1. Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh dhe vetes t'i besosh
Sa herë te ty dyshojnë e s'të përfillin
Por dhe dyshimet drejtë ti gjykosh
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
A, kur t'urrejnë, urrejtje mos t'ushqesh
Madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh
2. Në mundsh t'mendosh, por jo gjer në shkatërrim
Të ëndërosh, por jo si rob ëndërimesh
Dhe t'i trajtosh njëlloj e pa dallim
Ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh
Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
Në kurthe për trutharët kopukët të t'i kthejnë
T'i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
E prap t'i ndërtosh me veglat që nuk vlejnë
3. Në mundsh fitoret që ke korrur t'i flijosh
Si në kumar, në një të vetme lojë
Të rrezikosh të humbësh e prap t'ia fillosh
Dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë
E të qëndrosh kur s'ke asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë "Qëndro" gjithnjë të thotë
4. Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
A t'ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon
Nëse armiku apo miku s'të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithkënd e çmon, për veç sa meriton
Në mundsh t'i mbushësh ti minutat aq të rënda me veprat që peshojnë
Dije dhe mos ki asnjë dyshim
Se e jotja do të jetë bota, me çka brënda
Dhe burrë do të jesh biri im
E shqipëroi Robert Shvarc
IF........
1. IF you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you,
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too;
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don't deal in lies,
Or being hated, don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise:
2. If you can dream - and not make dreams your master;
If you can think - and not make thoughts your aim;
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two impostors just the same;
If you can bear to hear the truth you've spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build 'em up with worn-out tools:
3. If you can make one heap of all your winnings
And risk it on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breathe a word about your loss;
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: 'Hold on!'
4. If you can talk with crowds and keep your virtue,
' Or walk with Kings - nor lose the common touch,
if neither foes nor loving friends can hurt you,
If all men count with you, but none too much;
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that's in it,
And - which is more - you'll be a Man, my son!