VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJNga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 01:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ROMANI "DRITËHIJET E MEDALJES ENIGMË", NJË ARRITJE E SUKSESSHME E SHKRIMTARES VILHELME VRANARI - HAXHIRAJ

Nga MEXHIT HAXHIU, Mjeshtër i Madh i Sportit


E Hënë, 09.27.2010, 10:21am (GMT+1)

Më entuziazmojnë shumë vlerësimet e merituara të ekspertëve profesionistë në fushën e letrave si të publicistit, poetit, shkrimtarit, kineastit dhe kritikut prestigjioz shqiptar, që jeton dhe punon në Britaninë e Madhe, Dr. Fatmir Terziu, të z. Mujo Buçpapaj, poet, analist dhe përkthyes, si dhe e të gjithë oratorëve të tjerë, të cilët analizuan romanin e ri të suksesshëm me titull "Ditëhijet e medaljes enigmë...", të zonjës Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Së pari, dua ta falenderoj personalisht autoren, sepse përmes librave të saj, më ka bërë me shumë "miq të mirë". Autorja ka meritën e madhe të trajtimit të një çështjeje fondamentale tek njeriu, lirinë e mendimit dhe sidomos lirinë e shpirtit. Kjo tregon se këto liri të rifituara, e kanë zhveshur atë nga çdo lloj paragjykimi patriarkal që mbart secili prej nesh nga e kaluara.

Krijimtaria letrare e z.Vilhelme , sa e pasur dhe po aq cilësore, i ngjet një buke të mbrujtur me miell fisnikërie, një bukë e ëmbël, e ardhur, e pjekur mirë dhe e gatuar me një maja me thërrmia nga krijimtaria e heronjve të mendimit, por pa harruar edhe nga origjinaliteti i prejardhjes së saj fisnike. Ajo ka meritën e madhe të nxitjes së aftësive lexuese të qytetarëve të saj, të bashkëkombasve , madje edhe më gjërë. Pasi tashmë ajo po njihet nga lexuesi rumun( ku, pas përkthimit në këtë gjuhë, është vlerësuar nga disa kritikë bashkëkohorë rumunë). Gjithashtu po njihet nga lexuesi italian , (ku ka pranuar sfidën për t'u ballafaquar me letërsinë italiane dhe është vlerësuar me çmimin internacional). Po njihet edhe nga lexuesi anglishtfolës, pasi autori i antologjisë poetike në gjuhën angleze me titull" EAGLE'S VOICES", z. Fatmir.Terziu e ka përzgjedhur edhe Vilhelmen me 36 poet të tjerë shqiptar.

Ndaj i drejtohem sinqerisht autores me këto fjalë:"Faleminderit Vilhelme, sepse na ndihmon shumë për të rregulluar marrëdhëniet me vetveten.

Zonja Haxhiraj ka sfiduar brenda një kohe të shkurtër trafikun e madh të autorëve shqiptarë dhe inflacionin e veprave të tyre, me cilësinë dhe prurjen e madhe të krijimtarisë së saj letrare. E veçanta është se ajo përfaqson një letërsi autoktone, pasi është autentike në mënyrën e të shkruarit, të paraqitjes së realitetit shqiptar, një krijimtari e sinqertë si pasqyrë, ku reflekton jeta shpirtërore & materiale e vendit dhe popullit të saj. Për mua, personalisht, si lexues, romani" Dritëhijet e medaljes enigmë..." është nektari i krijimtarisë së saj, ku ballafaqohen dy kultura, e Anglisë së lashtë dhe Shqipërisë në tranzicion, e një vendi të ardhur nga një izolim i gjatë, nga ndarja e gjatë klasore e mbi të gjitha, pas luftës më të egër të klasave që ka njohur mbarë njerëzimi, e cila e ka ndjekur pas si hije dhe autoren e romanit, duke i mohuar çdo të drejtë njerëzore.

