E Premte, 04.26.2024, 08:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TJETËR BETEJË SLLAVO-SHQIPTARE! Ç'ROL LUAN RUSIA?
Nga BORIS KALNOKY, Die Welt

E Hënë, 05.11.2015, 10:52am (GMT+1)


Nga përplasjet me armë mes policisë dhe luftëtarëve guerilas në veri të Maqedonisë kanë vdekur rreth 40 persona. Rrezikon të ketë një tjetër konflikt mes sllavëve dhe shqiptarëve- si në vitin 2001. Një rol këtu luan edhe Rusia

Pas luftimeve në fundjavë mes forcave të sigurisë maqedonase dhe shqiptarëve të armatosur, qarqet e sigurisë në Kosovë presin një konflikt më të gjatë dhe më të madh në vendin fqinj- nëse liderët e rajonit nuk mblidhen menjëherë për të gjetur një zgjidhje politike, tha një burim i mirëinformuar në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Luftimet në Kumanovë kanë sjellë rreth 40 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shumica e viktimave ishte nga njësiti "Tigri" i Ministrisë së Brendshme.

Sipas të dhënave nga njohës të mirë të situatës në Prishtinë, shqiptarët e kapur nga njësitë speciale maqedonase janë keqtrajtuar rëndë në qeli. Disa prej tyre dhe janë të plagosur rëndë. Edhe civilë janë arrestuar, mes tyre një familje me tre fëmijë.

Që në vitin 2001 ka pasur një konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe sllavëve të Maqedonisë, me 200 viktima dhe rreth 1 mijë të plagosur. Konflikti përfundoi me një marrëveshje paqeje në Ohër. Udhëheqja maqedonase premtoi më shumë të drejta kolektive për shqiptarët. Rreth një e treta e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë etnikë, të cilët jetojnë pranë kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.

Qeveria në Shkup bëri të ditur të dielën se një pjesë e luftëtarëve shqiptarë kanë ardhur nga një vend fqinj- duke nënkuptuar Kosovën.

Këtë pretendim e kanë rrëzuar autoritetet në Prishtinë.

Një burim nga qarqe të sigurisë në Prishtinë tha për gazetën Welt se mund të ketë edhe kosovarë të implikuar në luftime. Edhe në vitin 2001, një pjesë nga klani kosovar ishte pjesë e luftimeve.

"Ka një lidhje më të ngushtë mes nesh dhe shqiptarëve të Maqedonisë, shumë më e ngushtë se mes atyre dhe Shqipërisë vetë," tha ky burim.

Edhe pretendimet e Shkupit se luftëtarët shqiptarë duan një konflikt të ri, ka gjasa të jetë i vërtetë.

"Duket kështu, sikur një pjesë e shqiptarëve, që sulmuan me armë në vitin 2001, duan ta bëjnë sërish këtë, për shkak se qeveria në Shkup nuk ka zbatuar Marrëveshjen e Ohrit".

Konflikti mund të zgjerohet nëse nuk ndërhyjnë qeveritë e rajonit, por edhe SHBA dhe BE.

Qeveria e Maqedonisë është nën presion të brendshëm politik prej muajsh, pasi ka përgjuar mbi 20 mijë persona, mes tyre politikanë dhe gazetarë. Prej javësh në vend ka protesta masive.

Mundet që aktivistët shqiptarë e kanë zgjedhur këtë moment dobësie për të nisur një konflikt. Por është e mundur edhe që qeveria ka vendosur të shpërthejë këtë konflikt, duke devijuar vëmendjen nga problemet e saj të brendshme. Opozita ka deklaruar se do vazhdojë protestat deri në rrëzimin e Gruevskit.

E gjitha kjo ka shkaktuar edhe valë në politikën e jashtme. Qeveria ruse mbështet Gruevskin dhe ka dënuar betejën dhe protestat ndaj tij. Ministria e Jashtme foli qartë për një përpjekje të qarqeve perëndimore për të destabilizuar Maqedoninë.

Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe po përpiqen për një integrim të shpejtë dhe të plotë në BE- ndërsa Serbia, ish- kundërshtare e luftës në Kosovë- ka po ashtu simpatinë e Moskës.

Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë politike, qarqet e sigurisë në Prishtinë shohin se shteti maqedonas do jetë në rrezik të madh. Ai është vendi më i paqendrueshëm në Europë, pa një ushtri të vërtetë, me vetëm dy milionë banorë, por me një pakicë të madhe shqiptare. Bullgaria po ashtu pretendon se maqedonasit janë bullgarë në thelb. Edhe Ministria e Jashtme në Sofje ka bërë thirrje për një hetim të plotë të ngjarjeve.

Serbia i sheh maqedonasit si serbë dhe ka pozicionuar ushtrinë në kufirin me Maqedoninë. Greqia e konsideron emrin Maqedoni si grek. Pastaj janë shqiptarët që ëndërrojnë një ndryshim kufijsh- në fakt ëndërrojnë një Shqipëri të Madhe- atdheun e tyre me Maqedoninë verilindore dhe Kosovën si pjesë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDIAT BOTËRORE - NGJARJET NË KUMANOVË PËR SHKAK TË KRIZËS POLITIKE (05.11.2015)
KËSHTU DUKET SOT LAGJA E TRIMAVE NË KUMANOVË - TEKST DHE FOTOGALERI (05.11.2015)
ISA BOLETINI RIVARROSET NË DITËN E LIDHJES SË PRIZRENIT (05.11.2015)
LETËR E HAPUR KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË LULZIM BASHANga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (05.11.2015)
E FORTË - SABRI DHE SAMI HAMITI HUMBIN NË DEGËN 4 TË PRISHTINËS (05.10.2015)
TERRORISTËT NUK MUNDEN TA ÇRRËNJOSIN ASPIRATËN PËR LIRINga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (05.10.2015)
FORCAVE TË TËRBUARA SLLAVOMAQEDOASE KA ARDHUR KOHA T'IU NDALET TURRIKoment nga SKËNDER MULLIQI (05.10.2015)
LILIANA ÇAVOLLI - NJË GJYSMË SHEKULLI ME KËNGËT E SAJ (Dossier)Ka ndërruar jetë sot në mëngjes këngëtarja e njohur shqiptare Liliana Çavolli (05.09.2015)
JAHJAGA SHPREH NGUSHËLLIME PËR KËNGËTAREN LILJANA ÇAVOLLI (05.09.2015)
PROFESOR GJON SINISHTANga FRITZ RADOVANI (05.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]