E Hënë, 04.29.2024, 11:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TEHERANI ARRESTON JAFAR PANAHIN
E Martë, 03.02.2010, 06:35pm (GMT+1)

 

 

Fituesi i Luanit të Artë 2000 në Venecia, ndërsa më 2006 ka marrë Ariun e Argjendë në Berlin. Ai është autor i dy filmave denoncues është arrestuar mbrëmë nga autoritetet e Teheranit bashkë me të shoqen, të bijën dhe 15 veta të tjerë. I biri: "Kishte kërkuar vizë për të shkuar në Gjermani."

 

Voal-online Është arrestuar mbrëmë bashkë me të bijën dhe 15 mysafirë të ftuar në shtëpinë e tij në Teheran. Regjisori iranian Jafar Panahi, një nga zërat më kritikë opozitarë kundër presidentit Ahmadinejad, është arrestuar bashkë me të shoqn, të bijën dhe 15 veta të tjerë (midis të cilëve edhe aktorë e regjisorë), nga agjentë të shërbimeve të sigurimit iranian. Panahi, autor i "Qarku" dhe "Floriri i Kuq", dy filma denoncues mbi Iranin, është sekuestruar pas një kërkese për një vizë daljeje për të marrë pjesë muajin e ardhshëm në një konfrencë mbi kinemanë iraniane në Berlin. Pasi ia kishin mohuar lejën, autoritetet e Teheranit, e kanë rrëmbyer në banesën e tij duke ia konfiskuar edhe kompjuterin personal dhe materialin tjetër.

 

Panahi është 49 vjeç dhe më 2006 kishte marrë Ariun e Argjendë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për filmin "Offside" (Jashtë loje), historia e disa vajzave iraniane të detyruaa të travestohen në burra që të mund të shkojnë e të shikojnë një ndeshje të kombëtares së futbollit. Më herët, në vitin 2000, regjisori kishte fituar Luanin e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, falë filmit "Qarku", historia e tetë grave. Denoncimi i arrestimit ka ardhur nga i biri, Panah, i cili e ka dhënë alarmin në uebsajtin e opozitës "Rahesabz". Në momentin e ndalimit nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar nga ana e shërbimeve sekrete iraniane. I vetmi lajm i sigurtë është se "Panahi është rrëmbye dhe dërguar në një vend të paditur".

 

Më 30 korrikun e shkuar Panahi, e shoqja dhe e bija u arrestuan ndërsa merrnin pjesë në përkujtimin e Neda Aqa-Soltan, të riun e vrarë nga Pasdaranët në një manifestim të Valës së Blertë në Teheran dhe shndërruar me vdekjen e tij simbol i shtypjes së dhunshme nga ana e regjimit. Pak orë pas arrestimit të tre ishin lëshuar menjëherë. Por regjisorit i ishte ndaluar të largohej nga vendi: kështu që nuk mund të merrte pjesë në festivalet kinematografike të Mumbait, në tetor, dhe të Berlinit, në shkurtin e sivjetëm./Elida Buçpapaj

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SEJDIU: I GATSHËM TË TAKOHEM ME TADIÇIN (02.27.2010)
SERBIA NE KONFUZION (02.26.2010)
FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES" (02.25.2010)
NË DYVJETORIN E PAVARËSISË AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË UASHINGTON DHA NJË PRITJENga WASHINGTON D.C. BEQIR SINA (02.21.2010)
VDEKJA E HESHTUR E GJUHËVEnga Radio Evropa e Lirë (02.21.2010)
VDIQ ALEXANDER HAIG, ISH SHEFI I STAFIT TË NIKSONIT (02.20.2010)
BILL CLINTON: STRESI I HAITIT MA PËRSHPEJTOI PROBLEMIN E ZEMRËS (02.18.2010)
TIMES: RAPORTET AMERIKANO-KINEZE NË PIKËPYETJE (02.18.2010)
KRIZA E ATHINËS RISKICON BASHKIMIN EVROPIANNga TOMASO PADOA-SCIOPPA, Corriere della Sera (02.16.2010)
Gjeniu, Ikona dhe "Huligani i Modës të Lartë" Stilisti i famshëm Alexander McQueen është gjetur sot i vdekur (02.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]