Nuk jam ekspert i fushës letrare, as analist, por kam parasysh se të kritikosh një autor, është më e thjeshta nga të gjitha aktivitetet mendore. Është kollaj ta kritikosh një krijues, por është më e vështirë për ta vlerësuar si duhet. Pjesa më e madhe e lexuesve dëgjon kritikën dhe vendos sipas saj. Mendoj se është gabim. Lexuesi duhet të thotë fjalën e fundit pasi e ka analizuar mirë çdo detaj të ndodhive, karaktreve të personazheve të librit dhe pastaj të bëj krahasimin se çfarë ka dashur të thotë autori. Më parë ai duhet të pyes ndërgjegjen e tij: "A aludon tema, apo aspekte të ndryshme nga jeta e romanit, e personazheve, me jetën e e përditshme? A ka ngjashmëri me veten apo me rrethin shoqëror tema e zhvilluar në roman? Jam i bindur se lexuesi, jo vetëm këto i ndesh në roman, por ai gjen veten nëpër rreshtat apo faqet e librit. Ndaj kërkon ta shijojë veprën. Çdo lexues mendoj se, pasi i ka parë me syrin e mendjes dhe logjikën e ftohtë gjithë rrjedhën e ngjarjeve, portretin e çdo personazhi, karakterin e secilit, atëherë ka të drejtën që të nxjerrë përfundimin.

Veprën letrare të Vilhelme Vranarit e karakterizon ideali, ëndrra e një mendjeje të ftohtë, të qartë e udhëhequr nga një shiprt bujar dhe fisnik. "Mërkuri i imagjinatës" , duke u ngritur lart, synon tek Vilhelmja krijimin e gjenisë poetike me bukuri, drejtësi, realitet, pa fryrje dhe tepërime, gjë që sjell kënaqësinë e gjithë qenies, e cila ndjellë kënaqësinë shpirtërore pse jo edhe lumturinë e cila i ka munguar lexuesit. Gjatë leximit të një libri të tillë, që ia vlen ,duket sikur jeton ëndrrën.

Sekreti i suksesit të shkrimtares qëndron në faktin, se ajo ishte gati për të përfituar kur erdhi oportuniteti. Shumë njerëz humbën suksesin, sepse humbën oportunitetin. Zonja Vilhelme është mësuar të masë, para se të presë. Edhe pse koha e mësoi, apo e detyroi ta frenojë rrëmbimin, ajo, fatmirësisht dhe fatkeqësisht, është kokëforte dhe besnike në bindjet e saj. Shkrimtarja shkruan të vërtetën lakuriqe siç ia dikton memoria dhe imagjinata e saj. Ndërsa përfundon leximin e romanit "Dritëhijet e medaljes enigmë..." , të shkon në mend: "Tek kjo autore, origjinaliteti, e vërteta,

nuk janë gjë tjetër, veçse një imitim i logjikshëm i asaj që shohim dhe ndeshim përditë. Vetë shkrimtarët origjinal i marrin hua njëri- tjetrit idetë e mëdha. Kurse Vilhelmja flet pa sforco, pa mllef, natyrshëm për atë që ka ndodhur dhe ndodh tek ne, si në asnjë vend tjetër të botës.

Gjithë veprën e z. Vranari dhe në veçanti këtë roman e përkëdhel dashuria për të bukurën, për të përkryerën , të cilën e ajo e ka gdhendur në mermer. Vepra e saj ka brenda mjaft poezi, që është gjuha fisnike e shpirtit të saj. Ajo është e endur me plot muzikalitet. Poezia e saj është muzikë në fjalë dhe muzika është poezi në tinguj.

Përshkrimi i marrëdhënieve intime i paraqitur aq mrekullisht nga autorja, bënë që leximi të rrëmben e të çon në një botë tjetër jo reale. Por në fakt ky është realiteti i padiskutueshëm që prekim çdo ditë. Përshkrimi deri në qelizë i ambienteve, i karaktereve, të bënë të jetosh aty bashkë me personazhet si një vëzhgues i hollë. Herë herë si kritik dhe herë-herë si adhurues, sipas rastit ku ndodhesh.

Natyra e krijueses është plot poezi, ku spikat mjeshtëria e shkrimtares në përdorimin e "penelit"të saj plot kolorit, në portretizimin e personazheve, vendosur në peizazhet fantastike. Ja: Një perëndim dielli, një agim veror, një manushqe nën fier,një përqafim nëne, një dashuri motre, një fytyrë vashe të sinqertë për afrim." Autorja të mbush me një gjuhë të pastër e përdorur mjeshtërisht dhe një mozaik figurash letrare e pasurojnë mjaft përmbajtjen e veprës së znj. Vilhelme.

Romani "Dritë hijet e medaljes enigmë..."duket si i ndarë në dy romane. Por nëse e vren me kujdes, ka një bosht rreth të cilit vërtitet tematika. Pas shkëlqimit të rremë të së dukshmes, të fasadës që ndeshim përditë, fshihet jeta reale me problematikën e saj, me fenomenet negative që sot po bëhen të modës në vendin tonë, të cilat po shndërrohen në plagë të shoqërisë dhe po e tjetërsojnë atë, duke humbur traditën e bukur të familjes shqiptare. Janë këto fenomene që e shqetësojnë autoren, sepse ligjin e bën paraja, i paafti...

