E Hënë, 04.29.2024, 05:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Beyoncé triumfon në Grammy Awards
E Hënë, 02.01.2010, 10:42am (GMT+1)

 

 

Gjashtë çmime për mbretëreshën e R&B, katër për Taylor Swift e tre për The Kings of Leon

 

Voal-online Natën e çmimeve Grammy, më e larta në fushën e muzikës, ka triumfuar pikërisht muzika, së cilës organizatorët e ceremonisë, zhvilluar në skenën e Staples Center të Los Anxhelosit, ia kanë lënë hapësirën e madhe me performansat e paharrueshme nga ana e protagonistëve të saj të mëdhenj.

 

Një spektakël brenda spektaklit, filluar me duetin Lady Gaga dhe Elton John e pastaj kulmuar me nderimin bërë Michael Jackson-it, teksa Carrie Underwood, Celine Dion, Jennifer Hudson, Smokey Robinson e Usher kënduan këngët e tij.

 

Pastaj vazhduan dhjetëra yje të tjerë, duke filluar nga Green Day, nderuar si "21st Century Breakdown", për të arritur tek Andrea Bocelli o tek grupi We are the World, me mbledhje fondesh për Haitin.

 

Një atmosferë që e ka bërë të kalojë në plan të dytë garën, pothuaj e gjitha femërore, e cila ka parë gjithsesi triumfojë Beyonce me gjashtë çmime, ndonëse çmimi më i rëndësishëm ka shkuar tek Taylor Swift, artistja më e re në histori, vetëm njëzet vjeçe, të ketë fituar grammy për albumin më të mirë të vitit.

 

Ishte pikërisht Beyonce, pra artiste femër, që ka fituar më shumë grammy në këtë edicion dhe të ketë grumbulluar numrin më të madh të kandidaturave, plot dhjetë, midis të cilëve edhe këngën më të mirë të vitit, që i është dhënë asaj duke mundurkëngët e Lady Gaga, Maxwell, Kings of Leon e Taylor Swift.

 

Këngëtarja R&B është parë të merrte një tjetër çmim të rëndësishëm nga grupi The Kings of Leon. Kuarteti nga Tenesi (Tennessee) ka pasur albumin më të mirë të vitit, 'Use Somebody', duke u bërë grupi i parë i Nashville-it, vend i shenjtë për adhuruesit e rokut, ta fitojë këtë çmim.

 

Swift ka fituar edhe tre grammy të tjerë, midis të cilëve edhe atë për albumin më të mirë kantri (country). Grupi country The Zac Brown Band, ka fituar grammy-n si artisti i ri më i mirë, duke mundur Keri Hilson, MGMT, Silversun Pickups e Ting Tings. Që nga viti 2005 nuk kishte fituar ndonjë grup çmimin për aritstin që konsiderohet zbulim i vitit./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Sundance Festivali fitojnë 'Restrepo' e 'Winter's Bone' (01.31.2010)
Nicolas Sarkozy ose evropiani i madh Supersarko (01.27.2010)
Mick Jagger: Nuk jam si Elvisi, por më pëlqen ta ngazëllej publikun (01.24.2010)
Sarkozy gazetarit: "Po të mos isha president, ta copëtoja surratin" (01.23.2010)
Pronat e Kosovës në Serbi e Mal të ZiNga Nadie Ahmeti (01.23.2010)
Marsi do të jetë i banueshëm pas 1000 vjetësh (01.22.2010)
Kosova shënon katërvjetorin vdekjes së Ibrahim Rugovës (01.21.2010)
Viti i parë (01.20.2010)
New York Times, me pagesë botimi online (01.19.2010)
Muzika e yjeve qiellore dretjpërdrejt nga radioteleskopët (01.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]