E Enjte, 05.02.2024, 11:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FAUNË TIRANASE
Poemë nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.20.2013, 09:51am (GMT+1)



 

Gjoja metropoli, keshe metropoli, kinse metropoli
Për të dalë prej kënetës së origjinës së vet
Statujave të lavdisë i varen bretkosat zhabat
Lëmashku i qelbët i varet fasadave
Dikastereve, tregtoreve, diskove
Duke dalë që andej
Krokodilë me dhëmbë të krimbur, krokodilë me dhëmbë të prishur
Kërkojnë elektoratin e humbur kioskave
Krokodilëve iu merret goja, krokodilë të shkretën
Nuk e thonë dot fjalën kooperativë
Krokodilët natën bëjnë derzhurn sipër piedestaleve boshe
Krokodilët ditën i pëgërin piedestalet boshe
Krokodilët natën nusërojnë sipër piedestaleve boshe
Krokodilët ditën mallkojnë piedestalet boshe
Krokodilëve u merret goja

Krokodilëve u merret goja
Kur kërcënojnë përmes dhëmbëve të gërryer
Krimbat kur gjallërohen kur fërshëllejnë

Metropoli gjoja, metropoli keshe, metropoli kinse
Bën t'i vidhet kënetës së vet të origjinës
Në fund të kënetës, në llum të kënetës
Ai ka ëndërruar grataçela qerpiçi

Metropoli, metropoli, metropoli,
Gjoja, keshe, kinse
Zot bëje ëndërr kënetën
Ndërsa këneta i han vithet e rëna
Zot bëje ëndërr kënetën.
Lapraka, Shkoza, Brraka, Jalliasi
Imitojnë Harlemin, Bronxin, Manahatanin
Ëndërrojnë gjithsesi, gjithsesi kontinentin.

Bën të dalë e s'del dot nga Gropa e Ajdinit
Gjoja, keshe, kinse
Metropoli, metropoli, metropoli.
 

Metropoli i bie fyellit të vet vetëm në një vrimë
Ha në atë vrimë,
Pi në atë vrimë
Qet nevojën e hollë dhe nevojën e trashë
Nëpër atë vrimë
Përjeton orgazmën
Riprodhon vetveten
Nëpër atë vrimë
Ashtu metropoli i bie fyellit vetëm në një vrimë

Metropoli Ronxho
Metropoli Bonxho
Metropoli Ronxho Bonxho
 

Acidi klorhidrik
Kundërmon në fasadat e ndërtesave
Të firmave, të selive të partive,
Redaksive të gazetave
Nga mëngët e kamishave, të pantallonave
Të deputetëve, ministrave.
Me sytë e zgurdulluar
Njëra palë ia lëpin tjetrës
Acidin klorhidrik
Pastaj kthehen
Dhe lëpijnë vetveten
Deri në amortizim të skajm

Minjtë ndërzehen me macet
Macet ndërzehen me qentë
Qentë e rrugëve
Me qentë elitarë të vilave
Strebat e djathit me strebat e qumështit
Ndërzehen të majtët
Me të djathtët
Ish të burgosurit dhe të përndjekurit
Me ish-burgosësit dhe ish-përndjekësit
Pozitarët me opozitarët
Shkrimtarët realsocë me postrealsocët
Lypsarët me milionierët
Fondamentalistët me liberalët
Orientalët me oskidentalët
Ballistët me komunistët
Avionët supersonikë me zisët dhe me zilet e moçëm
Bensat me xinfutë
Karrocat me fiatet
Minipantollonat me maksifundet
Minifundet me maksipantollonat
Të kultivuarit me të pakultivuarit
Kryqat orientalë me kryqat perëndimorë
 

Metropoli bie
Erë mbathje të palara
Bie erë qyteti konviktorësh
Provinicialesh të shputuara
Njëzet herë në ditë
Për të grumbulluar shumën
E bursës mujore.
 

Fosfori i syve të maceve
Bie në acidin klorhidrik
Të rënë nga vegët
E bushtrave.
 

Ti ishe i vetmi kinsemetropol ateist në botë
Megjithatë
Emrat e objekteve të tua
Ishin tabu
 

Gjoja metropoli
Keshe metropoli
Kinse metropoli
Përpiqet t'i nxjerrë veshët mes plehut
Të kapë tinguj
Bretkosash dhe bretkësh
Të lashtësisë së vet moçalore.
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDALJA … ME DY ANË- Reagim për botimet e mia ose përmbyllese, pa qejfmbetje –Nga ZEQIR LUSHAJ (10.20.2013)
IRMA KURTI - FITUESJA E PARË SHQIPTARE E ÇMIMIT 'UNIVERSUM DONNA' (10.20.2013)
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJShqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ (10.19.2013)
Doli në qarkullim'DASHURIA ÇEL NË PRILL' - LIBËRI I RI ME TREGIME I SHKRIMTARES DRITA LUSHI (10.19.2013)
SONJA, SI VETËTIJE TI NË BALLIN TIM TË RRUDHUR E NË BALLIN E PAGDHENDUR TË GLOBITDy poezi nga VEHBI SKËNDERI (10.18.2013)
RUANA ZOT NGA KËTA HORRAInspirim nga poezia “Mesazh një ish kryecensori” Elida BuçpapajPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (10.18.2013)
MESAZH NJË ISH KRYECENSORIPoezi nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2013)
AS SHTRATI I VJETËR, GJËMAT E NËNDHESHME dhe LARJA E DUARVETri tregime nga ADEM ZAPLUZHA, nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” (10.17.2013)
ME MJEGULL VITET MA MBULUAN FYTYRËN TËNDE, ZËRIN TËNDNga ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN (1799-1837) (10.17.2013)
VEÇ PËR BUZËN TËNDE MJALTËCikël poetik nga PËRPARIM HYSI (10.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]