M'u krijua përshtypja se autorja ka trajtuar disi tangencialisht dukurinë e krisjes së monogamisë dhe martesës "kristjane"të çdo besimi në shoqërinë shqiptare (episodi i Admirit me Editin). Në fakt po ta shohësh hollë-hollë, autorja ka evidentuar bukurinë dhe brishtësinë femërore (e parë nga disa këndvështrime) përballë pushtetit të mashkullit, sidomos pushtetin e parasë, i cili dikton jetën jo vetëm të idividit, por edhe të gjithë shoqërisë.

Ndaj në veprat e saj spikat një trimëri morale, që është burim virtyti i cili as shitet dhe as blihet. Pikërisht është virtyti ai që e çon, njerinë në mbrojtjen e drejtësisë.Më habit se Vilhelmeja zotëron një trimëri të ftohtë dhe të qetë.Ajo nuk shan, nuk mallkon, nuk përbuzë, por është e patundur në mendimet e saj për atë që ndeshim përditë. Guximi dhe kurajua e saj civile janë cilësi të një karakteri të lartë. Ajo e di mirë se inati dhe mëria fillojnë me çmendje dhe mbarojnë me pendim. Ne themi: Kur të vijnë mendtë nuk t'i hanë as qentë". Të jithë e dimë se atëherë pendimi s'ka më vlerë.

Shkrimtarja në këtë vepër të sugjeron se politika është një femër me dy fytyra: përpara lxuesit, përballë gjykatësit është një nënë e "dhembshur", që padrejtësisht kërkon ndihmë nga i biri:; kurse pas tij, ose më mirë në ndërgjegjen e tij, përmes monologjesh fantastike, qëndron një femër e re, një vashë e re, e dashuruar, por e zhgënjyer nga jeta. Sa më shumë i afrohemi, aq më shumë largohemi nga këndvështrimi real i jetës sonë. Është pikërisht femra në këtë libër, ajo që kërkon drejtësi dhe nuk e lë Admirin të gabojë në gjykim.

Disa politikanë i bëjnë nder termit "politikë", kurse disa të tjerë hedhin njolla turpi në historinë e tyre dhe të kombit. Fuqia arbitrare është objekti natyral i tundimit për çdo statist ( që ruan karrigen) , ashtu siç është femra mendjelehtë, apo siç është korrupsioni për gjykatësit( tematika e trajtuar në këtë roman).

Kjo mund të jetë sipas meje, hamendësoj se ndoshta edhe sipas autores, si pika e zgjidhjes në kompozicionin e romanit. Kjo ndërthurje e problamatikës: femër, korrupsion, trafikim, tjetërsim prone, ku pikën mbi "i" e vendos "drejtësia", e bën librin "Dritëhijet e medaljes Enigmë...", një roman të jashtëzakonshëm, unikal për nga vlerat dhe në zhanrin e vet, dhe po aq aktual. Duke i uruar suksese autores Vranari-Haxhiraj, i them me plot gojën dhe me gjithë shpirt: Faleminderit dhe komplimentet e mia dhe të Bardhës, bashkëshortes sime, znj. Vilhelme!

MEXHIT HAXHIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA LIFSCHIN (09.18.2010)
GRUAJA QË UNË E DUAPoezi nga HAFIZ SHIRAZI (1326-1390) (09.07.2010)
JAM SHI NË TIRANËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.03.2010)
QYTETIT TIM!Poezi nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (08.26.2010)
RËRA E PLAZHEVENga Elida Buçpapaj (08.20.2010)
MALLI I ATDHEUT Tregim nga ALEKO LIKAJ (08.20.2010)
ZVERDHJA E GUSHTIT - PËRKUSHTIM DHIMBORSkicë- Elegji nga RAIMONDA MOISIU (08.12.2010)
NË TRUPIN TIM KAM VESHUR XHUBLETA ME OJNA DIELLIPoezi nga FATIME KULLI (08.11.2010)
POETI MË I MADH I BOTËSTregim i ROBERT ZEND përkthyer nga FARUK MYRTAJ (08.09.2010)
JU TREGOJ BONON, LAG NGA SKENAProzë nga ROBERTO SAVIANO (08.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]