E Premte, 05.03.2024, 01:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MOLLA E KUQE
Poemë kushtuar trimit popullor Heto Kokës
Nga RRUSTEM GECI

E Martë, 03.26.2013, 09:34am (GMT+1)




Mollë e kuqe - mollë me gjak
Tri serbiat - tye t´ kanë hak
Mollë e kuqe - mollë me fletë
Tërë Toplica - tharë ka mbetë
Zogu i shqipes- kah fluturon
Shqipja shqip, jetën këndon
Vëllau - pikë e gjakut ku ka ra
Pema e tokës kund s´është tha!
Heto Koka - e Gjelo Guri
Dy simbole - që i ka flamuri
Molla e kuqe - me trimin flet
Çështja tokave- keq ka mbetë!
Heto Koka - një trim me nam
Zaptuesit serb kudo i vranë
Kjo Kosova- s´ është pa trima
Troshat e bukës- i bën vetima!
Burgu i Nishit një Çelo kullë
Heto Koka - shpinën s´rrudhë
Besa e burrave e dhënë n´Sefer
Më urdhëron - të rroj me nder!
Në Kosovë plotë janë kullat
Brez pas brezi luftojnë burrat
Në një mesnate - në terr të zi
Molla e kuqe - i shfaqet në sy
Memzi erdha - o trim i madh
Unë jam Molla e tharë e ndarë
Heto Koka Mollën e pëvetë
Pse kjo hënë -veç hyn e s´flet
( Është hënë burgu, o im vëlla
Shih Serbia s´i na ka nda )
Burgu i Nishit - një burg i zi
Vret me pranga - trimat s´i ti
Burgu i Nishit- liri ndëshkon
Vret me pranga-Kosovën tonë
Heto Koka - në këmbë u que
Mollë e kuqe - me m´ tregue
Motër e gjakut - pse po qan
Plagët tua i kam n´çdo anë!
Në Kosovë kur lindet djalë
Kah molla e kuqe e puthin në ballë
Mollë e kuqe - mollë me gjak
Tri serbiat mua m´ kanë hak!
- Buzët tokës m´ju kanë tharë
Pa luftuar dhe gjak pa marrë
Ah Toplicë... e Jeni Pazar !..
Plagët tuaja i kam ( këtu ) varr!..
Burgu i Nishit thërret "pomoq"
Heto Koka "Nishin" e dogj
Heto koka - thyen qelinë
Flakë për flakë vret xhandarmërinë
Heto Koka dhe Gjelo Guri
Ranë në luftë - të rrojë flamuri!..

-

(Poemë nga libri "Kanuni poetik")


RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUNOJ PARALELISHT ME REALITETIN DHE IMAGJINATËN, DUKE U PËRPJEKUR QË PRODUKTI TË JETË REAL-thotë e reja tropojane Elona ZhanaNga SOKOL DEMAKU (03.26.2013)
ZANA E VJOLLCAVE ME RREZE DIELLICikël poetik nga FRAN UKCAMA (03.25.2013)
NJË VEPËR KULMORE ME RËNDËSI LETRARE E SHKENCORE PËR BREZAT QË VIJNËNga DELI SMAKA (03.25.2013)
ADEM DEMAÇI - ËSHTË KOHA TË BASHKOHET KOMBI SHQIPTARDemaçi - "Ka ardhur koha që të bashkohet kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete, por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë” (03.24.2013)
BUSULLA IME NË OQEANIN E LIBRAVEEsé nga JOSIF BRODSKI (1940-1996) (03.24.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëDIKUR, DIKUR, DIKUR.....Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.21.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëT.S.ELIOTI, POETI I AJRIT, TOKËS, UJIT, ZJARRITEse nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe BURN NORTON nga poema KATËR KUARTETET (03.21.2013)
MAKBULE FRASHËRI - BISEDAT NË QELI ME MUSINE KOKALARIN E DRITA KOSTURIN PËR ENVERIN E QEMALIN (03.18.2013)
IMI/IMJA/IMINga CHARLES BERNSTEIN (03.18.2013)
NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Nga ADEM ZAPLLUZHA (03.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]