E Premte, 04.26.2024, 04:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
The Washington Post: Një ristemim për Rusinë
E Shtunë, 03.28.2009, 04:04pm (GMT+1)

"Shtype sustën për risistemim". A ekziston ndonjë frazë më joshëse në fjalorin modern? Ne të gjithë e dimë... se ç'do të thotë: shtype sustën e risistemimit, shiko kompjuterin tënd duke u rindezur! Një ekran i mirë e i pastër shfaqet, dhe filloni sërish nga e para. Po, është një ndjenjë e mrekullueshme të shtypësh atë sustën e risistemimit. Fatkeqësisht, gjithashtu është një metaforë tejet çorientuese, madje e shpëlarë për marrëdhënie diplomatike. Së pari, e vendosur nga zv/presidenti - Joe Biden tha në një konferencë për siguri në shkurt se, ishte koha të "shtypet susta e risistemimit" të marrëdhënieve të SHBA-së me Rusinë - e pastaj u përsërit nga presidenti, i cili foli për nevojën që gjithashtu të "rindizen" marrëdhëniet. Në fillim të muajit, Hillary Clinton madje ia prezantoi homologut të saj, ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një "sustë risistemimi" të kuqe që ta vërë në tavolinë, pavarësisht nga një keqpërkthim fatkeq (fjala ruse për këtë dhuratë në fakt ishte "mbingarkesë", e jo risistemim), ata buzëqeshën dhe e shtypën sustën së bashku për kamerat. Do të ishte mirë, natyrisht, nëse marrëdhëniet SHBA-Rusi me të vërtetë ishin ngrirë si rezultat i komplikimeve të parëndësishme teknike dhe mund të nisin nga e para. Fatkeqësisht, gjersa Amerika mund të ketë president të ri, Rusia nuk e ka. Dhe, gjersa Amerika mund të dëshirojë që të zhdukë të kaluarën, si komb, kurrë nuk kemi qenë edhe aq të etur për histori të të huajve, mjerisht, e kaluara nuk mund të ndryshohet. Dallimet e mëdha në psikologji, filozofi dhe politikë, të cilat kanë qenë burimi qendror i grindjes në mes qeverive amerikane dhe ruse në dekadën e fundit, mbesin në vend të mirë. Herët ose vonë, administrata e Obamës do të duhet t'i mbërthejë këto. Kushdo që e dyshon të vërtetën e kësaj, vetëm duhet të shikojë në komentet që vetë Lavrov i bëri fundjavën e kaluar në Bruksel, ku ai prezantoi një vizion të botës, që është pafundësisht i pandryshuar nga ngjarjet e 20 janarit. Duke u folur politikëbërësve të së kaluarës dhe të së ardhmes, disa nga të cilët ndihmuan në çmontimin e Paktit të Warshavës dhe zgjerimin e NATO-s në vitet 1990, ai e dha versionin e vet të këtyre zhvillimeve, si dhe të disa zhvillimeve të tashme. Në mes tjerash, tha ai, apo la të kuptohej se, Perëndimi e rrejti Rusinë; se NATO-ja mbetet kërcënim për Rusinë; se Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë duhet të zëvendësojë NATO-n si organizatë primare e sigurisë për Perëndimin; dhe se, përndryshe, Rusia ka plot klientë potencialë për gazin e saj në Lindje të Largët, nëse klientët perëndimore bëhen problematikë. E, sa për ndihmën e Rusisë që të parandalohet Irani nga zhvillimi i armëve nukleare, një sugjerim i administratës së Obamës, komenti i vetëm i Lavrovit ishte se, "nuk ka dëshmi që Irani, madje ka vendosur që të krijojë një bombë nukleare". Transkripti i komenteve të tij dhe të rusëve të tjerë që morën pjesë në konferencën e njëjtë, nuk e kap tonin e tyre mashtrues, apo përbuzjen me të cilën ata shpërfillën sugjerimet se, fqinjët e Rusisë mund të kenë dëshiruar t'i bashkohen
NATO-s, sepse kanë frikë nga Rusia. T'i kthehemi metaforës: Nëse kjo është mënyra se si tingëllon qeveria ruse pas shtypjes së sustës së risistemimit, nuk jam e sigurt që janë hequr komplikimet teknike, të cilat shkaktuan ngrirjen e ekranit. E, as nuk është e vërtetë për vetë Rusinë. Cilido president, legjitimist, mund të thërrasë për një fillim të ri në marrëdhëniet e tij me botën dhe askush më shumë sesa ky president, i cili ka marrë vendin e një paraardhësi jo të dashur. Herët ose vonë, sidoqoftë, Barack Obama gjithashtu duhet të marrë vendime të rënda rreth regjimeve të cilat kundërshtojnë politikën e SHBA-së për arsye më të thella sesa mosdashja e George W. Bushit. Nëse Rusia këmbëngul me okupimin e Gjeorgjisë, a do ta pranojmë këtë gjë? Nëse Rusia e përdor energjinë e saj për t'i bërë shantazh Europës, a do të pajtohemi me këtë gjithashtu? Pjesa tjetër e botës nuk është ndryshe. Është në rregull që të hapen marrëdhëniet diplomatike me Iranin apo Sirinë, gjithmonë më është dukur një gjë jashtëzakonisht kokëtrashë që nuk kemi ambasada, e me këtë, asnjë zyrtar rezident të inteligjencës në Teheran, gjersa të mbajmë në mend se vetëm bisedimi nuk është zgjidhja: Ndonjëherë, më shumë "dialog" zbulon dallime më të thella. Gjithashtu, është një gjë e mirë që presidenti të japë përurime në rast të vitit të ri persian, por kjo mund të mos e zbutë popullaritetin e programit nuklear të Iranit në mes përkrahësve apo kundërshtarëve të qeverisë së saj të tashme. Çka pastaj? E kuptoj që këto janë ditë të hershme. Orvatja tradicionale e vdekjeprurëse në mes Departamentit të Shtetit dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë për ndikim, vetëm sa ka nisur dhe presidenti ka gjëra të tjera në mendje. Por, dhurata e një "suste për risistemim", sido që të përkthehet, nuk ishte një fillim i mbarë. Nëse kjo administratë mendon se mund të transformojë marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë, apo me këdo tjetër, me një sustë dhe ndryshim të retorikës, është duke jetuar në një realitet virtual, jo në një të vërtetë.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vasllav Havel: Radio Evropa e Lirë t'i edukojë politikanët (03.27.2009)
Verena Knaus: Kosova - rast për Rusinë ta zemërojë Perëndimin (03.25.2009)
BSPK përkujtoi Agim Hajrizin (03.25.2009)
Ollbrajt: Lufta në emër të Lirisë (03.24.2009)
Biri i JFK me nënë austriake gati për provën e ADNsë (03.23.2009)
Spanja do të tregohet e arsyeshme (fleksibile) për tërheqjen nga Kosova (03.22.2009)
Për ligjin e legalizimeve duhet marrë në konsideratë mendimi i grupeve të interesit (03.21.2009)
Në emër të "kolaboracionistëve" dhe "surretërve" (03.20.2009)
BBC: Kërkesa e Shqipërisë për në BE është hap simbolik (03.19.2009)
Eksperti i sigurisë: Qeveria dhe EULEXi duhet të ndërmarrin masa urgjente për veriun e Kosovës (03.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]