E Martë, 05.21.2024, 02:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
AS SHTRATI I VJETËR, GJËMAT E NËNDHESHME dhe LARJA E DUARVE
Tri tregime nga ADEM ZAPLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë”

E Enjte, 10.17.2013, 01:03pm (GMT+1)


AS SHTRATI I VJETËR

Sa herë që ke prekur lëkurën time, në gishtat e tua të holla i kërkoja po atë prekje të gjelbërimit, po atë frymëmarrje që shpeshtohej dhe rritej si dallgë deti kur mbyteshin korbat në krifat e kuajve të egër.
Sërish frymëmarrja,dehja e pranverës, puhiza që hynte dhe dilte nga rruazat e kuqe të mollëzave jeshile.
Dita hyri në gjakun e poreve, ne mbetëm si statuja, të ngrira , deshëm të ikim, nuk mund ti lëviznim këmbët. Ishte loja e parë, e para lojë që luanim me fijet e barit si me fijet e flokëve të tua.
Ne donim të jemi fëmijë, ashtu si të gjithë fëmijët pa brenga, të lozim me flokët e erës, pa u frikësuar nga shiu. Të lozim me lojën pa ja prishur gjumin barit.
Ty nuk të pëlqente rrënja e gjetheve as shkundja e flokëve të stinës.
Nuk të pëlqente asgjë, kur pimë musht nga duart e asaj plake që na e shikonte fatin në filxhan.
Të kujtohet kur të tha: se ti i ke shkelur hijet , për t'u shëruar duhet kohë besa edhe Lek, kurse ne nuk kishim se çka të shesim, përpos pjergullës që nuk jepte më fryte
Mua shumë mirë më kujtohet, kur merrnim frymë, kur na hynin gjethet e kalbura të pjergullës në shqisat tona të të nuhaturit.
Ishim një duet i papërsëritshëm.
Vetëm ne dhe gjelbërimi mund të dëgjonim frymëmarrjen e lisave .
Kalonim këmbëzbathur nëpër ëndrrën barit , herë, herë i shkelnim telat e qemanes së përgjumur, dhe këndonim si të dehur serenata Korçare.
Nuk na pengonte jorgani kur na ikte nga shpatullat, as shtrati i vjetër kur iu thyheshin këmbët e drunjta.
Neve asgjë nuk na pengonte, as ne , nuk i pengonim askujt, pinim ujë në shuplakat e gjetheve dhe flinim nën rrënjët e rrapit të vjetër.
Atë çast ndodhi diçka e papritur, në flokët e tua flinin gjethet, flinte çdo gjë, uji, bari, flinin edhe fluturimet e zogjve.
Gjumi zgjati disa shekuj. Më shumë se sa që mund të mendonim ne të vdekshmit. Fjetëm edhe atëherë kur filluan t'i matin hijet, hapat e përgjumur të vetëdijes, fjetëm se mu kështu na pëlqente, nuk donim të ja turbullojmë ujin komshiut, komshiut i cili që në burim ishte i tëri i turbullt në mendje.
Më duket se ne ende flemë 6 . Ky gjumë i përçudnuar i ka mbyllur të dy veshët, ka mbyllur mendjen, gozhduar kujtesën, ky gjumë i përdalë edhe sot fle, nuk i kujtohet sa vetvetja e as kafshimet e ujqërve.
Ky gjumë i përdalë, më duket se,kurrë nuk do të zgjohemi...
--
GJËMAT E NËNDHESHME
Me hapa të rënda kjo natë po m'i shkel këmbët.
Mizat, milingonat e kuqe, sterra ecën rrugicave të puqura me çatitë e mbuluara me kashtë thekre .
Prellishta skuqej si nën saçin e gjyshes kur piqnim mollët e kalbura, sepse koha nuk ishte e jona, as arat tona të begatë nuk mund t'i korrnim pa na dhënë leje njëfarë gabeli që vetëquhej zotëri.
Çmendurisht dheu rrëshqite nën këmbët e lodhura të magjes , me rrokullisjen e reve rrokullisej edhe qielli, kjo farë tollovie i përzuri edhe shirat.
Nga pallja e gomarëve dështuan shumë gra, dështoi edhe shtatzënia e ditës, ka kohë që janë rritur pemët e nuk japin fryte.
Paurti përherë gjente shkas për t'i shkundur kumbullat e të varfërve, i shkundte , sepse as që kërkonte për vete ndonjë punë të përshtatshëm.
Të gjithë ne e urrenim atë , edhe ai na urrente neve të gjithëve dhe kështu e kalonim jetën duke gjalluar nëse mund të quhet jetë urrejtja .
Ngjante që fshiheshim nën fustanet e nënave ose të grave tona, e vetmja rrugë për të mbërri deri te çezma ishte të mos e përfillnim të paurtinë , por ne nuk kishim guxim, shumë kohë më parë na i kanë larë dhe shpërlarë trutë.
Edhe vetëtimat humbën çdo interesim pas këtij dështimi tragjikë, gurtë e varreve po përdoren për renovimin e kishave.
Ka kohë që gjëmat e nëndheshme i tejkalojnë durimet njerëzore.
Një nënëloke e shqeu shaminë e kresë, nëpër rrugicat e ngushta të qytetit fluturuan flokët e thinjura, kalamajtë filluan me i gjuajt me gurë qentë kur ishin duke ikur, kurse , këtu ne jemi mësuar me ikjet dhe ndjekjet e qenve, jemi mësuar edhe me shpërnguljet dhe me rikthimet e përsëritshme , herë kanë ikur prej ndjekjeve e herë, herë pa i ndjekur askush, iknin duke kënduar dhe ktheheshim me sy të përlotur. Iknin me qerre të ngarkuara me përplot, mall , besa edhe me bagëti .
