E Mërkurë, 05.08.2024, 02:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KOHA E TRIMËRISË SË LEPUJVE
Prozë poetike nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 10.24.2013, 12:42pm (GMT+1)



 

koha e trimërisë së lepujve vjen kur dimri është në pikën e Marazit të Madh kur bora shkon deri në krevetët e shtëpive deri në çatitë e plemeve mbi çarranikët e bulmetit koshat e drithit bunarët kur në fytyrë të tokës sundon e bardha absolute kur natyra është nën uniformën e kristaleve të borës deri te sytë dhe qerpikët e saj kur hëna e plotë pingul në kupë të qiellit nuk lejon asnjë trup të natyrës të lëshojë hije kur zogjtë fshihen në puplat e tyre kur qentë bëhen kutullaç në koliba kur frymët e njerëzve vënë një gisht akull në xhama kur edhe ëndrrat kanë frikë të gjejnë gjumin e njerëzve në shtëpia e të gjësë së gjallë në ahure e pleme kur egërsirat struken në gëzofët e tyre nëpër strofulla kur era nuk guxon të prishë paktin e heshtjes dhe hapësira nën hënën llamburitëse po të të shpëtojë nga dora thërrmohet në thërrmoja e spirra të pafundme e të bie në borën llamburitëse atëherë vjen koha e trimërisë së çartur të lepujve të cilët në kohë jotrimërie kanë frikë edhe nga hija e tyre ata dalin nëpër cipën e hollë të krijuar sipër borës së ngrirë dhe mësyjnë pemët e reja në oborre nëpër pemëtore në grupe në çifte në tufa dhe fillojnë e brejnë lëvoret e njoma të fidanëve brejnë filizat njëvjeçarë të pemëve pastaj i lëshojnë në mënyrë sfidante kakërdhitë në rrëhe të oborreve në pragje të shtëpive mbi çati të plemeve kur dielli ia merr hënës kur hëna nis të lëbardhet si sy me shkëlli si sy me katarakt lepujt trima rikthehen në strofullat e tyre dhe ia këpusin kokrrës së gjumit të ngopur me lëvore të njoma pemësh dhe të ngopur me kënaqësinë e sfidës që ua kanë bërë njerëzve koha trimërisë së lepujve është koha e trimërisë së vdekur është koha kur pulsi i gjallë i trimërive nuk ndihet kurrkund në fytyrë të tokës atëherë lepujt haçkabanët e kohëve të tjera gjejnë kohën për të bërë sfidë ndaj gjithë trimërive zulmave bëmave të të tjerëve a po je trim kur trimërohen lepujt lind pyetja në shtëpitë e lyera me porcelan bore pranë vatrave ku shpuza është bërë kallkan ku gacat janë bërë thëngjij të frikshëm njerëzit hapin portat dhe shikojnë pemët e lëvoruara pemët që në pranverë nuk do të kenë më as gjethe as lule as fruta dhe i mallkojnë lepujt të cilëve atje në kokërr të gjumit iu bëhen shëndet mallkimet e dala prej së kopurit së plasuri të zemrave njerëzit mbyllin dyert dhe ngjeshen pranë njëri tjetrit duke e ditur se nata e mbrëmshme ia lënë vendin natës së sotme dhe ata nuk mund të bëjnë asgjë për të ndalur trimërinë e lepujve të cilët në pikë të natës prapë do të fshijnë sytë në kulm të kënaqjes dhe do të vërshojnë drejt pemëtoreve e do të brejnë lëvoret që kanë mbetur e do të hidhen duke ua lënë njerëzve për të nesërmen gjurmët përpikmërisht të çapërpikura simetrikisht të asimetruara mbi cipën e borës mbi cipën vajzërore të paprekshmërisë së borës dhe kakërdhitë në pragjet e shtëpive nën strehët në rrëhet në lëmenjtë ky është kijameti i kohës koha e kijametit e trimërisë së tërbuar të lepujve O Zot
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOTIVE VJESHTENga PËRPARIM HYSI (10.24.2013)
IKU NGA VETVETJA dhe STOLI ME NGJYRA TË YLBERITDy proza poetike nga ADEM ZAPLLUZHA, nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (10.24.2013)
SAFOCikël poetik nga QAZIM SHEHU (10.24.2013)
MEGJITHËSE VAN GOGU KISHTE RËNËCikël poetik nga ROLAND GJOZA (10.23.2013)
KATAKLIZMI I RRUZULLITPoezi nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940) (10.23.2013)
DERËS SIME VENI FERRAPoemë nga AGIM GASHI (10.22.2013)
OHA, BALASH!...Tregim nga PËRPARIM HYSI (10.21.2013)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 - 30 dhjetor 1940) (10.21.2013)
FAUNË TIRANASEPoemë nga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.20.2013)
MEDALJA … ME DY ANË- Reagim për botimet e mia ose përmbyllese, pa qejfmbetje –Nga ZEQIR LUSHAJ (10.20.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]