E Hënë, 04.29.2024, 02:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

Kate Moss: Çanta me stil


E Djelë, 02.07.2010, 11:31am (GMT+1)

 

 Nga SUZY MENKEI, The New York Times

 

PARIS "” Kate Moss e ulur në krevat, e rrethuar prej çantave, një pjesë e tyre me lëkurë zebrash si për të theksuar reputacionin e karakterit të saj si një "Vajzë e egër" -"wild girl" me pamje hipi, gjithnjë e freskët, lozonjare me emrin Gloustër -  Gloucester, tipike që ajo të ndihet sa më british, si të jetë në shtëpinë e saj.

 

"Nuk jam duke e bërë këtë për hatër të personaliteteve jam duke bërë çka dua," thotë Mis Moss "” ose ndryshe Kate, me emrin që njihet. Në moshën 36 vjeçare ka ndërmarrë një tjetër hap në jetën e saj të dytë, kësaj here si dizajnere por edhe si supermodele që përdor fytyrën e bukur dhe buzët sensuale për të bërë promovimin e modeleve më të reja.

 

Ajo tash bashkëpunon me kompaninë e famshme Longchamp me të cilën ka punuar gjatë në fushata reklamash për lëkurën e famshme franceze. Tani marka e saj e re njihet me emrin "Kate Moss for Longchamp" pra "Kate Moss për Longchamp", ku ajo operon me imazhin e saj, duke e përdredhur trupin, gjymtyrët dhe duke marrë një shprehje në fytyrë sikur ndihet tmerrësisht e lumtur në mesin e çantave të saj.

 

Kate e vërtetë është gazmore me humor, me këmbë në tokë dhe me një vizion të qartë për hapin më të ri që duhet të hedhë në karrierën e saj. "Unë e di rolin e çantave dhe unë gjithnjë dua një çantë që të jetë funksionale dhe komode për t'u mbajtur," thotë ajo duke mbajtur në dorë një portofol të cilin e përkul për të treguar butësinë e lëkurës.

 

Si një grua që ka pasur në përdorim çanta pa fund dhe po ashtu vazhdon të ketë fillon e flet për kompaninë me të cilën ajo bashkëpunon: "Kompania Longchamp është tepër e njohur dhe e rëndësishme duke përfaqësuar një art të vetin. Ata dinë më mirë se askush se si bëhen çantat."

 

Në fillim për Kate vijnë ëndërrat, njëjtas si për dizajnimet që ajo bën për TopShop. Ajo po ashtu i kthehet edhe modës të viteve të shkuara me një sy krijues, duke thënë se, "ajo mund t'i perfeksionojë ato modele të së shkuarës për t'i përshtatur për sot."

 

Ajo po ashtu ka një vlerësim të madh për modën e këngëtarëve të rokut të viteve 1960 dhe '70, "që lidhen me Jimi Hendrix, Marc Bolan dhe Rod Stewart, kur ata visheshin në mënyrë shumë shik, shumë bukur."

 

Në këtë bisedë padyshim që ndeshesh edhe me një Kate romantike e cila tregon se si kishte rënë në dashuri me fustanin që asaj i dhuroi John Galliano kur mbushi 21 vjeç.

 

"Unë do të kisha dashur të isha një vajzë e viteve'20 dhe '30, që kërcente në Paris me  Cocteau-në dhe Scott Fitzgerald ," thotë ajo.

 

Kate Moss është nëna e një vajze shtatë vjeçare, Lila Grace, ndërkohë që i duhet të lëvizë në të gjithë botën, për t'i bërë reklamë koleksionit të çantave të saj frymëzuar prej koleksioneve antike që ajo kishte grumbulluar gjatë viteve.

 

Për Kate frymëzimi është pjesë e suksesit të saj. Ajo mund të frymëzohet edhe nga një çantë udhëtimi zebra Gucci të cilën ajo e pa me një çmim prej $55.000 në Los Anxhelos, ndërsa partneri i saj Jamie Hince ra në gjurmë të saj vetëm në San Françisko, duke e konfonduar imazhin e saj me glamurin dhe lluksin e botës të Elizabeth Taylor, kur bagazhet e saj pa prekur tokën tërhiqeshin nga portierët e hoteleve.