Ata e dinin se një ditë do të rikthehen , andaj edhe ktheheshin me nga një trastë pas krahëve , në sytë e tyre të skuqura dhe të përlotura fshihej djallëzia e kamotshme .
Kjo djallëzi ishte mësuar diku në podrumet e kishave dhe zbatohej me përpikëri më të madhe.
Iknin me araba, kuaj dhe gomarë të ngarkuar, kurse kur u vinte koha e përshtatshme me bisht ndër këmbë ktheheshin, as që kërkonin falje për krimet e bëra , kurse ne si çdo herë jemi treguar njerëz human , i hapnim dyert dhe zemrat për kafshimet e mëvonshme.
--
LARJA E DUARVE
I humba edhe këto duar. Në pafundësinë e xhepave mbetën thonjtë e prerë, mbeti e djeshmja dhe e sotmja me të dy egot e mia
Uni i im i sotëm, ky i sëmurë për çdo fjalë goje ngre kokën si gjarpri me zile, kërthndezet.
Sa herë që dua të ja mbylli gojën me një grusht gjethesh të kalbura, shkumon nga inati, ky zanat i vjetër flenë si relikte në vetëdijen e njeriut dhe herë ,herë,kur harrohet paraqitet me dy fytyra. Njëra e butë njerëzore kurse tjetra e egër shtazarake.
Kush jam unë ?
Pse zgjohet ai tjetri në mua?
Djalli dhe engjëlli qe disa shekuj kacafyten me hijet e zeza që fluturojnë si çafkat dhe krrokëritin në një kor të orkestruar, kush e di se nga kush.
Në disa raste të posaçme uni i njeriut kafshon unin tjetër, atë të fëmijërisë, bënë të pamundurën, për një spec djegës është në gjendje me e zhduk botën si mizën nga tepsia e palarë.
Thonë se i tillë ka qenë Neroni pasi që e gjeti fajtore të dashurën, kinse nuk i ka krehur flokët sipas qejfit të tij ja ka vu flakën të dyzetë shtëpive të Romës.
Lëre që e dogji Romën ai Uni i tij i kalli flakë edhe legjendat , ua vuri zjarrin Zotave të Olimpit. Çdo gjë që mund të kallet dogji përpos egos së sëmurë .
Sot, pak më dhemb koka, kjo peshë e rënd e ditës nuk durohet, nuk durohen as fjalët që kundërmojnë , si lulet e kalbura nëpër vazot e kristalta, nuk durohet asgjë as ky mos durim i dhembjes paradoksale.
Për hiç gjë jemi në gjendje t'i kafshojmë nazalet, nuk na mbetet diçka tjetër përpos t'i kërkojmë kodet nëpër sarkofagët arkaik,
T'i kërkojmë në dhembjet tona ditët kur u plagosë .
Më dhemb çdo pjesë e trupi, të lutem mos e prek ajrin me ato duar të palara, ka disa shekuj që i kemi larë duart, qe dymijë vet e më shumë nuk kemi mundur t'i fshijmë ato mbeturina që na kanë mbetur mes gishtërinjve dhe thonjve.
Është koha ta harrojmë darkën e parë dhe të fundit , ne i përtypëm eshtrat e stërgjyshërve. Për një gllënjkë uji deshëm t'i shterim detet dhe lumenjtë . Nuk duhet të harrojmë ku jemi sot , nëse e bëjmë këtë, e djeshmja ka me mbetur diku pas valëve të tërbuara të kujtesës.
Nuk është koha që nëpër anijet e përmbytura t'i shpëtojmë peshqit e uritur, ne ende nuk po mund të kuptojmë se duart lahen vetëm një herë, edhe atë për herë të parë dhe të fundit.
Nuk është koha që t'i lëmë të çetë këto pak grimca pluhuri që kanë mbetur në hapësirë . Njerëzit thonë se i kemi larë duart, nuk ka mbetur më askund asnjë pikë uji. Unë them se koha është që t'i lajmë duart me këto pak grimca ajri që po pështillen si librat e vjetër nëpër kujtesën tonë të arnuar . Një korb i bardh fluturon tejpërtej qiellit...

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME MJEGULL VITET MA MBULUAN FYTYRËN TËNDE, ZËRIN TËNDNga ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN (1799-1837) (10.17.2013)
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTËCikël poetik nga PËRPARIM HYSI (10.17.2013)
NË VEND TE URIMITPak reflektim…Nga DRITA LUSHI (10.17.2013)
ESPERANTOJA E TË DASHURUARVEPoezi nga VEHBI SKËNDERI (10.16.2013)
HUNDANovelë nga NIKOLLAJ VASILJEVIÇ GOGOL (1809-1852) (10.15.2013)
KËNGA E MONOTONISËProzë nga NONDA BULKA (10.15.2013)
DIELL I ATDHEUT Poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (10.15.2013)
'BLOWBACK' - ROMANI I ISH AGJENTES VALERI PLUME (10.14.2013)
"PËRJETË ME SHEFIKUN”, LIBËR NGA URTI OSMANI, NË KUJTIM TË BASHKËSHORTITNga: Prof. Dr. PAJTIM BEJTJA, Mësues i merituar-Tiranë (10.14.2013)
MANAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (10.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]