Argjentinë, diku në Shqipëri, diku në Romë, të qenurit individ sot në kohët moderne, është goxha e vështirë si rrugëtim. Edhe me "˜Botën' këtë provuam të bëjmë: duke ndarë pakëz nga historia jonë, por duke provuar të kuprojmë se çfarë është rritja e qenies njerëzore".

"Bota" shfaqet në fund të muajit në Nju Jork në Festivalin Panorama Europe, një festival që është një projekt i Institutve Kombëtare të Bashkimit Evropian për Kulturën, me bazë në Bruksel.

Në këtë festival marrin pjesë zakonisht vetëm vendet e BE-së, por "Bota" është pranuar të përfaqësojë Shqipërinë.

Iris Elezi dhe Thomas Logoreci kanë themeluar në Shqipëri edhe Projektin për Kinemanë Shqiptare, që synon ndërgjegjësimin për ruajtjen e Arkivës Kombëtare të Filmit. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E FSHEHTA PUBLIKE E EMËRIMIT TË MINISTRIT BICAJNga IDRIZ ZEQIRAJ (05.06.2015)
ARBNORA DUSHI - RRËFIME NGA HISTORIA E FAMILJEVE SHQIPTARE QË I NDAU 40 E SA VJET KUFIRI SHTETËROR (05.06.2015)
18 VJETORI I RËNIES HEROIKE TË LUAN HARADINAJT (05.06.2015)
FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR - GJON BUÇAJ RIZGJIDHET KRYETAR (05.06.2015)
SOT BËHEN 16 VJET NGA VRASJA E FEHMI AGANIT (05.06.2015)
SOT PARA SYVE TË MI MË DOLI BUZËQESHJA KARAKTERISTIKE E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Po pra, sot Shtetet e Bashkuara na dhanë dhuaratën definitive, Kosova shkurt e trup pjesë e pandashme e SHBANga XHEVAT REXHAJ (05.05.2015)
KOSOVË - OPOZITA MES KUVENDIT DHE RRUGËS (05.05.2015)
SULEJMAN REXHEPI DËNON INCIDENTET NË BASHKËSINË ISLAME TË MAQEDONISË Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dënoi incidentet e së hënës në këtëbashkësi (05.05.2015)
KADRI VESELI - ENDE NUK DIHET KUR DO TA MIRATOJMË GJYKATËN SPECIALE (05.05.2015)
MARRËDHËNIET TURKO-SHQIPTARE NË KOHËN E MUSTAFA QEMAL ATATURKUT (05.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]