 

"Është kaq funksionale," thotë ajo, duke kërkuar në çantën e saj mbi krevat, ku ka të futur celularin, makeup-pn, paketën e cigareve lighter Dunhill, dhe pastaj një kuti të vogël me çokollata dhuruar nga mikja e saj Stella McCartney.

 

Po për  Longchamp, Kate është një marketing sa hap e mbyll sytë apo një biznes serioz ? Si për Sophie Delafontaine, drejtoren kreative të Longchamp që njëjtas është edhe mbesa e themeluesit të kompanisë  Jean Cassegrain dhe për vëllain e saj Jean Cassegrain e ri, që është shefi ekzekutiv i kompanisë, bashkë me babain e tyre Philippe, presidentin e Longchamp, thonë se kompania i ka konsoliduar shitjet për vitin e 2009 në një shifër që shkon në 364 milionë $, me një rritje prej 12% në krahasim me dekadën që shkoi, nga ku 40 % e shitjeve realizohen në Francë.

 

"Ne tani për tani nuk kemi një buxhet të posaçëm për Kate "” por ajo njihet në të gjithë botën, çdokush e pëlqen atë dhe ajo natyrisht që i ka dhënë firmës sonë më tepër vizibilitet," thotë  Mr. Cassegrain. "Askush nuk ka një pozicion të qartë si ky yni. Klientët tanë kanë lidhje të ngushtë me ne, dhe nuk kursehen aspak të blejnë normalisht dhe rëndom çanta që kushtojnë nga €200 në €600."

 

Këtë pranverë, Longchamp do të rihapë në New York një dyqan të ri, si pjesë e 130 dyqaneve në të gjithë botën. Çantat Longchamp deri më tani janë shitur në 101 vende të botës.

 

Kate Moss mund të jetë një ambasadore perfekte nëse do të përballojë praninë e përherëshme të paparacëve për të cilët nuk ka një ndjenjë herë dashuri dhe herë urrejtje, por ka një urrejtje të vazhdueshme të pandalshme.

Por ajo ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Longchamp, me modelet e saj që janë sa "cool" aq "smart", por ajo nuk ndalet me ëndërrat e saj, tash ajo është e etur që të dizajnojë një koleksion xhevahirësh. Varësesh dhe bylyzykësh si ato që mban në duar."'

 

"Jo, këpucët nuk i kam tani për tani në objektiv!"', thotë ajo.

 

Pastaj më tutje vazhdon se nuk ka një "master plan" për karrierën e saj, megjithatë ajo nuk ka kohë për t'iu kushtuar filmave sepse do të duhej të paktën të ngulej për gjashtë muaj në pistën e xhirimeve."

 

Ndërsa për sa i përket dashurisë të saj për Parisin të cilin e viziton shpesh, ajo thotë se nuk mund ta lejë vendin e saj të lindjes, duke shtuar se: "Unë jam kaq British dhe sa herë që jam jashtë dua të kthehem në shtëpi, më pëlqejnë pa masë stacionet e autobusëve, unë e dua vendin tim, më pëlqen që të ngas makinën time vetë."

Dhe mesa duket nuk do të jetë problem as trashëgimia e Kate Moss sepse "Lila që tani ka idetë e saj," thotë Mami Kate. "Ajo ka një gusto shumë të hatashme dhe kërkon që të ketë koleksionin e saj!" /Elida BUÇPAPAJ

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fotografi të papara të Marilyn Monroes nxirren në shitje (02.05.2010)
Oscar: Avatar dhe The Hurt Locker mbizotërojnë kandidimet (02.02.2010)
Beyoncé triumfon në Grammy Awards (02.01.2010)
Në Sundance Festivali fitojnë 'Restrepo' e 'Winter's Bone' (01.31.2010)
Nicolas Sarkozy ose evropiani i madh Supersarko (01.27.2010)
Mick Jagger: Nuk jam si Elvisi, por më pëlqen ta ngazëllej publikun (01.24.2010)
Sarkozy gazetarit: "Po të mos isha president, ta copëtoja surratin" (01.23.2010)
Pronat e Kosovës në Serbi e Mal të ZiNga Nadie Ahmeti (01.23.2010)
Marsi do të jetë i banueshëm pas 1000 vjetësh (01.22.2010)
Kosova shënon katërvjetorin vdekjes së Ibrahim Rugovës (01.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]